Gjyqi ndaj ish-truprojës së Berishës, reagon e dashura: Izeti do luftojë deri në fund, drejtësia ka shumë kohë që pret

7 Qershor 2018, 17:57Kronika TEMA

E dashur e ish-truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhia ka reaguar pas seancës së parë gjyqësore ndaj patnerit të saj.

Teksa ai ka dalë para togave të zeza të gjykatës penale të Tiranës për të kërkuar rigjykimin e çështjes ‘Hajdari’, e dashura e ka inkurajuar për të shkuar më tej.

Ajo garanton se patneri i saj do t’i shkojë deri në fund çështjes dhe përballjes me drejtësinë.

Ditën e sotme, Haxhia ka kërkuar ballafaqim me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ndër të tjera e dashura e tij shkruan:

“Sot, me syte e mendjes kuptoja dhe shikoja Dashurine e jetes time, te rrethuar me police e prokurore…

Moment i rendesishem per drejtesine dhe per politiken shqiptare. Ai ishte aty dhe buzeqeshte !

Por me syte e shpirtit, nuk kuptoja asgje se c kerkonin keta njerez nga i bukuri im, i shtrenjti, i shenjti im…

E di, drejtesia ka shume kohe qe pret e sigurisht, ajo eshte e domosdoshme si jeta!

Izeti do te luftoje deri ne fund! Ai ju pershendet ngrohtesisht te gjitheve!

Por, fshehtas, ne zemer…. do te doja kaq shume ,te ishim vetem bashke e ne djall te shkonin te gjithe….

Dhe, e gjitha kjo , te ishte thjesht nje makth gjume-prishes.

Zot , na zgjo ne kohe…! Ne , te gjitheve!!!

Te dua prej dashurije, Izet Haxhia!

Kurajo ♥️!” nënvizon ajo. (TemA)

 

 

 

1 komente në “Gjyqi ndaj ish-truprojës së Berishës, reagon e dashura: Izeti do luftojë deri në fund, drejtësia ka shumë kohë që pret”

  1. Bushi says:

    Bravo! Ndihme e duhur ne moment te duhur.Dy veta qe duhen sinqerisht,kerkojne drejtesi,se edhe vete dashuria ESHTE DREJTESI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje