”Telegraph”: Shqipëria, koha për ta vendosur vendin antik në listën e vendeve të preferuara

10 Qershor 2018, 11:24Turizëm TEMA

Marrim tatëpjetën, larg ujit, lëmë pas tavolinat e kafeneve në trotuaret përgjatë bulevardit ”Epidam”. Pastaj marrim kthesën nga e majta drejt rrugës së Kalasë dhe një ditë e nxehtë e Shqipërisë së shekullit XXI shkrihet e tëra duke i lënë venin shekullit II dhe Perandorisë Romake në gjithë pomozitetin e saj.

I rrethuar nga shtëpi në stilin modern të ndërtuara aty-këtu, por i dukshëm në madhështinë e tij, Amfiteatri i Durrësit, ende mund të oshëtijë edhe pa bërë ndonjë kapërcim të madh imagjinate, nga ndeshjet me shpata të gladiatorëve dhe vendet lart në shkallaren mbi arenë.

Carolyn Perry qesh vesh më vesh si nëna e një fituesi në garën e shkollës.

“Nuk e prisje, apo jo?, – buzëqesh ajo.

“Jo, nuk e prisja. Asnjë nga ne nuk e kishte parashikuar.”  Në vizitën e parë, Durrësi është saktësisht ajo çka pret nga qyteti i dytë më i madh në Shqipëri. Anijet me mallra kanë mbushur portin, që zhurmon e zhurmon përballë zemrës së qytetit, tragetet që presin në radhë të përshkruajnë Adriatikun drejt Barit dhe Ankonës.

Trfiku bllokon rrugët e ngushta të qytetit. Turistët mbushin hotelet shumëkatëshe që rrethojnë zonat e plazhit drejt juglindjes, që janë ngritur me bumin e vrullshëm të ndërtimit, kur vendi u çlirua nga kontrolli i komunizmit, në 1992.  

Por, Amfiteatri i  Durrësit tregon një histori me shumë kapituj. Jo vetëm periudhën romake (ai u ndërtua gjatë sundimit të perandorit Trajan), por edhe epokën bizantine të mëvonshmë (mozaikët e shekullit VI, nga koha kur teatri përdorej si një kishë, dy dhoma të zbukuruara në katin e parë dhe periudha otomane që pasoi në shekullin XV (arena u mbulua në shekullin XVI nga shtëpitë që mbinë masivisht).

Dhe kjo është vetëm një pjesë nga përralla e një qyteti që u themelua si Epidam prej kolonizatorëve grekë në vitin 627 para Krishtit – ndonëse periudha e largët rikujtohet në statujat dhe copëzat e poçerisë që gjenden të ekspozuara në muzeun e shkëlqyer që ndodhet aty pranë.

Po kaq domethënës ishte qyteti edhe në pushtimin e Romës, i njohur si Dyrrahu, kur edhe filloi rruga ”Egnatia”, që vazhdoi 70 milje (161 kilometra) në lindje drejt Stambollit të sotëm. Çuditërisht, njëra nga portat e vjetra që të çon drejt kësaj rruge të rëndësishme mespërmes Ballkanit ende ekziston, si pjesë e hyrjes së vinotekës ”Portiku”, në rrugën ”Skënderbej”.

Ka kaq shumë detaje për t’u fiksuar, por ne do përpiqemi më vonë në mbrëmje, gjatë darkës në restorant ”Tirona”, larg vinçave dhe portit, në një zone të resortit të Durrësit.

Jemi 13 veta, nga fillimi i të 40-ave deri mbi 70 dhe kemi pak histori udhëtarësh për t’i treguar njëri-tjetrit teksa shijojmë gotat me verë.  Nga udhëtime në shtete më pak interesante si Uzbekistani dhe Taxhikistani, në kohë më të qeta, deri në vende të trazuara si Afganistani, Siria dhe Libia. Por, megjithë vulat tona në pasaporta dhe dëshirën e madhe për të udhëtuar, asnjëri prej nesh nuk e kishte pasur një ekperiencë të mëparshme në Shqipëri, një vend të cilin e  kuptuam shumë shpejt se ka një të kaluar të komplikuar dhe të lavdishme.

Do të qendrojmë 48 orë në “Trojet e Ilirisë”, një udhëtim nëntëditor, të shoqëruar nga “Steppes Travel” që në të vërtetë shkon përtej emrit që mbart duke prekur historinë e shumë shqiptarëve gjatë 28 shekujve të fundit të Shqipërisë, përfshirë kryesisht, edhe periudhën komuniste.

Por, fokusi kryesor janë fiset ilire që lulëzuan gjatë këtij udhëkryqi europian midis shekullit V dhe vitit 168 para Krishtit, kur u pushtuan nga Roma.

Ne jemi shumë të interesuar rreth historisë. Pavarësisht miljeve të shumta, pak prej nesh e njohin historinë e fermerëve dhe luftëtarëve që kanë ekzistuar, së bashku me grekët e lashtë, por që janë lënë pas dore në tekstet shkollore.

Në zonat arkeologjike, në kafenetë e vogla, çdo mbrëmje ajo zbulon nga një element të së djeshmes, për të cilat, në fillim të çdo udhëtimi, shumë prej nesh nuk është i vetëdijshëm.

Fatmirësisht, ne kemi Carolyn, një eksperte e historisë antike, e cila ka punuar në Muzeun Britanik dhe ka drejtuar disa grupe në vende të ndryshme si Irani dhe Arabia Saudite dhe është tërhequr nga një ndjenjë e madhe për Shqipërinë, dhe ka vendosur të blejë disa prona pranë qytetit të Durrësit.

Ajo i testoi njohuritë e saj në Lezhë, një qytet në lumin Drin, 45 milje (72 kilometra) në veri të Durrësit, ku i vinte rrotull një muri të vjetër që përbëhej nga mbetjet e “Lissos” (Lezha) një kala ilire e themeluar në vitin 385 para Krishtit.

“Një nga problemet me ilirët”, zbulon ajo, ”është se ata nuk kishin kulturë të shkruari”.

Nuk ka të dhëna të drejtpërdrejta nga historia e fiseve ilire.

Ajo që dihet është shkruar nga grekët dhe romakët.

“Megjithatë, rrënojat flasin me zë të lartë duke mbështetur pikëpamjet e saj – prerjet diagonale të gurit, të projektuara për t’i ndihmuar ata që të përballonin tërmetet, një dëshmi e zgjuarsi ilire; ekzistenca e gjurmëve të duarve romake në një sauna. Gjithashtu,  gjenden edhe prova të tjera.

Dikur, një tempull ilir dhe më vonë katedralja e “Shën Nikollës”, tani është një mauzole kushtuar Gjergj Kastriotit, një figurë e fuqishme ushtarake, i njohur ndryshe si “Skënderbeu”, i cili arriti të ndalte përparimin osman në Ballkan në shekullin XV.

Ne admirojmë 25 mburojat metalike të mbështetura në tulla, secila prej tyre përfaqëson fitoret e betejave që i atribuohen këtij ushtaraku midis viteve 1444 dhe 1468.

“Shqipëria është një sagë me shumë shtresa”, shpjegon Carolyn. “Dhe, kjo përben gjithë gëzimin e historisë së saj”.

Ajo u ndihmua nga Dorian Disha, me banim në Tiranë, për të kuptuar më tepër rreth historisë së kombit.

Dhe ndërsa, drejtohemi drejt jugut, ai ngre temën e zymtë të bunkerëve, – një trashëgimi paranojake e viteve komuniste, sidomos të viteve ’ 70, kur diktatori Enver Hoxha ishte i bindur se Shqipëria ishte nën kërcënimin e pushtimit të të huajve .

Doriani gjen gëzim në hijet e betonit, aty pranë ku lopët përtypin barin, madje edhe në kryeqytet.

“Në vitin 1992, kur barrierat mbi lëvizjen u hoqën, të gjithë dëshironim të shkonim në qytet. Tani, të gjithë nuk e durojmë dot. Të gjithë duan të kthehen në fshat”, thotë ai duke qeshur.

Tirana shfaqet shumë drithëruese, me bare të reja që ndriçojnë lagjen më në zë Bllokun. Ajo hedh gjithashtu dritë mbi Ilirinë, në Muzeun Kombëtar, mbushur me armë bronzi që i përkasin shekullit III para Krishtit, helmeta me pllaka të gjata mbrojtëse, një varr i ndërlikuar me tre nivele, me pllaka të shkruara të të njëjtit shekull, ku çdo shtresë përfaqëson një brez të familjes së burrit të vdekur që i uron atij lamtumirën dhe një vazo  prej argjile e shekullit V para Krishtit, e zbuluar në Kukës, në verilindje të Shqipërisë.

Të shohësh ekzebicione të tilla në ekran është diçka. Por, të shohësh trashëgiminë ilire në vendin ku lindi është tjetër gjëËshtë një rrugë e gjatë, 145 kilometra në jug, në mbetjet e Bylisit, por shpërblimi ynë do të jetë që të shikojmë ilirët dhe romakët sërish të ndërthurur. Një tjetër amfiteatër, një pllakë e shekullit III para Krishtit e kulturës ilire, kulmon këtë kodër të sheshtë. Shumica e ndenjëseve nuk është më, por madhësia e tij, që mund të ketë arritur deri në 40 nivele, është e dallueshme.

Fiksuam kamerat tek një tufë delesh që ushqehen me barishtet e rritura mes gurëve antikë, para se Karolina të na dërgojë në anë të një gremine, ku lumi Vjosa gjarpëron në luginën poshtë dhe emri i Augustit, perandori i parë romak, është i shkruar në një shtyllë porte prej graniti.

Udhëtimi vazhdoi atë mbrëmje, 48 kilometra në veriperëndim në Apolloni, që lindi në Iliri, në vitin 588 para Krishtit dhe njohu një lulëzim gjatë epokës romake në shekullin II pas Krishtit duke u bërë një vend mirqenieje dhe shijeje. Jehona kumbon, në hyrjen me gjashtë kolona në Bouleuterion (Dhoma e Këshillit) ku ende ndihen debatet. Një nuse shqiptare dhe bashkëshoti i saj kalojnë të gëzuar përgjatë kësaj zone, duke bërë fotot e dasmës së tyre me imazhin e hijeve të paraardhësve.

Ne vazhdojmë të jemi të etur për bukuri kur hyjmë në Berat dhe ku zbulojmë se ndalimi ynë për natën po aq i bukur sa çdo gjë që na ka dhuruar antikiteti shqiptar. Në një farë mënyre, ky qytet, është i ndarë mes lagjes Gorica, në bregun jugor të lumit, që është me shumicë të krishterë dhe Mangalemit në pjesën veriore, me shumicë myslimane. Për së bashku, ato takohen dhe buzëqeshin si një pjesë e vogël e kujtesës së epokës së ndritur osmane, ku shtëpitë janë vendosur në anë të shkëmbinjve, ndërkohë që rrezet e diellit ndriçojnë muret e tyre duke nderuar pseudonimin që mban, “qyteti i një mbi një dritareve”. U ulëm për një darkë me qengji të pjekur dhe salsice me mish të grirë në taracën e hotel ”Mangalemi” dhe po shijonim të mrekulluar fotot e bëra gjatë ditës.

Por ka akoma. Në mëngjes ikëm drejt lindjes, në brendësi të tokës, ku rruga gjarpëron, ndërkohë që sipërfaqja nuk dallohet më. Rruga na dërgoi në zonën rurale të Plloçës, ku shfaqen fillimisht mbetjet e qytetit ilir të Amantias që ruhen nga asgjë dhe nga askush. Aty Karolina fillon të na tregojë një amfiteatër në formë patkoi ku shenjat e volejbollit, vizatuara në tokë, tregojnë përdorimin e kohëve të fundit. Në hyrje na pret Luka, roja që mbledh pagesën simbolike të hyrjes.

Ne e ndoqëm atë më këmbë pasi automjeti i tij në dërgoi në një rrugë të prishur, tek një fermë në kodër, ku ne ndiqnim nga pas një gjel dhe zogjtë cicëronin nga mërzia. Më pas u ngjitëm për te guri i lakuar i portës gjashtë, një hyrje e madhe për në Amantia, që prej shekullit IV para Krishtit.

Më tutje, duke ndjekur gjurmët e lëna nga traktori në baltë, ne arritëm buzë një rrëpire, ku toka bie. Poshtë janë blloqet e themelit të tempullit të Afërditës, ngjyrosur bojë mjalti nën dritën e mjegullt të verës. Rruga më pas do të na dërgojë në jug, në Butrint, një tjetër mrekulli iliro-romake. Por këtu, parë nga ky kënd të duket, për një çast, sikur po shikon Maçu Piçu që nga Dera e Diellit.

Presim që edhe këtu të gjejmë diçka po aq emocionuese, por vëzhgimi ynë i heshtur nuk është më pak vlerësues.(ATA)

1 komente në “”Telegraph”: Shqipëria, koha për ta vendosur vendin antik në listën e vendeve të preferuara”

  1. mik says:

    Nuk asht e vertete qe Durresi apo shume qytete te tjera mesdhetare ( jashte tokes Greke ) te jene themeluar nga Greket. Greket e vjeter nuk kane qene kurre kolonizator por ‘ kolon ‘ . Si mund te themelojne Greket nje qytet, kur qyteti asht i popullum ?
    Vetem historia Shqiptare i quan kolonet grek, kolonozatore. Ato kurr nuk kan qene koloni.
    Greket kishin influence si njerez ma te ditur se vendalite, por nuk ishin kolonizator.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje