Eduard Selami ja përplas Bashës në fytyrë: Janë tre humbje rrjesht dhe s'ke bërë analizë, statuti më i keq që ka pasur PD (shpërthen salla)

29 Prill 2018, 13:15Politika TEMA

Ish kryetari i Partisë Demokratike Eduard Selami ka “shpërthyer” ndaj kryedemokratit Lulzim Basha duke e konsideruar si një lider që ka gënjyer demokratët.

Gjatë fjalës së tij Selami tha se problemi i PD është demokracia brenda partisë.

Duke iu drejtuar kryetarit të PD, ndër të tjera Selami tha se Basha ka humbur 2 zgjedhje rresht dhe nuk ka bërë asnjë analizë.

Më tej Selami iu rikthye edhe garës me Bashën korrikun e kaluar për kryetarin e PD dhe akuzoi se u vodhën votat.

Ne u bëmë shpresa e të rinjve shqiptarë dhe për të thënë të vërtetën nuk ka krenari më të madhe për ne. PD ishte atëherë promotore e integrimit.

Ka një përputhje që kur PD ka qenë parti e vlerave, Shqipëria ka ecur përpara.

PD nuk ka pasur problem statuti. Nga 1995 ka problem me demokracinë e brendshme, ka problem me respektimin e statutit, jo me statutin.

Në dhamë disa premtime të cilat nuk gjenden në projekt statut. Premtimi që ju dhatë që pas asaj fushate pas humbjes, do bënim një analizë të thellë. Janë tre humbje rresht. Që nga 1995 kemi një rekord shumë të keq, jemi 50%, 2 herë më pak në pushtet se PS-ja. Sepse nuk kemi vepruar si PD. Fatkeqësisht akoma po nxitojmë.

Ky është statuti më i keq që ka pasur PD. U premtua që do votojnë anëtarët se kush do i përfaqësojë në këshillat bashkiakë, por kjo nuk është e vërtetë pasi ajo do të jetë propozim nga kryetari dhe më pas do votojë anëtarësia.

Janë anëtarët e PD që do e votojnë kush do i përfaqësoje në këshill bashkiak, në palrament dhe kjo nuk është në statut, prapë kryetari do i zgjedhi, do jetë lista e kryetarit prapë.

Unë e kam thënë…(fishkellehet) Selami pergjigjet: Ç’punë ka Rama me statutin mor vlla, do që unë të iki? Unë s’kam ndër mend të iki se në 95 kërkuat ikjen time dhe vajti ku vajti Shqipëria”.

Ky është momenti, e ka kthyer PD në shërbim të një njeriu të kryetarit. Zoti Basha, lidershipi s’është pushtet dhe pozitë, është vlera, morali. Ky nuk është statuti i bashkimit, është i përjashtimit, fjala përjashtim në statut përmendet disa herë.

Në prill shkarkoi 22 kryetarë dege, e morëm vesh nga tv, s’u hapi as telefonin, tani s’do quhet më shkelje statuti tani e ke me statut ti shkrije.

Për këtë brohorisni ju? Shumë keq, mos mendoni se unë ju drejtohem vetëm ju, i drejtohem edhe demokratëve që janë aty jashtë, të heshtur.

Zoti Basha tërhiqe këtë statut, mbaj premtimin, hape PD-në, bëj analizën e humbjeve, e treta për PD, dhe kjo punë vetëm do vazhdojë nëse vazhdon kështu. PD do mbijetojë nëse do largoheni.

Në zgjedhjet për kryetarin e PD i pamë në video si vidheshin votat. Vidheshin votat në shtëpinë tonë  Mund të jetë një nga ata që bërtasin”, tha Selami. (TemA)

 

7 komente në “Eduard Selami ja përplas Bashës në fytyrë: Janë tre humbje rrjesht dhe s’ke bërë analizë, statuti më i keq që ka pasur PD (shpërthen salla)”

  1. Elba says:

    Sa kohe,qe Luli do te jete ne krye te PDse,humbja eshte e padiskutushme.Populli e njeson me deshtakun Berishe.De fakto Z.Selami I takon PDja.Te shikojme c’te reja mund te na sjelli.Mendoj,se Selami ka Vizion.Berisha,e largoi Selamin,a nuk ju kujtohet?Se c’lidhje ka Luli me PDne,kete nuk e kuptova asnjehere’

    1. Kujtimi says:

      BRAVO SELAMIT PER KETA KA NEVOJ PD JO PER LULIN ME SHOK

  2. nord.al says:

    Dojne shqipetaret prova tjera qe PD eshte parti komuniste?

  3. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    N’kyt kuvendin e partis
    Edi i ka çu selam
    po Luli s’ka begenis
    e s’ka nrrue istikam.
    *
    Drenicakut Lulezim
    i ka dal Sala ne krah
    do loshjon të revoltum
    jan lshu Edin me e rrah.
    *
    Ed Selami asht tërhjek
    dhe pse votat ja kan vjell
    për PeDenë s’po do me dek
    Mero lajmin e përcjell.
    ***

  4. Bato says:

    “Mungesa e fjales se lire brenda PD-se eshte problemi kryesor i PD-se” thote Selami. Mungesa e fjales se lire brenda PD-se eshte problemi kryesor i SHQIPERISE, zoteri! Ky ka qene dhe ky do te jete. Mungesa e fjales se lire brenda PD-se eshte avantazh i PS-se dhe ndihma qe i jepet asaj qe edhe ajo ta mbyte fjalen e lire ne ata qe kundershtojne kryetarin e partise. Ata qe ka njezet e tete vjet qe ulurijne ne salle kur flet nje njeri qe nuk e do kryetari, jane kontigjenti i te ftuarve qe nuk e kuprojne fjalen “statut” dhe dijne vetem te ulurijne e fishkellejne gjate ketyr 28 viteve te PD-se. Berisha, ky lideri i turpshem historik i partise, pikerisht atyre ua dergon ftesat e para te kongreseve dhe kuvendeve. Rrofte PPShja dhe sekretari i saj i byrose se Spitalit te Tiranes!

  5. Opinion. says:

    ne te vertet qenka nje problem i tipit erdogan-rama-thaqi e mubarak gadafi,ku fillon te privatizohet partia.
    por dhe ta marrin ne duar partin klika e vjeter nuk eshte shpetim.
    pra duhet negociuar me ramen si juriste….ha ha ha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje