DOSSIER: “Shqiptarët dje dhe sot", çliruan qytetin e Orleanit në Francë

18 Mars 2018, 20:30Dossier TEMA

Gazeta franceze, “Le Gaulois”, ka botuar, të shtunën e 25 janarit 1913, në ballinë, një shkrim për marrëdhëniet mes popullit shqiptar dhe atij francez duke u mbështetur në dy shembuj konkretë.
Nga Aurenc Bebja

Shqiptarët dje dhe sot.

Po flitet shumë për Shqipërinë në këtë moment dhe simpatitë që ekzistojnë midis këtij vendi të vogël dhe Francës sonë të dashur nuk datojnë nga sot. Dëshmon detaji i vogël i mbështetur në topografinë lokale.

Gjendet në Orléans, në qendrën më të vjetër të qytetit, një rrugë e çuditshme dhe mjaft piktoreske që quhet “Rruga e Shqiptarëve – Rue des Albanais”.

Ky emër ngjall kujtimin e kontigjentit të luftëtarëve të guximshëm që erdhën, në vitin 1429, përmes brigjeve të Adriatikut, të ndihmonin Jeanne d’Arc me qëllim çlirimin e qytetit. Fitimtarë, shqiptarët u vendosën dhe krijuan familjet e tyre në Orléans, në lagjen që ka ruajtur emrin e tyre.

Ndoshta në damarët e shqiptarëve të dikurshëm ka rrjedhur gjak francez, sepse askush nuk mund ta mohojë se në shekullin e trembëdhjetë, Bohemond, princ i Tarantos dhe mbret i Napolit, ishte djali i të famshmit Robert Guiscard, që rrethoi Janinën dhe largoi të pabesët nga Shqipëria. Shumë nga shokët e tij u vendosën atje.

Pra, këto janë kujtimet e mëdha historike që na mundëson pamja e një rruge të vogël “Rruga e Shqiptarëve – Rue des Albanais”, e humbur në një cep piktoresk të një qyteti të vjetër provincial.(darsiani)

 

7 komente në “DOSSIER: “Shqiptarët dje dhe sot”, çliruan qytetin e Orleanit në Francë”

  1. mik says:

    Duket qe nuk keni informacion, perndryshe nuk do shkruanit si nje nxenes filloreje.
    Provoje kete histori qe shkruan, apo si duket ka te beje me Geget, qe Tema nuk i ka fort me qejf.

  2. Mire qe ne orleans paska nje emer rruge dhe tregon dashurin e shqiptareve per francen apo dashurin e frances per shqiptaret,por cfare do shkruhet per Kamzen e xhelal turkoshakut me rruge te quajtura qe nga trump e deri tek sadami…….

  3. Eri says:

    Eh cna bene me qesh.Shqiptaret nuk po clirohen nga Edi Rama e Sali Berisha. Paskan cliruar Francen. Mos te flasim per gjirokastritin Enver. Lindur ne Gjirokaster tek sokaku i te marreve. Qe i burgoste dhe i interrnonte neper kampe perqendrimi familje te tera dhe femije pa dallim moshe.Dhe shqiptaret jo vetem filluan te trembeshin nga hija e tyre por filluan te spiunonin dhe njeri tjetrin.

  4. Lili says:

    Dikur ne kete rruge cdo 28 nentor ,nje kurore u vendoske nga shqiptaret ´e vjeter’
    Sot asgje..

  5. Lili says:

    Gojedhenet thone se aq shume e kane tmerruar Orleanit ato ushtare sa i ka mbetur emri

  6. UjkuTomorrit says:

    Sa stradiote kan verdallosur neper France Itali Spanje Gjermani Angli nje Zot e di .

  7. Niku says:

    Sa per ate qe thote per gazeten Tema qe si ka qejf Geget. Ky qe e ka shkruajtur kete eshte vete geg. Eshte nga nje fshat i rrethit Matit. Pra qe ska lidhje geg apo toske. Dhe aq me pak qe nuk flitet per shqiptare krahinash por flitet per Shqiptar 24 karatsh dhe jo per shqiptaret e sotshem qe jemi bere si tungja pa as nje perqindje karati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje