Pas denoncimit, KQZ tërhiqet nga skandali: Nuk lejon PD-në të ndryshojë raportin financiar ku mungojnë 1 mln $

12 Dhjetor 2017, 18:30Politika TEMA

Ditën e sotme, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka denoncuar atë që sipas tij ishte një vendim tërësisht në shkelje të Kodit Zgjedhor, për t’i mundësuar PD-së ndryshimin e raportit finaciar të fushatës, ku PD nuk ka justifikuar afro 1 milionë dollarë shpenzime për lobim në SHBA, në rrugë të dyshimta bankare.

Balla shkruante se vendimi i Zgurit ku thuhej  se  “KQZ iu jep edhe 10 ditë të tjera afat për të sjellë çdo dokument që ato vlerësojnë se mungon në lidhje me të ardhura apo shpenzime gjatë periudhës zgjedhore”, po i jepte kohë PD-së që të ndryshonte dhe manipulonte raportin financiar.

Mirëpo, pas kësaj deklarate publike të Ballës, ku kreu i KQZ ishte hapur në shkelje të ligjit, ky i fundit është tërhequr duke marrë një tjetër vendim.

Burimet bëjnë me dije se në vendimin e ri Zguri nuk e lejon  PD-në  të ndryshojë raportin financiar të zgjedhjeve, por ju lejon vetëm disa partive të plotësojnë dokumentacionin që mungon.

4 komente në “Pas denoncimit, KQZ tërhiqet nga skandali: Nuk lejon PD-në të ndryshojë raportin financiar ku mungojnë 1 mln $”

  1. Cani says:

    ZOTI ZGURI!
    Do përgjigjesh para ligjit, po manipulove dokumentat e deklarimit.
    Do të vijë dita të japësh llogari.
    S’ka më PD, të të mbrojë!??

  2. Gurii i larguar says:

    Ky njeri eshte shembulli tipik i tranzicionit shekullor shqiptar. Nje njeri pa pike vlere ka 20 vjet ne KQZ vetem se ishte shok i Aleko Gjergos se Ballit Kombetar. Ky se ka problem te marre cdo tesere partie vetem ta shtyje qyl gjithe jeten!

  3. Donald says:

    Ky eshte analfabet funksional.
    Eshte trishtim i madh qe individe si ky qe sdi te lexoje jane ne krye te institucioneve te vendit tim.

  4. DALLTON says:

    Nji bravo te madhe Taulant te jep populli ,per kembenguljen qe tregon per “ZIGURIN”dhe per “CHEZIN”,ti dhe Erion Bracia ,por ERIONI I ka hequr ne kurris se krimineli SALEHU e ka rrahur ,kurse Taulanti ben mire qe e permend Zgurin qe ta njohi mire populli ,se kush eshte ne realitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje