Trump paralajmëron trafikantët e drogës: Ju pret dënimi me vdekje nëse...

19 Mars 2018, 16:54Bota TEMA

Planet e Donald Trump për frenimin e asaj që mediat vendase e përshkruajnë si “epidemi të narkotikëve” në vend përfshijnë dënimin me vdekje për trafikantët e mëdhenj të drogës, e nisur nga lavdërimet që shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk ia ka kursyer shpeshherë Kinës dhe Filipineve për zgjidhjen e problemit me dënimin kapital, kjo lëvizje e tij nuk duket dhe aq e papritur.

Departamenti i drejtësisë do të kërkojë dënimin me vdekje të trafikantëve të lendeve narkotike kur të konsiderohet e përshtatshme sipas ligjeve në fuqi, deklaroi Andrew Bremberg, drejtori i Këshillit të Shtëpisë së Bardhë për politikat e brendshme.

Plani i shumëpritur i Trump do të fokusohet në tre drejtime: Zbatimin e ligjit dhe frenimin e fenomenit, parandalimin e tij dhe edukimin përmes një fushate madhore ndërgjegjësimi.

Kongresi miratoi një fond prej 6 miliardë dollarësh për luftën kundër opioideve. Të dhënat e qendrës së kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve në Amerikë tregojnë se rreth 64,000 persona kanë ndërruar jetë nga overdoza atje gjatë 2016-tës.

Që prej vitit 1999, numri i amerikaneve të vdekur nga mbidoza është katërfishuar. Koncepti i dënimit me vdekje për disa trafikante droge është diçka të cilën Trump e ka lënë të hapur me kohë, por kjo do të jetë hera e parë qe ai bëhet pjesë e një plani zyrtar të administratës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje