INTERVISTA/ Pëllumb Xhufi: Përgjigje neofashistëve

31 Mars 2018, 10:41Dossier TEMA

Historiani i njohur, Prof. Pëllumb Xhufi, iu përgjigjet akuzave që i janë bërë ditët e fundit se gjoja po mbron diktaturën komuniste dhe burgjet e saj. Pse ai ka kundërshtuar idenë e kthimit të burgut të Tepelenës si model të burgjeve të shfarosjes në masë në Shqipëri. Ku gabojnë kritikuesit e tij dhe a kemi nevojë për një ligj të dekomunistizimit…

– Zoti Xhufi ditët e fundit kemi parë disa reagime ndaj një deklarate tuaj ku thoni se keni lexuar raporte të CIA-s që i vlerësonin kushtet në kampin e Tepelenës si “jo të këqija”. Si qëndron e vërteta dhe çfarë është ky raport që ju përmendni?

-Shikoni, unë bëra një sqarim gjatë një emisioni televiziv, ku tema kryesore ishte e vërteta dhe mistifikimi i historisë dhe ku moderatori e preku problemin e kampit të Tepelenës, si një nga çështjet më të rrahura në shtypin e këtyre kohëve të fundit. Jo thjesht mbi bazën e dokumenteve të CIA-s, por edhe të shumë dokumenteve të tjera, përfshirë atyre të UDB-së jugosllave si dhe të një literature jo të vogël që më ka rënë rasti të lexoj, unë u përpoqa të tregoj disa të vërteta për kapin e izolimit të Tepelenës.

Nuk më shtynë rrëfimet e ndonjë prej personave që kanë vuajtur në atë kamp, sa entuziazmi pranveror me të cilin ndonjë institucion, si Ministria e Kulturës apo Bashkia e Tepelenës, kanë përqafuar projektin për kthimin në një qendër muzeale të këtij kampi, të cilin ideatorët e projektit janë duke e propaganduar si “Aushvici shqiptar” dhe si “një kamp i shfarosjes në masë”.

U përpoqa t’u them pikërisht ideatorëve të interesuar të projektit dhe pushtetarëve të paditur që kanë marrë përsipër ta financojnë atë, se nuk është kampi i Tepelenës që përfaqëson egërsinë e represionit komunist. U mundova t’i këshilloj të heqin dorë nga marrëzia për ta propaganduar këtë kamp të shfarosjes në masë, sepse Auschwitz, Mathausen, Dachau apo Birkinau ku janë asgjësuar e djegur në furrat naziste miliona hebrej e antifashistë nga e gjithë bota, nuk e kanë shokun në asnjë vend të botës, e nuk e kanë as në Shqipëri.

Unë e kuptoj që ideatorët e projektit nuk i ha shumë meraku për vërtetësinë historike dhe se një krahasim i tillë bëhet me qëllimin e kuptueshëm për të siguruar financimin e projektit nga donatorë të huaj. Por, për një çast edhe ata duhet ta mbledhin veten e duhet ta kuptojnë, se duke vepruar kështu i bëjnë dhunë të vërtetës historike duke hedhur baltë mbi popullin e tyre, duke fyer gjithashtu popuj të tjerë, që e kanë pësuar më së shumti mbi lëkurë “leksionin nazist të Auschëitz-it”.

-Çfarë përfaqëson, sipas jush, kampi i Tepelenës?

– Atëherë, në vitin 1949, regjimi i Tiranës përshtati si kamp izolimi kazermat e dikurshme të ushtrisë italiane buzë lumit Bënça, në Tepelenë. Kazermat, siç e thonë dokumentet amerikane, por siç i kam njohur edhe unë në fund të viteve 1970, ishin dy apo më shumë ndërtesa të gjata simetrike, ndërtuar me material të fortë (tulla) e të suvatuara. Në këto kazerma u sollën një numër i madh familjesh të të arratisurve politikë në vitet gjatë e pas Luftës II Botërore.

Ishte koha, kur regjimi i Titos, në bashkëpunim me shërbimet e disa vendeve të perëndimit, i organizoi dhe i armatosi të arratisurit shqiptarë, duke i dërguar nga territori jugosllav për të kryer aksione të armatosura në Shqipëri. Në vitet 1948-1953 janë vrarë nga këto banda më shumë se dy mijë ushtarë e oficerë, funksionarë partie, nëpunës, mësues e deri edhe gra e vajza që ishin përfshirë në jetën aktive për rindërtimin e vendit. Gjatë luftës, një pjesë e mirë e anëtarëve të këtyre bandave kishin qenë anëtarë të formacioneve fashiste e naziste.

Për vite me radhë, në Itali e gjetkë ata ishin mbajtur në kampe përqendrimi nga aleatët. Me shpërthimin e luftës së ftohtë u ricikluan e u përdorën për të përmbysur regjimin komunist të Tiranës, që konsiderohej hallka më e dobët e sistemit komunist, sidomos pas prishjes me Jugosllavinë e Titos. Pikërisht, territori jugosllav u bë baza operacionale nga niseshin shumë nga këto banda. Greqia gjithashtu përbënte një bazë tjetër.

Në kushtet kur kryesisht në veri të vendit pati një përqendrim të madh bandash, regjimi i Tiranës vendosi të izolojë në kampin e Tepelenës familjet që i përkisnin, apo që dyshoheshin se i përkisnin anëtarëve të këtyre bandave dhe që mund të ktheheshin në baza mbështetëse për bandat në fjalë. Me dështimin e operacionit të fshehtë të koduar “Roll back”, Perëndimi hoqi dorë nga përpjekja për destabilizimin e regjimit të Tiranës me  aksione të armatosura, kampi i Tepelenës pushoi së funksionuari dhe familjet e izoluara aty u shpërndanë ose u dërguan në kampe e vende të tjera internimi.

-Ka shumë njerëz që kanë vuajtur në atë kohë në këto kampe dhe përmendja e tyre ngjallë ndjeshmëri negative ndërsa juve iu akuzojnë se kërkoni të zbusni egërsinë e diktaturës.  A ka një tentativë për të relativizuar krimet e asaj kohe?

– Përkundrazi, unë jam një person fort mirë i ndërgjegjshëm për krimet e kryera në vitet 1944-1990 nga regjimi komunist. Dhe për to kam folur, madje edhe në prononcimin tim të shkurtër të para pak ditëve. Ndaj, ndërsa i kuptoj një numër të madh qytetarësh me ndjeshmëri të kuptueshme, më neverisin një sërë reagimesh të egra e të paarsyeshme të disa personave publikë, të cilët riciklojnë, seleksionojnë e amplifikojnë mes tyre fraza të shkëputura nga prononcimi im.

Madje, më japin mua “të drejtën e autorit” për vlerësimet e bëra për çështjen në fjalë nga dokumentet e hollësishme të CIA apo shërbimet e tjera të huaja. Mbi bazë të këtyre të fundit, por edhe të njohjes personale, unë them se nuk është as Tepelena (siç mendon ndonjë ithtar post-fashist i ndarjes Veri-Jug) dhe as kampi i Tepelenës vendi i duhur ku duhej ngritur një memorial për viktimat e persekutimit komunist.

Unë mendoj se do t’i bënte shumë mirë ndërgjegjes e ndërgjegjësimit të qytetarëve, e sidomos brezave të rinj, që të restauroheshin e të bëheshin të vizitueshëm burgjet e errët të Burrelit e të Spaçit, simbolet e vërteta dhe ekstreme të persekutimit komunist, ku janë mbyllur për dekada, janë torturuar e kanë vdekur me qindra vetë, të burgosur  nga diktatura jo thjesht e vetëm për shkak të origjinës, por për shkak të bindjeve të tyre.

Shumë prej tyre kanë qenë edhe luftëtarë antifashistë të orëve të para. Kritikuesit e mi të pamëshirshëm duhet ta dinë, se për të qenë antikomunist nuk është e thënë të jesh fashist. Përkundrazi. Po ashtu, për të qenë nacionalist nuk është e thënë të bashkohesh me qenin e me të birin: me fashistët italianë, me nazistët gjermanë, me korofillakët grekë apo me titistët jugosllavë.

Po, po, me titistët jugosllavë. Sepse ata që në vitin 1939 iu bashkuan Duçes e në 1943 Hitlerit, siç thonin, “në emër të antikomunizmit” e ndërkohë stigmatizonin luftëtarët antifashistë si “klyshë të Titos”, në 1948, vitin e ndarjes shqiptaro-jugosllave vrapuan t’i bëjnë hosanara regjimit të Beogradit.

Madje shkuan deri aty, sa me letra të pështira, t’i luteshin Titos të rrëzonte armikun e tyre tashmë të përbashkët, regjimin e Hoxhës, e pastaj të vendoste ata në pushtet, pasi me një qeveri “nacionalistësh” të tillë, marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave do shkonin si në vaj. Kush dyshon për çka po them, le të lexojë “Dosja e UDB mbi emigracionin politik shqiptar, 1948-1953”, botuar në Prishtinë në vitin 2004. Do mësojë gjera shumë më të rënda nga këto që po them.

-A mund të krahasohet kampi i Tepelenës me kampet e përqendrimit të Nazistëve?

– Kampi i Tepelenës nuk ishte aspak një kamp pushimi, siç duan të thonë se qenkam shprehur unë. Nuk ka qenë as kamp pune, siç kanë qenë plot të tillë. Ka qenë një kamp izolimi apo internimi, ku u mbajtën për një periudhë të caktuar, 1949-1953, familje të personave të angazhuar në veprimtaritë e armatosura anti-regjim të sponsorizuara nga Jugosllavia e të mbështetura nga shërbimet e perëndimit.

Përtej tregimeve të  personave që kanë vuajtur në atë qendër internimi, apo përtej ekzagjerimeve banale, ku janë përfshirë edhe ideatorët e projektit të memorialit të Tepelenës, kampi i Tepelenës ishte një pasqyrë e dhunës dhe e mjerimit të një Shqipërie të përfshirë në një konflikt politik me aleatin e deridjeshëm, Jugosllavinë e Titos, dhe në konflikte të armatosura me bandat e desantuara nga jashtë dhe me Greqinë, që pikërisht në atë kohë bëri një test serioz për aneksimin me luftë të viseve tona jugore.

Në një kontest të përgjithshëm varfërie, sigurisht kushtet në kampin e Tepelenës ishin të rënda. Ushqimi ishte i pamjaftueshëm, kushtet e higjienës ishin mizerabël, kishte vdekshmëri, sidomos midis fëmijëve. Këtë e thotë edhe dokumenti i CIA-s që unë citoj. Por ky thotë gjithashtu, që ndaj të burgosurve nuk ushtrohej dhunë fizike dhe dënimi më i rëndë, që u jepej vetëm të internuarve me kombësi të huaj, ishte heqja e vaftit ushqimor. Ata që kishin të holla mund të shkonin në qytet për të blerë ushqime.

Veshja e të ndaluarve ishte e mjerë, dhe pohimin e dokumentit të CIA-s e konfirmoi edhe një raport i Drejtorisë së Kampeve i vitit 1951, i botuar dje nga z. Kastriot Dervishi, ku kritikohej komanda e kampit të Tepelenës që i kishte lënë të internuarit me veshje copë-copë. Kampi ruhej gjatë natës me 5 policë e gjatë ditës vetëm nga një polic. Ata që ishin në gjendje, dërgoheshin të punonin në shpatet e kodrave përreth, kryesisht në bërjen e lëndës drusore.

Sipas vlerësimit të CIA-s, nuk kishte tentativa për indoktrinim politik të banorëve të kampit, edhe pse çdo mëngjes atyre u lexohej gazeta. E pra, në këto kushte, ta paraqesësh kampin e Tepelenës si një shëmbëlltyrë të Auschëitz-it, është më së paku një tepri. Një tepri me kosto financiare, morale e politike.

-Zoti Xhufi ju jeni historian dhe keni një gjykim tuajin edhe për periudhën 1945-1991. Mendoni se mos dënimi i krimeve të asaj periudhe është një nga plagët e shoqërisë shqiptare?

– Si në çdo fushë tjetër, përfshirë edhe atë të ndërtimit të demokracisë, edhe për problemin e ballafaqimit tonë me të kaluarën komuniste u ndoqën rrugë të tërthorta, e nuk u morr shembulli i vendeve me problematikë të ngjashme.

U përdor një gjuhë e rëndë e bombastike, u organizuan gjyqe “demonstrative”, që përfunduan në farsë, por nuk u vendosën baza të shëndosha ligjore për të nxjerrë përgjegjësitë personale. U veprua sikurse sot, kur raste të rënda korrupsioni e krimi shtetëror kalojnë “pa lagur” me formulën magjike: “ishte vendim kolektiv”.

-A ka nevojë vendi për një ligj për de-komunistizimin si dhe hetimin dhe përndjekjen e krimeve, një proces që Shqipëria nuk e ka kryer?

-Shqipëria ka vërtet nevojë për një ligj dekomunistizimi. Por sigurisht, një ligj të tillë nuk mund e nuk duhet ta promovojnë mendjet e nxehta e irracionale të atyre që në kokë kanë ende ide fashiste. Dhe për fat të keq, persona të tillë janë përfshirë edhe në projektin kuturru të kampit të Tepelenës.

Intervistoi: Erion Habilaj dhe Xhevdet Shehu-Dita

10 komente në “INTERVISTA/ Pëllumb Xhufi: Përgjigje neofashistëve”

  1. Sateliti says:

    Çfar domethene historian? Qe te beje plagjature dokumentash.

    Pllumb Xhufi – Nje historian sllavo-komunist mercenar i cili tregon paaftesine e tij, sepse krahason “kavalishencat” komuniste shqiptare me kampet gjermane te perqendrimit, nderkohe qe duhej t’i krahasonte ato me “kavalishencat” sllavo-komuniste GULAG te BRSS.

    Kampet e “pushimit”, sipas ketij historiani mercenar, ishin shtepi pushimi sovjetike, kavalishenca.

    Si ka mundesi qe nje mercenar i sllavo-komunizmit te perdore per qellimet e tij nje dokument te imperializmit amerikan?

    I rilindi (ne ditet e pashkeve) ambasada ruse mercenaret dhe spiunet e saj.

  2. Kolombo says:

    Ore z.Xhufi krimet ne kampin e tepelenes,meqene se po na flisni per fashiste e titiste kush i bente ?
    kush ishte nazi-fashiste gra e femije te pa fajshem qe persekutonte ai kamp ?
    Ju thoni qe nuk ishte Aushtvic,pra kjo quhet simbas jush nje “arritje” e diktatures komuniste !!
    Kampi i Tepelenes eshte nje “sukses” karshi kampeve famekeqe Gjermano-naziste, qe ju jo pa qellim i zhvendosni
    ne kohe,ne ate te luftes dhe asaj te mbas luftes,krimeve te komunizmit mbas luftes se dyte boterore.

  3. Petro says:

    Nuk kuptoj se cfar persekutimi qenka bere ne kampin e internimit te tepelenes kur qeveria e atejhershme ta quajme komuniste ne vend qe keta kundershtare ti burgoste i ka lehtesuar duke i strehuar e ushqyer ne ambjente te perbashketa keta armiq te pushtetitpopullor qe deri dje i kishin vrare e perseri femijet e tyre poo i vrisnin shqiptaret me veprime diversiooniste te sponsorizuara na te huajt..po te jete keshtu komunizmi paska qene me te vertete nje shembull pozitiv i drejtimit te shtetit.ankesat jane te kota e te shpiofura..

  4. Kryqi says:

    Neofashiste ishte hirarkia komuniste,pergjegjese e krimeve te rregjimit. Xhufi duhet ti pergjigjet pyetjes; C’fare mund te
    quhen agjitatoret ,”historianet” e asaj kohe te cilet i hodhen popullit perden e verberise per te mbuluar krimet e sistemit.
    Thank God ; Koha qe ju shkruanit historine ka marre fund me kohe, me gjithe iluzionet e mos te qenit fajtore.

    1. moni says:

      Po koha e doktorit qe conte shurren e hysni kapos ne paris? Perse nuk thoni gje? Vetem ne 3 muajt e pare e 97 u vrane bashke aq njerez sa qenkan vrare ne 45 vjet komunizem. Ikni o truleshe, gjeni nje cope pune dhe mos u merrni me thashetheme goresh

  5. DOKTORI says:

    Kur jane bere bashke dy mendje shqiptaresh! Kurre ,bile as historikisht.Te gjithe duan te behen historian edhe ne komentet e ketij problemi!Asnjehere mbas ’90 nuk eshte lene e lire te flase historia..Ka qene psikoza qe sic e nxiu Enveri per 50 vjet ,ashtu do ta nxime ne antienveristat per 500 vjet..Eshte kthyer permbys historia e ngritur nga komunizmi,pa asnje kriter historik..Ne se u ngriten lapidare me heronje komuniste,duhet qe te shkatrrohen dhe te ngrihen lapidare me heronj antikomunist,pa asnje kriter,p.sh. se thot “Filani” se ka qene burre i mire!!,se e ka sha Enverin,se eshte bashkuar me Talianin paqesor,me gjermanin qe vetem po kalonte ne Shqiperi,….dhe pastaj nje “Ah mor komunista te qelbur,qe na keni debuar Europen!!!”P.sh. as nuk mendohet qe te kemi lapidare nga te dy krahet,ballista dhe partizan…baaaah se ka thene Zoti…Te bashkejetojme me Komunistat????Kurre….Megjithese cdo shtepi ne kohen e Enverit kishte nje ose me shume komunista!!!!Jo zoterinj historine duhet ta shkruajne historianet e pamvarur dhe jo sherbetoret e partive politike!!!

  6. tito says:

    DUAN ish familjaret e antishqiptarve dhe bashkepuntorve te nazifashizmit e me von te agjenturave te huaja kunder shtetit te athershem SHQIPTAR qe te viktimizohen me zor, ne vitet 1949 deri ne vitin 1953 ishte buka me rracion ne ter shtetin shqiptar se ishte kriza e bukes , dhe sa per veshje fill mas lufte te ter shqiptaret dhe banoret e atyre zonave ishin te xhveshur , kta nuk i kishin mar per krushq aty , se ishin ato familje qe ndimonin rreaksionaret dhe antishqiptaret kriminelet qe vrisnin popullin ne at periudh per interes te agjenturave te huaja UDBse jugosllave e ASFALIS greke , por thjesht shteti i grumbulloj siç e sqaron dhe profesor XHUFI per ti patur nen kontroll qe kta me shtepit e tyre mos beheshin baza difersantesh , kjo ka qen e tera , shteti i asaj kohe me kta njerez nuk kishte pun fare , kta kan jetuar si banoret e zones kaq , qeveria e PPSHse ishte shum korrekte me ligjet e shtetit , mos harroni qe ishte parrulla njeriu mi te gjitha ,per njerzit dhe popullaten kushtohej kujdes maksimal mjeksia ishte pa pages deri ne vermosh e konispol , ama kush behej per burg dhe shkelte ligjet e shtetit ,nuk ishte si sot , ai teplaste ne burg dhe ti hidhte çelsat ne det , sidomos kundershtarve dhe njerezve qe punonin kunder interesave te shtetit shqiptar , kush vidhte 1 milion e 1 lek shqiptare ne at koh pushkatohej se ishte pasuria e popullit , ne sot ne ket koh kemi mar ne mbrojtie hajdutet mashtrusit dhe antishqiptaret dhe ata po naj lujn fen , kur ne na vjen shpirti ne maj te hundes kerkojm EVERIN amon hec nja 5 minuta , se ai mbahet si figura e drejtesis panvarsisht se sot ish tradhtaret e vendit antishqiptaret hajdutet bejn propagand kunder asaj figure , se per kta ishte gijotin ajo figur ,sot boj qef llumi kombit dhe i qajn hallin ish kriminelve ish tradhtarve te kti vendi e njerezve te tyre , thjesht esht koha maskarenjve , nese doni tja u vertetoj shkoni perball martenitetit e keni shembelltyren me te keqe te kombit ton , parfaqsusin e veseve te kqia tradhtin hajdutllikut dhe kriminelit qe vrau shum patriot , qe sot per kta si rruhet njeriu dhe ky esht AMET ZOGU.

  7. lisi says:

    Ka vene sala ne krye te nje fare organizmi per denimin e viktimave te komunizmit nje mut muti si tufa alias gomari Sohodollit qe kerkon te faktorizohet me cdo kusht si figure me tru ne opinion/Onjerez ! Mos u beni viktima te injorances e dallkaukeve si ky tufa me shoke.Skllever bij sklleverish mbetet perjete sic tha Noli i madh.Per historine fleyt historiani kurse per gomeret mund te flas vetem shoku i tyre si tufa me sojin e vet

  8. Mashtrimi Vazhdon... says:

    Mos o Zot, sa gjynah qe kemi qene, jemi dhe do te jemi ne aty…
    Po shikoja momentin kur Pellumb Xhufi po fliste per Kampin e Armiqve qe hynin e dilnin nga kufiri per te rrezuar Pushtetin popullor…dhe mezipritjen e drejtuesit te emisionit Hila Xhunga te shfajesonte (babane) dhe mu kujtua historia e prinderve te Seit e Bujar Petreles…
    U bera helm…si ka mundesi pas 25 vjetesh me PD false dhe Rd te fahrizuar dhe pluralizem dhe Parlament dhe dhjetra TV te pavarur, krimi mbrohet po aq hapur sikur ata ishin te vetem ne pushtet?!

    Kaq shume helm te kuq i kane futur ne deje Pellumb Xhufit, qe behet tjeter nga ai qe degjojme per qendrimin ndaj Janullatosit? Si ka mundesi qe Njeriu te kete dy gjysma kaq armike me njera tjetren?!

    E di ti Hila dhe ti Xhufi historine e prinderve Petrela?
    Ja lexoje, nese nuk eshte e vertete, kundershtoje publikisht, por te lutem si ka mundesi te thuash se ata jane te shtyre nga serbet?!

    Tregon Hyrie Kupi

    Çfarë mund të thuash kur të fola që [ajo kohë] nuk kishte respekt për vdekjen. E merrnin të vdekurin sapo dhe, pas 5 minutash, e mbulonin diku, ku të ndodhej. Mjaftë të mos dukej më mbi këtë faqe dheu. Kështu siç bënë dhe me motrën time.

    Pse, si bënë me motrën tënde?

    I varrosën me gjithë të shoqin sa vdiqën, se u rrëzua makina.

    Si u rrëzua makina? Si ndodhi?

    Motra ime ishte me katër fëmijë. Ishte e martuar me Fadil Petrelën, që ishte i biri i Selam Petrelës, shumë i njohur në atë kohë. Pra i familjes Petrela. Këta ishin në kampin e Beratit, por ai u shpërbë në vitin 1949 dhe të internuarit në atë kamp i sollën në kampin e Tepelenës. Kur do t’i lëviznin, morën një kamionçinë të prishur dhe hipën mbi karroceri plot 30 veta. Shoferi u tha porositësve që nuk iki dot se nuk kam frena, por kush donte të dinte. Mendohej se edhe po ranë, të internuar janë, nuk prishin punë. Pra po të vdisnim neve, nuk prishnim asnjë punë.

    Në atë makinë ishte dhe motra juaj?

    Motra jonë, Maje Petrela me të shoqin, Fadil Petrelën dhe me katër fëmijët e tyre.

    Sa vjeç ishin?

    Motra ime ishte 30 vjeçe. Kunati, Fadili ishte 33 vjeç. Me vete në makinë kishin dhe katër fëmijët e vegjël. Ishte Bujari 8-vjeçar, Ylberi 6-vjeçar, Halili 4-vjeçar dhe Seiti dyvjeçar. Gjatë lëvizjes së makinës, Fadili mbante në duar të birin katërvjeçar, pra Halilin, ndërsa motra mbante në prehër djalin 2vjeçar. Dy fëmijët e tjerë, Bujarin dhe Ylberin i kishin para këmbëve. Të ulur në shesh, se ju thash që ishin në karroceri.

    Dhe çfarë ndodhi?

    Ashtu siç ishte paralajmëruar nga shoferi që kamionçina italiane e mbimbushur me njerëz të internuar u rrëzua se ishte pa frena. U rrëzua në një vend të thepisur, duke u plasur njerëzit nëpër rrëpirë. Për fatin e keq motra ime me të shoqin vdiqën në vend. Fëmijët e vegjël që ju thashë, më i vogli ishte 2 vjeç dhe më i madhi 8 vjeç, shpëtuan.

    Dhe çfarë u bë?

    Erdhi menjëherë një makinë tjetër për të marrë të internuarit e ngelur në rrugë pas rrëzimit të makinës së mëparshme. Në këtë moment hapën një gropë të vogël aty në anë të përroit dhe varrosën motrën time me të shoqin, ndërkohë që fëmijët i hipën në makinë. Kur erdhi makina në kamp, ne mësuam për vdekjen.

    I varrosën aty ku vdiqën?

    Menjëherë si bagëti. Për koincidencë vdiqën vetëm ata të dy. I mbuluan aty në vend në atë çast, hipën jetimët në karroceri dhe vijuan rrugën me njerëzit tjerë. Pra, fëmijët e vegjël që pak minuta më parë ishin në prehër të prindërve, ndodhi që ta përfundonin atë rrugë që ishte itinerari Berat-Tepelenë jetimë dhe të traumatizuar. Ne nuk u besonim veshëve për atë që mësuam se i prisnim njerëzit tanë, pasi kishim vite pa i takuar por na erdhi vetëm haberi që “i varrosëm në anë të rrugës”.

  9. Scodrensis says:

    Asht mallkimi jonë… Në rishkrimin e historisë perfshihen shumë fusha të dijes por simbas mendimin tem të vobekët, dy shkaqe kryesore janë per me u permendë: i pari se objektivisht kena kenë historikisht të perçamë (vend i vogel me shumë kultura: filosllav, filoitalian, filoturq, filogrek – me shumë bajrakë filokomunista, filofashista etj.). Diktatura demek asht mundue me krijue ndjesinë e kombit por e ka shkatërrue edhe ma keq tuj krijue “njirin e ri” pamoral e paskrupull. I dyti asht se nuk kena mërritë hala me e sublimue frustracionin historik. Njiherë kena pasë me zgidhë problemin e turkut, mandej të italisë e të gjermanisë. Tesh jena tuj “la hesapet” me komunizmin; kanë kalue gati 30 vjet e nuk jena kurrkund. Asht ajo fjala qi në gjermanisht i thonë Vergangenheitsbewältigung (me shkapërcye të kaluemen, perkthehet pak a shumë). E perderisa na shqyptarët të mos ta shohim njeni tjetrin si vëllazën nuk kena me qitë gja në dritë, as sot as mot. Kampi i përqendrimit, Kampi i internimit, Kampi i shfarosjes, Kampi i vdekjes, Kampi i punës së detyruar, Gulag, Lager: janë të gjithë sinonime të Ferrit, Skëterrës a Xhehenemit mbi tokë; pa përcaktorin “komunist” ata e humbasin kuptimin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje