Ndërtimi i HEC-eve në Valbonë, Donald Lu ka një mesazh për qeverinë, shoqërinë civile dhe kompanitë private

10 Mars 2018, 11:40Politika TEMA

Ndërtimi i HEC-eve mbi shtratin e Valbonës ka shqetësuar edhe trupin diplomatik të akredituar në Tiranë.

Ekspertët dhe qytetarët janë duke zhvilluar një takim me përfaqësues të kompanive lidhur me ndërtimin e tyre.

Në këtë takim merr pjesë edhe ambasadori i SHBA-së Donald Lu si  edhe ai i OSBE-së, Robert Boschard.

Në emër të qeverisë amerikane,  Lu adresoi një mesazh për dialog të hapur.

“Qeveria e SHBA mbështet një dialog të hapur dhe konstruktiv mes shoqërisë civile kompanive private dhe qeverisë shqiptare.

Përgëzojmë të tre për pjesëmarrjen e sotme në këtë diskutim të rëdëndëshsihëm.

Shpresojmë që diskutimet të çojnë në dialog afatgjatë që u lejon të treteve të punojnë së bashku për zhvillimin e mbrojtjen e burimeve natyrore të Shqipërisë dhe një nga parqet kombëtare më të bukur të Shqipërisë”, u shpreh LU. (TemA)

1 komente në “Ndërtimi i HEC-eve në Valbonë, Donald Lu ka një mesazh për qeverinë, shoqërinë civile dhe kompanitë private”

  1. undefined says:

    Sa shume po e vrasin vendin tone te pangopurit !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje