Bashkia e Tiranës: Gjykata Administrative i hap rrugë ndërtimit të 5 pallateve 17-katëshe te Diga e Liqenit Artificial

3 Prill 2018, 19:33Sociale TEMA

Bashkia e Tiranës ka denoncuar Gjykatën Administrative, se ka lejuar ndërtimin e 5 pallateve 17 katëshe tek Diga e Liqenit Artificial.

Njoftimi i Bashkisë

Sot, Gjykata Administrative e Apelit, në një mbledhje të pa njoftuar dhe jashtë vëmendjes së opinionit publik, vendosi të lerë në fuqi lejen për ndërtimin e 5 pallateve 17-katëshe te Diga e Liqenit Artificial, “dhurata” që ish kryetari i Bashkisë së Tiranës, sot kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i bëri qytetit të Tiranës në vitin e fundit të mandatit të tij.

Ky vendim është një lajm i keq për të gjithë qytetarët e Tiranës dhe një tjetër veprim i shëmtuar i kësaj gjykate, të cilës, me sa duket, edhe në dritën e zhvillimeve të reja që po sjell reforma në drejtësi dhe procesi i Vettingut, tregoi se nuk është palë me qytetarët dhe nuk i intereson e ardhmja e qytetit.

Historia e 5 pallateve 17 katëshe buzë Digës së Liqenit është e njohur për qytetarët e Tiranës. Ajo daton që në tetor të vitit 2014, kur ish kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i njohur për lidhjet e tij të ngushta me pronarin e kompanisë GENER 2, firmosi lejen e ndërtimit, edhe pse ajo leje u kundërshtua fort si nga shoqëria civile, të cilët organizuan një sërë protestash, ashtu edhe nga Komiteti Kombëtar i Digave.

Ky i fundit në janar 2015 hartoi një raport të plotë për lejen e firmosur nga Basha, duke e cilësuar ndërtimin e pallatit si të rrezikshëm për jetën e banorëve që banojnë aty dhe që cenon sigurinë publike të të gjithë zonës përreth. Edhe ky vendim i Komitetit Kombëtar të Digave u hodh poshtë nga gjykatat, duke i hapur rrugë ndërtimit të këtij objekti.

Nisur nga kjo, në shtator 2015 Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit pezulloi punimet për ndërtimin e 5 pallateve dhe kërkoi revokimin e lejes në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë.

Po atë vit, administrata e re e Bashkisë së Tiranës dhe kryebashkiaku Veliaj, kundërshtuan  me forcë ndërtimin e 5 pallateve 17 katëshe të Lulzim Bashës dhe miqve të tij, duke nisur kështu një betejë ligjore, në mbështetje të interesit të qytetit dhe qytetarëve të tij, dhe deri në realizimin e një proteste masive qytetare para Gjykatës Administrative të Apelit, e cila në atë kohë, në një konflikt të hapur interesi, kishte vendosur të linte në fuqi lejet e ndërtimit të Lulzim Bashës. Po kështu, me miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia e Tiranës e ka shpallur atë zonë hapësirë të gjelbër në funksion të qytetarëve.

Bashkia e Tiranës shpreh keqardhjen për sjelljen dhe vendimet e deritanishme të gjykatave, por mbi të gjitha për faktin se pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme, me fakte e argumente, qoftë për konfliktin e hapur të interesit të gjyqtarëve apo të shpërdorimit të detyrës, nuk pati asnjë reflektim nga ana e tyre dhe, me vendimin e sotëm i hap rrugë ndërtimit të këtyre godinave.

Nga nesër qyteti do të vuajë një tjetër vendim abuziv të firmosur nga Lulzim Basha; njeriu që drejton një parti, e cila nga njëra anë proteston me armë kundër ndërtimit të një këndi lojërash për fëmijë, e nga ana tjetër, me një të rënë të lapsit zhduk një hapësirë publike buzë Liqenit Artificial për ta shndërruar në kompleks pallatesh 17 katëshe.

Me sa duket, ndërtimi i pallateve shumëkatëshe buzë detit të Vlorës dhe buzë liqenit të Tiranës paskan qenë specialitetet e tij të vetme gjatë gjumit 4 vjeçar në Bashkinë e Tiranës.(TemA)

29 komente në “Bashkia e Tiranës: Gjykata Administrative i hap rrugë ndërtimit të 5 pallateve 17-katëshe te Diga e Liqenit Artificial”

  1. ana says:

    Ju ka ardhur dhe juve per shtat se ndryshe do vazhdonit betejen per ndalimin e tyre.Nje premtim tjeter i pa mbajtur.Turp.

    1. Altin says:

      Ore po Luli ku eshte? Pse s’ka dale ende me fol kunder oligarkeve? Apo ky eshte miku i tij dhe s’eshte oligark? Turp turp turp

      1. Altin Luli thuhet ka dhene lejen po 5 kulla te tilla nuk behen pa bekimin e KRRTRSH apo me sakte atij te Gjatit. Tani qe u pagua “haraci” u ngrit edhe trau per fillimin e punimeve nga miku i Toptan Center.☺☺☺ Prisni se nuk keni pare gje akoma

    2. Gjeto says:

      U lye rrota!!!

  2. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Te ngrihen bythepambuket e Tirones ene ti vejn flaken makinerive te firmes se ndertimit e mos te lejne njeri te guxoje te veje nje tulle ne ate vend. Interesi publik prevalon mbi cdo vendim gjykate te korruptuar.

  3. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Te ngrihen bythepambuket e Tirones ene ti vejn flaken makinerive te firmes se ndertimit e mos te lejne njeri te guxoje te veje nje tulle ne ate vend. Interesi publik prevalon mbi cdo vendim gjykate te korruptuar. .

    1. Toni says:

      Bythpamuket e Tirones qe thu ti e shkaterruan rregjimin e Enverit me 2 demostrada dhe ja terhoqen zvarre bustin .

  4. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Te ngrihen bythepambuket e Tirones ene ti vejn flaken makinerive te firmes se ndertimit e mos te lejne njeri te guxoje te veje nje tulle ne ate vend. Interesi publik prevalon mbi cdo vendim gjykate te korruptuar. ..

    1. Kellira says:

      Gojor i Saliut e di kush eshte Gener2?!

  5. Emili says:

    Kujt ja shisni keto ju more plehra? Ju jeni qelbesira te gjithe. Zgjedhjet erdhen. Voten time dhe te gjithe fisit e shoqerise time do ta shihni me dylbi. I dinit shqiptaret budallenj. Skeni turp! Turp! Turpi eshe i juaji, jo i Bashes. E mbushet Tiranen me kulla. Premtuat hapje te qytetit . Ato pemet vertete jane propagande e ndyre. Ju jeni mafia!
    TURP!

    1. mul nokovic udb says:

      Ta mbeshtes dhe une. Muli eshte i pastrehe ne Tirane dhe duhet te marre 4 apartamente tek kullat e Bashes.

  6. Alban Dega says:

    GJYQTARET E KORRUPTUAR NE PRANGA

    Te kontrollohen tabulatat e tyre telefonike.
    Te vendosen ne pergjim e ne vezhgim !
    Te hetohet cdo qindrarke e pasurite e tyre!
    Te arrestohen e denohen me gjithe fuqine e ligjit keta gjykabandite te Sali Kadafit, Bujar Perishanit e Lulezim Sllobodanit !

  7. Taipi says:

    Po pres ANAL’ istet qe te flasin kunder ketij llumi qe na gjykon perdite, per pronat, per gjobat, per kundravajtjet minimale. Luli e beri gjemen ne vitin e fundit, e beri qoken per pronarin e zyres te kulla, ai qe udheheqluften ndaj kullave

  8. Helidon says:

    Hajdute, te pangopur, mafioze, rrugecer, armiq te ketij vendi, te pacipe, ndyresira, qelbesira, plehra, funderrina, derra, kafshe te egra, barbare, mesjetare, palaco, horra, te peshtire, te neveritshem….Fjalet nuk jane mjaft per tju pershkruar. Cfare i dini ju shqiptaret budallenj? Kujtoni qe nuk kuptojne si po e luani lojen? Lereni Lulin atje ku eshte. Faji eshte i juaji. Ju te gjithe meritoni litarin! Zgjedhjet erdhen! Ate te mamit taj do marresh kete here z mashtrues.

  9. Dritoni says:

    Ore ketu duhet vetting sa me pareeeeee
    Per dy vjet pati vetem bllokim nga bashkia TR dhe as e rrujti njeri ti rrezonte lejen ketyre palacove qe furnizojne me leke gjithe PD.
    Ku je Shkullak? Ku je Bushkak? Ku je Bojaxhi?

    Apo e keni me kollaj te takohemi te TEATRI ?

  10. moza says:

    po tani pse nuk hidhen ne proteste bketa qe bejne gjasme si shoqeri civile. apo keto kullat ketu i duan se kane pronat e tyre turp

  11. Lali says:

    O Temaaaaaaa! Keni fillu dhe nuk publikoni me mesazhe kunder Lali Legenit!

  12. Jona says:

    Kam qejf ate Andi Bushatin qe doli me pronarin e GENER 2 qe do beje palaltet dhe buzeqeshnin bashke, si duket e kishin rregulluar kete muhabet… Dhe ku i dihet, do kete marre ndonje cmim te mire ne kembim te heshtjes! hahahah

  13. cimi says:

    po keto dashnoret e hapesirave publike ku jane?

  14. shebeniku says:

    tmerr se si lulzim basha ketej thote kullat kullat dhe nga ana tjeter eshte ai qe shkaterroi kete pjese te bukur te parkut. shume mire mund te iste nje park lojerash . nuk na dueht ne shqiptarete nje lulush qe qan dhe derdh lot krokodili.

  15. eljana says:

    o Lulzim o te hengert mortja qe kater vjet qendrove ne detyre po nuk le pllemb toke pa ia dhene kunatit tend te beje pallate. pse nuk flet dhe per dy apartamentet qe more per dhenien e dy kateve shtese te vasil shanto. hajdut

  16. Tiranasi prej kutallie says:

    Po na del bashkia e tiranes si na i femer e virgjer
    I bllokoj sa i bllokoj , u rrit me shume pazari nga lali eri dhe puna vazhdon
    dmth deri tani ishte nje mashtrim, thjesht per pazare

  17. MARIO says:

    Shume njerez te eger komentojne ne kete gazete.

  18. taku says:

    O ju temes jeni ca prostituta ju .PSE nuk jepni edhe komentet kundra qeverise qe Jan te verteta .PSE boheni si bythlepires te qeverise legenda njerez .qener

  19. Përjetësisht says:

    Bashkia dhe me ndihmën e qeverisë po të duan e kanë fuqinë e mund ta përvetësojnë (blejnë) truallin për ndërtim veprash publike.
    Le të bëjnë ndonjë park aty, si zgjatim I parkut të liqenit e një rrugë në mes (vepra publike).
    Po janë të gjithë të korruptuar..

  20. rudini says:

    Ska ndodhur asgje,edhe Rama ka qene dakort dhe po deshet shikoni dhe maketin qe ka miratuar.Ky Eri eshte thjesht mashtrues se e perdor per mashtrim.

  21. Loni says:

    Vall te jen ber pa lejen e Rames e veliajt

  22. etilda says:

    As keto pallate te mos ndertohen tek liqeni po as pallatet tek shtate xhuxhat,dhe tek teatri kombetar te mos ndertohen, ,,populli te ngrihet ne kembe…

  23. dudum says:

    Qyqa po po pse kete Kullat e Liqenit nuk bekan dhe keto Kullat qe ke mbushur Tiranen brenna 1 km nga qendra bejne. Sikur do zhvillohej Tirana nga Bulevardi i Ri, apo varja ishin per fushate keto muhabete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje