Agron Tufa: Pëllumb Xhufi gënjeu dhe manipuloi dokumentet e CIA-s, komandanti i kampit të Tepelenës përdhunonte femrat e bukura

2 Prill 2018, 11:54Dossier TEMA

Nga Agron Tufa 

Historiani i mesjetës, z. Pëllumb Xhufi, fyen dhe denigron ish-të përndjekurit politikë në veçanti, duke mohuar të vërtetat kriminale që përjetuan të internuarit e kampit komunist të përqendrimit në Tepelenë.

Në këtë sulm të përllogaritur e të paramenduar në emisionin “Arena” të Televizionit “Ora News” (më 28, 03. 2018), z. Xhufi zbehu, vuri në dyshim e mohoi regjimin genocidial brenda këtij kampi, që ka ekzistuar në periudhën 1949-1953. Xhufi vuri në dyshim dhe mohoi të vërtetat tragjike të këtij kampi mortor përqendrimi:

a) së pari, duke e përligjur alibinë e tij, se Kampi i Internimit në Tepelenë u ngrit si reagim i shtetit shqiptar ndaj familjeve të mëdha të Veriut, si reaksion ndaj asaj, se pjesëtarët e këtyre familjeve ishin arratisur në Jugosllavi dhe kërcënonin ekzistencën e shtetit me kalimin e kufirit dhe aktet terroriste të “sponsorizuara nga Jugosllavia”, duke u mbështetur nga dy baza, një në Prizren e një në Ulqin.

Z. Xhufi këtë akuzë nuk e mbështeti në asnjë dokument, por në ca pleq, që i paskëshin thënë, thëniet e supozuara të të cilëve duhen besuar, si e vetmja referencë shkencore e historianit. Kjo, sipas historianit mesjetar, përligj koncentrimin genocidial të familjeve të tyre dhe tok me drejtuesin e emisionit “Arena” shpikën akuzën tjetër, se gjoja të afërmit e këtyre familjeve kanë vrarë në inkursionet e tyre brenda kufirit 1000 ushtarë e policë, duke iu referuar një interviste të studiuesit dhe ish-kryetarit të SHISH-it, z. Irakli Koçollari, dhënë gazetarit Roland Qafoku, po në “Ora News (6.09.2016).

Çuditërisht, në këtë intervistë z. Koçollari nuk thotë asgjë të ngjashme me mendimin e z. Xhufi. Me mungesë dokumentesh, me mungesë referencash, me manipulim thëniesh dhe spekulime të ulëta, z. Xhufi ndërton njëherësh alibinë e fajësisë dhe rideklasimin e viktimave fatkeqe të kampit mortor të Tepelenës, krejt në frymën e PPSH-së dhe diktatorit, sikundërse ka qenë e është nxënës i devotshëm i tyre.

b) së dyti, duke mohuar kushtet ekstreme në kamp, ku përkundër punës sfilitëse, skllavëruese me nga 16 orë, përkundër urisë (me racion prej 550 gramë bukë misri të papjekur mirë), përkundër të ftohtit, mungesës së rrobave, ilaçeve, përkundër epidemive, dhunimeve e përdhunive, që na vijnë përmes dëshmive të dhëna OKB-së nga të arratisurit prej këtij kampi që nga ajo kohë (1955), si dhe prej qindra dëshmive të gjalla që kemi mbledhur nga të mbijetuarit, – z. Xhufi deklaron se kampi i Tepelenës nuk ishte më i keq se kampet e tjera, ai ishte një kamp me “ndërtesa solide, me tulla të ngritura, shumë të rregullta”.

Z. Xhufi refuzoi ta krahasonte Tepelenën me Aushvicin, pavarësisht nga shkalla përpjesëtimore e zvogëlimit, duke shtuar, se krahasuar me Aushvicin, Tepelena ishte “një kamp pushimi”. Në lidhje me këtë pikë, sqarojmë se nazistët i dërgonin hebrenjtë e Aushvicit në gaz e krematorium, ndërsa komunistët e Xhufit jo, ata parapëlqenin t’i vdisnin bashkatdhetarët e tyre nga pak e përditë, me punë rraskapitëse, me uri ulëritëse, me të ftohtë, uri, epidemi, aq sa për një natë vdiqën nga epidemia e dizenterisë 64 foshnja.

Gjithashtu, nuk duhet harruar një hollësi e papërfillshme për oreksin estetik dhe etiko-moral të z. Xhufi në gjithë këtë krahasim: nazistët vërtet i vrisnin hebrenjtë, por ama nuk i përdhunonin femrat hebraike, ndërsa komunistët e Xhufit po, (sa e pahijshme kjo për moralin komunist!), i përdhunonin bashkëatdhetaret e tyre të pambrojtura midis atij mjerimi. Se kështu thonë (jo burimet shqiptare, se atyre s’u beson z. Xhufi), po e thotë troç dokumenti i CIA-s.

c) së treti, z. Xhufi vuri në dyshim, shpuri drejt pabesueshmërisë numrin e shifrave të fëmijëve të vdekur (300) dhe nuk e kuptoj si mund ta bëjë këtë një historian, pa pasur një studim apo referencë. Për moralin e njerëzve si z. Xhufi në këtë tragjedi, mjafton të ndërmendim fjalët e F.M. Dostojevskit : “Madje as lumturia më e madhe e botës nuk do t’ia vlente çmimin e një loti në faqet e një fëmije të pafajshëm».

d) së katërti, z. Xhufi përdori manipulueshëm një nga dy dokumentet e CIA-s. Gjithsej janë dy dokumente të CIA-s, tashmë të deklasifikuara e të aksesueshme, por Xhufit dhe drejtuesit të emisionit u interesoi fort t’i referoheshin (qëllimisht) vetëm njërit. Ne i kemi të dy dokumentet e CIA-s, njëri i vitit 1951 dhe i dyti, mban datën 29 maj 1953. Nuk është zor ta kuptosh, se pse z. Xhufi iu përmbajt dokumentit të dytë, të vitit 1953, pasi aty deklarohet se në kapin e Tepelenës vuajnë dënimin 1000 deri 1300 persona, ndërsa në dokumentin e parë, të vitit 1951, raportohet se në kamp ka 3600 të internuar.

Në dokumentin e CIA-s të vitit 1951 thuhet: “…Ka 3600 të internuar në kampin e Tepelenës, i cili është ngritur në fillim të vitit 1949 dhe është më i madhi dhe më i vjetri në Shqipëri, dhe 2000 në kampin e Bedenit në Kavajë.

Rreth 70 për qind e të internuarve në Tepelenë janë gra dhe fëmijë. Shkalla më e lartë e vdekshmërisë është mes fëmijëve”. Ndërsa në dokumentin e CIA-s të vitit 1954 thuhet: “Në kampin e përqendrimit të Tepelenës mbahen rreth 1000 deri në 1300 persona, më së shumti familje të njerëzve që janë arratisur në Jugosllavi. ….”

Pse nuk u ndal dhe te dokumenti i dytë z, Xhufi? Pra, nëse në fillim kanë qenë 3600 të internuar, pse mbetën më 1953 rreth 1000 – 1300 frymë?

Ku të kenë shkuar vallë? Në ndonjë kamp pushimi? Mes këtyre 2600 -2300 të internuarve, që paskan firasur, mos ndoshta, rastësisht, gjenden aty dhe ata 300 e kusur fëmijë të vdekur në kamp, që z. Xhufi i trembet ta besojë?

Për të gjitha këto që vërejtëm e të tjera, pa llogaritur cinizmin dhe mungesën njerëzore katastrofike të gjindshmërisë ndaj tragjedisë së kampit të Tepelenës, pa llogaritur sulmin mbi institucionet, Bashkinë e Tepelenës dhe mediave, i bëj thirrje opinionit qytetar, institucioneve dhe forumeve mediatike, të mos jenë indiferentë nga këto fyerje e kërcënime, të mbrojmë standardet tona të lirive demokratike, t’i kundërpërgjigjemi në mënyrë dinjitoze, si njerëz intelektualisht të lirë, revanshit enverist, që kërkon të na rikthejë edhe një herë në izolacionin stalinist të komunizmit.

Nisur nga precedentët e shpeshtë që kanë ngjarë gjatë dhjetëvjeçarit të fundit me ngjalljen e nostalgjisë recidiviste të veglave e trashëgimisë së diktaturës komuniste, ISKK shtron nevojën urgjente për të hartuar e propozuar një projektligj të mirëmenduar, i cili të përfshijë hiç më pak e hiç më shumë nga ato sa kanë bërë tashmë shoqëritë ish-komuniste të BE-së.

Me miratimin e një ligji të tillë gjendet një zgjidhje universale për çdo kundravajtje ligjore. Dhe askush nuk mund të guxojë të përbaltë kujtimin e sakrificave, as të prekë dinjitetin e pjesës më të martizuar të Shqipërisë.

Vetëm një ligj i tillë mund ta ndryshojë thelbësisht edhe gjendjen me anën e një dekomunistizimi organik të të gjithë shoqërisë dhe institucioneve, duke nisur nga kurrikulat shkollore e duke mbaruar me pastrimin e hapësirës publike nga simbolet e propaganda komuniste.

Vetëm një ligj i tillë do t’i japë fund mashtrimit, manipulimit dhe spekulimit të trashëgimisë enveriste.

*Drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK)

17 komente në “Agron Tufa: Pëllumb Xhufi gënjeu dhe manipuloi dokumentet e CIA-s, komandanti i kampit të Tepelenës përdhunonte femrat e bukura”

  1. Fredi says:

    Çfar merreni kot me këtë lavire berishiste! Ja u bëri mirë Ramiz Alia, ju vuri një komunist shkërdhatë për padron dhe këta vrapuan ti lëpijnë bythën. Hajde tani do shkruajnë dhe historinë.

    1. ULLI MAGNA says:

      z. TUFA SI NJE ‘LETRAR’ DHE ‘PERKTHYES’ I STUDIUAR VETEM NE TIRANE DHE NE MOSKE (nga CV e tij …),

      DHE ‘HISTORIAN’ I VETE-EMERUAR, DERI DHE SI ‘DREJTOR’ (?! …) I NJE INSTITUTI ME STATUS VETEM POLITIK,

      PA ASNJE AKREDITIM AKADEMIK PER STUDIME E PUNIME TE MIREFILLTA …

      ME KETE SHKRIM NUK KA BERE GJE TJETER VECSE KA TREGUAR PAAFTESINE E TIJ TE PLOTE PER TE LEXUAR DOKUMENTET :

      CITON DY DOKUMENTET E ‘CIA-as’ (TE VITEVE 1949 DHE 1953) KU KA GJITHE ATO INFORMACIONE, EDHE TE VOGLA, DHE NUK KA

      AS EDHE NJE TE DHENE SE ATY VRITEN APO ME KEQ AKOMA ZHDUKEN NE MASE FEMIJE DHE GRA …,

      QE VETEM ‘ARITMETIKA HISTORIKE’ ( A ‘HISTERIKE’ E TIJ I THOTE ?! ?! ?! ?! ?! …)

      SEPSE VETE ‘CIA’, NUK BEN AS EDHE ME TE VOGLIN ALUDIM …, CUDI ?! ?! ?! ?! ?! … NDERKOHE GJITHE AJO KRONIKE FAKTESH,

      QOFTE NE 1949, QOFTE NE 1953 … MOS KISHTE ‘FRIKE’ VETE ‘CIA’ NGA ‘ENVERI’ DHE ‘KOMUNISTET’ E TIJ ?! ?! ?! ?! ?! … ABSURDE

      TA MENDOSH, PA LE TA LESH TE NENKUPTOHET KAQ TRASHE NGA ANALIZA ‘HISTORIKE’-HISTERIKE E z. TUFA …

      NE ANEN TJETER FLET PER ‘300 VARRE FEMIJESH’ DHE NUK THOTE SE KU JANE … … … AS NGA ‘CIA’,

      APO TJETER BURIM NUK REZULTOJNE DERI ME TANI … … …

      … DHE PER 1000 DERI 1300 TE TJERE TE VDEKUR E TE ZHDUKUR … KU JANE FAKTET, GJETJET, DESHMITE, DOKUMENTET … ETJ, ETJ. …

      ME KETO FIKSIME, QE TINGELLOJNE SI HISTERI PER ‘PLANE’ E ‘DETYRA’ TE REALIZUARA DHE ME KEQ AKOMA PER LENDIME E NXITJE

      ABSURDE TE SHPIRTRAVE E MENDJEVE TE VETE TE PERSEKUTUARVE ( ‘SPACI’ I FAMSHEM DHE I MIREDOKUMENTUAR DILKA SE PASKA

      QENE ‘KAMP PUSHIMI’ ?! ?! … )

    2. ULLI MAGNA says:

      z. TUFA SI NJE ‘LETRAR’ DHE ‘PERKTHYES’ I STUDIUAR VETEM NE TIRANE DHE NE MOSKE (nga CV e tij …),

      DHE ‘HISTORIAN’ I VETE-EMERUAR, DERI DHE SI ‘DREJTOR’ (?! …) I NJE INSTITUTI ME STATUS VETEM POLITIK,

      PA ASNJE AKREDITIM AKADEMIK PER STUDIME E PUNIME TE MIREFILLTA …

      ME KETE SHKRIM NUK KA BERE GJE TJETER VECSE KA TREGUAR PAAFTESINE E TIJ TE PLOTE PER TE

      LEXUAR DOKUMENTET :

      CITON DY DOKUMENTET E ‘CIA-as’ (TE VITEVE 1949 DHE 1953) KU KA GJITHE ATO INFORMACIONE, EDHE

      TE VOGLA, DHE NUK KA AS EDHE NJE TE DHENE SE ATY VRITEN APO ME KEQ AKOMA ZHDUKEN NE MASE

      FEMIJE DHE GRA …,

      QE VETEM ‘ARITMETIKA HISTORIKE’ ( A ‘HISTERIKE’ E TIJ I THOTE ?! ?! ?! ?! ?! …)

      SEPSE VETE ‘CIA’, NUK BEN AS EDHE ME TE VOGLIN ALUDIM …, CUDI ?! ?! ?! ?! ?! … NDERKOHE GJITHE AJO

      KRONIKE FAKTESH, QOFTE NE 1949, QOFTE NE 1953 … MOS KISHTE ‘FRIKE’ VETE ‘CIA’ NGA ‘ENVERI’ DHE

      ‘KOMUNISTET’ E TIJ ?! ?! ?! ?! ?! … ABSURDE TA MENDOSH, PA LE TA LESH TE NENKUPTOHET KAQ TRASHE NGA

      ANALIZA ‘HISTORIKE’-HISTERIKE E z. TUFA …

      NE ANEN TJETER FLET PER ‘300 VARRE FEMIJESH’ DHE NUK THOTE SE KU JANE … … … AS NGA ‘CIA’,

      APO TJETER BURIM NUK REZULTOJNE DERI ME TANI … … …

      … DHE PER 1000 DERI 1300 TE TJERE TE VDEKUR E TE ZHDUKUR … KU JANE FAKTET, GJETJET, DESHMITE,

      DOKUMENTET … ETJ, ETJ. …

      ME KETO ‘FIKSIME’ PATOLIGJIKE ‘ENVERIST-MOSKOVITE’, QE TINGELLOJNE SI HISTERI PER ‘PLANE’ E ‘DETYRA’ TE

      REALIZUARA DHE ME KEQ AKOMA PER LENDIME E NXITJE ABSURDE TE SHPIRTRAVE E MENDJEVE TE VETE TE

      PERSEKUTUARVE ( ‘SPACI’ I FAMSHEM DHE I MIREDOKUMENTUAR DILKA SE PASKA QENE ‘KAMP PUSHIMI’ ?! ?! … )

  2. ik ore dallkauk, edhe pamjen e ke si dallkauk. turp te dale ky rryp ne media dhe te perbalte profesor Xhufin.

  3. Signal says:

    Xhufi eshte nje çam islamik dhe komunist, merreni me mend se çfare plehre eshte. Keta i jane shitur Titos, Stalinit, Maos, Erdoganit e dreqit e te birit, rrace muti.

  4. Zorro says:

    Cfare ke pritur keto 28 vjet,o kelysh fashisti qe nuk keni cuar asnje nga torturuesit tuaj ne gjyq?
    Po kete komandantin e kampit te Tepelenes,pse nuk e jep me emer dhe pse nuk e kane cuar ne gjyq keto bukuroshet tuaja fallco?
    Po keto 28 vjet demokraci cfare kane perfituar ish kampistet?Shporru more kellire fashiste se ju jeni rraca me antishqiptare me keq se pushtuesit.
    I keni merituar te gjitha,bile ka qene pak.
    Po kur dogji Liraku veten me benzine ku ishit ju kampistet e Tepelenes?
    Hyyyyy plehra!

  5. Tani says:

    Ky fare debili u cua te luftonte Tomken dhe Shoket e Tij, ky eshte qesharak. Ky kerkon qe te njihet Kampi Tepelenes dhe vuajtjet edhe pse nuk ka asnje deshmi te shkruar. Perse nuk u morren keta palaco me kampin kur kishin pushtetin dhe te gjitha arkivat?! Perse duhet te degjojne keta njerez qe shiten vuajtjet me lek ?! Keta jane nje grup qesharak bashke me ate Godolen qe kane perfituar nga vuajtjet e te persekutuarve te vertet…. Respekt vetem per ata trima qe kundeshtuan diktaturen dhe sot jetojne jeten e tyre si cdo qytetar tjeter.

  6. Xha Teme says:

    Z. Xhufi ben nga nje “Agron Tufe” cdo mengjez ne WC dhe pastaj flushon ujin mbi te.

  7. mikojani says:

    Ky Xhufi,është një pordhë me rigon,një maskara den,baba den,një birë kumbulle

  8. pena says:

    Duhet te jesh dibran qe ta njohesh mire kete plehre Ky eshte nga Sohodolli nje fshat i Dibres i shquar per faktin se te gjithe ne kohen e Enverit ishin spiuna dhe per faktin se eshte kampion per numurin e gomereve si vetja qe posedojne prandaj dhe kur dikush eshte i manget i thone gomar sohodolli

  9. dudum says:

    Xhufi kellufi, eshte komunist dhe komunistet do mbroj. Ishalla e provojne familjaret e tij “kampin e pushimit te Tepelenes”.

  10. Ali says:

    Per TANIN

    per sa kohe ka morra bythe si ti do vazhdojme te kruhemi

  11. Ali says:

    Per TANIN

    per sa kohe ka morra si puna jote do vazhdojme te kruhemi…ske cben!!

  12. mona e lsi says:

    ate fat pullumbi e peson vetem nese fashistet dhe krimineet vine ne pushtet.gjukni nga pozitat e luftes se kasava nga e cila i ateere dhe tani nuk keni hequr dore.pullumbi ,qe ne femini ka qene djale i shkelqyer.ashtu edhe ka mbetur.me biografine merruni ju,por duke u thene komuniste ,enveriste etj.as nuk friksoni,as nuk ofendoni njeri.perkundrazi kur iu thua fashiste kriminele diversante spiune ne sherbim te te huajve u mbetet turp ne kurriz dhe denbababen.keni degjuarsi ia permendin saliut tuaj?spiun i serbit,ka baba biologjik karaxhicin(meshqip i thone kopil),kane vrare priftin,ndaj jane te ndeshkuar sipas kanunit,vrases,etj.per xhufin nuk ka te tilla gjera.fizikisht ngjan me baben e vet.nuk di gje per kete tufen,nga ctufe vjen.nga sa shkruan ne hulumtimet e tij dhet ta kete nga pervoja e tij.po te thoni se eshe i ditlindjes se kohes se atij koadantit te kampit ,e, ha diskutim.kujt ti djege e te kruhet.

  13. Deva says:

    Sa per sqarim z. Xhufi eshte dhender i Luan Omarit, birit te Bahri Omarit e komunisti nga origjina e formimi.
    E ka te veshtire ti veshtroj e ti thote gjerat drejt.
    Nese di dicka te sakte, ka te beje me Bahri Omarin.
    Pyeteni per te dhe do shihni se cfare historiani me fame eshte.

    1. yyp Xhixhi says:

      Edhe CIA eshte nuse ne familje komuniste ? ? ?

  14. ELIOT says:

    SHURRRAT KOMUNISTE ..NUK JU VJEN MIRE SE REALITETI DEL NJE DITE … MUTTRAT E EUROPES … ZGJEBSAT E DEMOKRACISE ..MIRE TJU A BEJ RAMA KOMUNIST .TJU A BEJ 20 EUROS AUTOSTRADAT PER DISA GOMARE SI JU DHE MOS TJU JAPI ME SHUME SE 100 EUROS NEMUAJ SIC JU JEPTE ZGJEBSI ENVER …. SHURRAMANE ..ME NJE ROGE NE FRANCE NE EUROPE BLEN ME SHUME SE ME ENVER KOQEN NE NJE VIT …POR ME KE FLAS EDHE UNE ME IDIOTA ME DEBILAT E SHEKULIT TE 16 … THITHJANI RAMES TJ GJEJE PNE SPIUNA TE ZGJEBUR … BAJGAT E BOTES . PLEHRAT E EUROPES ..EDHE AFRIKANET JANE ME INTILIGENTA SE JU …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje