"Ç’kodimi i deklaratave dykuptimshe të Donald Lu-së për “Tahirin” dhe heshtja e opozitës"

29 Maj 2018, 16:31Politika TEMA

Ka bërë përshtypje në opinionin publik fakti se, edhe pse ka pasur dy deklarata të ambasadorit amerikan Donald Lu në favor të opozitës për rastin “Tahiri”, as opozita e as qarqet pranë saj nuk e kanë mirëpritur këtë qëndrim.

Si para procesit ashtu edhe pas gjyqit të djeshëm në Apel, Lu deklaroi se ka “dyshime se ka presion dhe tentativë për rryshfet ndaj gjyqtarëve” .

Ndërkohë, tjetër pjesë e deklaratës është ajo që “gjykata duhet të gjykojë në bazë të provave”.

Pra në një farë mënyre kemi të bëjmë me një qëndrim politik i cili mund të shërbejë si presion pozitiv ndaj çdo tentative për një ndikim politik të “procesit Tahiri”.

Kjo është deklarata e parë e ambasadorit Lu përpara një procesi gjyqësor.

Deri tani, ambasada amerikane në Tiranë ka mbështetur lëvizjet politike që kanë çuar në zhveshjen politike të personave të akuzuar nga drejtësia.

Saimir Tahiri nuk është as de fakto dhe as de jure një politikan a zyrtar tashmë. Ai është një qytetar i thjeshtë pa asnjë lloj imuniteti dhe pse po gjykohet për punën e tij si ish-qeveritar.

Po si mund të përkthehet deklarata e Lu-së dhe si mund të ndikojë ajo politikisht?

Një javë më pare, qarqe pranë ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi sulmuan egërsisht Donald Lu-në, përhapën lajme se ambasadori amerikan do të ikë shpejt nga Shqipëria dhe do të “degdiset” në Kirgistan, ndërsa në Tiranë do të vijë një “skifter” i Trump.

Në fakt të gjitha këto lajme nuk janë gjë tjetër vetëm fjalë koridoresh, pasi deri tani nuk ka ende një vendim zyrtar për emërim ambasadori.

Nga ana tjetër, ambasadori quhet i emëruar kur Senati Amerikan do të japë OK për miratimin e dekretit Presidencial. Pas kësaj ka procedura që zgjasin gati një vit për të ardhur në Shqipëri kryediplomati i ri.

Kështu ngjau edhe me Alexandër Arvizu-n: ai qëndroi në Shqipëri edhe një vit më pas si u emërua Donald Lu nga Senati.

Sipas gjasave, kjo skemë do të zbatohet edhe në Tiranë dhe këtë e tha vetë ambasadori a merikan në Portokalli, ku me një shaka serioze deklaroi se do të qëndrojë deri sa të përfundojnë në pranga të gjithë “peshqit e mëdhenj”. Deklaratë që realisht tronditi politikën, ngaqë vala e ndëshkueshmërisë së korrupsionit në politikë do të ketë shtytjen e Uashingtonit zyrtar.

Dy deklaratat e ambasadorit amerikan ndaj procesit “Tahiri”, padyshim që kanë qenë një sinjal i qartë politik.

Sinjal që nëse shikohet me vëmendje janë një “dorë e shtrirë” ndaj Lulzim Bashës për t’i dhënë kreut të opozitës një shans nga ana e ndërkombëtarëve.

Dhe këto deklarata u shoqëruan edhe me një performancë publike, madje duke kërcyer edhe “Baftjarin” në një festë ku ishin të pranishëm Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu, tre kundërshtarë të rëndësishëm të.

Qëndrimet e ambasadorit amerikan duken se janë hapur një mesazh për opozitën, që kjo e fundit të ofrojë një armëpushim ndaj sulmeve që i bëhen atij, duke ofruar shfaqje që publikisht nuk e kanë ndihmuar Donald Lu-në në imazh.

Si deklarata e dykuptimtë për Tahirin ashtu edhe kërcimi i “Baftjarit”, duket se nuk janë thjesht rutinë, por një lëvizje diplomatike e menduar të cilën duket se e ka kuptuar qartë ish-kryeministri Sali Berisha, por edhe Lulzim Basha, i cili ka kontakte më direkte me ndërkombëtarët.

Dy përfaqësuesit e lartë të opozitës dhanë një sinjal të fortë dje në mbledhjen e grupit parlamentar që u lexua si një përgjigje ndaj sinjaleve të Lu-së.

Nga mbledhja u furnizuan mediat me njoftime se deputetët të PD-së kanë kërkuar djegien e mandateve dhe nisjen e revoltës ndaj qeverisë, por këto zëra janë shuar nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

Pra selia blu i ka dërguar mesazh Lu-së se nuk mjaftohej me qëndrimet e dykuptimta për Tahirin. Ata kërkojnë më shumë. Dhe se kush është kjo “më shumë” e ka dhënë sot në rrjetet sociale një zë shumë i afërt mediatik i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai shkruan se “këto ditë pritet edhe arrestimi i Saimir Tahirit, por edhe largimi i Fatmir Xhafajt”. Gjithçka pritet nga deponimi i “financierit” të Habilajve, Nazer Seiti.

Vetë prokurori i krimeve të Rënda që ka në dorë dosjen “Tahiri”, Besim Hajdarmataj ka qenë dje në Katania dhe ka marrë në pyetje Seitin.

Ajo dëshmi shpresohet se do të jetë karta e radhës e opozitës për të ushqyer luftën politike, sidomos pas djegies së kartës “Babale”… (tesheshi)

11 komente në ““Ç’kodimi i deklaratave dykuptimshe të Donald Lu-së për “Tahirin” dhe heshtja e opozitës””

  1. Tr says:

    SHQIPETARET JANE POPULLI ME THASHATHEMEXHI NE GLOB.

    1. Gobi i Lu Luse . says:

      Akoma me kete qytetar te Kirgistanit merreni, apo me yllin ne ngritje dhe burrin e shtetit qe kane reklamuar keta Amerikano-Kineze.

  2. LORA says:

    Qeverisja aktuale eshte produkt i verdiktit te shenjteruar te 25 qershorit 2017 ,,,,,te ciles i vjen anes cdo gjuhe e koduar,e kujtdoqofte.
    Tung.

  3. Qytetari durrsak says:

    Digjini mandatet o felliqesira ! Te behen zgjedhjet e parakohshme dhe do t’i shihni rezultatet ! Por, Ju jeni te poshter, nuk keni hallin e qytetareve shqiptare, per te cilet derdhni “lot krokodili”, por e keni hallin tek ndeshkimi qe ju pret nga drejtesia e re qe po instalohet ne Shqiperi. Te behen zgjedhjet, nje ore e me pare dhe do ta shihni se ku e keni vendin !

  4. ta says:

    c’jane keto budalleqe qe shkruan gjoja gazetar,sigurisht qe ka nderhyrje pro dhe kunder tahirit,dhe ambasadori prandaj tha qe gjykata te flase me fakte,nejse keta gazetare jane te tipit [lela].

  5. ALBAN DEGA says:

    EDHE PRESIONE EDHE PARA … APO AS MISH AS PESHK… !

    – Celesi i enigmes: pergenjeshtroni
    ose denonconi para e presione !

    – Nga Manjani tek Kasmi- Fake
    News ala Putin ne flagrance…

    Nga Alban Dega, Nju Jork

    Edhe keshtu edhe ashtu e… gjithsesi !

    Si shantazhi edhe ryshfeti per te blere e korruptuar drejtesine jane krim i mirefillte dhe rende.
    Po aq i rende eshte edhe fabrikimi, sajimi , perhapja e lajmeve te reme, trukimi i videove si nga shoqeria civile, media e aq me shume nga “Banda e Gangstereve” politiko mediatike qe krimeve pa fund e madhore te tyre u shtojne edhe ate te konfliktit te interesit!?
    Cfare presin ata !?
    Pse nuk denoncojne ne prokurori!?
    Ose nese kane denoncuar pse prokuroria nuk arreston ne flagrance si ofruesit e parave ose shantazhuesit e tyre !?
    Nese ato jane intriga dhe akte terrori psikologjik e fizik te “Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit” te transmetuara deri tek ambasadat e huaja ne Tirane per te krijuar trazira e destabilizim te Shqiperise ala shtetrrethimi 1997 dhe ala grushti i klasik shtetit te 14 shtatorit 1998 qe e ngriti ne zenit dje Sali Berisha me ze e me figure, atehere kemi te bejme me nje komplot te ri te mirefillte kunder rendit kushtetues ne Republiken e Shqiperise!
    A nuk eshte kjo nje kurth i ri dhe veper penale e mirefillte e ketyre gjykatesve dhe prokuroreve qe jane qind per qind emerime te Kryepeshqve Sali Bujar Like Tik Xhind Xhoneve shqiptare !?
    Pra jane mall i se njejtes dore dhe prodhim Made In Sali Like Xen Fatmir Cizmja…
    Mund te jete sajimi i radhes i Sali, Lul, Mul Like Mona Cizmes, Enkeled Gebels Alibeaj, Salianjin., Manjan, Petrit. Putinit per gjurulldine e radhes nga Partia e Babale Havales se Shqiperise Sali Berishes dhe korporates se kryekriminelave politike, biologjike dhe mediatike te tij..

    Celesi i se vertetes !

    Mos akuzoni dhe ofendoni ambasadorin e nderuar amerikan Z. Donald Lu per keto djallezira ala shqiptare !
    Zoti Donald Lu iu referua burimeve nga Shoqeria Civile dhe media shqiptare, te dyja te infektuara nga viruset ala Fake News te Kremlinit dhe Putinit.
    Ambasadori amerikan nuk beri as hetuesin as gjykatesin e njeres apo tjetres barrikade te politikes kofliktuale shqiptare. Perkundrazi !
    Si ofruesit e parave edhe ushtruesit e presioneve mund te jene nga dy krahet e politikes shqiptare.
    Njera pale mund te kete ofruar para per korruptimin e gjykatesve per te mbajtur ne arrest shtepie ose me burg te Tahirit !
    Pala tjeter mund te kete ushtruar presion per heqjen e arrestit.
    Ose anasjelltas !
    Mundet qe njera pale ti kete bere te dyja, edhe presionin edhe parate, edhe kulacin edhe kerbacin !
    Cila eshte e verteta ?
    Gjykatesit jane celesi i saj !
    Nese vertete eshte bere edhe njera edhe tjetra ose te dyja, ata duhet te shprehen publikisht dhe te denoncojne cilindo qe ka kryer nje akt te tille te kunderligjshem!
    Nese nuk eshte e vertete as presioni dhe as ryshfeti, atehere eshte detyre ligjore e atdhetare e gjykatesve te dalin me deklarate publike dhe te pergenjeshtrojne mashtrimet, sajimet dhe intrigat ala RIA, ala GRU e ala Sputnik te Moskes te shoqerise civile apo burimeve mediatike te financuara fshehurazi nga Putini .
    Pervoja e hidhur e tollovise se “shoqerise civile” me armet kimike ruso-siriane dhe protesta perballe ambasades amerikane ne Tirane, jane deshmi teper e fresket per tu harruar si nga qeveria shqiptare edhe nga ambasada amerikane ne Tirane…
    Sa per shtypin shqiptar, sidomos per kazanin mediatik eshte fakt i mirenjohur qe ai eshte kthyer jo vetem ne nje faktor destabilizimi dhe dizinformimi ne sherbim te Moskes, por edhe financohet fshehurazi nga sherbimet e fshehta ruse ose agjentura e tyre e fuqishme ne Shqiperi !

    Gala e gabuar dhe fytyra e djallit !

    Sidoqofte pjesmarrja e ambasadorit amerikan ne Shqiperi ne darken Gala te Like Floririt e Fatmir Mediut diten e protestes se shpartalluar te 26 majit dhe nje dite para gjyqit te apelit per masen e sigurise se Saimir Tahirit nuk ishte as zgjedhja dhe as zgjidhja me e mire jo per fajín e tij por per djallezine e ftuesit ne nje veprimtari qellimkeqe e intrigante ne diten e gabuar, ne vendin e gabuar e me qellime te mbrapshta ala bizantine pet tu dhene shqiptareve mesazhin diabolik :” Ja shihni edhe Amerika eshte me ne” dhe Babalen e narkotrafikut dhe humantrafikut, dy armiqeve gati po aq te eger sa edhe terrorizmi, qe askush ne Bote si SHBA-ja nuk i lufton e godet me gjithe fuqine e ligjit! … Djalli fshihet gjithnje ne detajet !
    Askush, as Presidentet, sidomos keta dy te fundit shqiptare, nuk bejne perjashtim nga filozofia 5500 vjecare e qyteterimit kinez qe thote “Djslli gjithnje paraqitet me fytyre njeriu “!
    Deklarata e Amdasadorit te nderuar amerikan me Tirane, Nderit te diplomacise amerikane dhe te Kombit tone Donald Lu “ Askush nuk qendron mbi ligjin !” ishte nje presion e nje leksion shume me i madh kunder cilitdo qe mashtron dhe trukon, qe orvatet te shantazhoje apo bleje drejtesine, te tjetersoje te verteten qofte ai Sali Berisha, Lulezim Basha apo Mona Cizmja, Ylli Manjani apo Enkeled Gebels Alibeaj, Ervin Salianjini apo Bledi Kasmi… i cili denoncoi vetveten po aq keqazi sa edhe Ylli Manjani sonte ne Opinion te Blendi Fevzi Toptanit …
    “ Policia me goditi pabesisht me shkop gome nga mbrapa … “ tha ai fjale per fjale me ze e me figure para mijera shqiptareve ne mbare Boten.
    Nderkohe plaga e tij e fashuar ishte ne pjesen e perparme te kokes ngjitur me anen e djathte te ballit …
    Shkopi i gomes nuk eshte nje shkop qe lakohet si llastiku !
    E dyta , sic e tregonin krejt qarte rregjistrimet e kamerave mbrapa Bledi Kasmit nuk kishte asnje polic, por vetem protestues te opozites se Babales dhe Havales se Partise se tij dhe Sali Berishes !

    Vetdemaskim i persosur i Bledi Manjanit

    Mjafton vetem ky fakt i gjalle per te hedhur poshte me neveri sajimet, mashtrimet, spekullimet ala Babale te kryeredaktorit te organit zyrtar te Partise se Havales se Shqiperise, Sali Berisha dhe ne teresi te medias se kazanit te tij e shoqerise civile shqiptare.
    Ndersa “ babai i jurisprudences boterore “ Ylli Manjani ia kaloi edhe ish-kryeprokuhorit te Sali Like Floririt, Adriatik Palla kur shpalli hapur se ai kishte qene dhe eshte “edhe sot hapur kunder Reformes ne Drejtesi dhe Vetingut qe e kane rrenuar drejtesine shqiptare “
    Po ashtu me nje djallezi makiaveliste ala Aleksander Frangaj e Blendi Fevziu, ala Ben Blushi e Artur Zheji, ala Enkeled Alibeaj a Ervin Salianjin, linte te kuptohej se ai mund te kete qene nje nga interlokutoret e ambasadorit amerikan Donald Lu per zhvillimet e fundit ala Babale e ala Havale te Shqiperise.
    Ajo qe vene ne dukje vezhgues dhe komentues te shumte te lire ne te vetmet media me te vertete te pavarura shqiptare “ Tema”, “Dita”, “ Pamfleti “… pas takimit te ambasadorit amerikan me “ misionarin e djallit Sali Like Floririt, Ylli Manjani, Z. Donald Lu, ka nje fare terheqje nga aktiviteti i tij i fuqishem per zbatimin dhe shpejtimin e Reformes ne Drejtesi dhe Vetingut qe po ecin me ritmin e Breshkes apo Gomarit te Nastradin Hoxhes se Anadollit, domethene shume larg Boingut amerikan apo Benzit gjerman
    Nuk eshte fají i tij por i “ Bandes se Gangstereve” qe ua ka pru shpirtin ne maje te hundes jo vetem shqiptareve por edhe miqeve e aleateve tane strategjike Uashingtonit dhe Brukselit me komplotet e intrigat e tyre ala Ruleta Ruse kunder Reformes ne Drejtesi e Vetingut
    “ Misionar i Djallit” per Ylli Manjanin nuk eshte percaktor imi, por i nje ish-bashkestudenti te tij nga Tirana qe pretendonte se e kishte spiunuar tek SHIK-u i Gazidedes dhe Berishes ne vitet 1996-1997.

    “ Misionaret“ dhe Perandoria e Djallit !

    Kete dyshim te bazuar ma ka shtuar edhe fakti qe nuk ka ndodhur nje rast te vetem qe kapterri i Sali Berishes ne krye te shtetit shqiptar dhe KLD-se Bujar Nishani ka pasur nevoje per voten e ish- ministrit te Drejtesise se Qeverise Rama – Meta , dhe Ylli Manjani te mos kete bashkuar voten e tij me Xhind Xhonet e Perishanet e antidrejtesise shqiptare !!!
    Keto gjyrulldi e kacafytje tipike shqiptaret kunder shqiptareve, i kane nxitur dhe pershkallezuar vitet e fundit jo vetem “ Misionaret “ por edhe “ Persndoria e Djallit “- Rusia dhe Putini qe kane investuar bujarisht edhe jo vetem ne politiken e Cadres, por edhe ne media e ne shoqerine civile ne thellim te ofensives se tyre ne Ballkan, e sidomos ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni e Mal i Zi, ku jeton populli e kombi me proamerikan ne Bote , shqiptaret !
    Vete fakti qe “Mosbindja Civile” e opozites shqiptare u shpall si shpata dhe strategjia e saj, vetem gjashte ore mbas “ Fillimit te Luftes Civile ne Shqiperi “ nga Sputniku i Putinit eshte nje kambane alarmi dhe kushtrim per vigjilence jo vetem per shqiptaret, por edhe per miqte e aleatet tane strategjike me SHBA-ne ne krye !
    Nuk ishin shqiptaret, por armiqte e tyre barbare serbo- greko -ruse qe e kthyen Ballkanin ne nje “ Fuci Baruti “ i cili u perdor egersisht, brutalisht e cnjerezisht kunder shqiptareve si popull e komb e kunder Shqiperise se shteti i vetem ne Bote i sakatuar e copetuar ne kater shtete!
    E kunder kujt !?
    Kunder popullit e kombit te vetem ne Ballkan qe nuk ka sulmuar as zaptuar kurre ne historine e vet mijeravjecare asnje popull e shtet tjeter fqinj apo jo , kunder popullit e kombit qe betim te fundit e sublim te tij ka “ Per Toke e per Qiell !” qe eshte krejt unikale e autoktone shume me e vjeter edhe se Jezu Krishti…edhe se Muhameti… edhe se cdo fe tjeter evropiane!
    Krejt strategjia e “ Mosbindjes Civile” sputniko- putiniste eshte minimi dhe zhberja e Reformave dhe Vetingut ne Drejtesi, Polici, Administrate Publike dhe e Integrimit te Shqiperise ne familjen e saj natyrore, shpirterore, kulturore, fetare e kombetare evropiane, BE.

  6. nigo says:

    Hajdarmataj, ushtari Saliut do te beje drejtesi!!! Si eshte e mundur kur ky nuk ka bere te zbardhen asnje ngjarje te ketyre 10 vjeteve? ai k ambuluar me qindra pislleqe qe jane bere ne vendim tone.. Si eshte mundur qe akoma i lihen ne dore keitj ushtari te beje drejtesi?

    1. Halili, Balili dhe Hajdari says:

      Ai nuk eshte vetem ushtar i Saliut por i gjithe mafjes ne fuqi. Si Adriatik Llalla qe akoma po pret ta dekoroje Rama ashtu sic dekoroi Visho Ajazin dhe Presidentin ma t’mire Meta.

  7. Jimi says:

    Jo mandate te digjni,, por edhe mandaten t’ju degjojme more vrases e kriminele, askujt nuk i rruhet per ju!

  8. shqiptar me tru në kokë e këmbë në tokë says:

    Pra, në Albanistan, nuk ka gjyqtarë, nuk ka prokurorë dhe Vetingu është përralla e rradhës për shqipot…. Çdo gjë e ka bërë dhe e bën Daj Sami, dhe siç shikohet (për ata që i kanë sytë në ballë), Daj Sami “e ka xhan” “burrin e shtetit” , “yllin në ngjitje” dhe në përgjithësi gjithë bandën hajduto-kriminele injorante të SHQUP-LSI-së, sepse kështu funksionon më mirë “Demokracia” e Tij…(???!!!) Dhe shqipot, presin (si dhelpra koqet e dashit…) që “miqtë tanë të mëdhenj”, t’u bëjnë shtet dhe t’u japin nga një lugë të artë…(???!!!) Hahahahahahahahahahahahaaaaaaaaaaaaaaa………………………………….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje