Basha në Gjermani, reagon Balla: Shpresoj që kreu i PD të mos lobojë kundër hapjes së negociatave

16 Prill 2018, 13:06Politika TEMA

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se sjellja e patolerueshme e PD ka të bëjë me kundërvënien kundër Reformës në Drejtësi dhe hapjes së negociatave.

Duke folur për gazetarët një ditë para dorëzimit të progres raportin të KE për hapjen e negociatave, Balla i bëri thirrje opozitës që të mos lobojë kundër procesit të negociatave dhe të mos bllokojë procesin.

“Sjellja e patolerueshme e PD ka të bëjë me kundërvënien kundër Reformës në Drejtësi dhe hapjes së negociatave.

Shpresoj që Basha të mos investohet me nje lobim kundër hapjes së negociatave edhe me prezencën e fundit në Berlin.

Si çdo shqiptar që e do vendin e vet, Basha duhet të lobojë pro hapjes së negociatave, pasi nuk është fitore e PS, por një kulmim i një procesi historik ku kanë kontribuar të gjitha qeveritë.

Prej nesër fillon një proces i ri për lobingun pozitiv që Shqipëria duhet të bëjë në vendet anëtare, pasi kalon në vendet anëtare dhe janë ata që vendosin” – tha Taulant Balla.

Nesër KE do të prezantojë progres raportin i cili do të rekomandojë hapjen e negociatave me BE.

Deklarata e plotë e Taulant Ballës:

Shqipëria ka përmbushur tërësisht prioritetet e vendosura kyçe  për rekomandimin nga ana e KE për hapjen e negociatave dhe jemi shpresë plotë që rekomandimi nesër, i cili në mënyrë simbolike do ti dorëzohet autoriteteve shqiptare që nesër nga ana e ambasadores së Delegacionit të BE-së dhe një ditë më pas nga autoritetet më të larta përfaqësuese të BE-së, drejtuar nga Komisionerja e lartë në Politikën e Jashtme, Mogherini, të cilët meritojnë një falenderim në emër të popullit shqiptarë për mbështetjen e vazhdueshme që po i japing shqipërisë në rrugën e saj historike tqë antarësimit në BE.

Siç gjithë presin prej nesër fillojmë një proçes të ri në kuptimin e lobingut pozitiv që Shqipëria duhet të bëjë  edhe në vendet antare, sepse rekomandimi i komisionit kalon në Ministritë e Jashtme të vendeve antare, të cilat sipas procedurave të tyre, ua kalojnë parlamenteve të vendeve antare dhe në një pjesë të parlamenteve është seanca plenare ajo që vendos, në një pjesë tjetër janë komisionet e çështjeve evropiane ato që e shqyrtojnë dhe në fund  përmbyllet në Këshillin Europian, aty ku kryeministrat apo presidentët në varësi të përfaqësimit të tyre, japin vendimarrjen për hapjen zyrtarisht të negociatave.

Është një process që fillon më 17 prill dhe konkludon në qershor me Këshillin Europian të radhës.

Bash aka udhëtuar drejt Berlinit. A mendoni që qellimi është për të lobuar për hapjen e negociatave?

Kushdo shqiptarë që e do vendin e vet duhet të bënte atë që thatë ju në pyetjen tuaj.

Që Basha në Berlin do të duhet të lobojë pro Shqipqërisë dhe hapjes së negociatave, sepse hapja e negopciatave nuk ëhstë një fitore e PS, nuk është vetëm një arritje e mazhorancës tonë, por është një kulmim i një procesi historik, ku kanë kontribuar të gjitha qeveritë dhe përmbushja e kritereve dhe prioriteteve kyç të përcaktuar nga KE vit pas viti u kurorëzu me angazhimin e qeverisë dhe mazhorancës që kanë të bëjnë me përmbushjen e reformës në drejtësi, miratimin, që ka të bëjë me sukseset e procesit të Vettingut, po të kemi parasysh që ditë pas dite kemi raste konkrete të përjashtimit nga sistemi gjyqsor të elementëve, të cilët rezultojnë që përmes korrupsionit vit pas viti të kenë bërë pasuri të pajustifikuara.

Ky është një proces tek i cili kemi mbërritur pas një rruge të gjatë.

Kushdo që për axhenda të vogla politike të ditës apo të hallit të vet personal, sikurse Lulzim Basha, sepse sjellja e patolerueshme e PD-së në seancat e fundit plenare ka të bëjë me kundërvënien e kësaj force politike kundër reformës në drejtësi dhe Vettingut dhe në momentin që jemi edhe kundër hapjes së negociatave.

Unë shpresoj që Lulzim Basha të mos jetë dhe mos të investohet në një lobing kundër hapjes së negociatave edhe në prezencën e fundit në Berlin.

Lulzim Basha sikurse dhe ne me të majtën gjermane duhet të bëjë të njënjtën gjë, që mbështetja politike e grupeve politike të përfaqësura në Bundestag të jetë për ta kaluar sa më shpejt në këtë procedurë parlamentare, çështjen e hapjes së negociatave.

Rekomandimi nga ana e komisionit është tashmë pa asnjë kusht, që do të thotë që dhe vendet antare do ishte mirë që këtë proces ta kalonin të tillë.

Nga se lind dyshimi juaj z. Balla. Keni informacione që Basha po lobon për të kundërtën?

Unë ju përgjigja pyetjes së koleges tuaj, e cila më informosi që Basha është në Berlin për takime me përfaqësues të politikës gjermane.

Nisur nga ky fakt, dua tju them që do të ishte mirë që si çdo politikan shqiptarë, çdo qytetarë i përgjegjshëm shqiptarë kur të flasi në anglisht apo në  gjermanisht, të flasi mirë për vendin e vet.

Kush mund të jenë vendet që mund të na rrezikonin në qershor. Është ende Franca apo dhe Gjermania një rrezik për Shqipërinë, sepse vendimi final është në qershor dhe jo nesër?

Vendimarrja finale është ajo e vendeve antare, të cilat në nivelin më të lartë të hierarkisë ndërinstitucionale të BE-së, Këshilli Europian është organi vendimarrës më i lartë. Shqipëria ka një mbështetje të fortë dhe pozitive qoftë në Komision, qoftë në Parlamentin Europian edhe në vendet antare.

Unë nuk dua të hyj në identifikim vendesh të veçanta. Unë sot dua të ndaj me shqiptarët faktin që Shqipëria nesër pret një lajm të mirë.

 

1 komente në “Basha në Gjermani, reagon Balla: Shpresoj që kreu i PD të mos lobojë kundër hapjes së negociatave”

  1. mirel says:

    Proces historic, lobim, negociata.
    Tre terma qe mblojne banditizmin e qeverise, vjedhjet, dhe pamundesine per ta nxjerre vendin nga varferia.
    Po, si me te varferit e rajonit qe jemi, edhe fjalet e bukura duken si ushqim.
    Vazhdoni me procesin, dhe lobimet.
    Sikur eshte Basha Bill Klinton. Tani as Bill Klinton nuk ja vershellen njeri, po do degjojne kete laron nga Shqiperia.
    Ju genjen mendja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje