Operacioni antidrogë dhe rastësia që shpëtoi fatin e qeverisë!

1 Mars 2018, 09:25Politika TEMA

Nga Altin Ketro

Le ta themi qysh në fillim atë që në fakt duhet të ishte edhe konkluzioni i këtij shkrimi: Kryeministri Rama dhe qeveria e tij ishin me fat që operacioni për kapjen e sasisë më të madhe të kokainës në Shqipëri, nuk pati rrjedhje informacioni drejt opozitës. Rrjedhja e informacionit mund të vinte nga dy drejtime: nga SHISH-i, ose nga organi i akuzës. Për fat, të dy ish titullarët e këtyre dy institucioneve që kishin lidhje direkte me Berishën, nuk janë më në detyrat e tyre. Po, pse është e rëndësishme kjo dhe përse kjo përkthehet si fat për qeverinë?

Situata nuk është aq e thjeshtë sa ç’mund të mendohet tani që operacioni doli me sukses dhe është bërë publik. Në shumë media, analistë të ndryshëm hedhin tezën se përse nuk u prit edhe disa ditë me qëllim që ata që janë porositësit e vërtetë të shfaqeshin për të tërhequr sasinë e kokainës që u takonte.

Ne tashmë e dimë se jetojmë në një ambient të atillë politik ku konspiracioni për të hetuar një ngjarje kriminale konsiderohet si ves, kurse dekonspirimi si virtyt. Për sa kohë që në krye të SHISH dhe Prokurorisë ishin respektivisht Visho Ajazi dhe Llalla, informacionet më parë kalonin nga zyra e Berishës. Besoj se ende i keni të freskëta pamjet e videos gjatë operacionit antikanabis në Vlorë, pamje të cilat ishin filmuar nga prokurori i çështjes, por që ende pa u përmbyllur operacioni, përfunduan si ekskluzivitet në Facebook-un e Berishës.

Fatmirësisht tashmë jemi në një klimë besimi midis disa institucioneve të rëndësishme të shtetit siç janë: policia, prokuroria dhe SHISH. Megjithatë, duke qenë se në këto operacione është e detyruar të marrin pjesë një numër njerëzish nga disa institucione, gjasat janë që midis tyre të ketë edhe ndonjë që e ka për hobby të sjellë tensione politike duke dekonspiruar operacionet antikrim.

Një hipotezë e tillë mund të zhvillohej kështu: Në celularin e Berishës mbërrin një mesazh nga spiuni digjital (po të ishin ende Visho Ajazi dhe Llalla, kjo gjë tashmë do kish ndodhur), i cili i çon një tekst pak a shumë të tillë: “Doktor, jam një punonjës i policisë/prokurorisë/doganës dhe ju informoj se në një magazinë në Maminas, që është në pronësi të firmës X me pronar Y, ndodhet një ngarkesë me banane që ka ardhur nga Kolumbia, brenda të cilës është një sasi e madhe droge e llojit kokainë. Kjo drogë ka hyrë pa probleme nga porti i Durrësit për llogari të Noriegës dhe po pritet nga dita në ditë që, nën kujdesin e tij, të dalë jashtë Shqipërie për t’u shitur në tregun evropian. Janë në lojë qindra milionë euro doktor, prandaj kërkoj prej jush ta denonconi sa më parë me qëllim që Noriegës t’i prishen planet. Të lutem anonim se ushtarët e Noriegës të heqin kokën”.

Pa diskutim që pas këtij denoncimi që Berisha do e bënte publik nëpërmjet një statusi në Facebook, policia do të ishte e detyruar të ndërhynte. Problemi do ishte se askush nuk do ta besonte që policia ishte duke vëzhguar për të kapur peshqit e mëdhenj, por njerëzia do besonte variantin që Berisha e zbuloi i pari dhe policia që po ruante drogën tashmë ishte e detyruar të arrestonte trafikantët.

Pas kësaj do shfaqeshin njëri pas tjetrin nëpër ekrane gjithë lidershipi i PD-së, ku pasi të vinin në dukje meritat e Berishës që me denoncimet e tij i bëri nder Shqipërisë, do fillonin të akuzonin kryeministrin Rama si pronar të drogës, do kërkonin me ultimatum dorëheqjen e tij dhe të qeverisë, si dhe do të informonin gjerësisht partnerët evropianë të krahut të tyre mbi këtë situatë. Nuk përjashtohet këtu që opozita të niste edhe një valë protestash duke pasur si kauz pikërisht këtë sasi droge.

E mira do të ishte që në të tilla raste, pasi e pikas grupin kriminal, ta mbash atë nën survejim dhe në bashkëpunim me partnerët evropianë dhe amerikane të nisësh një hetim në konspiracion të plotë për të zbërthyer të gjithë rrjetin. Kjo do të thotë që këtij grupi kriminal t’i lësh hapësirë ta nxjerrë një pjesë të ngarkesës nga Shqipëria për të parë destinacionet dhe pritësit e mallit.

Por, siç shpjegova më lart, ne kemi një opozitë që mezi pret sa të dalë në skenë një skandal qeveritar dhe menjëherë të japë alarmin se filan politikanë të mazhorancës janë të përfshirë në trafik droge. Pra, duke pasur një ngutje të tillë nga opozita për të akuzuar për çdo gjë qeverinë dhe policinë, edhe kur ajo korr sukses, natyrisht që disa etapa shkurtohen. Rastësia e solli që, kësaj here, burimi digjital i Berishës fatmirësisht të rezultonte shterp. Në të kundërt, historia sot do të shkruhej ndryshe…

P.S. Gjatë kohës që kryeprokuror ishte Llalla, suksesin në operacione të tilla opozita ia njihte prokurorisë, kurse policinë e kategorizonte si të inkriminuar. Tashmë që në këtë detyrë është zonja Marku, meritën opozita ia njeh partnerëve ndërkombëtarë dhe sërish policia është e demonizuar. Çështja është se, kur edhe vetë partnerët ndërkombëtarë meritën ia njohin policisë, ç’emër t’i vësh opozitës?!

(TemA)

17 komente në “Operacioni antidrogë dhe rastësia që shpëtoi fatin e qeverisë!”

  1. çoku says:

    nje kamion me droge bie, por mijra te tjere ngrihen. pale se sa kane hyre séshte marre vesh fare.

    1. Cuku says:

      Po po cuku shpejte lajmero salihin

      1. Fish vs Sharks says:

        Cfare droge flet ai i Saliut? ja fut kot…Nuk e pa Edi Ramen qe pa dashje hyri ne seren me kastraveca dhe jo kanabisi dhe makina e Tahirit po e priste nga dera tjeter.Pastaj shume vizita ban ne divjake EdrAMA, atje ku a ul avioni italian nji moti…

        a te mjere dhe morracake…presim ne te shpetojme nga ligesia, kur majmunet e vertete jane bagetia e rilindjes… si puna juj.

    2. Harillaqi says:

      Ky eshte nje rast shume i keq per Opoziten,Berishen dhe Bashen,Monken dhe Meten,qe u ka shpetuar pa e kapur,pa e zbuluar,qe do ta benin copa copa Edi Ramen dhe qeverine e tij.Kushedi sa e sa here e kane mallkuar vehten qe nuk e zbuluan dot.U ka humbur nje rast shume brilant per t’u hedhur ne nje sulm te papare kundra Edi Rames.Por mund te theme se Rama qenka me fat.Salin dhe Bashen mendoi se nuk e ka zene gjumi nga inati.Plaçin dhe u befshin mut.

  2. orli says:

    E kam emrin e opozites: KURVE ANTISHQIPTARE!

  3. wwwwwwwwwwwwwwwww says:

    Po fillon EPOKA POST-BERISHJANE !?
    UNË JAM ARTAN HOXHA !
    UNË JAM MIRA KAZHANI !
    LARG ,LARG, QOFTËLARGU berisha !!!!???

  4. tik,tak says:

    Autori i shkrimit sh i zgjuar!
    Te gjitha gjerat i ka sqaruar mjaft mire!
    Vecse ka”harruar” te na sqaroje se cila qe arsyeja ,qe Km Rama e emeroi qytetarin dixhital, sic thoni ju per V,Liken, ambasador ne Nato.
    Llogjika me e thjeshte nuk e pranon qe kryetari i SHISH-it edhe te dekonspiroje aksionet e qeverise, edhe te shperblehet prej kryetarit te saj .
    vetem kjo “harrese e autorit ja hedh poshte atij te gjithe mundimin per hartimin e ketij shkrimi qe del te jete nje mashtrim ashtu si shume shkrime te tjera te porositura, qe fatkeqesisht hasen rendom ne faqet e shtypit shqiptar

    1. @ says:

      @tik tak
      Mendoj njesoj si ty.
      Duket ashiqare qe autori shkrimit eshte kazan i qeverise.

      1. Artemisa says:

        Po te mos jesh kazan i qeverise , harroje se Merua te jep hapesire ne gazeten e tij. Bile i fut edhe vete nje lluster.

    2. Aleksander says:

      Pak a shume per te njejten arsye qe meta u be president .Per t’u hequr nga duart armen me te forte qe kishin,njerit shikun e tjetrit partine.Kujto Enverin qe nuk ishte as km,as president sa kryetar kuvendi por nuk i dorezoi KURRE celesat e ppsh,sepse nuk ishte gomar si ky i skraparit.Si nje femije, qe kur e kap me nje thike te madhe a me nje arme te rrezikshme ne duar, i ofron karamele lodra e cdo gje, vetem t’ja heqesh ate qe ka ne duar.Ilir meta tani, eshte i detyruar t’i rrije gatitu Kushtetutes dhe eshte shume i kufizuar ne levizje.Te ishte ai kryetar ne vend te monikes, do te ishte shume e veshtire te beheshin mjaft levizje qe jane bere e do te behen.

  5. 13-17 says:

    Qe te gjithe analistet tani nxjerrin perfundime nga me te ndryshme…..
    Imagjinojne, tregojne te pergjumur dhe te frikesuar,te lumtur dhe ngazelluar, me zell dhe te indinjuar….
    Ndoshta, shume prej tyre, kane patur shume shprese qe te perfitojne ca grame nga ky mall!
    ASNJERI, deri tani nuk ka thene dy fjale ,per poseduesin dhe tregtuesin kryesor te droges!
    Pse nuk bejne pyetjet me te thjeshta:
    Kush eshte ky person ?
    Nga vjen vjen ?
    Ka nderruar mbiemri dhe per cfare arsye ?
    pak me andej….
    Ju mendoni se ne qoftese do te shkonte informacion tek Sala, kjo sasi droge do te kapej!
    Sa naive!
    Klani i TROPOJES eshte pronari i kesaj KOKAINE!
    Pse nuk e thoni TROC!
    Gjithe te tjerat jane ….”pjerdh pjerdh se liroheni” !
    Ndjese per fjalet ne fund te komentit!

  6. faro says:

    Z. Ketro respekte per origjinalitetin,preftesine, vertetesite e ketij shkrimi sh origjinal.
    Te lumte!

  7. Nje durrsak says:

    Gabim,Berisha do denonconte 20 kile kanabis te ndonje ushtari PA emer te majte,ndersa 613 kg coca te kulicit dhe te Zenit nuk do ti interesonte

  8. Bureto says:

    O tik-tak, por s’po të them torollak. Po kaq gjë nuk e kupton, se: Kur është më i rrezikshëm V.Ajazi, si ambasador i fundit (bisht i kavallit) për nga rëndësia në NATO, apo si kryespiun i Saliut? Po IIir Meta kur do të ishte më i rrezikshëm si opozitar me kohë të plotë, apo si president-opozitar me kohë të pjesshme, kur edhe si president i kanë lënë çelsat e kashtës? Prish punë ndonjëherë, po në fund të fundit të ha munë. Pastrimi i politikës dhe drejtësisë nga klika Berisha-Meta e co. e veglave të tyre Llalla-Ajazi e co. Janë një e mirë që do t’i japë frytet avash-avash. Dhe e fundit mëso që në këtë rrugë, asgjë nuk bëhet pa këshillat dhe miratimin e të mëdhenjve, veçanërisht të amerikanëve . Shprehje të të urtëve na mësojnë: Politika (shteti) e kap lepurin me qerre, ose kur politika bëhet nga të mëdhenjtë quhet politikë, në të kundërt, kur bëhet nga të vegjlit e ka emrin budallallëk.

  9. Fatosi says:

    Shume e drejte dhe e pa komplikuar Kush nuk do ta kuptoj mos ta kuptoj, lete shkruaj budallalleqe
    Kush e kupton te verteten bravo
    Berisha ,Luli dhe te tjere zagare do te kerkojne qe te gjejne ruge te tjera dhe te ereta ( gjoja democrate)
    ske ci bene te keqinjte nuk I zhduk dote

  10. Hasani says:

    Rastisesht kam folur Me nje guzhinier Te nje hoteli luksoz ne tirane ku hante buke rregullisht Llalla Me tha Se ne bodrumin e ketij hoteli poshte Restorantit paketohej droga per shitje. Nuk e besova Po kur thoshte Se pronari eshte 32 vjec nga burreli them Me vete Se ky llalla ka lidhje me keto bananet Me droge

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje