"Lobimi 1 milionë dollarë", Balla akuza Bashës: Po prish provat me duart e Klement Zgurit, po synojnë ndryshimin e një dokumenti që...

12 Dhjetor 2017, 15:20Politika TEMA

Kreu i grupit Parlametar të PS Taulant Balla akuzon Lulzim Bashën se po prish provat e veprës penale në lidhje me lobimin e 1 milonë dollarëve në SHBA, me duart e kreut të KQZ Klement Zgurit.

Sipas Ballës Klement Zguri po mundohet t’i japë mundësi Partisë Demokratike të ndryshojë Raportin e verifikimit të financimit të fushatës zgjedhore, të partive politike të cilat morën pjesë në Zgjedhjet e 25 Qershorit.

Përpjekja e dy shkelësve të ligjit Basha-Zguri synon ndryshimin e një dokumenti zyrtar, i cili prej momentit të fillimit të hetimit është një ndër provat e fajësisë në pagesat dhe shpenzimet e padeklaruarara të PD gjatë fushatës zgjedhor”– thotë Balla

Ndërkohë KQZ ka vlerësuar informacionin publik (fakte të nxjerra nga deklarata në media), në lidhje me shpenzime për konsulencë, të Partisë Demokratike me Kompani të huaja.

Sipas informacineve publike Partia Demokratioke ka bërë shpenzime për konsulencë në vlerën 675.000 dollarë, të paguara përkatësisht në datat 24.03.2017, 27.03.2017 dhe 09.06.2017.

Pagesa e datës 24.03.2017 në vlerën 150.000 dollarë është bërë nga një kompani e huaj.

Dy pagesat e tjera janë bërë nga Partia Demokratike. Nga shqyrtimi i raportit finanicar të Partisë Demokratike këto pagesa nuk rezultojnë të deklaruara.

Deklarata e plotë

Lulzim Basha po prish provat e veprës penale me duart e Klement Zgurit

Pas shkeljes së ligjit nga ana e Klement Zgurit në rastin e kryebashkiakut Agron Kapllanaj, sot në KQZ po konsumohet një vepër e rëndë penale përsëri me autor kryesor Klement Zgurin, përsëri nën urdhërat e Lulzim Bashës.

I vendosur nën hetim në Shqipëri dhe jashtë saj për transferimin e paligjshëm të 1 milionë dollarëve përmes disa llogarive të dyshimta në një shtet të vogël të Amerikës Qëndrore, sot Lulzim Basha po mundohet të prishë provat e veprës penale, por dhe të shkeljes administrative të përcaktuar në Kodin Zgjedhor.

“Dora” e shpërdoruar e Lulzim Bashës në KQZ Klement Zguri po mundohet t’i japë mundësi Partisë Demokratike të ndryshojë Raportin e verifikimit të financimit të fushatës zgjedhore, të partive politike të cilat morën pjesë në Zgjedhjet e 25 Qershorit.

Përpjekja e dy shkelësve të ligjit Basha-Zguri synon ndryshimin e një dokumenti zyrtar, i cili prej momentit të fillimit të hetimit është një ndër provat e fajësisë në pagesat dhe shpenzimet e padeklaruarara të PD gjatë fushatës zgjedhor.

Sipas draftit të përgatitur nga Kryetari Klement Zguri, KQZ (shumica) pritet të dalë me vendimin “meqenëse partitë politike kanë patur pasaktësi në raportet financiare të depozituara ne KQZ”, atëherë KQZ iu jep edhe 10 ditë të tjera afat për të sjellë çdo dokument që ato vlerësojnë se mungon në lidhje me të ardhura apo shpenzime gjatë periudhës zgjedhore.

Ky vendim është tërësisht i pabazuar në Kodin Zgjedhor. KQZ sot duhet të miratojë sot Raportin e verifikimit dhe të ndërshkojë të gjitha subjektet politike që kanë shkelur Kodin.

I bëj thirrje Klement Zgurit të heqë dorë nga kjo shkelje e rëndë e ligjit dhe të mos shpërdorohet nga personi i vendosur në hetim Lulzim Basha. (TemA)

 

3 komente në ““Lobimi 1 milionë dollarë”, Balla akuza Bashës: Po prish provat me duart e Klement Zgurit, po synojnë ndryshimin e një dokumenti që…”

  1. kombi says:

    ZGURI DHE BASHA TI DERGOJNE NE BANKEN E TE AKUZUARVE .

  2. Tes says:

    Po pse nuk e shkarkuat por vetem flisni e nuk beni asgje une nuk e di se pse ju votoi populli.Z.Balla shqiptaret kerkojne vepra e jo statuse neper facebook.

  3. Thirrje per bashkepunim says:

    Ju te PS-se nuk duhet te beni thirrje por te beni kallezim penal. Ju jeni aq te paafte sa qe disa shpellare te PD-se ua bejne 8-2 dhe ju nuk keni guxim as qe te zbatoni ligjin. Perse hoqet dore ju te PS-se nga kerkesa e shkarkimit te Zigurit? Perse duhet akoma qe ushtaret besnike te PD-se dhe LSI-se te jene akoma ne pikat kyçe te organizimit te shtetit?
    Shteti ligjor nuk behet me thirje por duke zbatuar ligjet ne fuqi. Tani ju te PS-se i keni te dyja edhe arren e dhe gurin. Nuk ka me kohe per justifikime sepse gjoja ju pengojne te tjeret. Po na mbushet mendja qe jeni te gjithe ne kazanin e antishtetit dhe nuk doni qe te behet shteti i se drejtes. dhe i shtyni afatet me gjoja kerkesa ndaj apozites. Si mund te behet kerkese per bashkepunim nje organizate shpellaresh dhe antishqiptaresh si puna e PD-se dhe LSI-se?
    Mos na hapni barkun me idiotesira te tilla duke bere thirrje te padobishme. Nuk i keni marre votat per te bere thirjje por per te bere shtetin qe duam. Doni apo nuk doni ju te PS-se shteti i se drejtes behet vetem duke zbatuar ligjin me forcen e tij dhe pa asnje medyshmje dhe tolerim.
    Ne presim qe Berisha, Basha, Meta, Topalli etj. te futen pas hekuarve te burgut, ju u beni thirrje per bashkepunim qe te ndertohet shteti ligjor. Ju prisni qe krimineli te futet vete me deshire ne burg. Kete mos e prisni sepse nuk do te ndodhe kurre. Po vazhduat keshtu edhe ju te PS-se do te merrni faturen e duhur. Shqiptaret nuk jane budallenj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje