Juventus –Real Madrid është super sfida e fazës së çerekfinale të kompeticionit të “Uefa Champions League”, takim që do të luhet në “Juventus Stadium”.
Një sfidë që rikthen dhe njëherë finalen e Kardifit ku madrilenët dolën triumfues, ndërsa bardhzinjtë tashmë do të kërkojnë që të “hakmerren”.
Ky takim pritet që të dhurojë emocione te forta pasi që të dyja skuadrat do të kërkojnë që të marrin fitoren për të vijuar rrugën për në fazën e gjysmëfinaleve.
Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me Video rastet më të mira të kësaj ndeshje.
Formacionet zyrtare:
Juventus: Buffon; De Sciglio, Barzagli, Chiellini, Asamoah; Khedira, Bentancur, Sandro; Dybala, Higuaín, Douglas Costa
Real Madrid: Navas; Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo; Casemiro, Kroos, Modrić, Isco; Ronaldo, Benzema
GOL! Vjen dhe goli i tretë për Realin me anë të Marselos që mposht Buffonin
GOL! Kryevepër e Kristiano Ronaldos që shënon një gol spektakolar duke kaluar në epërsinë e dyfishtë Realin e Madridit
Minuta 49′, Ronaldo krijon rastin e parë të rrezikshëm në këtë pjesë të dytë ku ishte shumë pranë golit, por gjuatja e tij përfundoi ngjitur me shtyllën
Minuta 35′, Kundërpërgjigjen menjëherë madrilenët me anë të Kroos që i mohot goli nga tranversa
Minuta 33′, Është sërish Juventusi që i afrohet golit të barazimit me anë të De Shiljos që tenton nga distanca por topi nuk devijohet dot nga Dybala për të dërguar në rrjetë
Minuta 22′, Navas bën mrekullinë për Realin duke i mohuar Higauinit golin e barazimit nga një distancë fare e afërt
GOL! Kristiano Ronaldo trondit që në minutën e dytë Juventusin duke kaluar në epërsi madrilenët duke goditur sakt brenda zonës
Ekzekutohet himni i “Champions League” nën një atmosferë fantastike të krijuar në stadiumin e bardhezinjëve
Si mund të mos përditësoni faqen për kaq kohë? Kjo jua ul shumë vlerën si gazetë.