Një modë e re e “bezdisë” nga Perëndimi

16 Prill 2018, 20:16Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Të gjithë ata që mendojnë se kundërshtimet e disa liderëve politikë, apo zërave publik kundër hapjes së negociatave, janë politike, gabojnë.

Nesër Komisioni Europian do t’i hapë dritë jeshile hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe për herë të parë, po duket se shumë segmente politike në Shqipëri, kanë filluar të reflektojnë seriozisht për “rrezikun” që mund të sjellë ky hap final i vendit të tyre.

E vërteta është se për herë të parë, shumë segmente të inkriminuara të shoqërisë dhe politikës po e shikojnë si telash dorëzimin e sovranitetit tek Bashkimi Europian, dhe po përpiqen të prodhojnë ngjarje me shpresë që ta mbajnë atë sa më larg.

Shenjat e para u dhanë tek procesi i miratimit të reformës në drejtësi, ku pjesa më e kontestuar e kundërshtarëve të reformës, ishte prania e mbikqyrjes ndërkombëtare në gjithë procesin.

Më pas e gjithë lufta mori trajtën e betejës kundër dy diplomatëve kryesorë të Perëndimit në Shqipëri, atij të SHBA dhe BE, pasi ata u investuan në mënyrë direkte në këtë proces. Edhe pse ambasadorët e Perëndimit ishin të gjithë në një qëndrim mbi të gjitha çështjet, beteja u fokusua vetëm mbi Donald Lu dhe Romana Vlahutin, të cilët shërbyen si gardianë të miratimit të reformës, shpesh herë dhe me presion të hapur në emër të Perëndimit.

Përpjekjet për të maskuar kundërshtimin ndaj hapjes së negociatave me arsye politike janë boshe. Lulzim Basha sot nga Berlini, ndërsa po lobon kundër hapjes së negociatave dhe po përgatit një deputet të CDU nga ata që i bëjnë seminare PD të vijë javën e parë të majit të flasë për “nevojën për kushte të reja” për Shqipërinë, tenton të bëjë sikur nuk ka asgjë me hapjen e negociatave, dhe i shkon gjuha aty ku dhemb dhëmbi, tek arrestimi i politikanëve dhe oligarkëve të korruptuar.

Por reagimi më i qartë ku një pjesë e politikës shqiptare zbulon veten, ka të bëjë me vetë viktimat e para të betejës së Perëndimit kundër korrupsionit në vend. Pasioni politik me të cilën po mbrohet politikisht Adriatik Llalla për shembull, është një skaner i thellë i bezdisë që po krijohet në Shqipëri nga dorëzimi i sovranitetit tek Perëndimi.

Lajmi i sotëm për Tom Doshin do ta forcojë këtë paranojë dhe ajo që do të shikojmë në vazhdim, do të jetë forcimi i një fryme euroskeptike, e cila nuk është e ngjashme me frymën e euroskeptikëve Perëndimorë që ankohen për një BE të dobët dhe burokratike, por nën frymën e cubave lokalë shqiptarë, të cilët po shikojnë se në katundet e tyre nuk mund të bëjnë më ligjin, pasi po hyjnë nën një pushtet të ri politik, dhe nën një standard të ri ligjor.

Prandaj mos e merrni se e kanë politikisht kur thonë se nuk jemi gati për negociata, as kur janë gati të nxijnë Shqipërinë për të mos u hedhur ky hap. Nuk është një betejë elektorale, dhe as politike. Për fat, tek shqiptarët nuk ka ndikim politik procesi i integrimit në Europë, pasi e marrin të mirëqënë si një destinacion ku do të shkojnë një ditë.

Ajo që po forohet përditë e më shumë në Shqipëri, është krijimi i një klime bezdie nga Perëndimi, si dikush që po na hyn çdo ditë në shtëpinë tonë, në punët tona, në partitë tona, në zyrat e shtetit, dhe kudo tjetër. Është një bezdi nga prishja e rehatisë së një grupi njerëzish të cilët kanë menduar se nuk do të dorëzoheshin kaq shpejt. Dhe kur shikojnë shembuj konkretë se si mund të mbarojë parajsa e tyre me një komunikatë në faqen e www.state.gov, apo në një deklaratë nga Brukseli, e kupton bezdinë e tyre reale nga Perëndimi.

10 komente në “Një modë e re e “bezdisë” nga Perëndimi”

  1. Shaba says:

    Kjo eshte e vertet per pjesen e korruptuar te politikaneve dhe nuk mund te quhet fryme antieuropiane. Perkundrazi zhvillimet e fundit japin shprese per popullin e zakonshem. Kemi dy skajet e litarit. Ne nje ane jane politikanet dhe zyrtaret e korruptuar qe cuditen se si ka mundesi qe perendimi eshte kunder shiptare…harojne ata qe jo vetem qe nuk jane borgjez por as fshatare,punetor apo intellectual. Ata nuk i perkasin asnje klase shqerore. Ata theatre jane pjestare te bandave hajdute qe kane pune vetem me ligjin.

  2. Sava says:

    http://tna.al/rektori-gaqi-kacani-apo-mashtruesi-jorgaq/

    Edhe ky te shpallet non grata ne USA. Vajti si Gaqi vodhi batanije leshi si coban qe ishte dhe tani quhet Jorgaq. Ne burg qelbsina.

  3. Qent e fshatit says:

    Si medioker bythgrisur dhe pazarli parash ne rregull je ymer abazi.
    Me hyrjen ne Europe ahqiperia kolonizahet dhe I bie qe vetem 100 vjet mund te qendrime e pavarur. Pervec pavaresisht do humbin gjuhen dhe traditat.
    Njerez si ty jane tradhetare te ketij kombi.
    Plere

  4. Qerosi says:

    Me kembe te mbare.

  5. @autori says:

    Kontrolli i BE-se ndaj institucioneve dhe subjekteve shqiptare, sigurisht qe do te influencoje per mire, por me e mira do te ishte qe vendimmarrjet per Rendin dhe Drejtesine te behen nga te huajt. Me pak fjale, vetem Protektorati Nderkombetar, do te shpetoje shqiptaret nga pushtetaret hajdute dhe nga mentaliteti korruptiv i popullit.

  6. Vk says:

    PD ska me fuqi ta nxij shqiperin, europa e mori vendimin qe me zgjedhjet e kaluara, ku i pranoi dhe pa PD. Metoden e kishin gjetur dhe ishin rehat, bota kerkonte klim politike te qet e ne te mir te vendit, dhe ata sa her beheshin bisedime, benin rremujen e radhes. Tani te rrijn urt e te presin denimin nga ligji se nga populli dhe europa e kan mar me koh

  7. Ramy says:

    Jeni mesuar ta mbani beun ne kurriz nuk e doni pavaresine e vendit. Rilindasit kushtuan jeten per pavaresine. Ne e kthyem mbrapsh dhe kerkojm roberine.
    Popull she qeveritar budallenj
    Enveri do glorifikohet cdo dite dhe me shume per pavaresine qe gezoj shqiperia per 50 vjet.
    Erresira e akllaverise do mbuloje ahqiperinet.
    Shqiperine e varrosen politikanet

  8. Mentari says:

    30 Kapituj per tu permbushur kerkojne nga trugomaret (Qeveria e Rilindjesdhe apo e Ripjelljes) 30 vjet kohe qe do te thot sa te lindesh e te rritesh 1.5 gjenerata .Per here te pare ne te 106 vjetet e Indipendences kemi nje qeveri Injorantesh,Idiotesh e mashtruesish. Per here te pare kemi nje kryeminister Aventurier I degjeneruar dhe I pashpirt fodull dhe I pa-arsimuar.Mjer Shqiperia ne doren te kujt Idioti eshte.Te tjerat jane pa vlere.

    1. Arjani says:

      Pirdh pirdh sa te shfryesh zoti Mentar Me mire Sali shpellari dhe skizofreni qe per pushtet nuk ngopet te shikoje gjithe Shqiptaret te vdekur dhe prape do te thote vritni akoma Ai kafshe nuk nderqet eshte skizofren Zoti vente dore mbi te

  9. Cobo says:

    Duhej te ndodhte qysh kur u krijua shteti shqiptar. Per arsyet qe dihen ne krijuam shtetin, nje gje qe se njihnim dhe e qeverisem si banditet. Por 100 vjetori paska qene I mbare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje