SHËNIM: Shantazhuesit e kafeneve që nuk duan të mësojnë dhe hienat politike mbi një pedagog të ndershëm

3 Prill 2018, 17:03Sociale TEMA
SHËNIM: Shantazhuesit e kafeneve që nuk duan të mësojnë

Profesor Thanas Xhillari është një nga pedagogët më të vjetër të Universitetit në degën e Matematikës.

Njihet nga të gjithë si pedagogu që nuk të jep lehtë provimin dhe ka përqëndjen më të lartë të studentëve të mbetur në lëndën e tij.

Javët e fundit ka një përpjekje për linçim të tij, nga një grup studentësh.

Linçimi bëhet nga ata që edhe pse i kanë gjithë notat pesa në librezë dhe qëllojnë me vezë kryeministrin në përpjekje për t’u afirmuar politikisht si revolucionarë.

Pikërisht këta kanë nisur një fushatë të padenjë kundër pedagogut, jo vetëm pa asnjë fakt, por dhe nga motive të ulëta politike.

Gresa Hasa, tashmë me sa duket ka vendosur të bëjë viktimë një nga pedagogët më të nderuar të Univeristetit, për të njëjtat arsye politike.

Pedagogu në fjalë është ish- bashkëshorti i Linda Ramës, dhe me sa duket kjo mjafton që ai (edhe pse është një pedagog që siç e thonë dhe vetë sulmuesit, nga 100 studentë kalon tre), sipas tyre ka një mënyrë që të kërkon para, por këta nuk e verifikojnë dot.

Nëse një pedagog nga 100 student kalon 3, dhe profesor Xhillari njihet për rreptësinë e tij, si ka mundësi që të kërkojë para, pasi para marrin ata që nga 100 ngelin vetëm 3, dhe jo ata që kalojnë vetëm 3.

Edhe pse nuk prodhojnë dot asnjë fakt, megjithë aftësinë në fotoshop, përveç parrullave anonime dhe sulmeve në rrjetet sociale, duket se ata janë të koordinuar politkisht me Sali Berishën dhe opozitarë të tjerë në përpjekje për të poshtëruar dikë që edhe të vetmen fotografi që i kanë gjetur, është duke udhëtuar me autobus.

Dekanati dhe kolegët e tij i kanë dalë në mbrojte profesor Xhillarit në këtë fushatë linçuese, por duket se ajo është një fushatë politike që ka më shumë në objektiv Linda Ramën, se sa ish- burrin e saj.

Kjo lidhet edhe me faktin se kur e sulmojnë, i botojnë fotografinë e Linda Ramës në vend të tij.

Biles duket që e kanë me Linda Ramën, pasi po merren me vajzën dhe djalin e saj deri tek faqja e Wikipedias, duke ndërhyrë si hacker.

Në këtë lojë kanë rënë disa portale dhe gazeta online, të cilat ndoshta nuk i kanë kushtuar rëndësi linçimit të qëllimshëm që i bëhet një prej pedagogëve model të Universitetit, nga një grup studentësh të frustruar që nuk marrin dot provimet e matametikës.

Standarti që profesor si Xhillari kanë ruajtur në Univeristet, janë tullat e fundit që mbajnë në këmbë atë godinë, pasi nëse ikin dhe pedgaogë si ai, atëhere aty do të ketë thjesht studentë nga ata që rrinë kafeneve, shkojnë në mitingje, mbushin Facebook-un me veprimtari politike pa asnjë lidhje me shkollën dhe që duan të shantazhojnë përmes politikës pedagogët, që të marrin në fund një copë diplomë dhe të bëhen udhëheqës.

Kjo fushatë linçuese nuk duhet të kalojë në heshtje, pasi rrezikon të kthehet në precedent për çdo pedagog të ndershëm të Universitetit.

Vetë pedagogu, por dhe stafi akademik i fakultetit, duhet ta çojnë këtë çështje në prokurori dhe të vihen para përgjegjësisë ligjore këta shantazhues kafenesh, që mezi marrin një notë kaluese me mik dhe kërkojnë të shkatërrojnë dhe vlerat e fundit që ka Universiteti, për të ruajtur minimumin e standardit pedagogjik dhe arsimor në vend.

Për më tepër që më një vështrim të parë, duket qartë që është një sulm i koordinuar politik, mes disa studentëve që janë të njohur vetëm si pjestarë të një organizite politike dhe politikanëve opozitarë që janë të njohur vetëm për të përlyer gjithçka në këtë vend.(TemA)

40 komente në “SHËNIM: Shantazhuesit e kafeneve që nuk duan të mësojnë dhe hienat politike mbi një pedagog të ndershëm”

  1. Ari says:

    Po ai profesori pervers Karduku?? Me kte te merren kta.

    1. Arber Lima says:

      Karduku eshte akoma ne cader me Lul Hollandezin sumefishkur. Raki dhe paidhaqe ne cader. Paguan Avni Pronari, kapteri biznesmen prej Trapoje.

    2. Sadi says:

      Gazeta duhet te vendos autorin e shkrimit

  2. Zorro says:

    Te gjithe ngelesit te perjashtohen pergjithmone nga universiteti.

  3. fffff says:

    Duket qarte qe professori ndyn doren! Proffesorit ti tregohet dera dhe te percillet me ceremoni poshterimi. Vij une e zvendesoj nga New Yorku. Kam bere Matematiken e aplikuar ne CUNY. Tregetimi i notes eshte poshtersi. Dekurajon studentet te mesojne dhe shkaterron te ardhmen nxenesve. Kur kam qene ne Korce kam patur nje mesues Kimie Koco Mani, i Vellai i Pirro Manit qe bente te njejten poshtersi. Kur vajta ne universitet nuk e kaloja dot Kimine. Me tregoni si te aplikoj , vij vete e jap matematiken. Noten nuk e leshoj as une, por pare nuk dua.

    1. s'kam ç'bej says:

      o fffende nga New-Yorku, e kupton ti shkrimin qe e bejne ca studente qe jane me nota pesa dhe grupim politik i pd-ese apo s’e kupton dhe nuk eshte e vertete qe merr leke pedagogu?

    2. Xha Braho says:

      Ti fff fende e plevitosur laj ndonje pjate aty ne NY ose nda ndonje pice per ndonje dollar bakshish. Ky shte ajka e profesoreve more ditezi. Keta palo studente kane perdorur fotoshop-in dhe njemije poshtersi kundra tij sepse nuk e kalojne dot provimin. Dhe ai nuk leviz nga bindja e tij se te gjithe duhet ta meritojne qe te kalojne provimin. Ky eshte I nderuari Prof. Xhillari.

    3. nora says:

      Me trap se ty qe do te behesh profesor nuk ka more FFFFF. E lexove artikullin apo jo? Besoj profesoret qe jane si ty qe pa lexuar japin vleresime jane si ata trapat e Dushkut qe moren diplomen e Drejtesise. Lexoje first artikullin dhe pastaj shkruaj o kokebosh qe na u be truri jot prej idioti te zevendesoje profesor Xhillarin. Leqe je idiot fare edhe per jeten ne qytetin tendkur thua profesori Koco Mani i vellai i Pirro Manit. Pirro Mani o rob i trashe nuk ka vella po ka vetem 2 motra. A e kupton o kaplloqe? Ca e di nShqiperine ti qe te vish e te na behesh profesore. Ne e dime qe ne kohen e Sales Universiteti u mbush me derra profesore por ky per te cilin shkruajne artikullin nuk eshte nga ata. Po ata derrat e tjere duan ta heqin qe te jene rehat aty se ndjehen keq qe rrine bashke me njerez te dituer dhe te nderuar si profesor Xhillar.
      Lexo o trapi FFFFF qe do ti zesh vendin e tij.

  4. Epo kjo pune! says:

    po nuk nxorren prova, perjashtim nga universiteti se me llafe … qe tani keta, neser i kemi ne parlament…

    1. Meri says:

      Jo neser i kemi sot. Ato dy cupulinat e LSI-se kjo kategori jane

  5. Moni says:

    Profesore me i rrepte nukte ngel dot nese studenti ka mesuar.

  6. Roza Trendafili says:

    Neve mesuesve e ish- mesuesve na dhemb shume kur degjojme se disa kolege e shesin noten, prandaj bashkohemi me zerin e perbashket te atyre qe e duan shkollen e arsimimin per te mos i lene te qete ata tipa derisa edhe i fundit i tyre te shporret nga syte e nxenesve e studenteve. Do te bashkohem me ata qe me argumenta luftojne per nje figure te paster te edukatoreve. Por dihet qe nxenesit e studentet qe ngrene zerin kunder shitjes se notes jane ata qe kane njohuri te thella e, si rrjedhoje, nuk kane frike te ndeshen balle per balle, me fakte, me komisione per t’u rimarre ne provim etj. Kurse kjo Ms. GRETA le te mesoje te shkruaje mire shqipen me pare, sepse me keto gabime drejtshkrimore nuk mund te pretendoje se ka qene apo eshte studente punetore. Si e tille eshte e pabesueshme. Po ai qe ka shkruar trakte ne deren e profesorit ku e gjen te drejten ta ofendoje ate personalisht dhe trupen pedagogjike te atij institucioni? U bej thirrje studenteve te studiojne e te mos humbin kohe me Gretat.

  7. Kinezi says:

    Kopje nga revolucioni kulturor Kinez ne vitet 1960 kur i nxirnin pedagoget ne rruge me kapele letre dhe ju jepnin kazmen ne dore
    Keta te rinj nuk kana nga ta dine se ata jane komplet te treshe dhe analfabete por e di nxitesi i tyre, qoftelargu i Vucidolit. Shkencerisht ne pleqeri te mbeten ne kujtese ngjarje te shume vite te shkuara kurse te tashmet nuk i ndjen.

  8. Flamur says:

    Nqse do të merrte nga 700€ ky prefesor a nuk duhet të kishte te pakten nje makine që të shkonte në punë. Ndoshta jam gabim. Ai shkon dhe vjen nga puna me urban.

    1. Tarrasi qe ta plasi says:

      Po mbeldh leket per YAHT !

  9. fahriu says:

    Zgjidhja eshte fare e thjeshte. Per keta studende qe kane keto pretendime, Rektorati te ngreje nje komision pedagogesh dhe te tregojne aftesite para kesaj trupe. Nese jane te afte kane te drejte, ne te kundert, ashtu si nuk kane prova, duhet te pergjigjen penalisht, sepse keta tipa jane shume te rrezikshem, keta tipa luftojne per tu bere politikane dhe çfare nuk pret prej tyre, prandaj nuk duhet tu jepet dipllome e shkolles se larte.

  10. Emer, mbiemer says:

    Une e kam mesues se ai qelbesrire nuk eshte profesor dhe eshte nje fytyre e peshtire si ne trup, ne tru e ne surrat. Nje fshatar i trashe, i paedukuar, ziliqar e i papaster ne veshje, qe qelbej ere. Ishte viti 1981-1982. Miqte e sollen dhe e vendosen pedagog matematike ate fytyre te sterosur qe asnje lidhje skishte me matematiken. Nuk besoj qe ai i ka jetuar kaq gjate ne ate kateder. Ai ishte monster e paska ngelur i tille edhe pas 30 vjetesh.

    1. Epirioti II says:

      Tani na e mbushe mendjen ti. Ne 1981 kur Enver Hoxha ishte gjalle, vihej pedagog matematike ne Degen e Matematikes, nje qe vinte nga fshati dhe nuk merrte vesh nga matematika ?!
      Nuk dini cte sajoni me o njerez per te nxjerr mllefet personale.

    2. Flamur says:

      Emer mbiemer nqse nuk e ke jetuar atë kohe mos fol budalliqe. Nqse ai qenka ber profesor që ne ate kohe dije se e ka merituar.

    3. Ish student says:

      Ti qe ke shkruar keto fjale , do jesh nje inatcar e ziliqar, se e kane mbajtur petagog ne ate kohe, do te thote qe ishte bravo, Brezi i studenteve te asaj kohe e njohu, Nese ka ndryshuar tani eshte tjeter, E uroj te jete profesori i viteve 83, Sa per fshatar e gjithe shqiperia eshte e tille

  11. ela says:

    I nderuar Xhillari nje respekt nga te gjithe ne

  12. Studenti says:

    Kam degjuar per kete mesues. Ky person nqse nuk merr leke sipas argumentimit te artikull shkruarsit qe nuk eshte binds ai eshte nje maskara ose Idiot. Nqse nga 100 student ai kalon vetem 3 kjo tregon dhe gjera te tjera. Ky nuk punon gjat vitit me studentet. Mesim dhenja e tij nuk eshte efikase. Ai e mban kete situat per tu dalluar nga te tjeret si Psikopat. Kur une kam qene ne universitet mbaj mend qe petagoget e matematikes qe ishin te rinj ate kohe dhe tani jane profesora punonin shume me studentet. Me kujtohet Profesor Petraq Peto dhe Abdyli Haxhi musaj ( te me falni nqse nuk i kujtoj mire emrat e tyre)j ata kur shikonin nga kontrollet e tyre se studentet nuk paraqiteshin mire ne lenden e tyre, na ftonim ne mbasditeve dhe na benin konsultime pa pagese shtese. Shume nga keta student nga kjo pune e atyre arriten qe ne provime te vleresoheshin me nota 8,9 dhe 10. Une mendoje dhe theksoi qe ky XHillari eshte nje Psikopat. Ai duhet pushuar nga puna si i pa afte. Tani po mendoje se Lida ka ber mire qe eshte divorcuar me ate. Ti artikull shkrues i jep tone te gabuara shkrimit. Une nuk jam Partiak dhe as nuk dua ta di per partite. Une dua te di vetem per Shqiperine, atdheun tim. Ata 97 nxenes mbetes nuk jane te gjithe rrugac ose te pa ditur. Prinderit ata i dergojne qe te mesojne duke paguar dhe ata jane te rritur e mendojne pervehten e tyre dhe familjet. Kam degjuar qe ky Thanasi ka vite qe e ben kete pune Hiqeni sa me pare kete Vandal

    1. fili says:

      Po te drejtohem ty ARTIKULLSHKRUES. Fatkeqesisht mund te jeshe i “PADITUR”, por une gjykoj se ti je nje “sherbetor PALACO” i ketij mostre PEDAGOG. Une qe po shkruaj jam prind dhe jo student, nuk me intereson aspak PD dhe as ndonje parti tjeter dhe as nuk me hun ne pune kjo lidhja me LINDEN qe trajtohet ne komentet tjera, POOOOOR duhet te dish ti dhe opinioni se e kam provuar vete personalisht poshtersine e ketij lloj pedagogu. Ai eshte turp te jete pedagog, sepse nuk eshte njeri ne rradhe te pare, por ka nje vlere qe duhet t’ja themi e te mos ja hame hakun, ka nje “kujtese brilante”, prandaj jam i sigurte qe i njeh te gjitha fytyrat qe ju ka marre leket per t’ju dhene provimin dhe ta dini se jane shume.
      Me duket se ju te te gazetes Tema nuk i postoni te gjitha komentet.

    2. No says:

      Nje gomar ka qene Xhillari gjithe jeten e tij. Na paska qene i rrepte …pfff

    3. Deni says:

      Petro e Xhillari nje format j kane qene Nuk te jempnin provimin pa mesuar dhe pa pasut nje formim qe ata e kishin standart. Atehere s`behej fjale per leke Atehere ashtu kishin formatin

    4. ehhh says:

      O “student”, shko meso me libra, po leri kurset jashteshkollore te matematikes dhe kafenete. Kaqol!

  13. Nik says:

    Jam plotesisht ne nje mendje me autorin e ketij shkrimi qe ve logjiken e thjeshte ne arsyetim. Nje pedagog i korruptuar nuk mund te koloje vetem tre studente ne njeqind syresh, por ka kuptim qe me nje pedagog me integritet dhe kerkues mund te kalojne pak studente dhe te mbeten shume sidomos sot kur shumica e sudenteve jane te dhene pas qefit dhe jo mesimit.
    Nik

  14. Beni says:

    Nga njenjeriu im student ne inxhinieri, k degjuar fjalet me te mira per te, e kur lexova qe merr leke, u cudita, nuk di ke te besoj.

  15. Mondi says:

    Kerkoni dhe verifikoni po deshet. Thanasin e ka vene Linda Xhillari Rama ne disa borde ku mer rrogen kot fare fare. Mer rreth 2 milion te vjetra ne muaj nga bordet

  16. Loni says:

    I nderuar artikullshkrues. Ke marre persiper nje barre te rende. Nese prof. Thanasi eshte modeli ideal lum universiteti ku eshte katandisur. Ato qe thuhen mund te mos jene 100 perqind te verteta por 99 jane.

  17. fili says:

    Po te drejtohem ty ARTIKULLSHKRUES. Fatkeqesisht mund te jeshe i “PADITUR”, por une gjykoj se ti je nje “sherbetor PALACO” i ketij mostre PEDAGOG. Une qe po shkruaj jam prind dhe jo student, nuk me intereson aspak PD dhe as ndonje parti tjeter dhe as nuk me hun ne pune kjo lidhja me LINDEN qe trajtohet ne komentet tjera, POOOOOR duhet te dish ti dhe opinioni se e kam provuar vete personalisht poshtersine e ketij lloj pedagogu. Ai eshte turp te jete pedagog, sepse nuk eshte njeri ne rradhe te pare, por ka nje vlere qe duhet t’ja themi e te mos ja hame hakun, ka nje “kujtese brilante”, prandaj jam i sigurte qe i njeh te gjitha fytyrat qe ju ka marre leket per t’ju dhene provimin dhe ta dini se jane shume.

  18. Lani says:

    Shkoni dhe pyesni ne menyre anonime ata qe e kane marre provimin e tij.
    Do shikoni dhe pisllekun e kesaj pune.

  19. drino says:

    Qe ka petagoge,mjek,gjyqtare etj qe marin leke dihet por kush jane ata qe japin,sigurish studentet zhulsa qe kane hyre ne universitet me nota te blera nga shkolla i mesme dhe kjo eshte e lete.Perse sulmohen petagoget e matematikes ne shume shkolla,sepse lenda e tyre eshte e veshtire sidomos per ata qe ne shkollen e mesme noten e kane mare me mik ose lek.Nje gje dihet qe shkollat ne kohen e diktatures kane qene ne nivel shume te larte dhe fillonte kursi me 40 studente dhe mbaronin rreth 20 ndersa ne kohet qe po kalojme fillojne 20 dhe mbarojne 40.Per cfar studenta zhulsa e katranjoz mund te flasesh kur rrine gjithe diten neper lokale.PETAGOGET DUHEN TE JENE TE GJITHE SI THANASI,MAQO STRINGA etj DHE NGA SHKOLLAT DO TE DALIN TE GJITHE YJE SE TANI HYNE DERRA E DALIN GOMERE KJO SDO TE THOTE QE TE GJITHE JANE TE TILLE POR TE MIRET JANE MINORANCE prandaj zhulsat bejne veprime te tilla qe sulmojne nje KOKE NE MATEMATIKE.

  20. Usa says:

    Shoku nga CUNY nuk ze dot pun ne Usa me ate shkolle. Iku ajo kohe Kur ne ate fakultet kishte profesore te vertet Tani Po kerkojn te vijn ngelsa me diploma CUNY

  21. Krio says:

    Fakti qe nga 100 kalon 3 tregon shum gjera te keqia.
    Nuk e njoh pr Thanas Xh por po flas ne pergjithsi.
    1 rrit pazarin dhe me te drejt e con ne shifra te tilla
    2 asnjeri s hap goje se te japesh 1000 eura per bji provim esht turp i madh kur duhet te mesosh dhe ti hash vet ato lek
    3 nuk te del nami se kalojn pak
    4 je skizofren kenaqesh kur ngel kur ben keq si te them si nje serial killer
    5 do nderhyrje nga lart ministra etj pra mendon se je paria e vendit
    Ca t them tjeter nuk ben detyren e tij qe te mesoj studentet. Nuk ka justifikim si jan studentet . Ata jan femijt tane edhe keq po te sillen do ti durojm. Jan e ardhjma jan te rinj

  22. Admir says:

    Une kam qene nje student i tij 91-95,ndoshta kan kaluar shume kohe por nuk kerkonte leke,megjithese ishte profesori me i veshtire

  23. Xhikari says:

    Pse nuk i shfaqni komentet? Jeni ju qe mbani krahet, jo studentet e ‘shtyre’ nga partite, sipas analizes suaj!

  24. Tina says:

    Nuk me pelqejne gjuetite e shtrigave kot me kot. Cdo dite dikush i pakenaqur mjafton te hedh balte mbi dike tjeter dhe te gjithe i dalin ne mbrojtje “viktimes”. Ka menyra per te zbuluar te verteten. Le te behet hetim. Te gjendet fajtori: ai qe e ka akuzuar kot apo ai qe ka marre leke. Une e njoh personalisht. Eshte i rrepte dhe i fiksuar ndonjehere kot me kot aq sa te ben ta urresh por ju garantoj qe nuk merr leke. Aq me teper ajo fare shifre. Dhe per ata qe nuk e njohin duhet te dini qe ai vjen nga nje familje e thjeshte permetare dhe ne kohen e Enverit ka mbaruar universitetin me medalje te arte. Ne ate kohe nuk beheshe pedagog me mesatare 7.5 dhe me miq. Une kam qene aty ne momentin e korrigjimit te disa provimeve ne 2001. Fletoret ishin BOSH. Nuk justifikonte dot as 5. Per mbyllje universitetet nuk jane shkolla masive. Hyjne shume e dalin pak. Sa per informacion ne Itali ne 2006 u be problem sepse u futen ne fakultetet e mjekesise 100 000 studente dhe u diplomuan pas 5 vjetesh vetem 3 sepse nuk mesonin. Askund ne bote nuk ka kalueshmeri 100% sic ndodh ketu.

  25. Antikomunisti says:

    Ky zhgarravina, na qenka i nderuar, deri sa mi mori 500 Euroshin sme kaloi, dhe pse studioja shume dhe sot jam shume i suksesshem ne Gjermani.Pjella komuniste jeni tere ju qe komentoni dhe gazetari.Krejt te verteta kane folur studentet.

  26. Nik says:

    Po “Antikomunist” mund te jesh i suksesshem ne Gjermani edhe duke lare banjot. Puna eshte nder, nuk kam paragjykim.
    Nik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje