Teqeja e Hormovës, dëshmi bashkejetese ndërfetare

24 Prill 2018, 10:26Sociale TEMA

Prof. Dr. Shyqyri Hysi & Engjell Serjani

Atje rrëzë malit të Golikut në Tepelenë shtrihen disa fshatra, Peshtani, Kodra, Lekli dhe Hormova. Në zonë model për bashkjetesën ndërferare. Hormova, në të majtë të rrjedhës së Drinos me dramat dhe bemat e hormoviteve, me gurrat dhe buronjat, me, kapedanë e luftëtarëve të lirisë të impresionon. Hormovë do të thotë: horë/a – fashat i vjetër dhe ovë/o – uji, pra fshat i vjetër me ujë. Dhe këtu i gjen këto cilësime. Hormova dhe hormovitët janë present në të gjitha etapat e zhvillimit të historisë sonë kombëtare. Hormova martire dhe e ringritur nga duart e arta të banorëve të saj fisnik, rilindi përmes buronjave të gjakut, duke sfiduar çdo tiran që e preu në besë. Hormova është edhe Selia Halvetjane Teqes ku sot shërben Haxhi Sheh Hysen Ali Shehu (Hormova).

Pak histori halvetiane

Halvetizmi njeh për themelues Sej – Jid Hasan Basri, një prej 17 besnikëve të Hazret Aliut, i cili mbante titulli Sej – Jid sepse rridhte prej familjes profetike. Ndërsa kleriku që i dha formën institucionale ishte marokeni Ymer Halvetiu prej të cilit kanë rrjedhur 36 udhëheqës shpirtëror. Halvetizmi bënë pjesë në degën shite të Alvetizmit ose të “Dervishizmit të vërtet”. Në Shqipëri ky sekt mysliman i degës shite u përhap duke filluar nga shek XVII dhe erdhi në trojet tona nga dy drejtime: drejtimi jugor; Artë – Janinë – Delvinë- Gjirokastër – Tepelenë – Përmet – Berat – Skrapar – Korçë – Elbasan – Tiranë dhe drejtimi verior; Jugosllavi(Serazi) – Kosovë – Tropojë – Kukës – Shkodër – Tiranë. Përpjekjet e para për organizim halvetinjtë o bënë në dy kongreset halvetjane 1922 dhe 1923, në të cilët morën pjesë 11 vargjet halvete. Kongresi i dytë halvetian që u mbajt në Berat(1923) zgjodhi si kryetar të sektiti (tarikatit), Sheh Ahmet Prizërenin. Në vitin 1937 u bënë përpjekje që halvetinjtë të bashkoheshin në organizatën myslimane “Drita Hyjnore”, por pa sukses. Ndërsa pas luftës deri në vitin 1950 u bënë përpkejke për bashkim me Komunitetin Bektashizmin. Teqeja halvetjane e Hormovës starton në vitin 1798 kur Sheh Mehmet Cama, u shpërngul nga Golemi i Gjirokastrës dhe u vendos në Hormohë. Prej tij kanë rrjedhur edhe 6 breza, të cilët janë: Sheh Isufi(1820- 1855), Sheh Meleqi(1854 – 1872), Sheh Xhaferi(1872 – 1900), Sheh Veipi(1900 – 1914), Sheh Aliu(1936 – 1967), Sheh Hyseni Ali Hormova 1994 e në vazhdim.

Sheh Aliu, atdhetari halvetian

Kleriku më i spikatur i kësaj teqeje është Sheh Aliu. Konferenca e vitit 1950 e dokumentuar prej AQSH e zgjodhi Sheh Ali Hormovën kryetar të tarikatit Halveti. Ky tarikat në bazë të Ligjit nr. 743, datë 26. 11. 1949 dhe nenit 8 të Statutit të Komunitetit Mysliman 1950, ishte pjesë e këtij Komunitetit Mysliman Shqiptar. Kleriku më me reputacion i këtij tarikati në atë kohë ishte Sheh

Ali Hormovën. Kush ishte Sheh Aliu? Ai lindi në Hormovë, më 23. 04. 1902 dhe ndërroi jetë më 7. 11. 1984. Njihet si një atdhetar, mësues, intelektual, klerik, luftëtar i lirisë, administrator, udhëheqës shpirtëror i tarikatit Halveti, botues, burrë kuvendi, administrator etj. Sheh Aliu u dallua për një veprimtari të spikatur atdhetare. Ai mbeti bonjak pasi babi, Sheh Veipi u vra nga andartët grek 1914. Sheh Aiu u rreshtua qysh në moshën 14 vjeçare në lëvizjen kombëtare shqiptare. Disa nga momentet më të spikatura të veprimtarisë së tij janë: Nga viti 1916 – 1921 shkoi në Izmir ku mori asim, kulrurë dhe edukim fetar. Ai hapi shkollën e parë shipe dhe shërbeu si mësues në fshatin Hormovë 1921 – 1923. Mësues në fshatin Damës 1928 – 1929. Kryetar komune në; Zharrëz të Fierit, Breg të Matës Lezhë dhe Therepel të Skraparit 1930 – 1935. Klerik në fshatin e lindjes 1936 – 1950. Nga viti 1950 deri në vitin 1967 drejtoi Tarikatin Halvetian të Shqipërisë. Në vitet 1942 – 1944 u rreshtua në radhëte UNÇSH. Sheh Alu ka katër botime të spektura me karakter; klerikal, letrar dhe historik; “Masakra”, “Era e Sabahut”, “Këshilla e të urtit” dhe “Përelma perdenë”. për veprimtarinë e tij atdhetare është dekoruar nga Kuvendi Popullor me medaljen e Kujtimit, Çlirimit dhe Trimërisë. Qarku i Qirokastrës e ka shpallur “Nderi i Qarkut” të Gjirokastrës.

Sheh Hyseni, filozof dhe klerik i brezit të shtatë

Profecia e Sheh Mehmetit u vërtetua në vitin 1994 kur përfaqësuesi i brezit të shtat, Sheh Hysen Ali Hormova la Tiranën dhe rihapi teqenë halvetiane të Hormovës. Hyseni lindi në Hormovë, më 25. 02. 1941. Arsimin fillor e kreu në vendlindje, shkollën unike në Tepelenë 1952 – 1954. Në vitin 1954 u rregjistrua në Politeknikumin “7 Nëntori” Tiranë, pas përfundimit të së cilit punoi dy vjet në Uzinënë Mekanike Tiranë si tornitor. Pasi kreu Shollën e Bashkuar me rezultate të larta u emërua pedagog në Shkollën e Bashkua ku shërbeu 22 vjet. Gjatë vitit 1971 – 1973 kreu Akademinë e Lartë Ushtarake në Tiranë, duke e përfunduar atë me medajen e artë. Në vitet 1981-1983 kreu kursin e lartë të filozofisë. Gjatë kohës si pedagog hartoi tekste mësimore, materiale metodike dhe rregullore të karakterit ushtarak. Ai u bë anëtar i Këshillit Shkencor Ushtarak pran Ministrisë së Mbrojtjes nën drejtimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Veli Llakës. Koloneli në rezerv, 77 vjeçari erudit, përfaqësuesi i brezit të shtatë të shehlerëve hormovt në vitin 1994 rihapi teqen halvetiane. Shehu ka kontribuar që shërbesat fetare të jenë të kuptueshme, të thjeshta dhe të mirëpritura prej të gjithëve. Ka luajtur një rol pozitiv në harmoninë fetare në jug të Shqipërizë, duke respektuar klerikët, besimtarët, ritet dhe festat fetare të të gjithë besimeve.

Teqeja e Hormovës, faltore e të gjitha besimeve

Por edhe në teqen e tij gjen klerik nga të gjitha besimet. Ai është bërë një faktor pozitiv në faljen e gjaqeve në fshat, krahinë e trevën jugore. Shehu ka kontribuar në zhvillimin ekonomik, social, kulturor dhe ritjen e ndjenjës atdhetare në Hormovë, Tepelenë, Përmet e Gjirokastër. Disa fondacione kulturore, fetare e shoqërore e kanë zgjedhur Sheh Hysenin në bordet e tyre. Ai ka kryer disa vizita të rëndësishme në jetën e klerikut si në; Iran, Izrael, Arabi(Mekë e Medine), Turqi, Itali, Maqedoni, Kosovë etj, ku ka shkuar jo vetëm për peligrinazh por edhe për të mbajtur

disa kumtesa me karakter religjionar, social, etnik, ekumenik etj. Ai është botues i gazetës së përmuajshme “Rreze Halevjane” dhe disa vëllimeve poetike dhe fetare. Për veprimtarinë e tij intelektuae, fetare, sociale, kulturore dhe atdhetare, Sheh Hyseni është vlerësuar me: titullin “Nder i Qarkut të Gjirokastrës”, “Ambasador i Paqes” së Bashku me bashkëshorten Florën. Me rastin e festës që organizohet në teqen halvetjane të Hormovës, më 23 prill i urojmë Sheh Hysenit dhe besimtarëve punë të mbarë!

6 komente në “Teqeja e Hormovës, dëshmi bashkejetese ndërfetare”

  1. gezim says:

    Emri i këtij lidhet me themeluesin e tij Omer el Halveti nga Tabrizi i Iranit (shek. XIV). Rëndësi të veçantë në historinë e këtij sekti ka figura e Sejid Jahja Shirvaniut (mesi i shek. XV) nga Bakuja, i cili njihet si themelues i vërtetë i tij. Praktika fetare e sektit halveti konsiston në tërheqjen e besimtarit në një dhomë të veçuar për të kryer ritin e “zikrit”, rit i cili lidhet me përmendjen e Zotit me zë të lartë nën emra të ndryshëm të gjetur posaçërisht për një gjë të tillë.
    Shehlerët dhe dervishët halvetinj në të shumtën e kohës, kanë qenë aleatë të pushtetit politik osman në ruajtjen dhe konsolidimin e islamit sunit në vendet e sunduara dhe në luftërat e tij kundër fuqive të krishtera.
    Fillesat e përhapjes së halvetizmit në tokat shqiptare i takojnë fundit të shek. XIV dhe gjysmës së parë të shek. XV. Megjithatë, depërtimi i këtij sekti në mesin e popullit shqiptar bëhet më i dukshëm duke filluar nga gjysma e parë e shek. XVI. Vendpërhapja e tij fillestare u bënë krahinat e Shqipërisë Jugore. Qendrat kryesore ku u vendosën misionarët halvetinj qenë Delvina dhe Vlora. Nxitësi kryesor i këtij procesi ishte Jakup Efendiu, një nga shehlerët e dëgjuar të këtij sekti në këtë kohë, ndërsa qendër e rrezatimit halvetian për krahinat e lartpërmendura ishte qyteti i Janinës, ku, që në vitin 1390 ishte themeluar një teqe e këtij sekti nga Gazi Evrenoz beu me autorizimin e sulltan Bajazitit I.
    Duke u nisur nga fakti se në Berat, Korçë, Elbasan dhe në Vlorë në fund të shek. XV dhe fillim të shek. XVI dëshmohet të jenë themeluar teqe halvetiane, do të pranohet se përhapja gjeografike e këtij sekti ishte zgjeruar jo pak. Evolucioni i këtij procesi shpejtohet edhe më shumë gjatë shek. XVIII, shekull gjatë të cilit tarikati halvetian shton praninë e vet edhe në Kosovë dhe në trevat shqiptare në Maqedoninë Perëndimore. Kjo shihet në rrjetin e teqeve halvetiane që themelohen gjatë kësaj kohe në këto treva. Kështu, Prizreni, Gjakova, Rahoveci, Manastiri, Kërçova etj., u bënë qendrat kryesore të halvetizmit.

  2. sa e ke o baba sheh, dal te nxjer pa e sheh says:

    ……pse e poshteroni fustanellen me islamizma e bektashizma o inorante.

  3. undefined says:

    Na u hiq qafe mer carac me te tilla shkrime karagjozesh per Dogma jevgjitesh nga Lindja e Mesme dhe Qener Anadolli qe na e sollen kete kolere jevgjite ketyre aneve te ketij Gadishulli Ilirik

  4. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    o Zot,keta njethundrake shkretetire nga Irani apo Afghanistani sot luajne ‘shqiptarin’!!!![ foto] lilipute nga 1,5mt boi………..

  5. Dash says:

    Po mire nuk kemi pasur shume zoter ne keto treva ,te ajrit ,te ujit ,te detit …qe nga zeusi e shume te tjere, pse duhet te venim e ti merrnim me larg skish ku te vente….personalisht i respektoj te gjithe po ka shume konfuzion

  6. mare nostrum says:

    Titulli nga Lena, shkrimi nga Prena. Kur shikon titullin, publiku pret të lexojë një material mbi historinë e Hormovës e cila është bërë e famshme për shkak të dy masakrave; Asaj të Ali Pashës dhe asaj të andartëve grekë. Masakra e parë erdhi për shkak të rezistencës ndaj Islamizimit, prifti i fshatit u shkua në hell, dhe popullsia u shpërngul tërësisht. Masakra e dytë erdhi për shkak të rezistencës ndaj Helenizimit ku shumë burra hormovitë i ekzekutuan nga andartët grekë. Asnjë fjalë nuk thuhet për këto po na tregohen historira me halvetianë, sunitë, shehidë, marokenë dhe beduinë. Ndotje kulturore, mut mullar e lesh arapi profetik!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje