“Trima” përballë amerikanëve, të dhjerë përballë “mullixhinjve”…!

7 Janar 2018, 19:36Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Pandeli Majko ka artikuluar nëpër dhëmbë një të vërtetë të frikëshme. Bizneset po bllokojnë tregëtinë e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk e tha se cilët prej tyre, por historinë e kupton po të ndjekësh dështimin e radhës mes dy qeverive shqiptare.

Marrëveshja e cila do të firmosej në takimin e përbashkët të dy qeverive në Korçë, nuk u firmos nga qeveria e Kosovës, për shkak të ndikimit në këtë vendim, të së paku dy-tre biznesmenëve të mëdhenj të Kosovës që importojnë rreth 60 për qind të mallrave të tyre nga Serbia.

Ky është denoncimi i parë publik që një zyrtar shqiptar i bën mosfunksionimit të tregut të përbashkët Shqipëri-Kosovë, por dhe një e vërtetë e hidhur, se kush ndikon mbi vendimmarrjen e qeverisë në Kosovë.

Jo se Shqipëria ka një qeveri më të mire në këtë aspekt, por me sa duket biznesmenët shqiparë janë të vetëmjaftueshëm ta komandojnë qeverinë vetëm për halle brenda Shqipërisë. Këta të Kosovës kanë më shumë interes të ruajnë tregun e tyre me Serbinë, se sa të hapin garën me tregun shqiptar.

Nuk dua ta shikoj si “patriot” këtë çështje, pasi ashtu e di që do marrin zjarr kot shumë njerëz, por si qytetar i një vendi të lirë kam të drejtë të kërkoj qarkullim të lirë mallrash mes dy vendeve. Edhe Ahmet Zogu e ka pas arritur në kohën e vet marrëveshjen me Beogradin që të kishte tregëti të lirë në dy anët e kufirit, në fashën deri 15 km, ndërsa Ramush Haradinaj me Edi Ramën nuk ia dalin të merren dot vesh.

Cila është arsyeja?

Aryseja  e parë është se qeveria  e Beogradit ka një plan të qartë si të ruajë tregun e saj në Kosovë. Eksportuesit e mallrave ushqimorë në Kosovë subvencionohen nga qeveria në një masë të tillë, që ato të jenë konkurrues në tregun e Kosovës me mallrat e tjera. Kjo për Beogradin është politikë tregëtare, ndërsa për biznesmenët e Kosovës, që janë importuesit kryesorë, është tregëti politike. Ata nuk po fitojnë si biznesmenë, por si të dërguar të politikës së Beogradit në biznes në Kosovë.

Por deri këtu, luajaliteti i tyre me politikën e Beogradit për të bërë tregëti po e quajmë që është çështje e tyre, por vasaliteti i qeverive të Kosovës ndaj tyre është problem serioz. Kjo tregon se ata i komandon korrupsioni edhe përballë interesit kombëtar.

Politikanët e Kosovës që kanë guximin të fusin Kosovën në ‘geto’ të Bashkimit Evropian, duke refuzuar marrëveshjen e pranuar ndërkombëtarisht të kufirit me Malin e Zi dhe akoma më keq, duke futur Kosovën në një rrugë pa krye, drejt zhbërjes si shtet, me përpjekjen për të refuzuar Gjykatën Speciale, edhe pse po i kërcënojnë pesë shtete kryesore të Perëndimit, por nuk kanë guxim të refuzojnë kërkesat e  dy tre biznesmenëve, që përfaqësojnë politikën tregëtare të Beogradit në Kosovë, për t’i hapur rrugën një marrëveshjeje të tregëtisë së lirë me Shqipërinë. Kjo tregon se armiku më i madh kombëtar i shqiptarëve në Kosovë, ashtu si dhe në Shqipëri mbetet korrupsioni. Është korrupsioni, ai që po i bën politikanët në Kosovë, “trima” përballë amerikanëve, dhe të dhjerë përballë “mullixhinjve” të Serbisë, në Kosovë.

Korrupsioni po zhbën Kosovën, po zhburrëron politikanët, po i bën ata ushtarë të bindur të një politike e cila kërkon deomos ta ruajë Kosovën politikisht si treg serb, dhe të zhbëjë gjithë atë që është bërë këto 20 vjet luftë për ngritjen e një shteti të ri.

Sot Kosova ka një kryeministër që SHBA i refuzon vizën, një President që nuk e thotë dot qartë dhe prerë, që nuk do ta zhbëjë Gjykatën Speciale, një opozitë si “Vetëvendosja” që tani po vuan përballjen e ideologjisë izolacioniste të saj, me realitetin e Kosovës dhe një parti opozitare si LDK, e cila politikisht është korrekte, por e pafuqishme për të ngjallur besimin e njerëzve.

Gjithë energjitë e politikës së Kosovës, sot po harxhohen se si të shpëtojnë nga izolimi I SHBA e Bashkimit Evropian nga një anë dhe si të ruajnë tregun serb përballë atij shqiptar nga ana tjetër.

Fiks këtë hall ka pasur dhe Milosheviçi para 20 vitesh. Edhe ai kishte problem si të hiqte qafe presionin e SHBA dhe BE, që e kërcënonin për izolim dhe embargo për Kosovën, dhe si të ruante ndikimin e tij në Kosovë.

Dhe kur mendon që këtë hall sot e kanë “komandantët”, ata që ishin betuar të vdisnin për Kosovën, e kupton se çmimi që i kishin vënë jetës së tyre, dikur për të vdekur për Kosovën, është më i vogël se çmimi që u kanë ofruar për të vdekur Kosovën.

39 komente në ““Trima” përballë amerikanëve, të dhjerë përballë “mullixhinjve”…!”

  1. sunitet po bejne ''shtet''........... says:

    sunitet,po bejne” shtet”…………….

  2. Jimi says:

    E trishtushme!?

  3. shqip says:

    Shkrim teper realist . Tashme eshte e qarte si drita e diellit . Shqiptaret dje , sot , e mbase edhe pasneser , nuk kane ditur te bejne shtet . Arsyja ? Sepse eshte pune geni , pune kulture . Nuk mjafton vetem ta flasesh shqipen , apo te hingellish si hajvane me ” o sa mir me ken shqiptare , ohe , ohe ” . Ne nje kohe qe Shqiperine e masakron , e ben zhul nga koka ne kembe . Tani Kosova nuk ka vetem problem tregetie . Kjo qe thote Merua qendron . Po ky vend ka problem me identitetin . Pas kostituimit te republikes se pavarur , ne Kosove fillian te dalin probleme te thella ne lidhje me vokacionin fetar , kulturor , e politik . Turqia eshte ulur kembekryq ne Prishtine . Edhe ajo pak rryme pro europiane perendimore , po vanitet nga fortuna islamike radikale . Aq sa Serbia po fiton terren pikerisht sepse perendimi po sheh se si po merr terren kultura orientale ne kete vend . Mos flasim pastaj per Maqedonine . Atje shqipfolesit me mire pranojne ” Erdoganin” , se futjen e vendit ne perendim . Aq ngjashmeri me turqit , zor se e kane edhe kurdet . Po le te shohim kete shtepine tone . A do ja dale E . Rama ta fuse ne Europe , e keshtu te shpetojme nje here e mire nga sundimi 600 vjecar arabo islamik . Ose do ngelemi ne duart e pantallona trecereksheve qe po shtohen perdite .

    1. xhelo alili says:

      Do të ngelim lakuriq me duar në xhepa.

    2. spartaku says:

      Shqip! Bravo.Ke bere nje koment brilant.

    3. @autori says:

      @ shqip
      Nuk mund t’ja dale as Rama, sepse eshte i korruptuar edhe ai, por eshte dhe i paafte per pune, sepse per llafe dhe genjeshtra nuk ja ha qeni shkopin. Prandaj duhet nje Protektorat Nderkombetar per Shqiperi + Kosove per te pakten 25 vjet. Jam dakord me komentin tend, me shkrimin e sotem te Mustafa Nanos dhe te shume njerezve te ndershem qe e kane kuptuar se shqiptaret nuk jane akoma te afte per te ndertuar shtet. Mero duhet te mbeshtese me shume.

  4. Kombi says:

    BRAVOOOOOOOOO , JE NJE ANALIST I SHQUAR. KOSOVARET MENDOJNE SE JA HEDHIN AMERIKES NGA NJE ANE DHE SHQIPERISE NGA ANA TJETER . POR FATKEQSISHT PO DALIN ZBULUAR .

  5. Wolf says:

    Sikur sot tè kisha marrè, drejtè e nè faqe njè grusht tè fuqishèm, nuk besoj se do t’mè kish dhèmbur mè shume se sa ajo qè shkruan Mero pèr ” komandantèt ” e pjerdhur. ” Komandantèt e çlirimtarèt ” me folklorizma e heroizma, pèr flamur e pèr atdhe, para nè trastè e populli gurè nè trastè !?! Edhe njè fjalè mè tepèr èshtè e kotè.

  6. Ali says:

    Keta jane raca e politikaneve shqiptar qe gjithe jeten na kane qeverisur.
    klikoni ketu: https://www.youtube.com/watch?v=_4U3xj1G69M

  7. Lum says:

    “Komandantve” po ju dalin te palarat. Kosovare kuptoni kohen, mos u besoni hajnave, zgjohuni, kujtoni sakrificat tuaja derisa arritet pavarsine, atdheu vlen shume me shume se keta mashtrus.

  8. tomsojeri says:

    Turp,turp edhe nje her turp ! Le te groposin kta halepatriot varrezat e atyre qe derdhen gjak qe neper ruget e Kosoves i sheh majtas e djathtas,kur kujtimi i familjeve te ktyre deshmoreve ,esht akoma i gjall ,kur debimi nga shtepit neper male e rug plot rreziqe ,burrash ,grash,pleq e femij te ndjekur nga zjarri i paramilitareve te pameshirshem, ju hodhi ne krah te shqiptareve qe ju hapen portat ,ju strehuan,ju shpetuan nga vdekje e sigurt e te hedhur ne ndonje varr masiv per tu haruar perjetesisht !!! O ju horrat e politikes ,qe makuteria e pasurimit ju “zbehu memorjen” ,e hapur po tradhtoni ,e jeni gati te shisni gjithcka, te shkelmoni mirnjohjen ,jeni gati te perdhosni ate monument qe ngritet nr qender te Prishtines, qe mban emrin Bill Klinton e qe per ne shqiptaret esht Skenderbeu i shek 20 ! Ju shqiptaret kosovar, po njollosni me tradhtin tuaj, ter kosovaret dhe vet Kosoven ! Haram gjaku i atyre qe prehen ne varrezat per te cilat fola e ska si mos bien ne sy kurorat dhe piedestalet qe ju ngriti populli ! Ju ,politikanet jeni mallkimi i shqiptareve ,jeni tradhtia e tyre ,jeni cnderimi historik i Kombit !Ju me besimin e atyre qe ran dhe atyre qe luftuan e shpetuan ,moret pushtetin per tja dorezuar armikut paqesisht ! Turp or kosovar qe i duroni sepse akoma nga plaget e asaj lufte te eger, po ju rjedh gjak ,,,,,,,,,,,,

  9. mirel says:

    Jo more, po tregun shqiptar ndaj Servise kush e ka hapur? Po zonen e lire ekonomike te Yugoslavise perendimore kush e firmosi?
    Po ne Durres kush po ju jep serbeve akses ne det?
    Po Bexhet Pacollit kush po i jep parqet kombetare per biznes?
    Ka nje person qe hedh firmat dhe quhet Edi Rame Berisha.
    I cili ka dhe nje krah te forte te djathte qe i kurdis tere keto mareveshje dhe quhet Arben Ahmetaj.

  10. Milan says:

    Kosoven e cliroi Amerika e jo legenet si thaci e haradinaj,ketyre jepi armet e te vrasin sa majtas e djadhtas nuk Jane poliitaken

  11. Futja kot says:

    Bravo te madhe Mero Baze. Je analisti me i mire ne Shqiperi.Shkrim i sakte dhe realist per ate çfare po ndodh ne Kosove.

  12. shkrim shume me vend.bravo baze. ) mero baze trime per kosove,pshurran para trafik droges se edi kanabisit.bravo boze.

  13. Alba says:

    Again, eshte e pafalshme qe ne kemi nje qeveri kaq amatore qe del ben deklarate se do te arrije unifikimin doganor brenda 1 janarit pa marre njehere parasysh cilat jane pasojat e ketij veprimi per bizneset, qofshin ato patriotike apo jo. Sepse qeverite kane per detyre te mendojne para se te flasin se cilat jane pasojat edhe te mendojne si do t’i zhbejne keto bllokime, t’u dalin perpara atyre. Imagjinoni Merkel te dale te thote do bejme keshtu dhe pastaj te deklaroje: jo po shiko se ashtu eshte puna dhe nuk behet ajo qe thashe..

  14. Mentari says:

    Ka te beje me shume me cmimet stratasferike te artikujve te spekullatoreve shqiptare te shqiperise se sa ate tjetren.Tregetaret e Shqiperise jane gjakpiresa sepse duan 300% fitim nga cdo artikull dhe duke e ditur se ata I fusin ata nga Italia apo Greku pa dogane (Korrupsion).ky eshte problem dhe jo tjeter.Nuk lejojne patatet e Kosoves ne Shqiperi ,pastaj e ka fajin Kosova

    1. Sami says:

      Njerezit me mosmirnjohes qe kam njohur,kur perfliten per keq thone qe jemi shqiptare,kur del ndonje i sukses’shem thone qe jemi koqevare.Njerezit me te ulet,egoiste,perverse dhe me te pabese qe kam hasur ne emigrim te cilet per 1 cent te vetin jane ne gjendje te djegin 1 miljon dollars te tuat.Rrace e petite qe per interes te lepijne bythen dhe k…n.

  15. Mergimtari says:

    Zoti Mero to lunte pena per kete shkrim. Tani ne Kosove qeverisin tre mosketjeret “komabdante” te UCK dhe te bejne kete ndaj Kosoves e Shqiperise eshte e turpshme dhe tradheti. Keta debile as nuk ishin komandante, as politikane por vetem hajdute dhe vrases dhe duhet te dergohen ne Hage si kriminel se nuk i duhen kombit shqiptar por shqiperia duhet te kete kujdes nga kocevaret dhe synitet e maqedonise u duhet bere adn se nuk besij kan gjak shqiptari.

  16. Flamur Laze says:

    Asnje presje nuk i hiqet.

  17. {sit back and relaks} says:

    perendimi i premtoi qeverise se kosoves qe nqs miratohej gjykata speciale dhe vija e demarkacionit me fqinjet do ju liberalizonin vizat. kosovaret miratuan gjykaten speciale dhe demarkacioni ka ngelur vetem te votohet nga parlamenti ne pritje te majtjes se fjales prej perendimit per lieralizimin e vizave. Por perendimi tani po ve kushte te reja dhe kjo s’ishte pjese e akordit fillestar, tani qeveria e kosoves po iu tregon qe dhe ajo ka fuqi te zhbeje ato qe miratoi me kerkese te perendimit. perendimi po tregon qe ate qe ja u dha kosovareve me doren e majte po ua merr me doren e djathte, pavaresine. nderkohe qe kriminelet serbe po kthehen ne udheheqje te serbise kosovareve qe mbrojten familjet e tyre me jeten e tyre po iu kerkohet te gjykohen si kriminele lufte. sa amerikane jane gjykuar si kriminele lufte per viktimat civile qe kane shkaktuar neper bote? asnje. politikanet e kosoves mund te jene te korruptuar por gjykata speciale nuk po i gjykon ata per korrupsion, nqs nuk jam gabim

  18. Iliri says:

    S’kam çfarë i shtoj e as çfarë i heq, për fatin tonë të keq!
    Kohë Neronësh!

  19. Rei says:

    Shkelqyeshem….dicka qe nuk do ta besoja kurre po ta degjoja diku tjeter..Bravo ..z.Baze….shpesh mesojm te shkrimet tuaja gjera qe …ehhhh…

  20. Gugash Hoxha says:

    Pershendetje ,
    Nuk mendoj dhe nuk pretendoj te jem personi qe e zgjidh kete problem…
    Por do te ofroj nje mendim pa ndikim politik …
    Ne se nje Qeveri ( si Serbia sot ,apo perpara disa vjeteve Greqia per agrumet) sponsorizon bisnesmenet e vendit te saj… ndersa Qeveria jone ( pa dallim ngjyre blu apo rose) nuk vendos asnje ndihmese mbrojtje per bisnesmenet ( asnje sponsorizim apo barriere doganore) a ka mundesi se Bisnesmeni dhe Prodhimi Vendas mundet te MBIJETOJE ?
    Une mendoj se eshte Falimentimi i prodhuesve Shqipetare !
    Shenim:
    Ndiqeni me vemendje se cfare po kerkon Presidenti ne USA per bisneset qe prodhojne jashte shteteve Amerikane.

  21. Liria nuk dhurohet...por fitohet me sakrifica says:

    Na hape barkun Mero sidomos kur merr per “etalon patriotizmi”
    Ahmut Zogollin qe paska bere cudine me Serbine
    ne fashen 15 kilometershe..per tregetine e lire ….cfare gallate..
    .
    .Duke marre parasysh dhe artikullin e meparshem “clirimtaret qe po vrasin kosoven” bashke me kete te sotmin bie ne sy nje fryme antishqiptare “rugoviste” njelloj si ne kohen qe sapo nisi rrugen UCK ne kohen qe Mero jo vetem ishte me serberishen por dhe me ca bujar bukoshe qe dolen kodoshe..
    .
    Pse Kosova po I del nga “qejfi” Amerikes dhe BE-se ?
    .
    Dihet qe Serbia ka nje pozicjon teper strategjik ne Europen Juglindore dhe Euroatllantiket do ti jepin
    falas Serbise.. Kosoven dhe Shqiperine po te kishin mundesi qe ajo te mos bashkohej me Rusine dhe ky eshte postulat qe nga koha e Bismarkut dhe nuk ka nevoje per koment.
    .
    Per nje analist klasi dihet qe Kosova fitoi pamvarsine 99% per merite te Millosheviqit dhe 1 perqind merite e Natos plus UCK.
    . E thene me ndryshe clirimi I Kosoves ishte nje zgjidhje artificjale qe u be si ndeshkim ndaj jugoserbise Millosheviqet per masakrat hitleriane ndaj popullsise se Kosoves dhe kjo erdhi se Millosheviqi ka qene I perkedhelur I madh I euro-atllantikasve ..nga 1991 deri ne 1998.
    .
    Nese ka patur nje moment te arte per Kosoven Republike ai ishte 1992-1993 qe u injorua nga euroatllantiket dhe nga dyshja antishqiptare Rugova –Berisha…dhe nese do ishin ngritur kosovaret ne nje kohe me kroatet dhe boshnjaket..Liria do te kishte qene natyrale E SHPEJTE dhe e merituar nen moton:
    .
    LIRIA NUK DHUROHET POR FITOHET ME LUFTE DHE SAKRIFICA
    .
    Mendoj se Amerika dhe BE (NATO) ben nje gabim kozmik qe NUK DETYRUAN MILLOSHEVIQIN:
    1-Te nenshkruante kapitullim pa kushte
    2-Te paguante demshperblimet per genocid
    ++++++++++++++
    Mos realizimi I ketyre dy kerkesave eshte spjegimi me I mire pse kane dale ca “mullixhinj” qe e kane mire jo vetem me politikanet shqipfoles por dhe me euroatllantiket…
    .
    Per ilustrim;
    .
    -atdhetari I madh Mero mos harroje se firma kriminale e PD ‘SHQIPONJA” qe furnizonte makinerine kriminale te me nafte dhe armatime..e kishte mire jo vetem me “mullixhinjte e sotem” por dhe keto shenjtoret euroatllnatike bene nje vesh shurdh dhe nje sy qorr…qe do te thote antishqiptarizem

    -atdhetari I madh Mero mos harroje se ne 14 shtator 1998 ishin miqte e tij Bukoshi & Rugova qe “I dhene me qira berishes” mijra koqevare per grusht shteti dhe ishin pikerisht ambasadoret e amerikes-gjermanise-italise qe mbrojten Sali kriminelin nga arrestimi…
    ..
    -atdhetari I madh Mero mos harroje se Perversi Ibrahim Rugova beri nje akt criminal qe takoi Millosheviqin ne kohen qe Kosovaret po thereshin si bageti dhe ai beri thirje per nderpreje bombardimi..
    >>>>>>>>>>>>>>
    Perfundimisht
    Nje Kosove e cliruar artificjalisht keshtu do perfundonte si nje Jetime qe I njihet nena por jo babai.Nje Kosove qe ju la litari jashte kur hyne ruset ne prishtine dhe francezet ben tradheti ne Mitrovice do jete gjithmone nje molle sherri dhe do perfundoje me keq se palestina..
    .
    Te pakten hordhite e kanibaleve anti-enveriste qe na cane trapin per 70 vjet se Enveri e shiti Kosoven jo vetem qe duhen te heshtin por dhe te kerkojne falje…Me keqja fare eshte se jo vetem “mullixhinjte”..jo vetem euroatllantiket por dhe Merot e shtypit te shkruar shqip jane te lodhur me Kosoven sepse do te kishin shkuar me shpejt ne Europe nen shtetin serb se sa me kete fuckrepublike qe nuk ishin te zot ta mbanin jo vetem shqiptaret por dhe miqte nderkombetare qe duket se jane bere pishman dhe shpikin gjykata apo demarkacjone…

  22. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: June 12, 2017 at 14:00:44 EDT

    Mendime nga larg :

    SHPARTALLIMI I KOMANDANTEVE !

    – Fitorja e Pirros dhe Festa e Vidovdanit … Humbin keqazi luften e paqes … I mundi vetvetja ! Nuk keni pare gje akoma !

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    Si sot nje jave po kthehesha nga puna bashke me vellain tim Agimin.
    Nga zanati eshte inxhnier arkitekt dhe punon per nje nga kompanite me presigjioze te arkitektures ne Nju Jork.
    Politiken e ka pasion megjithese jo ai, por une kam studjuar per marredhenie nderkombetare dhe kam edhe master ne gazetari. Per 15 vjet kam qene editor per Kosoven ne Agjencine Telegrafike Shqiptare, ATSH.
    – Si e parashikon rezultatin zgjedhjeve ne Kosove? e pyes une
    – Per nje gje jam krejt i sigurte Partia qe do te fitoje me shume vota ne Kosove eshte Vetvendosja, me pergjigjet ai pa u menduar dy here .
    Populli jo vetem i Kosoves, por shqiptaret ne teresi, jane lodhur nga politikanet hajna dhe te korruptuar. Jane lodhur nga sarajet e dugajat, nga salltanetet e pushimet ne Malibu e Dubai, ne Kankun e ne Tajlande… te femijeve te vet, kur femijet e prinderit e deshmoreve, kur invalidet e plagosur ne lufte numerojne qindarka( centet ) per buken e gojes e per ilace, per shkollim e jete normale.
    Komandantet e shkelen amanetin e Adem Jasharajt e Luan e Shkelzen Haradinajt, e Fehmi e Xheve Llladrovcit, Agim Ramadanit e qindra heronjve te Kosoves ne shekuj .
    …Rinia e Kosoves eshte me te dhe kush ka rinine me vete ka te ardhmen. Eshte motori i cdo levizjeje e force politike. Eshte shpirti i popullit…!
    Rezultatet paraprake tregojne se ai pati plotesisht te drejte.
    Partia qe pesoi rritjen me te madhe ne keto zgjedhje ishte pikerisht Vetvendosja. Rreth 120 per qind rritje ne krahasim me zgjedhjet e mepareshme ne Kosove. Nje rritje mbreselenese.
    Nje rritje 40 per qind ne vit !
    Lidhja Demokratike megjithe koalicionin me nje multimilioner te suksesshem pesoi nje renie te dukshme. Pse ? Korrupsioni.
    Ajo qe bie ne sy dhe ne fakt pritej ishte se koalicioni i krahut te UCK-es, komandantet e saj qe cliruan Kosoven me aeroplanet e NATO-s dhe luften e SHBA-se pesoi nje disfate mbreslenese.
    Me shume vota ka fituar vetem PDK-ja e vetme ne zgjedhjet e meparshme se te tri partite PDK-AAK- Nisma te marra se bashku !?
    Me pak fjale Kommandant u shpartalluan. Asesi ata nuk mund te krijojne qeveri pa listen serbe ose me njeren nga dy partite Vetvendosjen ose LDK-ne, cka duket shume e veshtire, gati e pamundur.
    Ata jo vetem u shpartalluan por edhe bene nje gafe politike. Te etur per karrike e te uritur per pushtet me te cilin kane abuzuar ata nxituan te festonin fitoren !
    Cilen fitore !?
    Fitoren e Pirros.
    Imituan vesin me te keq te pushtuesve dhe barbareve serbe qe jane te vetmit qe disfaten e festojne si fitore.
    Feste kryesore kombetare Serbia ka ate te Vidovdanit, diten kur ushtria serbe u shpartallua nga turqit dhe mbretit te tyre Lallazrit iu pre koka . Kjo tragjedi pasoi kater shekuj roberi! Quhet Festa e Vidovdanit.
    Jo vetem u shpartalluan por edhe u tuperuan ne syte e shqiptareve dhe nderkometareve. E sic thote sovrani, nxitimi gabimi !
    Natyrshem lind pyetja pse deshtuan kommandant !?
    Ka nje mije e nje aresye por kryesorja e tyre eshte korrupsioni, zhvatja, gjobvenia domethene raketingu, sic e quajne ne Kosove, rendja pas sarajeve dhe dugajave te veta qe krijoi nje hendek qe u thellua perdite e me shume midis tyre dhe popullit te vet.
    “Korrupsioni eshte nje kancer qe do ta luftoj me te githa forcat e mia” me deklaroi Presidenti i Kosoves Hashim Thaci ketu ne Nju Jork ketu e dhjete vjet me pare.
    – Te lumte, i thashe duke shternguar duart me besa- bese.
    – Vec mos harro se korrupsioni eshte nje armik edhe me i rrezikshem se armiku serb. Ate e keni pare. E keni perjetuar! E keni provuar ne kurriz per dekada.
    Korrupsioni eshte nje armik edhe me i pabese, me i djallezuar. Eshte i padukshem si teja qe nuk e sheh deri kur te ka bere shoshe e te ka grire kostumin, kemishen apo gjithcka qe i del perpara…
    Vertete eshte si teja e si kanceri por eshte me kollaj ta parandalosh qysh tani qe je ne opozite se sa pasi metastazat e tij te kaplojne edhe ty e njerezit e tu, i thashe
    Rezultati i 11 qershorit e vertetoi . E vetmja parti qe nuk ka pase pushtet as ka qene pjese e asnje qeverie ne Kosove me perjashtim te Prishtines, ku fitoi vota me shume se c’kishte ne zgjedhjet paraprake, cka tregon se populli dhe rinia jane te kenaqur me punen e perfaqesusve te saj me Shpend Ahmetin ne krye ! Ndryshe nuk do ta votonin !
    Komadantet fituan luften e luftes me perkrahjen e Uashingtonit dhe aeroplanet e raketat e NATO-s, te komanduar nga SHBA-ja!
    Komandantet humben luften e paqes te brejtur nga teja dhe metastazat e kancerit te korrupsionit te vet. Shperdoruan thirrjen e Uashingtonit per Luften e Paqes !
    Komandantet u shpartalluan… I shpartalloi vetvetja !
    Populli i Kosoves vetem u dha veridiktin. Veridiktin me voten e tij!
    Eshte vetem fillimi i tatepjetes se
    tyre!
    Prisni se nuk keni pare gje akoma!

    1. Ruzhdi says:

      Te lumt Alban Dega ky mendimi esht i shkeqyer.

  23. Lumi says:

    Liria nuk Dhurohet, qenke idiot I madh ti. Kur nuk mer vesh nga keto pune mbylle gojen se qelbe dynjane. Kosova nuk po I del nga qejfi Amerikes dhe Evropes, sic thua ti, por u permbahen parimeve qe ti nuk I di e nuk I kupton. Amerika dhe Evropa te mbrojne kur ke te drejte dhe te godasin kur s’ke te drejte, kushdo qofsh. Kur Milloshevici dhunonte dhe perzinte shqiptaret nga toka e tyre ata shin kunder Milloshevicit e pro shqiptarve. Tani qe politikanet tuaj sillen si hajna ata Jane kunder hajnave ndersa ju qe doni ti mbani ju duken aleatet e kqij. Jeni aq primitiv sa ne kete bote te zhvilluar doni te silleni si anadollak po nuk u pranon kush.

  24. Nardi.L says:

    I sakte I shkelqyer Mero Baze.

  25. Boki says:

    Krimi I organizuar që nga viti 1999 pas hyrjes së forcave të NATOs në Kosovë, është udhëhequr drejtpërsëdrejti nga Drejtuesit e kompanisë Devolli Group, Blerim e Shkëlqim Devolli dhe nga udhëheqësit e Kosovës dhe asaj të Shqipëris.
    Me bashkëpunimin e vet të ngusht këta dy udhëheqësi kriminale kan qenë bartësit kryesor të kontrabandës me narkotik, cigare, armatim, naftë, alkool, kafe etj., që kanë përfituar nga pozitat e tyre të larta në shërbim për ti kryer këto punë të pista

  26. Bala says:

    Klanet kriminale të kompanisë Devolli Group, Blerim e Shkëlqim Devolli sundojnë Kosovën.

    Duke shfrytëzuar vakumin ligjor të krijuar dhe brishtësinë e institucioneve të sapo formuara të UNMIK-ut, tregtarë të ndryshëm, shumica prej tyre me përvojë për kontrabande edhe gjatë regjimit të Milosheviqit, tash të lidhur e të mbështetur nga faktorët kryesor politikë në Kosovë, kanë bërë kontrabandë lloje të ndryshme të mallrave,kryesisht me ato të akcizës. Format e kontrabandës kanë ndryshuar me kohë. Fillimisht individë të ndryshëm kanë shfrytëzuar lidhjet e tyre në doganë dhe kamionë të mbushur me mallra i kanë kaluar pa paguar fare taksa në kufi. Krejt kjo si pasojë e funksionimit të dobët të administratës doganore, e cila ishte shendërruar në servis të kontrabandistëve. Formë tjetë ishte edhe keqpërdorimi I formularëve për ndihma humanitare,ku në emër të ndihmave, biznese të shumta kanë përfituar shuma marrramendëse të parave. Më vonë kontrabandistët zgjodhën falsifikimi I fletëpagesave bankare,ku humbjet e buxhetit ishin jashtëzakonisht të mëdha. Ato para shkuan në xhepat e kontrabandistëve.
    Formë tjetër që vazhdon edhe sot është ulja e vlerës së mallrave, fshehja e sasisë dhe mos deklarimi I cilësisë.
    Krejt këto forma të kontrabandës vazhdojnë të bëhen pasi që nuk ka paru vullnet për ta luftuar këtë dukur, kështu që kontrabandistët në një mënyrë kanë qenë dhe janë imun ndaj ligjit.

    Mst: Para të pista për krijimin e bizneseve legale
    Me qëllim të përligjes së parave të fituara në rrugë jo ligjore një pjesë e madhe e kontrabandistëve kanë hapur biznese legale dhe duke krijuar monopole të fuqishme. Ato kanë krijuar pozitë dominuese pasi që kanë pasur në dispozicion shuma marramendëse të parave të pista. Kjo mund të shihet nga hapja e qendrave të mëdha tregtare, ndërtimet e pafundme, marrja e ekskluziviteteve për artikuj me nam në treg,etj. Krejt këto investime të mëdha janë bërë pa dhënë asnjë llogari për prejardhjen e parave ,pasi që këtë nuk e kërkonin nga institucionet kompetente.

    Mst: Kapitali i kontrabandistëve në sistemin bankar
    Dihet se sistemi bankar paraqet sektorin më të rëndësishëm financiar të shtetit,ku nga funksionimi I tij varet ekzistenca financiare e tij. Në Kosovën e pasluftës sistemi bankar nuk ka ekzistuar praktikisht fare. Duke parë mungesën e tij,një numër I bizneseve që kishin krijuar pasuri nga kontrabanda me mallra, iu përveshën punës për krijimin e bankave private me qëllim të rritjes së profiteve të tyre, shpërlarjes së parave të jashtëligjshme dhe kontrollit të rrjedhave të mëvonshme financiare. Andaj është fakt i pamohueshëm se fondamenti i sistemit privat bankar në Kosovë është krijuar nga kontrabandistët dhe shërben si logjistikë krimit dhe kontrabandës. Nëpërmjet këtij sistemi, këta kontrabandistë do të marrin pjesë aktive në privatizimin e pronës shoqërore.
    Se kontrabandistët në aktivitetet e tyre të jashtë ligjshme kanë pasur mbështetje nga aktorët kryesor politikë në Kosovë, më së miri vjen në pah me zgjedhjen e formës së privatizimit të pronës shoqërore. Forma e spin-offit më së shumti iu ka konvenuar njerëzve të krimit, pasi që ata kishin shumë para të pashfrytëzuara. Prona i shitej atij që ofron më shumë, duke mos marrë parasysh aspektet ekonomike të atij biznesi dhe duke mos e kushtëzuar me zhvillimin e tij. Sot jemi dëshmitar se qendrat më të mëdha tregtare janë ngritur në pronat e privatizuara. Pra nëpërmjet privatizimit parat e pista legalizohen dhe në të njëjtën kohë kontrabandistët rrisin fuqinë e tyre duke krijuar monopole në shumë fusha .Mbështetja më e madhe për njerëzit e krimit ka ardhur nga sistemi bankar qoftë në shpëlarjen e parave apo edhe në financimin e aktiviteteve të mëvonshme. Kjo ka ndodhur, pasi që në themel aksionar të vërtetë të bankave ishin njerëzit kryesor të kontrabandës.

    Mst: Futja e kontrabandistëve në politikë
    Duke pasur lidhje të vazhdueshme me politikën kosovare, kontrabandistët tash të veshur me petkun e biznesmenëve serioz, nëpërmjet financimit të partive politike, kanë krijuar ndikime të rëndësishme në politikat e tyre. Disa nga këta i kanë hyrë edhe rrugës për t’u marrë me politikë ,siq është rasti me zgjedhjet e fundit , ku disa deputetë vijnë nga bota e biznesit. Dihet se qëllimi final i tyre është krijimi I imunitetit politik që i mundëson shmangie nga dhënia e llogarisë për punët e tyre të pista. Sot jemi dëshmitar se në Kuvendin e Kosovës ka bukur shumë deputetë milionerë, kurse para disa viteve nuk kishin asnjë cent. Gjithashtu këta njerëz tentojnë të krijojnë politika shtetërore nëpërmjet të cilave do të ruanin monopolet e tyre dhe status quon politike, e cila më së miri iu përshtatet atyre

    Autori është ish doganjer

  27. BRSS says:

    JEMI NJE POPULL QE STE HYN NE PUNE PER ASGJE ,VETEM DIME TE VJEDHIM TE SHAJME TE SERVILOSEMI PA KULTURE PA DIJE NJE POPULL QE SHKEL LIGJET DHE THON QE QEVERISEMI NGA HAJDUTE NE POPULLI JEMI ME TE POSHTER SE ATA QE KEMI ZGJEDHUR PER TE QEVERISUR POPULL I SHPERFYTURUAR

    1. besar says:

      bravo Mero shume sakte dhe i qarte ne shkrim.korrupsioni ska per tu pastruar ndonjehere nga gjaku i shqiptareve.

  28. zi says:

    Kadale, ngandale merini gjerat shtruar
    qe tju vere puna mbare,
    me inate e me interes puna duket
    ne menjgjes.
    Tashme djelli ka kaluar, eresira mbulon dhene
    do te vijne mengjes i shquar dhe te na tregoje
    udhene.
    Udhene te pa fundeme, pa sinore dhe pa ane
    sic ne mendje enderuar,
    panvarsisht pa fjetur kane.
    Dhe me friken e tundimit per ate
    qe nuk kuptuam do te vdesim fatkeqesisht
    pa lene amanetin e kerkuar.

  29. adrian pushka says:

    pse more ja futni kot me keto komente mor shkerdhata muti si psh.sunit ,turk apo koqevar ne te gjith jemi shqiptar ore pisa e sa per komentuesin qe tha se ne diaspor kosovaret nuk ta varin fare eshte genjeshter e madhe sa krejt rusia dhe feja e tij greke ortodokse qe eshte si feja e serbit e ju lus te mos beni ndarje mes shqiptarve se nje popull jemi dhe nje kemi qene per sa koh qe ekziston njerzimi.Kombi eshte komb e feja eshte mendim apo nje lloj besimi qe nuk qon shum peshe.

  30. ardi skuta says:

    mos ber ndasi dhe perqarje ne mes te shqiptarve se ne nje komb jemi e ty ta qifshin nanen e motren sunitet mor grek ortodoks se fe e serbit qenke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje