KQZ vendos për fatin e Rakipit dhe Rehovicës, ja vendimi

3 Janar 2018, 13:14Politika TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar material shtesë nga Prokuroria për rastin e deputetit të LSI-së Gledion Rehovica dhe deputetit të PDIU Aqif Rakipi.

Ky propozim për materiale shtesë u miratua me 4 vota pro dhe 2 kundër nga anëtarët e KQZ për të dy deputetët.

KQZ i ka vendosur edhe një afat organit të akuzës, 5 janar ditën e premte, për t’i sjellë materialet shtesë në lidhje me dy deputetët.

“Prokuroria ka kohë deri më 5 janar ditën e premte”, ranë dakord anëtarët e KQZ-së, të cilët pasi të shqyrtojnë materialet shtesë do të votojnë nëse do t’i heqin ose jo mandatin dy deputetëve.

Kërkesa e Prokurorisë për heqjen e mandatit të dy deputetëve

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar në ditët e fundit të 2017 ndërprerjen e mandatit për deputetin e PDIU-së dhe atë të LSI-së, të cilët sipas organit të akuzës rezultojnë se janë subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Sipas vendimit të prokurorisë, të dy deputetëve ju janë marrë shenjat e gishtave në shkurt dhe i janë dhënë Interpolit. Në datën 22 dhjetor Interpol Roma solli të dhëna për dy deputetët.

Për deputetin e PDIU-së, Aqif Rakipi, Interpol Roma thotë se është proceduar për vjedhje me emrin Skënder Ejylbegaj. Vjedhja në fjalë ka ndodhur në 03.11.1998, kohë kur deputeti ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit se ka qenë emigrant në Itali.

Deputeti i LSI-së, Gledion Rehovica sipas Interpol Romës, është proceduar për vjedhje dyqani me emrin Kusta Mina në 27.02.1999, kohë kur vetë deputeti ka deklaruar se jetonte në Itali si student.

Të dy deputetët nuk deklaruan ndalimet në formular dhe as përdorimin e emrave të tjerë, çka sipas ligjit të dekriminalizimit përbën arsye për ndërprerje të menjëhershme mandati.(TemA)

12 komente në “KQZ vendos për fatin e Rakipit dhe Rehovicës, ja vendimi”

  1. undefined says:

    Prej hallit ka vjedhur .Prandaj vendosi me u be deputet.Me vjedh me lezet.

    1. adi says:

      ky eshte nje vend i mbaruar moralisht dhe si i tille eshte nje vend i mbaruar ne cdo aspekt.
      hajdutet banditet qe vendet e tjera i arestojne ne shqiperi behen deputete.
      dhe per kete me shume se kushdo eshte merite e rilindjes.
      e si mos te na tallin percmojne denigrojne ne italianet, greket francezet hollandezet bile bile ne me shume gjasa na percmojne edhe shimpazete e afrikes. nuk ka asnje vend ne bote qe xhepistet banditet trafikantet vrasesit populli legen ti votoje per tu qeverisur . popull i mbaruar popull legen!!!!!!!!!

  2. hajdutistan says:

    Për shqiptarët e ndershëm që jetojnë jashtë, sidomos për ato që jetojnë në Itali, këto piksuriqë dhe hajdutë ordinerë, kanë lënë një imazh katastrofik. Ndërsa si deputetë hajdutë, po ja tregojnë fytyrën e vërtetë të politikës shqiptarë. Le të krenohen partitë që i kanë mbështetur, zgjedhësit që i kanë zgjedhur dhe fëmijet e tyre.

  3. drini says:

    Pse u dashkan materiale shtese nga KQZ nuk mjafton fakti qe jane vjedhes. Pse u dashkan mbajtur deputete dy hajdute, a nuk ka pak njerez te ndershem ti zevendsojne? Do te jete shkelje ligji nje turp per KQZ po nuk u hoqi mandatin

    1. Buqja e Palmes te Bulevardit says:

      Se ata qe jane ne Parlament jane te gjithe hajdute o drini. Pune hajdutesh me nje fjale.

    2. adi says:

      drini
      keshtu e vendosi partia e bandave hajduteve trafikanteve vrasesve
      sepse tani kjo bande kontrollon edhe prokurorine
      shife pak kush ka votuar per mos tu hequr mandati qe te kuptosh kush jane banditet qe sa here ju jepet rasti mbrojne me vota e me kartona banditet .
      pastaj po te njejtet bandite bertasin per reformen ne drejtesi dhe populli dele kenaqet .
      a e kupton se ky vend eshte peng i bandave eshte nje vend i mbaruar?????????

  4. Jevi says:

    Kush i mbron keta deputete?Perse mbrohenkur veprimi tyre eshte faktik,pasi jo vetem kane vjedhur por per te fshehur krimin kane mashtruar?K.Q.Z-ja nuk po ben gje tjeter vec po shton zullumin.Justifikimet jane si te femijeve per detyrat ,kam haruar.Ballafaqimet ne polici nuk harohen kure se ato mund te te ndryshojne jeten,si ne rastin konkret.

  5. Shoku " Shpati " says:

    Hajduti sa me lart kerkon te ngrihet aq me shume zbulon vrimen e bythes !

  6. h says:

    Hajdut budalla.Perpara vodhi pastaj u be deputet.
    Duhet te bente te kunderten,te behej deputet pastaj te vidhte.
    Me kete forme nuk e zbulonte askush. Deputetet e tjere bejne keshu,
    dhe asnjeri nuk i bezdis.

    1. fredi says:

      A e kupton o popull budall se kqz do ti fale keta hajna e kusare.kjo eshte rilindja me deputete hajna ky eshte vetingu i perfolur kaq gjate per figura te pastra.ha bakllava o popull leshi ha

  7. Nikolla Konomi says:

    Fatkeqsish fredi,te ka ngelur ora ne 2013!Jane dy deputete qe nuk jane ne grupin e rilindjes.
    KQZ kerkon dokumenta shtese!!!Per cfare,qe kane apo nuk kane vjedhur?A ka turp me te madh
    se sa te te lakohet emri publikisht per hajduteri dhe keta fshihen pas gishtit te tyre dhe betohen se jane te
    ndershem?Me e pakta ishte te jepnin doreheqje dhe po paten b…e le ta ndjekin ceshtjen
    nga jashte politikes!Po cfare ti bejme,kjo eshte politika dhe politikanet shqiptare !

  8. Jimi says:

    Ky vend ka dale mendesh!? Po pse more qen bir qenesh, sa vjete duhen per te vendosur per nje fakt i cili ashtu sic edhe ka ardhur nga pala italiane dhe eshte vertetuar nepermjet shenjave te gishtave, nuk ka pse ta zgjasni fare! Jo po lereni per kalendat greke! U shofte fara juaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje