FOTOT: Rama i quan “korba të zinj”, Basha me deputetët e PD zaptojnë foltoren dhe pastaj lënë sallën

Eshtë shoqëruan me debate të shumta seanca e sotme Parlametare mes Mazhorancës dhe Opozitës për skemën e re të qeverisë lidhur me ndihmën ekonomike.

Ndërkohë që kryeministri Rama fliste për këtë skemë të re të qeverisë iu drejtua deputetëve të PD dhe LSI duke ju thëne se: “Jeni si zogjtë e korbave qe fluturoni në gropat që keni hapur vetë”.

Fill pas kësaj deklarate Basha u ngrit dhe u drejtua për tek foltorja e kuvendit.

Është dashur ndërhyrja e gardës së republikës që Basha të largohet.

Më pas në momentin që Rama vijonte diskutimin e tij opozita është larguar nga salla.

Replika e plotë e kryeministrit Edi Rama: 

Si fillim, vendimin e qeverisë së mëparshme të vitit 2012, me gjithë sistemin e pikëzimit jo transparent, sipas jush, të miratuar në vendimin tuaj të qeverisë.

Nga ky sistem pikëzimi i miratuar prej qeverisë së Sali Ramë Berishës, ne kemi hequr televizorin me ngjyra, frigoriferin dhe bolierin. Këto të treja i kishit ju në sistemin e pikëzimit të miratuar me vendim qeverie. Me atë vendim qeverie është kaluar në proces pas ratifikimit të marrëveshjes me Bankën Botërore, për reformën e ndihmës ekonomike.

Si të gjitha reformat që tentuat, por nuk i bëtë kurrë, kjo është një reformë që filloi në qershor të 2014-ës, duke u pilotuar në 3 qarqe: Elbasan, Tiranë dhe Durrës, ku, nga procesi i pilotimit dhe zbatimi i kësaj skeme, rezultuan, as më shumë e as me pak, por 19700 deklarime të rreme dmth subjekte abuzive që merrnin ndihmën ekonomike nga ju dhe që nuk meritonin ta kishin.

Më pas, çfarë po bëhet?

Kanë kaluar 2 vjet nga procesi i pilotimit dhe jemi në fazën e shtrirjes së të njëjtës skemë në të gjithë Shqipërinë.

Nëse ju doni të protestoni për Fluturimin, – quhet kështu, – nga Përrenjasi që deri në dhjetor 2017 përfitonte ndihmën ekonominë dhe është pronar i një vile, vazhdoni protestoni!

Nëse doni të vazhdoni të protestoni për Gëzimin nga Kamza, i cili është pronar i kësaj vile dhe zotëron 2 autovetura, vazhdoni protestoni!

Nëse doni të protestoni për Josifin nga Fieri që ka në pronësi 3 makina të modeleve të fundit, – këtu janë të dhënat e makinave, – vazhdoni protestoni!

Nëse do të protestoni dhe për Dragushin nga Korça që merrte 1 milion lekë në muaj pagë dhe nga ana tjetër vraponte për të marrë ndihmën ekonomike, vazhdoni protestoni.

Këto nuk janë 4 raste, këto janë mijëra raste.

Nga ana tjetër, më duhet t’ju them që ka një fond të posaçëm për të cilin e ftoj kryetarin e Partisë Demokratike, që në bashkëpunim me Xhelal Mziun, t’i akomodojë brenda skemës së ndihmës ekonomike ata të cilëve nuk shkon t’iu qajë hallin, por shkon t’ua marrë vuajtjen dhe t’ua nxjerrë në televizion për interesat e tij, sepse janë 6% e fondit që i kanë bashkitë dhe me këto 6% mund të adresojnë bashkitë vetë të gjithë ato raste.

Ndërkohë që, e vetmja bashki që deri më sot ka bërë ekzaktësisht këtë veprim është Bashkia Vlorë, ku janë konstatuar 700 deklarime të rreme dhe ku, duke shfrytëzuar fondin e vënë në dispozicion, i cili nga 3% ka shkuar në 6%, janë riintegruar 85 familje të gjykuara nga bashkia si subjekte të ndihmës ekonomike.

Tritan, ne nuk krahasohemi me kohën e Zogut, ne thjesht jemi këtu përballë zogjve të kohës, që jeni ju dhe fluturoni si korbat mbi çdo gropë që hapët, duke kërkuar llogari prej nesh.

Vazhdoni fluturoni, por ta mësojnë njerëzit se, ju jepnit 38 milionë dollarë për ndihmën ekonomike. Ne japim 48 milionë dollarë.

Subvencioni juaj për energjinë, për ujin, për librat e për kështu me radhë, ishte minimal.

Ju e kishit nivelin e ndihmës ekonomike mesatarisht 29 mijë lekë. Ndërkohë që mesatarja jonë është 50 mijë lekë.

Ju keni arritur t’iu jepni ndihmë ekonomike familjeve 6 mijë lekë të vjetra dhe e konsideronit ndihmë ekonomike.

Ndërkohë që na u mërzitët, pasi vini këtu, nuk lini fjalë të fjalorit të ulët të gjithës shqipe pa përdorur, u shqetësuat se ju thashë zogjtë e korbave.

Jeni zogjtë e korbave që fluturoni mbi çdo gropë që e keni hapur vetë, mbi çdo plagë që e keni hapur vetë, mbi çdo problem që e keni lënë vetë pa zgjidhur dhe tani bashkohuni mbi qiellin e SHQUP-it dhe bëjini thirrje Dragushit, Fluturimit, Josifit dhe të gjithë atyre të cilët humbën të drejtën për të fituar në kurriz të të varfërve ato çka nuk iu takonin.

Nga ana tjetër, për ta mbyllur, ka një të dhënë shumë të rëndësishme në të gjithë këtë proces: 70% e aplikantëve të përjashtuar nga kjo skemë janë në moshën 24-45 vjeç, plotësisht të aftë për punë.

Nga ana tjetër, ka një ligj i cili e detyron Shërbimin Kombëtar të Punësimit që gjithkujt që është i aftë për punë t’i ofrojë një punë.

Deri tani, vetëm në pak ditë gjullurdi që është bërë, 1211 njerëz kanë shkuar në dyert e zyrave të punës. Ka të regjistruar mes tyre si punëkërkues. Ka nga ata që refuzojnë të regjistrohen si punëkërkues.

E pra, kush është i aftë për punë dhe kujt i ofrohet një punë dhe refuzon ta marrë atë punë, nuk meriton asnjë cent nga kontributet e përbashkëta të shqiptarëve prej ku del edhe ky fond solidariteti.

Së fundi, mezi e pres mocionin për debat.

Unë isha gati që sot, por, siç e patë, këta nuk ishin gati.

Këta duan të bëjnë një fluturim nëpër Shqipëri si tufë zogjsh për t’ ulur mbi çatinë e çdokujt ku mund të nxjerrin ndonjë fotografi, apo ndonjë video dhe të pozojnë me varfërinë, si përfaqësuesit e të varfërve.

Ndërkohë që ne do vazhdojmë të reformojmë Shqipërinë, do vazhdojmë të bëjmë shtet dhe do vazhdojmë të ndajmë qartë të gjithë ata që duan të punojnë nga ata që duan të vegjetojnë.

Kush do të vegjetojë nuk ka për të marrë asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit.

(TemA)

 


8 komente në “FOTOT: Rama i quan “korba të zinj”, Basha me deputetët e PD zaptojnë foltoren dhe pastaj lënë sallën”

  1. MARINZË-PATOZ says:

    O LULUZIM, ORE LULUZIM!?
    PUNA JOTE, AFERIM.
    GAMOR TI,
    GAMOR , KUSH T’VUNI ,??
    SOT A NESËR, VALON DRUNI!???

    1. Vertetingu nuk prek Peshkacent says:

      Gamor njoni gamor tjetri, kush a ma korb i zi a pytja, kur dihet qe te dy jane tradhetare dhe horra politikane qe po mbajne peng Shqiperine. Prandaj, ato plehra qe bajne dallim jane ma korb se keta dy mafjoze. Aty mungon dhe Likja, se mos i ngelet merak ndokujt.

  2. Leo says:

    Shkelqyshem. Antikorrupsioni duhet te perfshije te gjitha hallkat ku shperndahen parat e fondit shteteror. Nje rast i ndodhur ne prani time: isha per ca dite ne mje fshat te Lumit te Vlores. Kur po bisedonim rreth filxhanit tha: “Me shperblimin e pjesemarrjes ne lufte, e kam siguruar barin e tsgnine suplementare per lopen”.
    Une: C’ thua keshtu ti sapo mu prezantove me pashaporte me datelindje 1935?. Heshtje. Te nesermen, perseri rreth filxhanit, me te tjere te pranishem, shpreha habine. U pergjigj njeri: “I vume ne ne list per ti mdihmuar, sikur kane marre pjese ne lufte si koriere”.

  3. lori2 says:

    Sa e sa raste dihen per abuzimet e dhenies se ndihmes ekonomike ne prag zgjedhjesh. Aq te verteta jane shembujt sa i shohim edhe vete ne perdsite. Shikoni foton e Bashes me ate gruan qe futet ne oborrin e viles duke ia hedhur doren ne sup e duke ia qare hallin se duhej ta kishte dy kateshe vilen dhe jo nje kateshe e me oborr, me peme, etj., etj.

  4. artan says:

    Kush e vuri re, i dyti mbas Bashes drejt podiumit vrapoi transexuali Salianji. O kasolle ku na mblodhe.

  5. faro says:

    Pse shfryn inate me korba?! Europa sikur ka vene kusht edhe zbutjen e agresivitetit midis parive. Te pakten ky, te tregoje toleranse

  6. Bushi says:

    Respekt zoti Rama! Je nje kryeminister,qe populli ka shpresa tek ty se shqiperia do behet me e mire.Fjalimi sot ne parlament eshte brilant.Ndihme ekonomike duhet te marin te varferit qe nuk kane asnje te ardhur,dhe jo ata qe kene makina e vila.Keta njerez qe marin ndihme ekonomike dhe qe jane jo te varfer,kerkojne qe ta mjelin apo ta rjepin shtetin.Ne qe paguajme taksa,nuk i japim te marin ata qe nuk e meritojne.Ju zoti kryeminister,jini zot i ketij vendi,se u ka zgjedhur populli,dhe mos DEGJO KENGEN E KUKUVAJKAVE QE KENDON BERISHA DHE PEDERASTI BASHA.Njerzit qe ngrihen kundra jush,kuptohet se jane te shtyjtur nga maskarenjet e opozites qe kerkojne destabilitet.

  7. Devolliu says:

    Zaaret e Saliut jane specializuar per te lehur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *