Përse u çart mendsh Sali Berisha?

27 Shkurt 2018, 10:36Politika TEMA

Bedri Islami

Mbrëmë, në një emision të gazetares Eni Vasili, ndodhi një e papritur e paralajmëruar.

Në panelin e saj gazetarja e njohur kishte ftuar, mes të tjerëve, edhe gazetarin Artan Hoxha. Gazetar investigativ, i cili, sikur asgjë tjetër të mos kishte bërë, do të ishte e mjaftueshme dëshmia e tij televizive për 21 janarin, filmimi live i vrasjeve të ndodhura kur gjithçka po thyhej e njerëzit po iknin dhe hedhjen poshtë të pohimit të rremë e të fabrikuar të Berishës se vrasjet kishin ndodhur nga brenda demonstruesve, për të mbetur në gazetarinë shqiptare.

Kronika e 21 janarit e Artan Hoxhës, në mbrëmjen e vonë, kur po ngjizej mashtrimi dhe vrasësi po vishte dorëzat e bardha të pafajësisë, është një ndër ngjarjet më të spikatura, por i krijoi atij edhe hasmin e madh, Sali Berishën.

Berisha nuk ia ka harruar kurrë këtë Artan Hoxhës, por si duket edhe ky i fundit nuk ia harron Berishës vrasjet e shumta të ndodhura dhe që lidhen me emrin e tij.

Një përplasje që ndodh rrallë: gazetari investigativ, që sjell dëshmi me zë dhe figurë dhe, nga ana tjetër, pushtetari, i cili, pasi ka kapur dikur të gjithë shtetin, pra edhe mediat, mendon ende se kjo kapje duhet të vazhdojë deri në mbylljen e syve të tij.

Çartja e Berishës ka tri arsye themelore:

S pari, do ë nënshkruhen disa marrëveshje të reja me shtetin grek. Njëra prej tyre është edhe ajo e Marrëveshjes për Detin.

Nuk ka histori më fatkeqe dhe fatkobe se sa kjo. E nënshkruar gjatë qeverisjes Berisha, nga ministri i tij i punëve të jashtme, Basha, e hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese, ajo në vetvete është një fillesë e tradhtisë kombëtare, e shfaqur në dhurimin, për shkaqe politike e ndoshta jo vetëm politike, të një sipërfaqeje të madhe të hapësirës detare shqiptare.

Marrëveshja e re , që është në horizont dhe që nuk ka fajet e Marrëveshjes Berisha, do të nxjerrë edhe më tej përgjegjësitë e pashembullta që u bënë nga vetë ai.

Në pamundësi për të mbrojtur atë që ka ndodhur, Berisha dhe një grup i njerëzve pranë tij , po bëjnë gjithçka është e mundur që, ose kjo marrëveshje të mos bëhet, të cilën edhe para dy muajve e ka mbrojtur egërsisht, ose të shtyhet nëpër dyer gjykatash, sikur të ishte gjithçka malli i tij.

Sa më shumë që afron koha e Marrëveshjes së re, aq më shumë do të çartet ai. Kështu që, ajo që ndodhi mbrëmje nuk është e para plasaritje e thellë mendore e një njeriu që nuk e duron dot shkundjen e pushtetit të tij, por nuk do të jetë as e fundit.

Së dyti, në emision, në studio, “hasmi” i tij gazetar sapo bëri një deklarim të hapur dhe të nevojshëm. Ai tha se , nëse Berisha akuzon dikë për spiun të një shërbimi të huaj, duhet ta dokumentojë dhe se, si do të ishte normale, prokuroria e shtetit duhet të hetojë këtë deklaratë. Sepse janë dy prononcime të ndryshme dhe nuk shkon përjetësisht kështu: hidh akuza dhe fshihu.

Kohët e fundit emri i prokurorisë po fillon e bëhet i zakonshëm në familjen Berisha. Çka më parë ishte një temë tabu dhe ku askush nuk ka guxuar të trokasë.

Ka njerëz që e ndjejnë se kur po u rrëshqet gjithçka. Berisha është njëri prej tyre. Ai po bën çka është e mundur që emri i tij dhe i familjes së tij të mos lidhet me emrin e prokurorisë, ku shumë nga njerëzit e dërguar nga ai tani nuk kanë më forcën e duhur. Ose, më saktë, kanë frikë.

Çfarë do të ndodhë në të ardhmen jo të largët.

Në Kosovë, partia më e fuqishme opozitare, VV, po përgatitet të dërgojë në gjyq presidentin aktual, Thaçi, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Demarkacionit, pavarësisht se ajo mund të miratohet nga shumica parlamentare.

Llalla e mbylli denoncimin shtetëror për marrëveshjen e Detit të Berishës dhe të bashës.

Tani Llalla nuk është më. Ai është në hall për fatin e tij.

Po sikur zonja Marku ta hapë këtë çështje?

Së treti, në Shqipërinë postkomuniste nuk ka ndodhur asnjëherë që një burrë shteti të jetë kaq skajmërisht gojaç i pandreqshëm.

Që në ditën e parë të futjes në politikë, ai i dha gojës si askush, duke u marrë me gra, nëna, motra, dashnore, duke futur veshin brenda familjes, duke i dhënë gojës, duke përfolur, sajuar, ngritur teori seksiste dhe konspiracioni. Zoti e faltë!, do të thoshin besimtarët e devotshëm.

Ai e ndjen tani se gjuha e tij po bëhet e pabesueshme. Në media e duan për disa like më shumë, jo për idetë; gazetarë të shumtë e dinë tashmë se çfarë qëndron pas luhatjeve të tij psiqike,në vetë partinë e tij, në se do hiqej frika, do a kishin mbyllur derën.

Veten ai mund ta mbajë vetëm duke treguar forcë, agresivitet, dhunë dhe çoroditje.

Dhe, kur një gazetar i tregon se çfarë qëndron pas tij, dhe ia tregon me zë dhe figurë, e ndjen se toka po rrëshqet më shpejt se zakonisht dhe për të mbajtur i duhet të harbohet edhe një herë politikisht. Duke u çartur mendërisht!

20 komente në “Përse u çart mendsh Sali Berisha?”

  1. spartak says:

    Ha , ha , ha, ha ha .
    DUKE U ÇARTUR MENDERISHT .
    Mos e luaj mo se e prish .

  2. O says:

    Berisha mund të jetoj dhe 30 vite por fut çunin e tijë në gjak. Shteti të arrestojë Artan Hoxhën

  3. Aldak says:

    U ÇMENDE PLAKU ,U ÇMENDE!
    STË MBAJNË NERVAT!
    VAFSH NË DJALL,SE HAK E KE! ??

  4. PA EMER says:

    cdo te thote kjo “u cart mendsh..”?! kujt gjuhe i perket ?! .. nuk kam hallin e Berishes , por dua te mesoj kete fjale ..!.. Eshte me kuptimin “ckalloj, u cakordua ..?! Mos kishte mendje te arte dhe u cartesua..?!

    1. shqip says:

      o injorant. Po hape nje fjalor te gjuhes shqipe dhe do ta gjesh shume mire aty fjalen i/e çartur si dhe kuptimin bashke me sinonimet. Rrenjen, temen, prapashtesat, mbaresat, fjalet e tjera qe rrjedhin prej saj, etj. etj. E mos e shpreh kaq hapur mosnjohjen tende se eshte gjynah.
      Po ti ke je i çartur per vete prandaj shkruan perçart

    2. ehhh says:

      Po fjalen per-cart e di ? ? ?

  5. ne shqiperi e kosove munde te shpifin,a ne evrope akuzon dikend dhe duhet provat konkrete menjeher,apo shpifshi ne celi.
    flas per disa komentues,te edi ,saimir korrektave.
    vrasjet duhet zbuluar,por kapas vrasje per trafike private drioge ne mes rivale bandave qe jane vrar mes vedi,a akuzojn partit politike e salihun.
    po ne ato vrasje a nuk ka pas edhe banda te fatos nanos,ilir metes,gramoz rucit,etj qe kane vrar ne emer te pd e salihut.
    pra jujdes ne akuza se shpifsat denohen per shpije te paguara nga qarqe x)
    disa jane vrar edhe per probleme te tyre private,e toka,mexha,e kullosa,dhe ja u vejne etiketen si vrasje nga partia pd ,apo ps,apo dikush.

    1. kuc says:

      Ti je “juristi” i bythes!
      PeDe-ja qe ne krijim ishte nje bande funderrinash,banditesh dhe vrasesish me ne kryyyyy Salihale Derrishen!

  6. çeço Selimi says:

    Cdo politikan qe kritikon Berishen , eshte ” bandit ,” ” kriminel ” !
    Cdo gazetar qe kritikon Berishen , ” eshte i lidhur ” me krimin ”
    Berisha i ka shkaktuar aq shume deme ketij vendi sa qe nuk ka lume e det qe t’i laje ato !
    Berisha: hajdut ,vrases, hipokrit ,, ( me te gjitha te keqijat ) e nje njeriu qe i ka kaluar caqet e te qenit njeri !!!!!

  7. XHIM XHIBOKSI says:

    Mire e ke o Bedri por nuk paska asnje burr ta kishte futur brenda jane çuar e mire bejne per Sajmirin po kjo PS ku i ka keta politikanet e vete per te kthyer pergjigje ketij krimineli ,sharlatani qe na ka njollosur Shqiperine,pra atij do numeruar çdo dite krimet qe ka bere qe nga vrasjet e 97 e ngritjen e avioneve ne ajer per te bombarduar Jugun e vendit tek 21 Janari e me radhe e me radhe. Ai duhet te kishte ikur nga vendi se mbase do te ishte nje arsye me teper qe populli te mos i shikonte atj as nam e as nishan se ai ka rritur plote kelysh te tjere dhe i ndersen gjithmon kunder te tjereve e eshte veshtire qe te shkulet kjo e keqe qe ai ka mbjelle dhe e mbane ne kembe.

  8. Albani says:

    O cop mishi me pseudonimin “0”kur ti nuk di me minimalen se shteti eshte nje nocion tjeter me ate qe ti mendon se te fut ne burg.
    Dua te them pse more antishqiptar duhet te burgoset Artan Hoxha ne se ai thote nje te vertete.Keto qe thote z. Hoxha duhet qe institucioni i drejtesie ti marre serozishte dhe ti analizoje se jane apo nuk jane te verteta.Se jo atehere mund te thashe ti edhe une ore idjot qe ky duhet te futet ne burg,Se Po jane te verteta atehere tjeteri duhet te futet ne burg se e meriton. Mendohuni njerez para se te shkruani se jo per gje por thartoni enen tuaj dhe te familjes nga rridhni.

  9. tajarja says:

    E pate kolonelin e detit ngawashingtoni tek real story te palles si fluturonte nga gezimi qe po shitet deti.
    Burre palaco

  10. Shkelcim Miri says:

    Sali Kafsha , shpellar , vrases, kriminel , tradhetar, spiun, legen , ordiner, maskara, hajdut , i pa skrupullt, mjeran, hipokrit, zvarranik, lapanjos, peshkaqen, krokodil, mut ngrenes, nje thundrak, qelbesire, bir serbi , antishqiptar, goje prishur, karaxhoz,

  11. nord.al says:

    -Nje pergjigje per ” te paemerin”. “U cart mendesh” ka kuptim “u prish mendesh”. Gjuha shqipe eshte gjuhe mijera vjecare, i dashur, qe flitet ne te gjith Shqiperine dhe jo vetem ne fshatin tend ne jug, prandaj ka mijera sinonime qe ti mund te mos i dijsh.

  12. ALBAN DEGA says:

    KALI I TROJES DHE MUSHKU I TROPOJES !

    – A mund tu besohet atdheshitesve te vetdeklaruar e vetdemaskuar Berisha- Basha- Noka e Paloka…rit…?

    Nga Alban Dega, Nju Jork

    A nuk ka te drejte cdo qytetar shqiptar nga katundari i Vicidolit e deri tek Presidenti Ilir Meta qe te marrin leje drejtimi te cdo mjeti komunikacioni tokesor, detar apo ajror nese ai ploteson kushtet qe kerkon ajo !?
    Leja e lundrimit ashtu si patenta e shoferit apo ajo e pilotit eshte nje nga te drejtat e njeriut .
    Kjo leje nese nuk eshte ndonje falsifikim i RIA + GRU-se , DIA-s serbe apo Asfalise greke dhe tentakulave te tyre ne Tirane ala Sali Berisha, ala Lulezim Basha, ala Flamur Noka e dhjetra kamikaze te tyre ne te gjitha hallkat e Drejtesise dhe organeve ligjzbatuese nuk eshte prove as deshmi per asnje shkelje ligjore nga Saimir Tahiri, e shoqja apo kushdo qofte ai.
    Aq me teper ajo eshte leshuar per here te pare . Nuk eshte rinovim, dhe mban daten 26 korrik 2017 kur Saimir Tahiri nuk ishte as minister i Brendshem e as nuk kishte asnje post qeveritar.
    Minister e Brendshem ne ate periudhe ishte kamikazi i Berishes dhe Lulezim Bashes… i PDSH-se , Partise se Dallavereve Shqiptare, me shume hije dyshimesh per kontakte me agjenturat fqinje.
    Aq me pak ka lidhje kjo patente me hetimet e Antidroges dhe Antimafias italiane te viteve 2013- 2015.
    Dyshimet per keto dokumente i shton edhe me shume fakti se ato dolen per here te pare nga goja dhe dora e Kapitenit dixhital te Otrantos, kolonelit dixhital te ish KGB-se ruse RIA+ GRU, drejtuar Mareshallit Dixhital te UDB-se se Millosh, Stanishic Fazlicit dhe DIA-s se Vucic Dacicit , Sali Berisha.
    Ose me mire te Dr. Prof. Superakademikut te Rrenave , shpifjeve, trillimeve nga me djallezoret Saladinit, qe nuk nxjerr fjale nga goja pa rre dhe perballe te cilit edhe Babai Boteror i Rrenave Nastradini do te mbetej ne klase.
    Hajde po te doni mos i besoni Kapitenit dixhital Lulezim Basha, Kolonelit Dixhital Flamur Noka e Mareshallit Dixhital te Beogradit e Athines Sali Berisha!
    Ata nuk jane tradhetare! Grade shume e ulet per ta…
    Ata qendrojne shume me lart:!
    Me deklaratat e tyre ne protestat e Himares, balle per balle me Otranton, dhe ne Kuvendin e Shqiperise, Sali Berisha e lukunia e tij hoqi edhe maskat e fundit dhe fituan graden me te larte te tradhetise kombetare !
    Atdheshites te kapur ne flagrance nga Gjykata Kushtetuese e Shqiperise me vendim unanim 9:0 !
    E ish-Kryeministri i Shqiperise merr guximin qe me ze e figure behet kryeavokat i Kalit te Trojes, i nje shteti qe mban ne fuqi gjendjen e luftes me shtetin qe duhet te ishte i tij, Shqiperine e pushtuar dhe e ka hequr ate prej dekadash me agresorin e tij e pushtuesin e Shqiperise !!!
    Sali Berisha per Babe Beogradin e Nene Athines shkon deri aty sa te akuzoje Gjykaten Kushtetuese te emeruar e zgjedhur nga ai dita vete, se eshte shitur tek Edi Rama e PS -ja sepse nuk lejoi shitjen prej tij dhe banda e tij ala Lulezim Basha , Flamur Stanishic Noka, Arben Imami, Edi Palokari, Alibej Turku…e co tek Kali I Trojes qe mban ne fuqi, pra de jure eshte ne lufte me Shqiperine qe aq shume i dha lirise dhe pavaresise se fqinjit tone jugor dhe mori. genocidin e token e djegur, komplote, provokacione, “ zorre litare shqiptaresh”, pabesi ala Kale Troje ne cdo hap e ne cdo cak !
    Sali Berisha paguan per shperndarjen e fotove te patentave te Tahirit kur rreth 9 milione shqiptare i pane e degjuan falas deklaratat e tij antishqiptare e filogreke me ze e me figure kunder vendimit ligjor te pakontestueshem e te padiskutueshem te Gjykates Kushtetuese, te emeruar e per zgjedhur prej tij vete !!!
    Jo vetem mbi 9 milione shqiptare por mbare Bota pane fytyren e vertete te Sali Zerves, te Sali Venizellosit, te deputeteve te PDSH -se ne Himare qe ua kaluan edhe Agimit te Arte neonazist kunder Shqiperise !
    Cfare nuk pritet nga nje zjarrvenesi i vendljndjes se tij dhe Atdheut te tij qe cberi pese here Shqiperine ne me pak se 25 vjet !?
    Ata jane Atdheshites te vetdeklaruar !
    Ata jane Atdheshites te vetdemaskuar !
    Ata jane jo vetem Atdheshites por edhe vrasesit e Shqiperise !
    Ata jane fatkeqesia, kobi, katrahura e Shqiperise !
    Ata jane ata qe mos qofshin !
    Lanet !

  13. miku says:

    O Berishe lene ne paqe Artanin, se nuk I ka hy ne hak askujt.

  14. alfredi says:

    O “nord.al” ja ke fut kot plako me komentin tend , lexoje e dhe njehere komentusin “te paemerin”dhe do te kuptosh ironine dhe sorkazmen brenda komentit , kaq kisha “sa per muhabet”

    1. shqip says:

      Injoranca e ketij komentuesit pa emer e tejkalon shuuuuuume shume here ironine e tij te ceket.

  15. PA EMER says:

    ..nord .al , te falenderoj sinqerisht per ndihmen ..! Po te dhurroj nje “e” dhe duke i vendosur [po s`pertove] germat ne vendet e duhura formon emrin tim . Jam nga jugu , por kam pasur dhe kam miq ne veri ..!

    1. uuuue says:

      Nuk thuhet “germe” por shkronje ?
      Ne jug thuhet “i cartallosur”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje