“Çështja” Daja, reagon klubi i Skënderbeut

2 Dhjetor 2017, 16:42Sport TEMA

Klubi i Skënderbeut ka reaguar pas lajmeve që kanë qarkulluar në media për një largim të mundshëm të trajnerit aktual të ekipit Ilir Daja.

Përmes një njoftimi për shtyp klubi korçar ka hedhur poshtë çdo mundësi që Daja të largohet nga drejtimi i bardhekuqve.

Në deklaratë klubi i Skënderbeut thekson se tekniku Daja do të jetë pjesë e kësaj skuadre për shumë vite të tjera.

Duke marrë shkas nga lajmi i përhapur sot qëllimisht në rrjetet sociale, dëshirojmë t’iu bëjmë me dije qëndrimin e KF Skënderbeu:

– Ilir Daja ka mbështetjen maksimale të gjithë drejtuesve bardhekuq dhe nuk mund ta shkarkoje nga posti i tij as Kukësi as edhe ndonjë ekip tjetër. Trajneri vijon punën i qetë për arritjen e objektivave të klubit.

Për Ilir Dajën flasin arritjet e tij jo vetëm në Shqipëri por edhe në arenën europiane. Për të mos u zgjatur pasi jemi të përqëndruar maksimalisht tek ndeshja sot, Daja do të jetë edhe për shumë vite trajneri i Skënderbeut”, është njfoftimi i klubit të Skënderbeut. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje