Zgjedhja e Kryeprokurorit, Rama ftesë Bashës: LB mos prit të ta lexojnë të huajt Kushtetutën e vendit po eja të flasim shqip për Shqipërinë

7 Dhjetor 2017, 13:31Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka ftuar kreu e opozitës Lulzim Basha që të ulen e të diskutojnë së bashku për zgjidhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

“LB mos prit të ta lexojnë të huajt Kushtetutën e vendit po eja të flasim shqip për Shqipërinë, siç e kemi për detyrë nga ata që na zgjodhën??”- shkruan Rama në facebook.

Kjo ftesë e përsëritur e Ramës për bashkëpunim me Bashën lidhur me zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm me konsensus vjen fill pas reagimit të SHBA dhe BE për këtë çështje.

Në reagimet e tyre shprehej qartë se mandati i Adriatik Llallës si kryeprokuror ka përfunduar dhe tashmë ai duhet të zëvendësohet.

Gjithashtu SHBA dhe BE mbëshetetën unanimisht opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit, i cili i sugjeronte Kuvendit që kryeprokurori të zgjidhej me një shumicë të thjeshtë votash. (TemA)

2 komente në “Zgjedhja e Kryeprokurorit, Rama ftesë Bashës: LB mos prit të ta lexojnë të huajt Kushtetutën e vendit po eja të flasim shqip për Shqipërinë”

  1. Alda says:

    ??????????????????????????????

  2. Kujtim Pushka says:

    Luli eshte llapa qen Anti Shqipetar
    O ZOT DENOI KETA PLERA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje