Rama mesazh ambasadorëve: Promovoni Shqipërinë, sillni investime

Kryeministri Edi Rama në një takim që zhvilloi me ambasadorët e Shqipërisë në botë u kërkoi këtyre të fundit që të sjellin sa më shumë invetitorë të huaj në vendin tonë.

Në aktivitetin me temë “Ridimensionimi i Diplomacisë Ekonomike Shqiptare: Sfida dhe Mundësi”, në Tirana Business Park, kreu i ekzekutivit gjithastu tha se është e rëndësishme promovimi e zgjerimi i eksporteve dhe njohja e Shqipërisë si destinacion turistik gjatë gjithë vitit.

Pjesë nga fjala e Ramës:

“Shërbimi i jashtëm duhet të mbështesë investimet e huaja dhe zhvillimin ekonomik duke bashkëpunuar me qeverinë dhe bashkitë e vendit.

Ridimensionimi i diplomacisë ekonomike nuk është objektiv që mund të përmbushet thjesht nga diplomatët, por kërkon kalimin në një nivel tjetër të koordinimit me ministritë që janë të përfshira drejtpërdrejt në funksion të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së investimeve të huaja.

Çdo njëri nga drejtuesit e misioneve, cdo ambasador duhet të kuptojë rëndësinë e madhe të rolit të tij për të ndihmuar duke këmbëngulur në kalimin sa të shpejtë të kësaj faze transitore që duhet t’i vihet në shërbim procesit të ndërveprimit.

Me një rëndësi të veçantë është edhe rritja e eksporteve. Ka një rritje të interesit për investimet në turizëm dhe në energji.

Do të ketë një plan konkret për të zhvilluar marrëdhënien me Diasporën.

Është e rëndësishme që në funksion të kësaj qasje të te për ta vendosur shërbimin e jashtëm në dispozicion të investime.

Ne kemi edhe një zv/ ministër për të ndërvepruar me ambasadorët dhe me kompanitë për të bërë të mundur që ne të marrim shumë më tepër dhe të anashkalojmë shumë burokraci dhe vështirësi në komunikim nga vendet ku operoni cdo ditë në ministri apo institucionet e tjera.

Unë besoj që me disa objektiva të qarta, me vullnetin për ta bërë këtë ndryshim së bashku, jam i bindur që kjo përpjekje e përbashkët do të sjellë ndikim në përmirësimin e imazhit të vendit.

Shqipërinë duhet ta shohin si një vend të rëndësishëm dhe jo rreziqesh imagjinare. Nuk është më fjala për një treg të vogël si Shqipëria, por rajonal.

Është fillimi i duhur i një pune të vështirë, nuk desha të prek cështjen e mbështetjes më të madhe financiare të ambasadoreve dhe trupave që sjellin rezultate konkrete, sepse kjo është një temë e rëndësishme, por ç’ka besoj mbetet hapave të mëtejshëm do të na tregojë sa rezultat do të ketë dhe për supersticion nuk desha ta prek. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

15 komente në “Rama mesazh ambasadorëve: Promovoni Shqipërinë, sillni investime”

  1. Une... ti... ne te gjithe... says:

    Ik o fara e hajdutit e leri njerezit rehat. Shqiperia nuk ka nevoj per asnje lek 8nvestim te huaj, mjafton te managosh pasurine dhe parat e vendit si njeri e jo si karnibal financiar dhe ekonomik.
    Manaxho dhe arsimin e shendetesine me paanshmeri dhe nuk ke nevoj te lypesh neper bote ne emerin ton.

  2. vebiu says:

    Rama mesazh konviktoreve

  3. Endri says:

    Kot e ke, keto jane perralla me mbret. Si qytetare I ketij vendit te kam sjelle 2 kompani Amerikane me nga 150 M $ investime dhe as keni denjuar ti degjoni derisa perfunduan ne duart e “MONIT”. Keshtuqe jeni i pabesueshem.

  4. Donald says:

    Beje anglishten gjuhë te dyte zyrtare. Fillo anglishten qe ne klase të pare. Brenda 5 vjeteve do shikosh rezultatin. Thank you!

    1. qoka bo nomi says:

      Te kecen e mendjes , o Daut.

  5. Vedi says:

    Shume e drejte thirrja. Por nje gje duhet ditur se kapitali eshte i urritur per tu investuar, se askush nuk e ka kapitalin ne qyp dhe te ale andej per lemosh. Kapitali eshte ne levizje, ecen, bene xhirro dhe shumefishohet, k

  6. Shaba says:

    Kapitali e gjen vete udhen per tu shumefishuar, si kudo ne bote, ai futet vete aty ku eshte i sigurte se xhirron e ka te pamderprer, prodhimin dhe shumefishimin te padiskutushem sikurse dhe zhvillimin e natyrshem te vendit ku hyne kapitali. Por kapitali nuk hyne aty ku parlentaret ngrene cader ne bulevard apo hahen ne Kuvend se kush eshte me i keq. Nuk mund te futet kapitali, se trembet nga Sali Envetristi qe u be i djathte me firmat piramidale mafiozo-hrabiqare.

  7. çiraku says:

    shqipria pa ligj pronash e me dabellhane vendosje pronash, pa punonjesit e duhur, me staff te zgjedhur me gisht ne funksione shtetrore etj etj, me abuzime pushteti mbare e mbrapsh tashti do investime strukturore. behen me rradhe punet mor zotni, me rradhe. edhe çandren kur e ngre, ne fillim vihen piketat, pastaj mbilohet etj etj, le me shteti.

  8. perkthyesi says:

    Zoti Rama, ambasadoret tane jane pergjithesisht delenxhinj dhe analfabete! Mos u mbeshtet asnjehere te ata! Cfare perfitimi ka patur vendi prej punes se tyre? Qofsha i gabuar, por nje ZERO te madhe!

  9. Tin says:

    Me kere administrate qe ke veshtire. Cuditen te huajt kur hyjne ne zyra e shikojne vetem 23 vjecare dhe minifunde…. nderkohe ambasadoret shikojne vetet te rreg familjet e tyre. Ke harxhuar kot gjithe ato leke dieta e bileta qe i ke thirrur… mund te kishe rregulluar disa shtepi fakiresh me ato leke.

  10. sapa says:

    Te promovosh shqiperine sot do te thote te genjesh boten perendimore sidomos kur ata e dine se cfare vendi eshte shqiperia.Kur vete shqiptaret ata qe kane lindur ne kete vend e braktisin vendin pa e ktyer koken pas cmund tju thuash te huajve?Nuk ka sot per sot vend me te pasigurte ne evrope ne cdo aspekt.Jo pronen qe nuk e ke te sigurte por as koken.

  11. M says:

    Nuk te vjen pak rende kur kerkon nga ambasadoret parazit te sjellin investime ne shqiperi
    Te gjithe jan emeruar me miq e jan vetem te han e te pijne por njekohesisht degjojne me shume ata qe i kan emeruar dhe ata jan qe i thone evropes se me kete qeveri mos te hapen negociatatdhe ti pret c’ far? qiqra ne hell!
    Por kur do te mesoni si i do mushka drute,

  12. Valdet Joni says:

    Thirrje te tilla te ethshme per invstitor eshte te kolonizoshe shqiptaret ne token e tyre, nga kolonozatore te pushtetit te parase te grabitur nga korrupsioni, krimi i prostitucionit, vrasjeve dhe droges i shfaqur me mantelin e investitorit serioz vendas apo i huaj. Ne te vertet nuk eshte gje tjeter veçse forma me e mire zgjedhur per pastrimin e parave te krimit, duke i favorizuar “investitoret” ortaket e paracaktuar te pusht etit te mafjes te ndertojne ne token e dhuruar falas dhe te perjashtuer nga ç’do lloj detyrimi fiskal, pa zgjidhur se pari te çeshtjen e prones e falin pronen e tjetrit sikur te jete “parcela” e plakes se tyre kjo e degjuar nga ngoja e ca bythe shkundurve m. finance, m.turizmi e shefit te tyre edhe me surrogat. Ua shesin shqiptareve si ivestime resortesh dhe qe do te shnderroje jeten e tyre ne ‘parajse’, por tashme ata e kane provuar ate ne me pamundesine per te gjetur qofte edhe 1 m katror ne breg te detit. Do te investohet dhe banoret(pronaret) do te perfitojne vende pune si pastrues dhe “perime shites” per manjatet e krimit. Propaganda e njohur qe me nanon, meten, berishen dhe me kete supertrangullin me investimin “clubmed” ne Kakome, vilat e Lalzit, Golemit, Qerretit e ps.. qe ne te vertet investitoret dihen kush jane dhe lidhjet e tyre me pusht etin. Shqiperia 1 euro e berishes u be i preferuar dhe nga palla biles u avncua e dhe me tej duke u bere falas. D.m.th eshte e kupueshme ketu te ngrihet mbreteria e krimit dhe hajduterise dhe shqiptaret me prona pa prona te ikin nga syte kembet neper bote se ndryshe do te jene shegerte nen thundren e kolonizatoreve vendas apo te huaj, te favorizuar nga editapia. Harrova mundet te kete vende pune edhe per medites ne industrine e hashashit. Jo mor jo, mor qerrata se kete as kush se ha. Shpejt do t’ju vije fundi kush ja ka me te keq ketij populli o iken si endacak neper bote ose hiqet zvarre. Do t’ju zere poshte zullumi, si ate ministrin piseveng sevdalli i hashashit

  13. Viron Xhavara says:

    Zoti Mero;Duke pare kete takim te zotit Rama me ambasadore ,duket paster si grabiten shqiptaret,qe do te thote parate maramendese qe shpenzohen per keta ambsasadore, duhet te investoheshin per uje ,drita dhe rruge ,pasi shqiptaret i paguajne parate per keto pune.dhe kur perfundojne investimet ne keto te drejta njerezore ,atehere vendosim ambasadore.Por a e di Rama qe kur mer nje shtet per ta drejtuar, kjo pune fillon keshtu ,patjeter e di ,por e kunderta eshte kurth, qe do te thote shqiptaret te qendrojne pa uje pa drita pa rruge dhe gjithmone te varfer ,pasi keshtu sundohen lehte,mos ti futemi pastaje shqyerjes dhe vjedhjes qe u behet shqiptareve cdo dite, nga te ashtuquajturet qeveritare,ku une kam shembuje te vjedhjes nga qeveritare edhe ne kurrizin tim,ku i jam drejtuar disa here me Emaile zotit Rama ,por me pergjigjet qe me ka kthyer, me ka fyer.Keto takime jane filma zoti Mero,sepse te gjithe e dine qe, disa njerez punojne ne qeveri me pare ,sigurojne parate, dhe pastaje largohen nepermjete emerimit neper ambasada ,pasi ne shqiperi nuk jetohet,Do ta plotesoja edhe me nje fakt te paster qe ky takim eshte nje film dhe nje kurth,sepse shqiptaret po qe per investitore,kane humbur shansin me te arte ,ate qe quhet Plani Marshall.Ne qofte se Rama do te kishte pranuar dhe tu jepte ishullin e Sazanit bisnesmeneve Amerikane te kazinove te Las Vegasit,shqiptaret sot, e para do te ishin me dinjitete, Shqiperia do te ishte sistemuar e gjithe si gjithe Europa per nje periudhe shume te shkurter,pasi eshte shume e vogel,dhe kete e themi me bindje te plote ,pasi dime qe gjithe europa e shkateruar mbas luftes se dyte boterore u regullua me Planin Marshal(nje banore i vjeter i ishullit te Sazanit i tregoje mediave projektin per investimin qe do te behej ne ishull,dhe qe ishte nje nga me te bukurit ne mesdhe).A mund ti beni nje pyetje Rames, zoti Mero ,se per ke e mban peng Rama, ishullin e Sazanit. Perfundimisht zoti Mero qe mos te zgjatem shume ,ne Shqiperi eshte nje sistem vjedhje, dhe jo korrupsion ,dhe ju te mediave keni ne dore qe, mund ta shembni.

  14. Persekutari says:

    Lidhu me turqit dhe arabt pallosh se me ato behet korropsioni ato ndertojne xhamia dhe thone se ndihmojne shqiperine hap fabrika o pallosh jo xhamia e kisha njerzit duan buke dhe mireqenie dhe jo xhamia dhe vidhni me pak shqiperia i ka te gjitha po’ nuk qeveritaret kjo mungon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *