Karl Bildt gjeti muzeun e kyçur, kryetari i bashkisë Kukës shkarkon tre punonjës

5 Mars 2018, 17:07Sociale TEMA

Përmes një deklarate për median kryetari i Bashkisë Kukës, Bashkim Shehu në emrin e tij dhe të stafit i ka kërkuar ndjesë publike ish kryeministrit të Suedisë, diplomatit të lartë Karl Bildt për mos patjen akses për të vizituar muzeun Etnografik në Kukës më datë 22 shkurt.

Dhe për këtë arsye kryetari i bashkisë së Kukësit ka shkarkuar nga detyra këshilltarin për kulturë dhe trashëgimni, drejtorin e Qëndres Kulturore të Bashkisë dhe specialisten e Muzeut Etnografik.

Ky reagim i kryetarit të bashkisë erdhi pasi disa ditë më parë gjatë një vizite në Kukës ish-kryeministri i Suedisë, Karl Bildt denoncoi faktin e gjetjes mbyllur së muzeut Etnografik të këtij qyteti.

Deklarata e plotë:

“Kryetari i Bashkise Kukes z.Bashkim Shehu,ka analizuar problematiken e krijuar ne Muzeun Etnografik gjate vizites se ish kryeministrit te Suedise, diplomatit te larte sh.t.z Karl Bildt ne Kukes ne daten 22 shkurt 2018.

Kryetari i Bashkise,ne emrin e tij dhe te stafit,i kerkon ndjese publike ish Kryeministrit Bildt per mos patjen akses per te vizituar muzeun.

Ne kete kuader,Kryetari i Bashkise shkarkoi menjehere Keshilltarin per Kulture dhe Trashegimni, Drejtorin e Qendres Kulturore te Bashkise dhe Specialisten e Muzeut Etnografik.

Kryetari i Bashkise garanton permiresim te cilesise se sherbimit dhe funksionim te plote te Muzeut Etnografik dhe Kulles se Eksodit 99, per te gjithe vizitoret dhe qytetaret ne teresi.

Faleminderit per mirëkuptimin.” (TemA)

Karl Bildt në Kukës për vuajtjet e kosovarëve në 1999, por gjen muzeun të kyçur

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje