Lufta për Kukësin, mor zotërinj, nuk është lojë rabeckash…

12 Prill 2018, 09:11Politika TEMA

Nga Shpëtim Nazarko

Shtypi këto ditët e fundit ka bërë një lloj llogarie për koston e Rrugës së Kombit. I rezulton që bashkë me pagesën që duhet t’i bëjmë koncesionarit në 30 vitet e ardhshme, ajo të jetë diku te 1,8 miliard dollarë.

Opozita, si projektuese e kësaj rruge, ende nuk e ka bërë këtë llogari, por në të drejtën e saj edhe për të bërë politikë thekson se duhet të heqim dorë nga pagesa për koncesionarin. Populli, veçanërisht i kësaj zone, është shumë i varfër dhe taksa që duhet paguar për këtë të fundit do t’ua vështirësonte edhe më shumë jetën. Dhe në këtë pikë opozita ka të drejtë. Një qytet si Kukësi, ku gati 4000 familje, apo gati gjysma e qytetit, rron me asistencë, një pagesë ekstra për rrugën do të ishte shumë për shpatullat e tyre.

Opozita megjithatë tregon dy variante për të zgjidhur problemin. Me gojën e ish-kryeministrit Berisha theksohet se me këtë rrugë vijnë tre deri katërqind milion dollarë në vit të ardhura dhe ne mund të paguajmë ndërmjet tyre. Natyrisht, po të ishin fitime, realisht kostoja e rrugës do të lahej për tre katër vjet dhe kjo do të ishte një mrekulli që nuk gjendet as nëpër libra. Ne do i jepnim shembull botës si ndërtohen rrugët, por nuk është kështu.

Me gojën e kryetarit të opozitës ne mund të paguajmë shumën për mirëmbajtjen nëpërmjet taksës së qarkullimit, që është sipas saj rreth 200 milion dollarë në vit. Po ndërkaq qeveria thekson se një pjesë e kësaj takse, 42 milion euro në vit, shkojnë për pagesën e kredisë që ndërtoi këtë rrugë dhe gati 110 milion euro për mirëmbajtjen e të tjerave në gjithë vendin. Do shtuar, po sipas qeverisë, se për të mbaruar përfundimisht rrugën duhen edhe 200 milion euro të tjera.

Si i bëhet në këtë situatë?

Folur thjesht, duke e lënë mënjanë politikën e përditshme, ku vërtitet jo vetëm pozita opozita, por edhe një pjesë e shtypit:

Me logjikën e asaj që bën gjithë bota, do të duhej të kishim një rrugë alternative, që të shmangnim pagesën. Në këtë rast nuk është se do të fitonim shumë para. Rruga alternative nuk është se të shkurton shpenzimet e drejtpërdrejta, por kohën. Kjo sepse ajo do të ishte më e gjatë dhe do të kushtonte benzinë apo naftë.

Bërja e një rruge alternative, të saktë në rastin e Kukësit, do të thoshte të përsërisnim në një farë mënyre rrugën që kemi. Kjo për shkak të natyrës malore të vendit ku kalohet. Duket qartë se nuk mund të kemi një rrugë alternative, nga ato që ekzistojnë në vendet e tjera.

Po cilat do të ishin mundësitë për një gjykim të karakterit të përgjithshëm?

Hekurudha

Zëvendësimi më i mirë i rrugës alternative do të ishte hekurudha, që duhet të shoqëronte një rrugë më të vogël se ajo që ndërtuam. Ajo do të zgjidhte automatikisht jo vetëm problemin e taksimit të drejtpërdrejtë, por edhe shumë probleme të tjera.

Qarkullimi i njerëzve në shumicë, por dhe i mjeteve dhe mallrave, do ta lehtësonte barrën e taksimit, sepse ky qarkullim do të ishte i një shkalle shumë më të madhe.

Shqipëria, që pothuajse të gjitha mallrat eksportuese i ka masive, si minerale, naftë, bitum, çimento, tulla, apo produkte bujqësore, do të përdorte trenin jo vetëm për lidhjen me pjesën tjetër, Kosovën, por edhe udhëtimin në vendet ku ajo të eksportonte këto mallra. Të tilla gjëra nuk bëhen me rrugë asfalti, ku nuk lejohen pesha mbi 40 tonë. Shqipëria, që i ka zhdukur me kohë hekurudhat dhe ka një port të vogël si ai i Durrësit, të paktën në Rrugën e Kukësit, duhej të kishte kompesnsuar këtë gabim të një karakteri thjesht tragjik.

Nga ana tjetër, Kosova, do të binte tek ne jo vetëm qymyret e saj për të rritur perspektivën e ndërtimit të centraleve në jug, duke balancuar kështu trasmetimin e energjisë, por edhe turistët e saj, të cilëve do t’u binte më lirë treni. Po kështu, edhe të eksporteve të natyrave të tjera, si dhe ato të tipit bujqësor.

Banorët e Kukësit dhe të zonave përreth do ta kishin më lirë udhëtimin me tren.
Po kjo persektivë që duhej marrë parasysh nga ideatorët e Rrugës së Kombit, duket se do t’u përkasë edhe njëherë të ardhmes, për ta studiuar me seriozitet.

Problemi real ndërkaq është i të tanishmes dhe jo i të nesërmes. Nuk është e vështirë që qeveria ta zgjidhë problemin e rrugës me sa më pak kosto për Kukësin dhe zonat përreth.
Po problemi është më i madh, edhe sikur taksa e Rrugës së Kombi të mos ekzistojë fare, vështirësitë e Kukësit janë të mëdha. Ne nuk mund të lejojmë që gati gjysma e qytetit të jetojë me asistencë.

Folur me gjuhën e një vëzhguesi, vetë e përfytyroj Kukësin si një kryeqytet të vogël të përbashkët për Shqipërinë dhe Kosovën. Kjo jo vetëm për shkak të pozicionit gjeografik midis dy vendeve.

Po si duhet përfytyruar edhe realisht kjo gjë?

Aeroporti

Nëse hekurudha, që aktivizonte jo vetëm mineralet por dhe qarkullimin e lirë dhe pa shumë kosto të njerëzve, duket diçka më e largët në horizont, aeroporti i Kukësit është gati dhe qeveria do të duhet ta aktivizojë atë brenda vitit. Natyrisht kjo do të ishte një masë lehtësuese jo vetëm për punësim, por dhe e shndërron Kukësin në një farë qëndre apo dispecerie për njerëzit që lëvizin në të dy anët apo që vijnë prej emigracionit.

Fuqizimi i blegtorisë

AZHBR dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit mund të sigurojnë rikrijimin e një zone të fuqishme blegtorale, një traditë kjo e njohur në zonë. Kreditimi mund të jetë i formave të ndryshme. Po jap një shembull naiv të tipit të njërit prej llojeve të kreditimit. Mund të jepen nëpërmjet institucioneve një sasi qengjash, të cilët pas një kohe kthehen në trajtë mishi apo delesh për të paguar kredinë. Një gjë e tillë përdoret edhe në vende të tjera, megjithëse edhe në vendin tonë ka pasur një traditë të tillë.

Fuqizimi i blegtorisë do të shoqërohet me krijimin e baxhove moderne, si dhe kërkesën për të ngritur artizanatin e krijuar (qilima apo sixhade) prej nënprodukteve të blegtorisë. Edhe kjo një traditë e njohur e zonës.

Pyllëzimi masiv

Do të duheshin më pak fonde sesa mendojmë për të ripyllëzuar terrenin e përbashkët, por edhe pjesën private, pra të banorëve të fshatit, që mund t’ia shisnin shtetit këtë lëndë drusore, ashtu si bëhet në vendet nordike. Kjo në bazë të planeve të paracaktuara dhe të bashkërendura me Universitetin e Kamzës. Pra pyjet e krijuara në këtë zone, duhet të shihen si burim fitimi, së pari për banorët e zonës dhe jo thjesht si dekoracion. Unë besoj se shpenzimet e krijimit të zonave masive pyjore do të ishin jo të kushtueshme dhe do të zinin njëkohësisht edhe një pjesë të popullsisë me punë.

Shkollat profesionale

Dihet se nga zona e Kukësit, ajo e Dibrës apo Korçës, dalin dhe profesionistë të klasit të parë. Qeverisë do t’i interesonte të hartonte një program të ndërtimit të shkollave profesionale në këtë zonë, që mund të jenë të lidhura si me blegtorinë apo me prodhimet pyjore. Por, duke shfrytëzuar pozicionin gjeografik me Kosovën, mund të projektojmë edhe idenë e shkollave profesionale të tipit tjetër, p.sh. kompjuterë e teknikë digjitale. Saarbrykeni, ku kam qenë dikur emigrant, ishte qyteti më i varfër i Gjermanisë dhe pas mbylljes së minierave, ashtu si në Kukës, e gjeti zhvillimin e tij pikërisht në pozicionin qendror të tij. Ai u fuqizua nëpërmjet një arsimi të klasit të parë, duke u shndërruar në një nga qendrat më të rëndësishme për Evropën në fushën e ekologjisë dhe tekonlogjisë së informacionit.

Shfrytëzimi i liqenit

Një resurs tjetër që mund t’i vinte në ndihmë qyetit, ndoshta do të ishte ai i liqenit, i cili furnizon me energji, por mund të sigurojë furnizim edhe me ndërtimin e një koperative peshkimi. Liqeni mund të përdorej si atraksion turistik, por edhe për zhvillime sportive gjatë periudhës së verës, si gara noti apo kanotazh etj. Mund të përfytyrosh edhe organizime sportive të një niveli mbarëkombëtar apo më gjerë.

Ideja e një spitali rajonal Shqipëri-Kosovë

Pozicioni gjeografik, që parakupton lidhjen me Kosovën, klima e shkëlqyer, aeroporti, liqeni, infrastuktura e mirë rrugore, japin mundësinë e projektimit të një spitali të fuqishëm rajonal për të dy vendet apo, thënë ndryshe, projektuar prej të dyja vendeve. Pra nuk do të kishim vetëm shfrytëzim të tij prej banorëve vendës, por edhe përtej kufirit.

Përfundim

Si thashë edhe më sipër, problemi i taksës mund të jetë një problem jo shumë i vështirë për t’u zgjidhur nga qeveria. Po ajo që preokupon më tepër është fakti që kjo zonë me pasuri të shumta natyrore, duke filluar nga minierat, uji, klima e shkëlqyer, një traditë po e tillë blegtorale si dhe pozicioni gjeografik që ka me Kosovën, duhet të mos lejojë që Kukësi të ketë gati gjysmën e popullsisë në asistencë, por të shihet potencialisht si një kryeqytet i dy vendeve.

Lufta për Kukësin, mor zotërinj, nuk është lojë rabeckash…

6 komente në “Lufta për Kukësin, mor zotërinj, nuk është lojë rabeckash…”

  1. petrit says:

    Me dukesh pak i rrjedhur more zoti Nazarko. Nuk behet fjale per vitin 3000 por per vitin 2018. Po keshtu si nuk e dini zotnija jote se rruga dytesore ekziston dhe eshte ajo rruge qe ti se bashku me mua kemi bere per te shkuar ne Kukes para ndertimit te rruges se kombit, etj. nuk po zgjatem me se mesa duket ju jeni ne hava lidhur me kete problem.

  2. Lani says:

    I pari shkrim qe lexoj, ne te cilin jepen mendime se si mund te behet per ngritjen ekonomike te nje zone. Le te sherbeje si baze diskutimi dhe nje lloj modeli per me gjere.

  3. Lili says:

    Petrit,shko pra pervoje ate rruge edhe ke ma pa se si eshte keput si eshte prishur krejt e diku diku zevendesuar nga rruga e re…
    Perndryshe pse mos me i kerkuar shkateruesve kryesore edhe perfitueseve kryesore te kontribuojne ma shumeSaimir Mani po behet njeri ma i pasuri i Shqiperise me minierat e rrethit te kukesit,pa asnje kontribut per zonen perveç vdekjeve ne kushtet misore per minatoret,po prish rrugen me milliona tona -edhe shqiptaret duhet t’iu tregohet se rruga u ba per kete tregti e kur jo per ta-po perfiton pas asnje kontribution e asnje kthim te pasurise qe po merr nga veriu…
    Po ashtu hotelet e biznesi i turizmit po perfiton nga fluki qe kalon neper ate rruge pa dhane asnje cent atyre qe humben token e mbijeteses se tyre qe keta te kene myshteri ma shume nga kosova.
    Pra nje qeveri qe mireseverise duhet te shperdaje ma mire fitimet e humbjet neper gjithe shtetin e jo gjithni te njetete me pesuar per fierzen.per minierat per rrugen

  4. @autori says:

    Analisti dhe shahisti Nazarko, aresyeton sikur pushtetareve nuk ja pret apo nuk i shkon mendja tek zgjidhjet social ekonomoke. Jo i dashur Nazarko, ata jane shume te zene me krimin dhe korrupsionin brenda vetes, ne vend te mendojne e punojne per njerezit, te cilet vetem i mashtrojne dhe i genjejne gjate gjithe kohes. Kur frika e Ligjit ti kercenoje me hetime dhe denime reale dhe te mos i lejoje qe te punojne vetem per te vjedhur, atehere mund te vlejne dhe te sherbejne alternativat e tua, por te publikuara dhe te argumentuara nga profesionistet. Te tilla shkrime, me ide utopike, te hedhura e te shperndara si vaji ne laker, te kujtojne artikujt e dikurshem tek “Zeri i Popullit”.

  5. arben says:

    E ashtuquajtura Rruga e Kombit eshte nje nga krimet e shumta qe ka kryer ndaj Shqiperise klani i shpellareve te Vicidolit.Pasi shkateroj cdo gje qe ishte ndertuar me djersen e gjakun e shqiptareve nder vite keta shpellare per te mbushur xhepat e tyre realizuan edhe krimin me te fundit qe ishte kjo gjysem rruge.Qe te ndertohej nje rruge e standarteve te perparuara e qe te na lidhte me pjesen tjeter te kombit si dhe me Europen Qendrore nuk ka njeri ne bote qe ne damaret e tij rrjedh sadopak gjak shqiptari te jete kunder.Kete e kemi deshiruar nder shekuj.Por klikat e korruptuara e antishqiptare e shfrytezuan kete ender e deshire te shqiptareve per te vjedhur e shkateruar.Po te interesoheni pak e te pyesni se ku u ndertua kjo rruge do shikoni se themelet e saj deri ne Rreshen jane mbi trasene e hekurudhes qe ishte ndertuar ne kohen e socializmit e qe ishte nje arterie e rendesishme per te terhequr kromin nga burimi drejt portit te Duresit me nje kosto shume here me te lire se sa behet sot.Pervec katastrofes ekonomike qe u be duke shkateruar trasene e hekurudhes u krye dhe vjedhja me e madhe pasi cakejte grabitqare kete pune te pakryer nga ana e tyre e kthyen ne dollare qe i futen ne xhepat e tyre.Ketu duhet te filloje dhe shthurrja e lemshit te korrupsionit te Berishes e kompani.Pa u zbardhur e verteta e ketij mega korrupsioni te gjitha deklarimet e tjera pompoze te mazhorances e te opozites jane vecse perralla qe nuk i besojne as kalamajte.Sa per ato qe shkruan Nazarko me gjithe respektin qe kam per seriozitetin e objektivitetin e tij do te thosha se eshte njesoj sikur te lexosh shkrimet e Rilindasit tone te medh Sami Frasheri Shqiperia cfare eshte dhe cfare do te behet.Por i madhi Sami nuk ariti te parashikonte se do vinte nje dite kur armiku me i madh i shqiptareve nuk do ishte serbi e greku por vete antishqiptari Sali Ram Berisha agjent i UDB zbritur nga shpellat e Vicidolit.

  6. Andrea says:

    O Nazarko po me qengja desh me e ngrit ekonomine dhe Ramizi ne 88 po ngriti vec hajdarin e Sali mutit. Nuk bohen petullat me uje or ti. O trap e di ti sa kohe duhet me u rrit nji pyll per tu shfrytezu? Te pakten 50 vjet. Ndoshta ka ngordh Sala Exi dhe Likja e atehere kemi dhpresa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje