"Kaubojsi" ja ndjell burgun Berishës: Është arrestuar tek Gjiri i Lalzit

28 Prill 2018, 11:07Politika TEMA

Eduart Ndocaj i “ndjell” burgun Sali Berishës.

Ai ka shpërndarë në rrjetin social Instagram një lajm që flet për arrestimin e ish-kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha në banesën tek Gjri i Lalzit, duke argumentuar se akuzat ndaj tij janë përgjegjësia mbi ngjarjet e përgjakshme “Gërded” dhe “21 janar”.

Mesa duket “kaubojsi” ka rënë pre e ndonjë lajmi të rremë në portale, duke i ndjellë burgun ish- kryeministrit.

“Ish-kryeministri Sali Berisha është vënë mbrëmjen e djeshme nën prangat e policisë së Durrësit.

Arrestimi i tij është bërë në Gjirin e Lalzit, ndërsa Berisha po darkonte me familjen e tij në vilën familjare që zotëron.

Mbi Berishën mësohet se rëndojnë dy akuzat si përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit dhe 4 vrajset e 21 Janarit.

Ai akuzohet për veprime dhe mos veprime me autoritetin që kishte në vitin 2008 dhe 2011”, shkruan Ndocaj. (TemA)

 

2 komente në ““Kaubojsi” ja ndjell burgun Berishës: Është arrestuar tek Gjiri i Lalzit”

  1. komentatori nga cadra e gjyqit per portalin e zenit says:

    budalla,budalla po nje fjale e tha.dhe ne urojme qe fjala e tij te shkoje ne vesh te allahut.

  2. lulashi says:

    Fjala jote ne vesh te perendise o kaubojs.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje