Kandidati Fino, ai që i jep finesë garës dhe lë pa gjumë Presidentin Duka!

14 Janar 2018, 09:20Sport TEMA

Nga Altin Ketro

 Zgjedhjet e shpallura për President të FSHF-së, kanë ngjallur, si asnjëherë tjetër, një interesim të madh në mbarë opinionin publik sportdashës. Kjo, jo për faktin se Presidenti aktual Duka rikandidon për një mandat të pestë, por se në garën për president është shfaqur edhe një kandidaturë tjetër, ajo e politikanit Bashkim Fino.

Nëse ka diçka të bukur në një konkurrim, ajo është gara midis dy ose më shumë pjesëmarrësve. Gara me vetveten nuk konsiderohet garë. Prandaj pranimi i kandidatit Fino për t’u bërë pjesë e garës e zbukuron këtë proces zgjedhor, e bën atë interesant, të paparashikueshëm dhe i jep më shumë peshë legjitimiteti.

Çudia e madhe që po shohim këto ditë është se pas shpalljes së kandidaturës prej zotit Fino, ka shpërthyer një valë histerike nga mbështetësit e Presidentit në detyrë, Duka, duke krijuar një klimë trysnie për ta kompleksuar kandidatin Fino me faktin se ai vjen nga radhët e politikës, ndërkohë që precedentët në këtë rast nuk mungojnë edhe në Evropë. Disa arrijnë deri aty sa t’i vënë në dukje edhe konstruktin fizik. Me të drejtë zoti Fino tha se ai është dikush, sepse ka qeverisur dikur një bashki duke qenë njëkohësisht edhe president klubi, ka qeverisur Shqipërinë në vitin e saj më të vështirë, ka një bagazh të madh në procesin juridik të politik-bërjes si anëtar shumëvjeçar i Komisionit të Ligjeve, është sportdashës i njohur që ashtu si Presidenti Duka edhe ai i ndjek ndeshjet nga shkallët e stadiumit. Pra, e ka bagazhin e njohurive dhe eksperiencës për ta qeverisur edhe FSHF-në.

Ndërkohë që kandidati Fino tregohet i hapur dhe kërkon që në garë të marrin pjesë edhe personalitete të tjera, sërish histeria akuzon Finon se përse kandidon ai e përse nuk kandidojnë njerëz nga fusha e sportit. Dikush që nuk i ka ndjekur zhvillimet e kësaj kohe, kur dëgjon grupin histerik, mendon se kandidati Fino duhet të jetë fajtori që askush tjetër nuk e rivalizon Presidentin Duka. Realiteti tregon krejt të kundërtën; atë që është pikërisht zoti Fino ai që qysh në daljen e parë publike në RTSH u bëri ftesë edhe të tjerëve të jenë pjesë e garës, gjë që nuk po e shohim nga Presidenti Duka.

Në rast se zoti Fino nuk do të dilte kandidat, do ishim sërish përpara të njëjtës situatë si të 4 viteve më parë ku Presidenti Duka u zgjodh si kandidaturë e vetme pa rivalë. Dhe kjo vjen për faktin se kur ke 12 apo 16 vjen në drejtim, ke pasur mundësinë që të krijosh gjithë infrastrukturën mbështetëse, brenda e jashtë Federatës, e cila nuk lejon që dikush tjetër të të dalë si sfidues. Sepse, po e mori atë rrugë, e di që jo vetëm që nuk fiton dot, por më pas do përballet me mbyllje dyersh kur do t’i duhet që të ketë akses nga fondet që jep FSHF-ja.

Në rastin e zotit Fino, Presidenti Duka nuk ka se çfarë t’i presë. Ai vjen nga një botë tjetër që nuk ka lidhje varësie e interesash me atë që përfaqëson Presidenti Duka. Pra, duke mos qenë sportist që do i duhet pastaj që të ketë akses në terrene sportive, licencime, trajnime e të tjera gjëra ndërvarësie me të cilat federata të ka në dorë, natyrisht që e bën Finon kandidat tërësisht të pavarur dhe shumë të fuqishëm në garë.

Vetë fakti që federata ka aktivizuar gjithë grupet e zjarrit, bile edhe disa që deri dje i konsideronte “armiq”, tregon se kandidatura e Finos e ka tronditur qeverinë e futbollit. Ashtu siç zoti Duka përfaqëson shumë interesa në klube e shoqata, edhe zoti Fino ka njohjet e tij me shumë prej anëtarëve të Asamblesë zgjedhore. Kjo i shkakton traumë Presidentit Duka, ndonëse ai është për t’u përgëzuar për qetësinë olimpike me të cilën po e përmban nervozizmin. Por, ajo që e tradhton është grupi i zjarrin që ka aktivizuar dhe kjo është shenjë e mirë që ai nuk ndihet rehat.

Natyrisht që ai mban shpresë të madhe tek 16 vota plus me të cilat ai futet në garë, që sipas Statutit i garantohen nga po kaq shoqata fantazmë që ai i ka krijuar. Natyrisht, kryetarët e këtyre të ashtuquajtur shoqata janë njerëz të njohur të botës së sportit, por shoqatë me të drejtë vote nuk mund të konsiderohet një grup njerëzish që bëhen bashkë një ditë të bukur dhe thonë se kemi krijua një shoqatë. Shoqata në vetvete është një entitet juridik, i njohur nga institucionet shtetërore, siç janë tatimet, ku më parë të jenë regjistruar në gjykatë. Në rast se nuk veprojnë në këtë mënyrë, atëherë asambleja e FSHF-së mund të përbëhet jo më nga 66 anëtarë, por nga 660 të tillë. Natyrisht që po, sepse në të tilla kushte edhe tri mësues të edukimit fizik në çdo shkollë, që më së shumti u japin të luajnë futboll djemve në orën e fizkulturës, mund të deklarojnë në FSHF së janë shoqatë sportive me anëtarë prindërit e nxënësve dhe kësisoj të bëhen pjesë e asamblesë zgjedhore në FSHF!!!

Kjo është situatë groteske e paligjshmërie që ka pjellë Presidenti Duka, nuk mund t’u jepte shansin asnjë rivali 4 vjet më parë dhe as sot të futej në garë. Është kjo situatë që zgjedhja me vetëm një kandidaturë 4 vjet më parë bëri që të mos vihej re shkelja që është bërë me njohjen e shoqatave fantazmë. Prandaj kandidimi i zotit Fino është për t’u përgëzuar, qoftë edhe për vetë faktin se po e shkund federatën dhe Presidentin e saj nga ideja e vegjetimit se fitoren e kemi në xhep.

Natyrisht që Presidenti Duka ka meritat e tij në evoluimin e futbollit shqiptar, kryesisht atij të Kombëtares, suksese që në fund të fundit do të korreshin kur drejton për një kohë kaq të gjatë. Aq të gjatë sa që brezi i fëmijëve të emigrantëve kosovarë kryesisht në Zvicër dhe shqiptarëve kudo në Evropë, arriti të dalë në pah falë talentit dhe kushteve që iu ofruan në shtetet ku nisën karrierën sportive dhe që më pas këtë talent e dhanë për Kombëtaren me të cilën mburret me të drejtë Presidenti Duka. Po përpos sukseseve, shumë faktorëve negativë e kanë shoqëruar presidencën e tij, të cilat kanë çuar deri në zbrazjen e stadiumeve prej tifozëve nga humbja e besimit se po zhvillohet një garë e ndershme sportive.

Si përfundim, dua t’i bëj thirrje Presidentit Duka, që t’i qetësojë grupet e zjarrit nga sulmet histerike kundër kandidatit Fino dhe të dy së bashku të ballafaqohen me platforma për të shkuarën, të sotmen dhe të nesërmen e futbollit shqiptar. Për Presidentin Duka kam një këshillë: fitoret me vetëm një kandidaturë janë si fitoret që arrihen në tavolinë kur kundërshtari nuk të paraqitet në ndeshje. Fito ose humb me dinjitet në fushën e garës; mos tento nëpërmjet të tjerëve që me sulme intimiduese ta fitosh ndeshjen në tavolinë, siç bëre 4 vjet më parë.

9 komente në “Kandidati Fino, ai që i jep finesë garës dhe lë pa gjumë Presidentin Duka!”

  1. Ben says:

    Fino i jep fines gares?Ha ha, sa kum qesh.Fino e ndriti ne politike,e rregulloj Shqiperine,tani xhuxhi do me rregullu futbollin.Edhe ky balle kazoni i politikes,stil i vjeter.

  2. Red or Dead says:

    Kushdo qe do jete ne vend te Dukes ,do te jete disa here me mire se ky katundar Shijaku dallkauk dhe injorant.Po me te peshtirosur dhe legena eshte shpura qe e shoqeron kete fare beu futbolli…..Lir Shulku ,Alban Bushi ,Lut Qesharak Nuri ,Take Tuken ,Safet Gici apo Gjici e ca vemje te tjera.Ka 16 vjet qe ky palaco qe mban syze per tu dukur intelektual e ka bere FSHF prone private mbushur me katundare Shijaku.Eshte po ky palaco qe ka 16 vjet qe lufton Partizonin ,sikur Divizioni i I i ka dashuruar ci permban pragu.Po ky palaco len nam duke u bere avokat i Korces perball UEFA s dhe duke fshehur ceshtjen muaj me rradhe.
    Por nuk po lutem te iki ky karagjoz e te vendoset nje tjeter karagjoz ne krye te FSHF.Po te jete se Fino do perkrahi vetem nje ekip ne kurriz te te tjereve ,me mire mos te behet kryetar i FSHF.
    Mjaft me palaco e dallkauker ne futboll .Ne si tifoza duam te luhet futboll sa me paster mundet e te fitoje me i miri.

  3. pro says:

    ..i ke dhene ngjyra lufte shkrimit ..ke dhene ultimatume..gabim..rishikoje edhe nje here shkrimin..!
    ..s’ja vlen!!

  4. visconti says:

    VETTINGU : DUKA DEKLAROI VETE NE TV SE KA QENE NE GREQI SI “GJITHE” SHQIPTARET ME EMER FALLSO. KJO ESHTE E PALIGJQSHME DHE FINO DUHET TA GERMOJE KETE ARGUMENT SE NUK DREJTOHET FA ME FALLSIFIKATORE TE PAFYTYRE QE MUNDOHEN TE “NORMALIZOJNE” MASHTRIMIN DHE TE PERLYEJE FAKTET ME NDERGJEGJEN E NJEREZVE TE VUAJTUR TE EMIGRACIONIT. NQS PERDORE EMER FALLCO VAZHDO ME LIMITET QE TE LEJON KJO SHKELJE DHE MOS PRETENDO TE MBASH POSTE KYCE ME INTEGRITET TE PERLYER.

  5. h says:

    Si zgjidhen kryetarët në shqipëri,kush peshon më shumë ?

  6. BUJARI JU DEGJON says:

    Duka nuk duhet te iki,ai duhet te qerohet!!!….
    Poshtersite e tij ne futbollin shqiptar nuk kane fund!…

  7. Toni says:

    Ahahahahaha…Finua….i ka dhene fines…

  8. Shoku " Shpati " says:

    Ore gazetar , e kupton cilesimin ” finesë ” ! Duhet perdorur me shume kujdes kjo fjale .

  9. syri blu says:

    Propozoni dhe vendosni nje futbollist te vjeter , kaq e kaq ka ,qe i kane dhene sportit shqiptar , mundohem te kuptoj se clidhje ka Finua me futbollin ?? Me kujtohet ajo shprehja ” Ngateron dollarin me karin ” . Thjesht Finua eshte pjese e korupsionit , i tille eshte dhe Duka , ai cdha , dha . Kaq e kish , cdo gje ka nje fillim dhe nje mbarim . A e mendoni se cmund te thone UEFA dhe FIFA kur te shkoj Finua neper samite ?? Si dordoles , i fryre si spec i mbushur , po gjeni nje te prokopise , e thame ka shume veterane qe mund ti japin futbollit shqiptar shume . Dhe jo me batakcinje dhe mafioze . Nuk shikoni se kush udheheq federatat me te sukseshme ne Gjermani Itali Angli e gjetke ?? Futbolliste veterane , dhe jo sufllaqe dhe hajdute me cizme . Zgjohuni o njerez , cdo teme dhe pune , ca Finora dhe Dukra do na zgjidhin ?? Hapini syte , dhe coini ne koshin e plerave …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje