Nga Mero Baze
Kryepeshkopi Janullatos prej sot ka dhe letra shqiptare. Ai do të regjistrohet pas 25 vitesh qëndrimi në Shqipëri si shtetas shqiptar, një proces i cili mbart brenda vetes gjithë arkivën e dyshimeve shqiptaro-greke, ndaj njëri tjetrit.
I ardhur në vitin 1991 si misionar i Ringritjes së Kishës Ortodokse Shqiptare, nga Patriarkana e Stambollit, ai u bë për çerek shekulli rrufepritësi i gjithë dilemave të marrëdhënieve me Greqinë. Emërimi i tij justifikohej, pasi Shqipëria nuk kishte asnjë klerik të profilit të lartë që mund të bëhej Kryepeshkop, kurse përpjekja për ta kundërshtuar atë, ishte e sforcuar dhe me gjasa, me shumë ngarkesa politike, ateiste dhe nacionaliste pas saj. Dhe duhet thënë se shumë kundërshtarë të tij, nuk u lodhën kurrë.
Nga ana tjetër Kryepeshkopi Janullatos tregoi aftësi të jashtëzakonshme negociuese me hierarkun e Kishës Ortodokse shqiptare në Boston, At Artur Liolin, i cili nga një rival i tij i mbështetur politikisht nga Tirana kundër tij, u kthye në një aleat, duke tejkaluar çdo problem brenda Kishës Ortodokse dhe duke e lënë konfliktin në nivel politik.
Nën shtytjen e një nacionalizmi në rritje, që po shfaqej në fillim të viteve ’90, dhe acarimit të skajshëm të Berishës me Greqinë, Kryepeshkopi Janullatos ishte një viktimat e para. Kushtetuta e vitit 1994, në fakt më shumë se sa nga socialistët e dobësuar dhe të përçarë u rrëzua prej tij. Shënjestrimi i tij në Kushtetutë, ishte arsyeja që bashkoi thuajse gjithë ortodoksit shqiptarë kundër projektit dhe Berisha u gjend përballë dy partive të mëdha politike, Partisë Socialiste ateiste dhe komunitetit ortodoks shqiptar. Kryepeshkopi e fitoi atë betejë, dhe Berisha e gëlltiti humbjen në heshtje.
Më pas ndaj tij nuk ka pasur më beteja politike, por vetëm fërkime publike nga kundërshtarët e palodhur të tij.
Por përse ky kalvar i gjatë për t’u pranuar Kryepeshkopi Janullatos?
Anastas Junallatos, është padyshim një nga figurat më të mëdha të ortodoksisë botërore, të cilën një pjesë e shqiptarëve nga fat e quanin fatkeqësi. Ai është një klerik eurdit, me një ndikim të jashtëzakonshëm në botën ortodokse, falë të cilit ai ka ringjallur Kishën Ortodokse shqiptare. Qindra kisha janë rindërtuar nga e para dhe të tjera ja kanë dalë të mirëmbahen, falë kontributeve financiare që ai ka siguruar për shkak të autoriteit të tij ndërkombëtar. AI është një figurë e mbarëpranuar dhe në botën politike dhe diplomatike ndërkombëtare dhe një kockë e vështirë për t’u konsideruar target i sulmeve politike në Shqipëri.
Meritat e tij të jashtëzakonshme në ngritjen e Kishës dhe krijimin e një autoriteti real të Kishës Ortodokse në Shqipëri janë parë me dyshim nga një pjesë e shoqërisë, për shkak të dyshimeve se aftësitë e tij të mëdha, janë një përpjekje e moderuar për ta mbajtur Kishën Orotodokse Shqiptare të lidhur me helenizmin. Në një mjedis atesit si ky i yni, me një kulturë minimaliste fetare dhe me plot paranoja shqiptaro-greke, gjithmonë gjendet dikush që gjen tek një deklaratë proteste e Kishës për vrasjen aksidentale të një të riu në Himarë, apo afërsia me kauzën e ushtarëve të vrarë grekë në Shqipëri, një arsye për të turbulluar ujërat nacialiste në vend dhe nën akuzë ka qenë gjithnjë Kryepeshkopi.
Ka paranoja të tjera rreth mundësive që ka Kisha Ortodokse të mbajë në këmbë trashëgiminë e kishave të vjetra ortodokse shqiptare dhe prirjen për të ndërtuar kisha të reja, por të gjitha këto janë më shumë pjesë e një konspiracioni se sa pjesë e një historie reale.
E vërteta që do mbetet është se Anastas Janullatos erdhi këtu pa dëshirën e të gjithëve, por ja ka dalë të ketë shumicën me vete. Ai është sot në paqe me politikën, me shtetin, me Komunitetin Orotodoks dhe shkëlqen në raport me klerikët e tjerë të lartë shqiptarë. Dhe besoj se është në paqe dhe me veten përderisa ka 25 vite që kërkon të jetë dhe shtetas shqiptar. Ai mund të merrte ato dhe qysh në vitin 1992, apo 2002, por pikërisht tek ky akt shtetëror, përplaseshin gjithë ndjeshmëritë dhe dyshimet shqiptare për të. Tani shpresoj që ndonjë ish President, të mos bëjë atë turp që bëri Ilir Meta me Presidentin Trump, dhe të thotë që e dekretoi pa u konsultuar me ne. Mirë bëri që ia dha!
Kryepeshkopin Janullatos më shumë se sa letrat, e bënë pjesë të historisë së Shqipërisë, kontributi i tij për Kishën Ortodokse Shqiptare. Nga mënyra se si kjo Kishë do të vazhdojë rrugëtimin e saj dhe do të mbijetojë në të ardhmen do të kuptojmë peshën reale të tij në historinë tonë, dhe ndoshta do të ndjehemi në siklet, se si një Kryepshkopi i besuam Kishën, por nuk i besonim dot një palë letra. Të cilat kujt nuk ia kemi dhënë!
Si fillim shkruaj ca komente vete o Mero, e di vete ti me pseudonime te ndryshme, ku medemek muslimanet te shajne Greket, dhe pastaj Greket te shajne sunitet. Dhe pastaj ulu para tastieres dhe numero klikimet.
NE baze te regullit nuk i takonte te merte Pashaporten shqiptare sepse ai esht tamam si nje Emigrant ilegal , si puna ine ketu ne Amerike
Une erdha me nje vize te perkoheshme dhe ndejta ketu pergjithmone , por pashaporte nuk me jep njeri se jam ilegal
Edhe Janullatosi vajti ne Shqiperi me vize te perkoheshme , dhe nuk i takon te marri oashaporte shqiptare se esht ilegal ne qendrimin e tij ne Shqiperi
Kaq , esht e thjeshte fare . Nuk ka nevoje te ngarkohet problemi me elemente te tjera te cilat nuk kane asnje vlere perpara ligjit te Azilantit
Po natyrisht dhenia e pashapoetes se ketij prifti grek tregon nivelin e ulet shtet formues qe kane drejtuesit e institucioneve tona, mungesen e respektit qe keta nepunesa te larte kane per Institucionet qe perfaqsojne
Ndersa sa per keto artikujt ‘brilante’ qe ben ky gramafoni i pushtetit te vjen per te vjelle kur i lexon , por edhe kupton shkakun, pse ne vuajme kaq shume : :.. sepse kemi nje media “Gelbaze” qe shkon e ngjitet pas interesave te saj , jo pas interesit te pergjitheshem te se Drejtes , dhe te se Drejtes se kombit tone
Sakte Mero. Shpesh, ortodokset shqiptare me dashje apo nga injoranca, kane dashur t’i njehsojne me ortodoksine greke. Harrojne se nese ka shqiptare te vertete, shqiptare te paster ne gjak, keta jane te krishteret ortodokse. Te ngulur ne trojet ku jane sot, qe ne kohen e Pirros dhe Teutes, atyre nuk jua ndryshuan fene as dyndjet sllave, venetikase, apo me keq ato anadollake. Dhe te mos harrojme se shumica e ortodokseve greke jene shqiptare, arvanitas, e pranuar edhe nga studjuesit greke.
= Janullatos u sulmua si pushtues i kishes autoqeale ortodokse shqiptare pareshtur ne keto 27 vjet.
Dhe asnje fjale nuk thuhet se drejtuesit e kishes katolike, jane italiane apo spanjolle. Dhe jo vetem drejtuesi kryesor, por dhe nja gjashte a shtate prelate te tjere.
= Ndersa drejtuesit myslimane, nuk kane asnje autoritet mbi imamet apo hoxhallaret ku secili eshte shpallur sulltan ne xhamine e tij te cilen e ka privatizuar. Ndersa fete e krishtera funksionojne si nje ushtri, me grada, eprore dhe vartes, ne fene islame ne Shqiperi, te gjithe jane gjenerale ne sherbim te shkolles dhe shtetit arab, ku kane mbaruar studimet.
Sepse Italia dhe Spanja nuk kane pretendime territoriale ndaj Vorio Epirit.
anastas shkerdh..ta u lodh i ziu per 25 vjet rrjesht ta helenizonte Jugun e Shqiperise,por nuk ia arriti dot….
me e shumta arriti te “helenizonte” nje tufe beqiresh,nga keta qe komentojne ketu ne TemA me nga 7 pseudonime hahahaha
dhe sa per stasistika o z.Mero;
reth 10% e shqiptareve ortodokse shkojne ne meshat e anastasit
rreth 40% shqiptareve ortodokse nuk e duan anastasin
rreth 50% e shqiptareve ortodokse as nuk duan tja dine se kush eshte anastasi
shqiptaret ortodokse por edhe myslymane kane Fan Nolin
Shqiptaret turkoshak ngado qe shkojne duan letrat per veten e tyre qe te behen qytetar te atij vendi ku kane shkuar.
Nuk len genjeshter pa u justifikuar perse kan ikur nga Shqiperia,nuk len balt pa hedhur kunder vendit,nuk len plak pa u martuar per nje cop leter.
Dhe sot qe i jepet e drejta nje kleriku qe ka bere te mira ose ka dhene per Shqiperin me shum se shum politikan hajdut kriminel e percares,sot shqiptaret hidhen perpjet pse i eshte dhen nenshtetesia Janullatusit.
Ka rrezik kapter jari ti bashkohet korit te bretkocave sepse pronat e kishes i donte per te shtuar pasurin e tij ndersa Janullatusin nuk e donte.
Urime Mero Baze, qe shfaqe shpirtin prej kleriku mohues se masakrave megalomane shovene kunder Kombit tone, te etiketuar prej teje, si komb nacionalist e ateist. Bravo Pechi.
Mero mos na di budallenje, por si more i dashur para 2 dite I dergonte leter Trump sot kjo tjetera….. E thjesht fare reforma ne Drejtesi filloi do qe te gjej shpetim ku te mund por USA ja ka kopsitur dosjen….Laku u eshte afruar shume….
Mero e ke qare!
Kur dikush nuk blen dot dicka me vlere,
eshte ne nderin e tij mos vendose cmim por n.q.s e deshiron aq shume
te lutet qe tja falin ,
qofte edhe nje fjale.
Mendoj se na u falen shume fjali,jo dhunim fjalesh,
dhe mendohemi prapseprapi se si ti perdhunojme ato,
mbase per te perfituar urejtjen apo nje tufe letrash pa vlere.
Mero, ia ke fut kot, po kot fare plako. Janulla është kalë Troje për shqiptarët, ndërsa Meta po bën gjithshka me ‘qetësi dhe dashuri’ që ti shpëtojë vettingut. Sa shpejt i harron ato çka ke shkruar kundër tyre, o Mer… Hum.
Habitem qe ne nje artikull gjen anti-greqizem dhe ne kryeartikull nje analize realiste!
Si rralle here, Merua ne kete shkrim i perdridhet edhe vetes se tij!!!
Z mere
Ringjalli kishen shqiptare pra kishen e nolit ???
Ne 25 vjet a ka thene ky njeri nje fjali te vetme per nolin si themeluesi i kishes tone pra e ringjalli apo e rithemeloi???
Nqs balili eshte ne doren greke si i penduar a po e perdor greqia meten para se te dalin lakrat sheshit?
E fundit, kisha jone a e fitoi pamvarsine nga kisha greke dhe cmendim ka shqiptari janullatos per martiret tane qe kisha greke i vrau vetem se falnin meshen ne shqip
Me befason mere me kete shkrim por kjo kthese e papritur ndaj greqise nga qeveria jone nuk duk aspak si ujdi por balili spaska shitur vetem meten por edhe ramen
O Koqe-Zi, Noli ishte nje figur e dyshimt si Kryepeshkop… ate e dinte mire Anastasi, perpara 10 ditesh ishte botuar artikull per Nolin i cili kishte ne karieren e vete 7 dashnore.
Ai mund te ishte nje “gjeni” por kursesi nje lider i krishterizmit Orthodoks as si prift e jo me si Kryepeshkop.
Mero I je lepir fund e krye Janulles . Nuk na the asgje nga rinia dhe shkollimi I Janulles .
O Labo i trash.
Biografia e Anastas Janullatos eshte brilante, mund ta gjesh dhe ta lexosh fare leht ne Internet.
Janullatosi eshte figura me e ndritur nder shekujsh qe ka jetuar ne kete troje.
Na hengsh bajgat hale greke
he robt ku i ke o hale gërke!!
Kush je ti more,qe thua”mirë bëri që ia dha”nenshtetesine qenit grek nga
pRESIDENTI provincial,Ilir Haxhiqamil Meta?Ik more legen provincial!Ku ishte
qendrimi yt more skuth,kur u aprovuan varrrezat e ushtareve grek,qe e dhe
vetem si lajm,pa u distancuar nga ky poshtrim,ashtu si beri historiani Z.Pellumb Xhufi?
Ik ore gazetaruc plehrash!
O Zigur, ky ishte krahu i djathte i Berishes apo jo?
Ka qene qe kur nisi te shkaterrohet Shqiperia, ashtu i skermitur, urryes i thekur i shumices popullore.
Ai eshte pena qe u mundua te nxije me krq nga Berisha Historine e Luftes se popullit tone.
Ky ka kohe qe u be balge e Ramuti se i tille eshte qellimi i perbashket i Ramutit dhe Berishes..te bejne leke dhe pushtet ne kurriz te Shqiperise dhe shqiptareve. Mero eshte zagari qe perfiton kocka.
Edhe kocka greke i pelqejne shume.
Mos u mundo kot ti masesh pulsin shqiptareve me kete palo shkrim,se vetem per leter higjenike vlen!
Te shohim sa perqind te komentuesve do te jene pro paçavures tende,nese nuk i censuron,siç ke
filluar kto kohet e fundit.Ji krenar o provincial,do te kesh komente pozitive nga antishqiptaret.
Poshte Ilir Haxhiqamil Meta!
Nuk eshte absolutisht problem marrja e nenshtetesise se Janullatosit sepse kane ndodhur gjera me negative..bizarre dhe te pabesueshme gjate ketyre 27 vjet te mbreterimiit te Janullatosit qe ershi si I perkohshem dhe ngeli I perjetshem…pra nje perseritje e Kalit te Tropojes dhe Gomarit Cepanit.
.
Koloneli Janullatos nuk diskutohet qe eshte erudite dhe ka perkrahje te madhe sidomos nga lobi ultra-shqiptar ne Amerike por keto cilesi le te gezoje ne vendin e tij dhe jo ne nje vend historikisht I sulmuar egersisht nga kisha greke,,,Dje-Sot dhe neser me siguri.
Ku eshte ndyresia e Nevruz ilir metes ?
Per kujtese:
Ne viziten e tij ne Athine ne tetor te vitit 2000 gjithe mediat greke e quanin dhe shkruanin;
ILIA META….edhe nje here ILIA META per kete shikoni arkivat dhe asnje prononicim per ‘PROTIBURGOSIN ALVANOS.
KUSH JANE PIKETAT E METES ME GREQINE?
.
Gjatë këtyre 18 viteve, sipas dokumentacionit të pikave të kalimit të kufirit në Kakavijë, “reformator” Ilir Meta ka qenë 57 herë në Greqi, prej të cilave 24 herë me bashkëshorten, 11 herë me kunatin e tij, 5 herë me Dritan Priftin, 12 herë me biznesmenët e Skraparit dhe 5 herë për pushime 2 mujore me familjarët e gruas. Stacioni i parë i vizitave të Ilir Metës ka qenë konsullata shqiptare në Janinë (ku është çlodhur nga rruga e gjatë), pastaj Ambasada Shqiptare në Athinë, ku ka deklaruar protokollin e vizitave të tij. Nga të gjithë këto vizita, Ilir Meta, nga të gjithë pozicionet politike e zyrtare, rezulton se nuk është marrë shumë me mbrojtjen e interesave kombëtare shqiptare përballë “shefave të tij grekë”, por “diplomacia” e tij ka patur si objekt interesat e tij. Sipas informacioneve dhe fakteve, të 57 vizitat e Metës në Greqi, kanë patur si rezultat, këtë bilanc:
1. Nuk ka folur asnjëherë për çështjen Çame.
2. Ka firmosur marrëveshjen në tetor 2000, për mosregjistrimin e popullsisë në Shqipëri, pa u bërë regjistrimi si grek i emigrantëve shqiptarë.
3. Ka firmosur vazhdimin e qëndrimin e trupave greke në Yzberisht në Tiranë, ende pa u miratuar në parlament.
4- Ka firmosur prapaskenat antishqiptare pro-interesave greke në Marrëveshjen e Ohrit, për ndryshimin e territoreve në favor të Greqisë.
5. Ka bërë hetime për kompaninë e transportit të udhëtarëve “Joy Travel” të bashkëshortes së Fatos Nanos.
6. Ka ngritur një ekip hetuesish privat me origjinë nga Skrapari, të vendosur në Hotelin “Palladio” në Athinë, për të vrojtuar dhe filmuar lëvizjet e Fatos Nanos.
7. I është financuar prej “bosëve” grekë për 15 vite, një vilë pushimi verore në Peleponez.
8. Ka firmosur bashkë me Berishën, paktin për dhurimin e ujërave territoriale shqiptare.
pjesa e dyte
………………………
Historia 200 vjecare e perplasjeve fetare Shqiperi Greqi duke perfshire dhe ditet e sotme eshte invazioni me cdo kusht i vorio-epirit .Deri tani ky invazion ka patur sukses POLITIK-FETAR-EKONOMIK..Kisha greke
me “komandant” AMERIKANIN ME ORIGJINE SHQIPTARE Nikolas Geixh,’
me “komisar” Janullatos”
me kellefin nje perdorimsh Sali Qenef Berishen dhe deri diku vasalet meta-basha-rama-nano pothuajse i kane vene PIKETAT E VORIO EPIRIT.
.
MATERIALI I MEPOSHTEM DUHET TE JETE KEMBANE ALARMI PER VOTIMET VENDORE SIDOMOS NE VIJEN IMAGJIANRE TE VORIO EPIRIT
Ish-kongresmeni amerikan dhe kryetar i Ligës Qytetare shqiptare amerikane akuzon kryetarin e PD-së
Dioguardi: SERBerisha na tradhtoi
“Të takosh Geixh është njëlloj sikur t’i kërkosh avantazh politik Milosheviçit”
TIRANË – SRBBerisha duhet të bëjë publike se çfarë ka folur me Nikolas Geixh. Kështu u shpreh dje në një intervistë për ish-kongresmeni amerikan Xhozef Dioguardi, i cili është presidenti i “Liga qytetare amerikane-shqiptare”. Dioguardi njihet si një prej mbështetësve kryesorë të SERBerishës në lobin shqiptar në SHBA, por duket se takimi i para dy ditëve mes Berishës dhe Geixh ka ngjallur revoltën e Dioguardit. “SRBBerisha ka tradhtuar interesat e shqiptarëve të Amerikës dhe ato të Shqipërisë që është takuar me armikun e shqiptarëve Nikolas Geixh”, -u shpreh dje Dioguardi.
Zoti Dioguardi, Nikolas Geixh deri para pak ditësh nuk ka qenë i mirëpritur në Shqipëri për shkak të shpalljes së tij “non grata” nga qeveria e zotit Berisha më 1994, por ai ka zhvilluar një takim edhe me zotin SERBerisha, ku nuk dihet se për çfarë është folur, por në një deklaratë të SRBBerishës lihet të kuptohet se Geixhi ka ndryshuar. Cili është komenti juaj për këtë takim?
Jam shumë i shokuar dhe i hidhëruar që zoti SRBerisha ka takuar zotin Geixh, i cili përfaqëson pjesën më radikale të lobit grek në Amerikë. Dhe dua t’u kujtoj një artikull që ka shkruar Geixh në gazetën “Nju Jork Times” në tetor të vitit 1994 ku ai akuzon Sali Berishën që është përpjekur për të fituar Shqipërinë e Madhe dhe ai sulmon qeverinë demokratike drejtuar në atë kohë nga SRBerisha, ku shkruan se doktor SERBerisha fliste shumë keq për minoritetin grek. Ai pretendonte se minoriteti grek përbëhej nga 450 mijë njerëz, kur dihet se janë vetëm 58 mijë banorë sipas statistikave të asaj kohe të OSBE-së.
.
Dua t’ju bëj të ditur që zoti Geixh ka akuzuar qeverinë shqiptare për diskriminim të të drejtave të minoritetit grek, ai ka mbështetur përfaqësuesit e “Omonia”-s në ’94 kur ushtarët shqiptarë u vranë dhe u sulmuan dhe për këtë arsye doktorSRBerisha kërkoi që Geixh të largohej menjëherë nga Shqipëria duke e quajtur atë një armik të popullit shqiptar dhe i kërkoi që të mos shkelte më këtu derisa të mbarojë mandati i qeverisjes demokratike. Çfarë ka ndodhur për të ndryshuar situatën, Geixh është akoma problem shumë i madh për Shqipërinë dhe popullin shqiptar, përveç Serbisë. Në fakt është lobi grek në kërkim të lobit serb dhe maqedonas në Uashington.
Ne dimë se kush e mbron SHBA-në, janë shqiptarët dhe jo grekët, ne dimë kush i mbron shqiptarët, ata janë amerikanët dhe jo grekët, tani zoti SRBerisha nuk mund të ndryshojë mendje. Por ai e bëri, nuk arrij ta kuptoj këtë veprim të SRBerishës. Shqiptarët në Amerikë mendojnë se ai i ka tradhtuar, por Sali Berisha ka tradhtuar Gjykatën Kombëtare të Shqipërisë dhe atij i duhet të shfajësohet përpara popullit, pasi njihet në historinë shqiptare si njeriu që kritikoi ashpër diktaturën komuniste dhe regjimin grek. Nuk e kuptojmë si e ka bërë këtë ndryshim të madh, prandaj jam shumë i zhgënjyer si president i lobit shqiptar, si ish-kongresmen i SHBA-së, si shqiptaro-amerikan dhe si president i lobit shqiptar “Liga qytetare amerikane-shqiptare”. Dhe është e vërtetë që ky takim u nxit nga ambasadori amerikan dhe për këtë do të ankohem në Departamentin e Shtetit në Uashington duke kontaktuar kongresmenët e rinj. Kjo nuk duhej të ndodhte dhe duhet të di motivin e këtij takimi.
.
Zoti Geixh ka shkruar letërsinë më negative, më radikale, kundër popullit shqiptar. Do t’iu faktoj artikullin që ai shkroi 1994 dhe përgjigja që iu bë këtij artikulli. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të reja që populli shqiptar të zgjedhë një qeveri që t’i japë siguri, punësim, respekt, një qeveri që të integrojë Shqipërinë në NATO përpara Rumanisë dhe Bullgarisë. Dhe këtë e kishte në dorë edhe zoti SERBerisha, por nuk ishte i zoti ta bënte.
Mendoni ju se negociatori i këtij takimi ishte ambasadori amerikan në Shqipëri zoti Xhejms Xhefri?
Nuk e di dhe më duhet ta zbuloj. Por mendoj se ai duhet t’i bëjë publike motivet e këtij takimi, sepse zoti Geixh nuk është qeveria greke, ai thjesht përfaqëson lobin grek në Amerikë dhe lobi grek në Amerikë është përpjekur që të ndërpresë Aleancën që çoi drejt luftës në Kosovë. Gjatë luftës në Kosovë nuk i mbështeti sulmet e NATO-s. Geixh nuk do ta pranojë që minoriteti grek nuk është 450 mijë, por kaq janë shqiptarët ortodoksë. Vetëm 58 mijë janë ortodoksë grekë dhe askush nuk ka të drejtë t’i ngatërrojë se çfarë kërkojnë ortodoksët shqiptarë dhe çfarë kërkojnë ortodoksët grekë. Dhe nuk mund të themi që ortodoksët shqiptarë janë minoritet grek, kjo është propaganda e Nikolas Geixh dhe e lobit të tij. U përpoqa t’i përgjigjesha këtu në Amerikë dhe më duhet të investigoj. Berisha nuk duhet të takohej me të përderisa të kuptojmë besueshmërinë e këtij hetimi. Dhe tani duhet të bëjë publike çdo gjë që tha në atë takim për shqiptarët në Shqipëri dhe ata në Amerikë, që ne të kuptojmë pse ai ndryshoi mendjen. Duhet pyetur se ky takim që ai realizoi ishte për avantazh politik. Por megjithatë, çfarë avatazhi politik mund t’i japë atij Nikolas Geixh, sepse nuk ka avantazh politik që mund të të japë Milosheviçi. Zoti Hollbruk u përpoq të tradhtonte shqiptarët kur u përpoq ta bënte Milosheviçin palë këtu në Amerikë për paqen në Ballkan, përderisa ai kishte vrarë mijëra boshnjakë në Bosnje. Lobi shqiptar së bashku me lobin e herbrejve e ndryshoi këtë ide dhe NATO vendosi të hedhë bombat mbi serbinë e Milosheviçit, rrëzoi regjimi i tij dhe më pas u nxor para drejtësisë. Zoti Geixh nuk mbështeti luftën në Kosovë. Zoti SERBerisha tha se ai është për pavarësinë e Kosovës. Pse ka ndryshuar tani zoti SERBerisha?
e fundit
Nevruz -Ilia Meta eshte personi me negativ qe nuk duhej ta bente nje hap te tille…le te ngreme nje permendore dhe per janullatosin qe ka 27 fitore asnje humbje..asnje barazim sipas meros…krahas tradhetarit zog..rrugacin azem hajdari nguleni dhe nje lapidary per kolonelin Janulle qe pak I thone shenjtor por me te shumtit I thone shejtan
keqardhje per meten & meron
Po ku paskeqene deri tani o “ilias metas..”dhe na doe tani nga llagemet e haleve per te na ndotur ambjentin e pergat qe nxjer nga mendja e shkruan duke ndotur edhe letren.–Ato qe shkruan Mero Baze jane realiteti dhe e verteta pe.
kështu thoshin dhe shumë “sopiqotë” të tjerë që u bënë bashkpuntorë të nazi fashizmit!!
Zoti Baze!
Me duket se ne kohen qe ke bere kete artikull ke qene tap….!
Zoteri : Janullatos ne Shqiperi ,nuk erdhi se i u dogj barku per kishen tone!
Ai eshte njeriu qe ka rregulluar kishat ne Shqiperi ,por eshte njeriu qe sot kur mbushen 100 vjete nga vrasja qe i bene andartet grek At Stathi Melanit,kyci kishen e Permetit per te mos u bere nderimi i pasvdekjes.
Eshte njeriu qe punoj per ndertimin e varrezave te ushtareve greke !!!
Dhe kushtetuta greke thote : ESHTE GREQI DERI NE VENDIN KU KA RENE USHTARI I FUNDIT GREK !
Pasojat mbase i kupton zoti Baze!!!!!!
Deliri i sotem te ka treguar se je thjeshte nji dru me pre,di shume gjera,por jo te gjitha.
Dhe pse kisha greke eshte kunder germave tona????
Por cfare theme edhe une,me duket se komentoj ne nji stalle kuajsh……..
Si cdo gje, qe berisha e beri lesh-arapi ne Shqiperi,po te mos e drejtonte kishen ortodokse,ky klerik i mencur dhe i urte,por te vendoste vicidolsi ca njerez koti,sot do e kishim komunitetin ortodoks te percare dhe ne grindje.
Berisha si inatci primitiv,nuk i dha shetesine,por nga ana tjeter ju ka dhene shtetesine shume antareve te rezikshem te Al -kaedes,…..Turp!!
Mero, shaiptarizmi i klerikut Papa Kristi Negovanit nuk eshte paranoj e nacionalizmit te shqiptareve te lindur shqiptar.
Per mendimin tim,veprim qe mund te realizohej me pare, megjithate eshte nje shprehje ketu ne USA “Better late than never”.Mero pershendetje per kete artikull brilant,”Jepi Cezarit ate qe i takon”.
member,Democratic National Committee.
Vendosja e grekut Janollatos ne krye te Kishes Autoqefale ortodokse te cShqiperise ka qene nje akt i pashembullt tradhetie i Sali Berishes!
U hodh poshte sakrifica e Nolit dhe gjaku i korifejve shqiptare te kishes ortodokse!
Kisha greke ka qene historikisht armike e madhe e Shqiperise!
Eh,
Mero Baze te jete penduar per kombetarizmin e tij…?!
Mero, me pak te tjere si ai, ka qene maja e heshtes se atyre qe sulmuan Janullatosin: sepse duhej sulmuar.
Po te pendohej do duket se nuk e paska pasur prirje te vetes: qenka porositur politikisht nga Berisha, dhe vetem aq.
Vetem aq paskej qene memdhetarizimi i meros, dhe te ngjashmeve te tij asokohe.
Tashme, do thone ata qe e rrezuan edhe Republiken bashke me Berjoshen, qenkej edhe Mero, si shumica kunder, e mbylli squpin edhe Merobazja dhe po pertyp te mirat e te qenit politikisht fleksibel!
Te qenit memedhetar, nacionalist, shqiptar i Nolit, i idese se dhurata Greke…?!
Jane paranoja?!
Mero e lendon plagen dhe ringjalle kujtesen Kombetare.
Kush ka qene Vetja, nuk do rri pa folur.
Jo pse Ilirke Metka eshte kundershtar i verber i Rames, jo…
Jo pse me grekun bashke Iliri dhe te tijet do rrezojne edhe Ramen, sic rrezuan berishen dikur, jo…
Kush ka qene Vetja nuk do rri symbyllur, per te pritur Pasojat e dhenies se Pasaportes Shqiptare Janullatosit.
Kush ka qene thjesht ushtar i politikes ditore, do harrohet bashke me dukjen e tij memedhetare…
Mero trazon plagen prej se ciles kane mbetur gjalle shqiptaret.
Me mire qe e trazon, se sa te heshte…
Ca para te vena menjane, nje luks i siguruar si parazit ne shpinen e buallit te politikes…
Ky eshte artikulli me i turpshem qe ka shkruar dhe botuar Mero Baze deri me sot.
Me ne fund, pas dhjetra editorialeve te Meros qe hidheshin e perdridheshin dhe shtonin uje dhe leshonin pellumba mbi Janullatosin e zi, mbi sherret dhe tensionet qe shkaktonte fushata greqizuese e shqiptareve ortodoks nga kisha greke e tij e ri-instaluar ne Shqiperi mbi germadhat e Kishes Autoqefale te Nolit, sherre dhe trazira te kordinuara me nderhyrjet e politikaneve greke ne punet e Shqiperise, me ne fund pra, Meroja i hoqi dorezat dhe maskat, dhe i thuri ditirambet e tij me te neveriteshme dhe me te genjeshterta, njerit prej figurave me te urryera te shqiptarise, praktikisht udheheqesit real te planit imediat grek te greqizimit te ortodoksise shqiptare dhe te ndertimit ne terren ne Shqiperine e Jugut, te republikes autonome ortodokse te Vorio Epirit, me popullate qe meshohet ne greqisht, qe ka njemije fije e lidhje ekonomike dhe interesa financiare me Greqine nepermjet afro 800 mije emigranteve shqiptare ne Greqi, emigrante te tjetersuar me force ne emra dhe religjion, me femije te gjenerates se dyte dhe te trete te shkolluar atje dhe qe nuk flasin shqip, qe nuk ndjehen shqiptare.
Duke mos qene as grek minoritar dhe as ortodoks shqiptar per te patur nje afinitet shpirteror apo prirje natyrore te rreshtimit me Janullatosin dhe misionin e tij antikombetar shqiptar, mbetet te dyshohet se interesa te medha te qarqeve te greko-panortodokse ne Ballkan si dhe lobeve te fuqishme financiare te tyre ne Bruksel dhe ne Washington, nuk i kane kursyer as parate dhe as favoret per te blere gazetarin Baze dhe botuesin e gazetes Tema dhe per ta rreshtuar ate ne frontin e tyre, per ta bere pale te misionit te tyre antishqiptar.
Meroja, nderkaq, ka gjetur edhe ortakun dhe ustain e vet ne kete mision, Ilir Meten, si kumbar te Janulles, Ilir Meten qe, me qetesi dhe dashuri, e shqiptarizoi kolonelin e zi te Asfalise greke, per te perjetesuar dhe justifikuar vazhdimesine e misionit te tij.
Ilir Meta ka notuar prej kohesh ne keto ujera antishqiptare. Ai nuk ja ka pertuar te vizitonte Beogradin dhe te puthej me partine e Milloshevicit kur Kosova therrej e terrorizohej.
Ka nje lidhje te drejtperdrejte, gjithashtu, ndermjet vizites se Metes ne Greqi para disa muajsh dhe dhenjes se shtetesise shqiptare krypeshkopit te zi antishqiptar Janullatos.
Ishte po Meta, ne bashkqeveriste me Berishen dhe Lulzim Bashen, kur pas kraheve te opinionit publik dhe institucioneve shqiptare firmosej merreveshja e turpshme e kufijve detare shqiptaro-greke ne kurriz te Shqiperise. Dhe as qe u merakos te shkruante letra apo te denonconte kete marreveshje te lidhur pas kraheve te shqiptareve.
Dhe, per fat te keq, ne kete trend poshterues antishqiptar, edhe tani, politika shqiptare vazhdon te bleje karrike dhe pushtet ne kurriz te interesave strategjike imediate dhe afatgjate te Shqiperise dhe kombit shqiptar.
Shqiptaret jane te detyruar duarlidhur te degjojne avazin e muzikes qe u luajt ne Krete ne takimin Bushati-Kotcias, bisedime sekrete, pa transparence dhe qe, sic po shihet e sic do te shihet, do vazhdoje te na surprizoje me dhuratat qe Bushati-Rama u kane ofruar grekerve ne kembim te netralizimit te vetos se tyre kunder Shqiperise ne Bruksel.
Varrezat greke deri ne Shkumbin dhe shtetesia e Janullatosit jane pjese e kesaj poshtersie, jane monedhat e kembimit qe politika shqiptare hedh ne tryezen e bixhozit per te blere nga Athina heshtjen ne negociatat e pranimit te Statusit te Kandidatit te Shqiperise ne BE.
Zuzaret dhe alabaket tane qeveritare dhe megafonet e tyre mediatike, harrojne se shitja e interesave kombetare nuk parashkruhet, eshte nje krim qe te ndjek perjete dhe qe ndeshkohet moralisht dhe, dhente zoti, nje dite, do te ndeshkohet edhe penalisht.
Sot, Mero Baze, nenshkroi zyrtarisht dhe publikisht, aktin e tij te sherbetorit te perulur te Janullatosit dhe te misionit te tij te zi antishqiptar, qe perfaqson ne fakt, rrezikun imediat kombetar te integritetit teritorial te Shqiperise dhe te perspektives se copetimit te saj.
Shtylla e turpit e kombit shqiptar ka qe sot e tutje nje portret dhe nje emer te ri, ate te Mero Bazes.
Z Meta dhe klani qe perfaqeson ka bere dy levizje brilante per inteesat e tije por qe realsht fatemiresisht apo fatekeqesisht merreni si te doni perkojne edhe me interesat kombetare shqiptare. Kete nuk e shikon vetem aji qe nuk ka sy ne balle qe ti shikoje.
Kthimin e Ilir Metes alternative pushteti dhe berjen e tije politikanin me te rendesishem te Shqiperise e beri te mundur Kryeministri Edi Rame . Kjo eshte e qarte si drita e diellit . Ajo cfare nuk dihet akoma eshte arsyejase perse e beri z Rama kete dhe mbetet qe te merret vesh ne ditet ne vazhdim .
Per hir te se vertetes politikanet shqiptare nuk jane shquar shume per atdhedashuri pergjate 75 viteve te fundit por per nje gje jam i sigurte se z Rama ne kete rast nuk ka vepruar as ne interes te kombit e as ne interesin e tije personal e spjegime te metejshme mundet me dhene vetem z. Rama e askush tjeter.
Sakte!!!!
Gezuar Krishlindjet
Kullosni lopet .E vlereson bota hiiresin e tij.Mos u merrni ju .Merruni me papafingo e hoxhe ali un me hoxhe armando(diego maradònen) e bjeri defit me shani mua veten tjetrin meron shani ju qeteson.Por jo me figura
Thjeshte, Shqiperia po zhbehet. Shqiperine dhe Shqiptaret po i zhveshin nga identiteti i tyre kombetar. Shqiperine po e zbrazin nga rinia, po e plakin fizikisht e menderisht, po e skllaverojn duke e lene ne padije, po e varferojne duke i marre pasurite natyrore, duan ta heterogjenizojn se medemek keshtu eshte dhe moda. Sa per Janullen, dhenia e nenshtesise ishte komplet e panevojshme. Ai bile as duhet ta kerkonte se as i prishte as i ndreqte gje te qenit ose jo shqiptar. Ai u zgjodh ne krye te kishes shqiptare ne kundershtim me statutin e kishes autoqefale, qendroi po ne menyre te parregullt ne krye te saj per 26 vjet dhe pasja apo mospasja e pashaportes shqiptare as qe i prishi pune. Meta mund ti jepte ndonje medalje por dhe kjo do ishte jo etike per arsye se jemi shtet laik ku shteti eshte i ndare nga feja. Dhenia e nenshtetesise tani janullatosit me shume duket si lemoshe sesa si nderim pasi kjo shtetesi atij i duhej shume vite me pare jo tani. Te shpresojm qe ai qe do vije pas tij te jete se pari atdhetar perpara se te jete kishtar, megjithese per kete jam shume skeptik, me shume prirem te besoj se pasardhesi “shqiptar” i Janulles do jete me nje aksent te theksuar grek ne te folur e ne te menduar
Mero ky artikull esht plotsisht nje pikepmaje personale e jotja si dhe nje kendveshtrim i cili nuk duhej te botohej per arsye se bie ndesh me mendimin e shumices derrmuese te lexuesve te tu. Keshtu qe vlla mos bej gol ne porten tende. Janullatos na ben dem neve si shqiptare dhe pike. Prioritetet e tij nuk jane prioritetet e popullit shqiptar. Ndikimi i tij i madh esht shume i demshem per ne. Nuk po ndertonte spitale por kisha etj etj.
Po pse more policat e Meros nuk e cfaqni komentin tim,asgje te keqe nuk kishte,asnje ofendim ose sharje.
Po qetesou o 1 dhe po nuk e botuan .
Hë mo,i bindet tani që merua,është thjesht një ushtar i Janos,që qëllim parësor ka mbajtën larg nga politika shqiptare të frymës së kombit,e cila bën të mundur mosreagimin nga shoqëria dhe institucionet ndaj përpjekjeve greke për greqizimin e truallit dhe popullit shqiptar. Jo më kot shtypi atje konsideron armiqësore çdo lëvizje nacionaliste. Edhe merua, është pjesë e këtij sistemi që mbështet nga lobi grek.pavarësisht qëndrimeve pro apo kundër qeverisë apo opozitës,të cilat varen nga interesat momentale të Meros, qëndrimi ndaj Greqisë ka qenë gjithmonë pro interesave të saj. Edhe në çështjen e Kosovës gjithmonë ka mbështetur linjën e Matoshit. Pra merua është një ilir Meta i vogël dhe si i tillë patjetër që do rreshtohej me grekët. Jo më kot gjithë batalioni janullatist shkruan te gazeta e tij sepse janë te miku i tyre. Me pak fjalë më vjen keq për zhgënjimin e disave që ishin manipuluar nga rreshteri i Janullatosit..
Mero. Ne qoftese e ke bere kete shkrim per te pasur shume klikime ia ke arritur plotesisht qellimit. Ndryshe ke shkare menderisht. Po ben lojera te pacipa. Te kam vleresuar me shume me pare. Kur ishte fjala para 2-3 ditesh te jipnje mendimin tende per voten kundra te Shqiperise ne OKB hidheshe dhe perdridheshe duke u kapur me opoziten. Ne pyetje nuk ishte qendrimi i opozites, por nese vota e qeverise ishte ne favor te vendit dhe kombit shqiptar apo jo?! Kesaj pyetjeje ti i benje bisht. Tani po na behesh me katolik se Papa, duke mbeshtetur dhenien e nenshtetesise Janullatosit. Per mua kishat dhe manastiret me mire te kishin ngelura te rrenuara sesa sollen Janullatosin ne Shqiperi qe t’i ngreje. Dhe une jam ortodoks 24 karatsh. Por ortodoks shqiptar. Janullatosi per mua eshte vazhdim i politikes qe Patriarkana greke ka ndjekur ndaj Shqiperise gjate ketyre 150 vjeteve te fundit. Dhe prelati i larte grek e ka helenizuar kishen shqiptare autoqefale te Fan Nolit. Ai u shpreh para pak ditesh, saqe entuziazmoi edhe presidentin me bllok ne dore, se do te linte nje pasardhes shqiptar ne krye te Kishes, kur ai te largohej nga kjo bote! Po çfare ka bere Janullatosi gjate ketyre 25 vjeteve ne Shqiperi?! Ai ka pergatitur nje arradhe te tere prifterinjsh ortodokse shqiptare besnike te Patriarkanes greke. Ka njeri qe e ve ne dyshim kete?! Pak Ballabane Pashe, Esat Pashe, Hamza Kastriote ka njohur Shqiperia?! Njeri shet detin, tjetri lejon hapjen e varrezave greke, i fundit i jep nenshtetesine shqiptare dikujt qe punon nen rrogoz per pavaresine e Kishes ortodokse shqiptare nga… Patriarkana e Stambollit…???? Jo mor, jo: – Nga shteti shqiptar! Shume plehra paska pasur ky vend. Dhe me duket se Enver Hoxha paska qene i vetmi qe ia paska ditur hallet Shqiperise. Vetem per kleriket ortodokse qe jane vrare nga andartet greke Janullatosi nuk duhej te vinte ne Shqiperi. Se eshte perdhosje e sakrifices se tyre. Po çfare pret. Skenderbeu luftoi kunder mynxyres turke dhe sot Shqiperia eshte mbushur me xhami. Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi, At Stathi Melanit dhe qindra te tjere te harruar jane vrare nga andartet greke dhe sot nje klerik i larte grek sundon ne Shqiperi! Kemi vajtur ne fund te pusit.
Dmth qe gjithe legjenda e Vorio Epirit qenka paranoje e shqiptareve.
Stath Melani paska qene nje paranojak sipas Meros?
Noli paska qene paranojak.
Mero bajga e tregoi sot fytyren e vertete qe eshte ajo e sherbetorit te Berishes dje Ramutit
Per mua kjo muk eshte gje e re, pp si nuk ju mbush mendja ju militanteve te P(i)S aveqe keta e kane shitur vendin bashke me Berishen
O plera te kesaj toke.
Meritoni turren e druve
Mero byrazeri se kemi dhe origjine labe, ata andartet greke kane bere namin ne Kurvelesh dhe po ajo fryme vazhdon… keshtu me llafe te bukura te vene ne gjume keta por historia mbetet histori Mero vellai dhe tani ben mire te marresh kthesen ngadale se asnje nuk eshte i pagabueshem, dhe nuk eshte pune shumice por drejtesie sepse njeri lart ankohej se ishte dhe nje shkrim anti-grek!, nuk ka shkrim antigrek, ne asnjehere nuk uzurpojme por shkrime pro-shqiptare dhe ky miku jot qe u be Shqiptare as meshen nuk e mban ne shqip pale te kendoje himnin tone qe eshte bie ne kundershtim me interesat greke. Mero, lere sedren dhe bej nje shkrim me realist sepse prek shume ndjenja, gjithe te mirat, shendet dhe mbaresi
Mere te lutem zhduke kete pacavure
Ose zhduk komentet tona … zgjidh!!!
Dikush komenton pozitivisht , dikush negativisht . Disa thone qe i takon me kohe dhe disate tjere e shikojne me tendence dhe ksenofobe marjen e shtetesise shqiptare nga kryekleriku , Qeveria Shqiptare ka thiken po ka dhe pjeprin , pra cdo gje ne kontroll . Po te doje vendos cdo gje ne vendin e tij dhe pa zhurme . Thjesht mbledh perlamentin , voton ligjin per heqjen e mbajtjes se dy shtetesive , dhe cdo njeri vete tek vendi ku i takon . Keshtu e zgjidhi Norvegjia , Hollanda , dhe shume shtete , atje do shikoni kush e do Shqiperine , kush do Greqine , kush do USA, etj etj , ndahet shapi nga sheqeri thot populli . Te tjerat jane ……………… ne muabet te gjendemi ….. hajde te konsumojme fjale dhe biseda pafund .
Nuk e kuptoj se cfare kane maloket shqiptare me Kryrpeshkopin dhe sidomos keta qe Nuk jane as ortodokse.
Cfare keni o qelbesira me nje njeri qe ka bere vetem mire?
Vetem kisha dhe manastire ka ndertuar dhe rindertuar.
Ka hapur nshkolla teologjike, ka ndertuar kisha dhe cerdhe, ka mbajt 30,000 kosovare me buke.
Vetem gjera shpikni o rrac e qelbet.
Nga e dini ju Z. Baze qe Projekt Kushtetuta e Vitit 1994 u rrezua nga ortidokset?! Keto jane deklarime pa pergjegjesi fare! Meriten per rrezimin e atij projekti e kane qytetaret Shqiptare dhe opozita e asaj kohe. Po ashtu ju nuk permendni harresen e qellimshe te perkujtimit dhe nderimit te martireve te KASH nga kisha e Janullatosit sepse zoteria eshte grek dhe kjo vjen ndesh me interesat e hershme dhe te sotme greke ndaj Shqiperise.
Nik
Janullatos: Une jam si vera.
@ HIPOKRITI JANULLATOS,
Vera kur lihet e Hapur si ti:
Pas pak kohe bëhet UTHULL.
Pas shumë kohe, do të zërë MYK.
Pas më shumë se çerek shekulli si ti, QELBET FARE.
kete te ndriturin e botes filozofin dhe rimekembesin e kishes ortodokse kaq te mire nuk e duam ta kemi shqiptar, sepse vetem me kto gjera te ndritura qe ka bere ky ne marredheniet me greqine i kemi me teprice te mirat qysh nga vonesat per antarsim , varrezat greke e, grabitja e detit si pasoje e mbushjes se xhepave te serbit Sali dhe Metes hajdut, e neperkembjes se shqiptareve pas cdo pakenaqsie greke e deri te mbushja e themeleve te kishes aktuale me libra te vjeter ne greqisht per te vertettuar pas disa vitesh etnografine elene … plehra greke dashte Zoti madh, nuk ka per ta marre frytin e dinakerise se tij vetem per nje gje… sado tradhetare te kete vendi yne…populli shqiptar eshte ne te drejten e tij edhe e drejta nuk humb kurre!..
Sokrat i vuajtur apo derr i kenaqur….Mero Baze ka zgjedhur te jete derr i kenaqur.
Qe je antikomunist o Mero ,kjo dihet ,por kjo nuk te detyronte te shnderroheshe ne antishqiptar .Duket ,parate kane me shume vlere se principet…..Urime…..Mero vazhdo ne kete rruge ,pra ne rrugen e Janullatosit dhe jo te Nolit ,gjigandit te kombit shqiptar .
sot eshte dite zije per zemrat e shqiptareve te vertete. U kurorezua tradhetia e nisur para 25 vjetesh nga ALIA e Berisha.Nje hiene gjakpirese e erresires i nguli thiken ne shpine vatanit per interesat e tij te qelbura.N e shtyllen e turpit te kombit krahas Esatit.Hamzait,etj u shtua dhe emri i kryemafiozit atdhemohuesit modern ILIR METES.Dhe tellalli e bashkepuntori i ngushte i tij mero baze.MALLKIM perjete mbi ju e pjellen tuajHistoria nuk harron.Greku ferkon duart sot por harron se kjo toke eshte e popullit jo e plehrave te tij.Qesh mire kush qesh i fundit.Kadareja e ka thene prej kohesh “Nga lufta vijme,ne lufte shkojme/ e tjeter fat s`kerkojme ne`.
Jetojme kohe te tjera,shtetesi shqiptare se fundmi ka marre dhe trajneri i ekipit shqiptar te futbollit,De Biazi,e meritoi !
Janullatos ka gati 25 vjet qe e ka “marre” shtetsine shqiptare,te firmosur nga besimtaret e tij,krijoi kushte per ringjalljen e bindjeve ortodokse,ngriti nje infrastrukture madheshtore,kushtuar ketij besimi.
Duke qene ne fund te detyres se tij fisnike,ai duhet te respektohet per kontributin e tij,kjo vetem na larteson ne si shqiptare.
Jonullatos eshte nga te paktit grek, qe perulet jo vetem perpara Zotit, por edhe ndaj shtetesise shqiptare !
@ (KENDVESHTRIM ©..)
NDËRRO KËNDIN E VËSHTRIMIT SEPSE:
Ne kohen qe jetojme Anastasios Janullatos s’ka bere ende asnje perkulje formale ndaj Simboleve Shteterore Shqiptare.
Gjate 27 vjeteve eshte personi i vetem qe doli kunder motos se Rilindjes Shqiptare dhe i vetmi hierark religjioz ilegjitim.
më në fund dikush shkroi për janullën dhe ndoshta ke shkruar o mero dhe për varrezat e reja!!
fantastike është gati mbyllja””E vërteta që do të mbetet është se Anastas Janullatos erdhi këtu pa dëshirën e të gjithëve, por ja ka dalë të ketë shumicën me vete. A është sot në paqe me politikën, me shtein, me Komunitetin Ortodoks dhe shkëlqen në raport me klerikët e tjrë të lartë shiptarë.”
nuk e di përse më duket një “deja vu”,një nga ato deja vu që megjithëse nuk i ke jetuar prapë të kujtohen!nga leximet të paktën!!
po të lexosh gazetat e pas pushtimit,e drejtuar nga patriotët kuislingë,do të shohësh se nuk kanë asnjë ndryshim!!
të lumtë mero,të lumtë!!
ti je shquar për guxim!!
guximit tënd shkon në mënyrë progresive me interesin tënd!!sa më i madh iteresi aq më i madh guximi!!
kjo përvojë 25 vjeçare na ka mësuar shumë!!
ju bashkngjithe dhe ti kuislingëve të politikës shqiptare!!
ps:mos ke dhe ti prona si puna e xhufit në çamëri??
hec mos u bëj merak se dhe ty do të ta japin një pasaportë homogjeni!!
e di që nuk ke për ta publikura,ashtu si e di që ke për ta lexuar!!
pra disa ditësh janulla rufepritësi,ai vërtetoi se nuk ka mbështetje as nga minoritarët grek!!ishte i shqetësuar se ata kishin ikur të gjithë!
por për fat ai ka mbështetjen e mero lapangjozit,dhe të shumë të tjerëve,shqiptarë grekofilë!!
mero nuk e di a ja vlen me të tregu gjishtin,apo të mjafton një e sharë kështu shpejt e shpejt?
çfarë mënyre përdor që nuk paraqiten komentet e mija me diçiturën “Komenti juaj po pret moderimin”??
qeka adresa e-mail!
sidoqoftë i fshike më pas!!
vari kart!
hale!!