Ankesat në portal, Rama: 150 punonjës u ndëshkuan, qytetarët të denoncojnë, do shkojmë në zero vonesa dhe zero ryshfet

6 Qershor 2018, 12:39Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama përsëriti ftesën për të gjithë shqiptarët që të denoncojnë rastet e abuzimeve në administratë përmes  “platformës së bashkëqeverisjes”.

Gjatë fjalës që mbajti para qytetarëve të cilët gjetën zgjidhje falë platformës Rama deklaroi se 150 punonjës të administratës janë ndëshkuar deri tani, pas denoncimit të qytetarëve në ‘platformën bashkëqeverisëse’.

Kreu i qeverisë theksoi se do të vijojë pastrimi i administratës, derisa të ketë zero vonesa dhe zero ryshfet.

Më tej Rama paraljmëroi punonjësit e administratës publike se do të jenë gjatë gjithë kohës në vëzhgim.

“Sa më shumë qytetarë të angazhohen për të ngritur zërin e tyre, për të adresuar ankesat e tyre direkt te anëtari i qeverisë që mbulon sektorin nga ku vjen shqetësimi, aq më shpejt do kemi një administratë që do shërbejë me zero ryshfet.

Mund të ktheheni në njerëz që keni gjithëfuqinë për të zgjidhur problem, duke pasur mik drejtpërdrejtë qeverinë. Qëllimi i platformës është i dyfishtë, jo vetëm të zgjidhim problemet, por edhe të identifikojmë ata që janë mbartës të zakoneve të këqija dhe që shkelin të drejtat e qytetarëve.

Sot numërojmë 10 mijë raste të regjistruar në platformë, por janë rreth 150 raste punonjësish të administratës që kanë marrë ndëshkimet e merituara, që nga ndjekjet penale deri te paralajmërimet nga puna.

Është një numër ende shumë i vogël, sepse duhet të luftojmë çdo ditë së bashku me mbrojtjen që u bëhet shpesh punonjësve të administratës që janë shkaktarët e shqetësimeve të qytetarëve.

Do jetë qytetari ai që do të imponohet me forcën e ligjit dhe administrata do funksionojë në bazë të ligji.

Mund të shkojmë në zero vonesa dhe zero ryshfete, duke bërë të qartë që çdo punonjës në detyrë është i vëzhguar nga çdo qytetar që ka lidhje me detyrën në funksion të zgjidhjes së problemit”- tha Rama. (TemA)

7 komente në “Ankesat në portal, Rama: 150 punonjës u ndëshkuan, qytetarët të denoncojnë, do shkojmë në zero vonesa dhe zero ryshfet”

  1. Tr says:

    Aman!!! si do te rregullohet drejtesia me zero ryshfet dhe largim nga puna ,srpse mbeten ne dyert e gjykatave dhe ata nuk duan te dine per qeverine . RAMA, ZERO PERPJEKJE PER TA RREGULLUAR DREJTESINE .

  2. Sandri says:

    Genjeshtra, kame bere nje ankese dhe asnje reagim, thote mire pd teater mediatik, pd sdua ta shofe me sy, pore dhe ky kote doli, me keqe nga Saliu tere diten ne tv, keta jane te tere per ne koshe te plehrave me ne krye Sali Edvin Lul Ilir comp, kanceri i kety vendy.

  3. faro says:

    Turqia monitoron edhe me kamera mjeket. Kursesi atje nuk mund ti japesh pare mjekut, sepse denimi i mjekut arrin deri te heqja e te drejtes se profesionit.
    Por:
    Mjeket shperblehen sipas numrit te vizitave mjeksore. Ndaj mjeku i pazot shperblehet sh me pak nga mjeku i preferuar nga pacientet

  4. Zorro says:

    Sa per vleresimin e ankesave,ky kryeminister nuk thote te verteten.
    Nje pyetje per Ramen:
    -Pse nuk behen pritje lopulli ne kryeministri,ministri,Bashkine Tirane dhe institucionet vartese te tyre?
    -Pse nuk trajtohen dhe zgjidhen ankesat ligjerisht nga kryebashkiaku i Tiranes,qe nuk merret fare me ankesat e nje popullsie 1 milion banoresh?
    -Kur i ankohesh nje organi epror per shkeljet ligjore dhe padrejtesite e zyrtareve vartes te tyre,a eshte zgjidhje fakti qe te gjithe ia delegojne po atij fajtori zgjidhjen e saj per te cilin behet ankesa per ta zgjidhur?
    A e dini zoti kryeminister se edhe ne seline e PS nuk ben njeri pritje per ankesat antareve te sa
    Kur ke shkaterruar PS si mund te ndertosh shtetin?
    Jam ankuar ne Bashkine e Tiranes,kryeministri,Avokatin e Popullit,KLSH,emisionet STOP dhe FIKS FARE se UKT po vjedh qytetaret dhe te gjithe keni mbrojtur shkelesit e ligjit?
    Pse vetem me gjykate do t’i zgjidhin hallet e perditeshme qytetaret kur ke ne administraten publike dhjetra zyra me juriste,rrogtare qe duhet te zgjidhin ankesat e qytetareve,por qe nuk zgjidhin asgje?
    Keni krijuar nje administrate te kalbur,zoti Rama se ju i keni mbyllur gojen popullit qe te ankohet.
    Eshte hipokrizi dhe tallje ky show qe beni me gjoja ankesat.
    E kunderta ndodh dhe jeni ju qe e keni krijuar kete situate me ato takimet per te ashtuquajturen bashkeqeverisje me alienet.
    Jeni diktator z.Rama!

  5. Fukarai says:

    Ky kryeminister eshte jashte realitetit.
    Ankesat duhet te behen atje ku ndodhin psdrejtesite,tek eprori i cdo punonjesi dhe duan qe ta zgjidhin ankesen ne moment e jo te dergojne njoftime ne pordhalet e kryeministrit.
    Kjo eshte fatkeqesia jone si popull qe votojme per te na drejtuar nkeres qe jo vetem nuk ksne asnje pervoje drejtuese shteterore ne te gjithe piramiden e shtetit,per me teper nje njeri zi Rama,qe vetem llafollogjine sofiste ka,por edhe se kurre nuk e ka njohur varferine,padrejtetesine apo punen ne fshat larg shtepise.
    Bark ngopuri nuk ia di hallin bark pangopurit,ja ky eshte Rama.
    Ku ta gjeje kompjuterin cobani ne mal,fshatari ne fushe, etj.?
    Ku e coi pallavren para elektorale kryeministri se pas cdo pune ne administrate do te vinim noten per sherbimin e kryer?
    Pordhali i Rames eshte pordhe me rigon
    Rama,shporru nga qeveria dhe PS!

  6. Laerti says:

    Z.Rama!
    Se pari duhet te shkarkoni beniaminin tuaj Erion Veliaj qe nuk ka bere asnje pritje populli dhe nuk i eshte pergjigjur asnje ankese ne drejtimin e tij.
    Te tjerat jane demagogji e neveriteshme!

  7. Sokol basho says:

    Sokol nga dr ju persh për punë që ju po bëni z kryeministër kemi probleme si me shtëpinë dhe tani me këtë virus na la papunë dhe jemi veti katër me kredi ju kërkoj ndihmë nga ana juaj si kryeministër nr çel 0694031005

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje