Si e njoh unë Agron Xhafajn

16 Qershor 2018, 14:00Politika TEMA

Nga Bedri Islami

Shumë nga miqtë e mi do të çuditen me shënimin e sotëm: është diçka jashtë natyrës sime, si të thuash, një devijim nga ajo e zakonshmja, por që në të vërtetë kam dashur prej kaq kohe ta shkruaj.

Përse dhe çfarë më lidh me njërin nga personazhet e këtij shkrimi, të cilin, as nuk e njoh, as e kam takuar ndonjëherë, e për më tepër as që e kam ditur se është vlonjat? Se, si kam shkruar shpesh herë, unë i dua vlonjatët për atë shpirtin rebel, deri kryengritës dhe kam thënë gjithnjë se dy qendrat më të prekshme të nacionalizmit shqip janë në Drenicë dhe në Vlorë, dy pika ku jo rrallë herë janë takuar burra të mëdhenj të kombit.

Nuk e kam parë kurrë, në foto më është dukur një njeri i zakonshëm, që vërtet ka bërë një faj në fillimet e jetës së tij, por që më shumë se gjithë të tjerëve, i rëndon atij dhe njerëzve të tij të afërt. Nuk i kam takuar as të afërmit e tij, as të vëllain ministër, me të cilin edhe pse kemi qenë në fillimet e jetës plurale në të njëjtën strukturë të lartë drejtuese të PS-së, nuk kemi shkëmbyer dy fjalë.

Interesi im është zgjuar për të jo vetëm nga emri Agron, çka është edhe emri i vëllait tim të vogël, por nga furia që krejt befas, për hir të një misioni që kishte marrë përsipër vëllai i tij, u ngrit ndaj tij dhe kam menduar se si mund ta kishte përballuar ai këtë furi.

Nuk është e lehtë të përballesh kështu furishëm: je në punën tënde, disa të shkojnë mirë e disa jo, ke mbi vete një faj të një kohe të shkuar, të cilin nuk ke pse e mban mbi vete gjithë jetën dhe, papritmas, fillon ndaj teje të ngrihet, mbi atë faj, një shumësi fajesh të tjerë, të cilat nuk kanë asgjë me të vërtetën dhe megjithëse ata që ngritin këtë furi mllefi e dinë fare mirë, je i detyruar të mos përgjigjesh.

Agron Xhafaj u bë i njohur jo nga dënimi i tij në vitin 2002. Aso kohe emri i tij lidhej me postin e të vëllait, që megjithëse nuk bartte asnjë përgjegjësi për çfarë kishte ndodhur, afroi dorëheqjen e tij. Kaq ishte e gjitha dhe kur në familjen e tij, pas vitit 2005, nuk kishte më askush poste, u harrua.

Qeveria e vitit 2005 e drejtuar nga opozitarët e tashëm, nuk ia kishte ngenë një dosjeje, ajo po krijonte detashmentin e vet të përvetësimeve masive, krijimit të një rrjeti të fuqishëm të oligarkisë politiko – financiare, plantacionet e drogës, jo vetëm në Lazarat, por ky ishte “terreni i partisë”, në të gjithë vendin, e po ashtu krijimin e një grupi mafioz pranë strukturave më të larta, i cili, ashtu si mund të quhej “Çiftelia”, ashtu mund të kishte edhe emrin e çfarëdolloj shkelzojce, fahrojce, delijorgjece, të cilët edhe veç e veç ishin një qind a njëmijë herë më të rrezikshëm dhe më agresivë se sa Agron Xhafaj në qytetin e tij.

Në tetë vite të qeverisjes së opozitës, deri në mesin e shtatorit 2013, pra, edhe pas vendimit fundor për dënimin e Agron Xhafës me 7 vite e dy muaj dhe konvertimin në 4 vite e dy muaj, nuk e ngriti kurrë çështjen Xhafaj; nuk i ra ndër mend se duhej ekstraduar, nuk thirri as Europolin e as Interpolin, nuk e ndaloi në udhëtimet e tij, nuk i sekuestroi pasurinë nëse kishte, nuk i trokiti në derë. Një vit e gjysmë për vendimin fundor opozita që qeveriste deri në 10 shtator 2013 nuk kishte problem Xhafaj.

Ai filloi të bëhet problem i lakueshëm. Zuri fill me emërimin e vëllait të tij si njeriu kryesor në hartimin e kuadrit ligjor të Reformës në Drejtësi dhe, sa herë që një ligj a nen i dukej opozitës si makth për të ardhmen, aq herë niste mllefin e saj ndaj një vëllai që nuk kishte asnjë punë me ligjet, me nenet dhe shtesat a pakimet.

Pastaj doli Babale 1. Një qorollepsje politike e mafioze e neverisë së shkallës më të lartë, por që kishte marrë bekimin, mbështetjen e pagesën e PD-së.

Ndodhi menjëherë pas thellimit të ngjarjes së kokainës dhe zbulimit se kjo nuk ishte qenë herë e parë. Ishte një kundërpërgjigje mjerane ndaj një njeriu që bartte mbi vete jo vetëm një faj të shkuar, por edhe drojën e opozitës e me këtë ministër, tejet institucional dhe i hapur mund t’i ndodhte gjithçka.

Të trembur nga humbja e njërës prej kështjellave të tyre – prokurorisë; të ndrojtur se mos edhe kështjella tjetër e tyre hidhej poshtë- gjykata;  të pashpresë ndaj hedhjes poshtë të Vettingut, pa asnjë argument e kauzë, pa ide dhe vizion humbur, ata gjetën një Babale, trafikant, delirant, i veseve dhe vulëhumbur, e bashkuan me një gazetar i gatshëm për shitje, shtuan dy ish ministra drejtësie për ta bërë më të qëndrueshme përrallën e tyre dhe na e servirën.

Tashmë për këdo është e qartë ajo që vetë kupola e PD-së e kishte të qartë që nga fillimi: mllefi ndaj Agron Xhafës ishte në fakt mllefi ndaj drejtësisë dhe ligjit; jo se ai bartte vlerat e ligjeve, por sepse menduan se duke luajtur me një faj, tashmë 16 vjeçar, mund të fitonin diçka në këmbim. Basha e përfitoi në të vërtetë: vëllai i tij mori të drejtën e një institucioni të rëndësishëm privat, që nuk jepet edhe aq lehtë për këdo.

Por dëshira për të bërë këtë shkrim nuk ka lidhje as me Agron  Xhafën, as me të vëllain ministër, as me qeverinë, por me një mendësi të përçudnuar, reminishencë nga e shkuara.

Ku e kam fjalën: një njeri mund të bëjë një faj në rininë e tij; ky faj mund t’i trazojë jetën atij, por edhe të afërmve, por rëndesa është mbi fajtorin. Kjo është një çështje mbi jetën e tij, për sa kohë nuk është luajtur mbi parimet, ligjet dhe detyrat e shtetarëve.

Nëse është shikuar shpesh herë për lidhjet e Berishës së vogël me Gërdecin dhe kjo është lidhur me babain e tij si shef i qeverisë – kjo ka qenë e natyrshme, pasi, vetëm përmes të atit u mbyllën të gjitha hetimet që të çonin drejt tij dhe askush, asnjë hetues a prokuror, pas bubullimave të shefit të qeverisë, në këtë rast babai i atij që ishte themeli i vrasjeve, nuk guxoi as të mendonte se mund të thirrej. Nëse është shkruar, kam shkruar edhe unë, për tre përqindëshin që kërkonte Argita Berisha për një firmë të babait të saj, firmë që kushtonte miliona, ka qenë e natyrshme, pasi lidhej me një aferë brenda familjes, e cila edhe po të mos donte një analist, ajo bënte “muuuu”.

Ka mjaft njerëz në këtë vend që në një moment të jetës së tyre gabojnë apo bëjnë një faj që ndëshkohet. Si është ndëshkimi i drejtë, ashtu është edhe fillesa e drejtë. Askush nuk guxon të mohojë të drejtën e një fillese të re. Mirëpo, nëse ky njeri fajtor, i rikthyer në jetën e zakonshme është i afërt i një deputeti, ministri a politikani çfarëdo, atëherë ai pa asnjë thellim në jetën e tjetrit, bëhet objekt i mllefit opozitar, ndaj tij ngrihen gjithë mëritë e mundshme ndaj qeverisjes, ai bëhet flamuri i luftës së një opozite të shkalluar, që nuk njeh asnjë kod moral dhe asnjë të drejtë ripërtëritjeje të dinjitetit.

Mjafton të jesh i afërt i dikujt në qeverisje dhe opozitës i dukesh si një basmë e kuqe toreadorësh dhe sulen ndaj tij, ose ndaj saj, si demat e tërbuar për të rrënuar jetë dhe për të bërë pak politikë. Nuk besoj se ka njeri që i ka harruar “stuhitë” berishiane ndaj motrave, grave, vajzave, kushërirave të deputetëve të anës tjetër dhe e gjitha kjo për pak “hymn” rebelimi. Kjo po shkon më tej, nga njëri drejtues në tjetrin. Po bëhet një luftë e re klasash, duke gjurmuar brenda familjes, brenda fisit, sikur një njeri të jetë përgjegjës për të gjitha dhe për gjithçka.

Deri në fillimin e punës së Komisionit të Posaçëm për reformën në Drejtësi askush nga opozita nuk u kujtua për një burrë nga Vlora, që ishte dënuar 16 vite më parë dhe në vendin ku ishte dënuar askush nuk kujtohej për të.

Në fund të Babale 1 opozita humbi gjithçka që kishte menduar se do të ishte pronë e saj; e vetmja gjë që fitoi  është se dërgoi të shlyente një dënim që nuk ia kërkonte askush, një njeri “mëkati” i të cilit kishte qenë se vëllai ishte ministër. Besoj se duhet të jenë qetësuar përkohësisht; ku ta dish, një ditë mund të ketë burra dhe gra kurajoze që mund të hapin disa dosje të nxehta, para të cilave rasti fatkeq i Xhafës së ri do të duket si një lojë fëmijësh.

Ka mbi 28 vite që vazhdon kjo histori. Shpejt do të bëhen 30 vite, nëpër të cilët do të rrjedhë e njëjta mendësi: t’i biem të gjithëve në një familje, për të dëshmuar se asgjë nuk harrohet.

Po ne, të tjerët?

Të lodhur nga zhurma e përditshme e një mllefi të verbër përpiqemi të gjejmë një strehë qetësie, ku bekomë o Zot, të mos na gjejë kjo kujë e gërmimit familjar deri në brezin e dhjetë.

15 komente në “Si e njoh unë Agron Xhafajn”

  1. says:

    Opozita do e bëjë vëndin Syria., po se shkarkoj Rama ministrin Xhafaj. Se pari fillojn të sabotojn negociatat duke parashikuar krizat vijuese në llogarit e selise blu të malokeve.

  2. Ideali says:

    Thote “Bekome o Zot” nje heretik bastard qe vjen nga anadolli, qe ka nderruar sa e sa flamuj dhe qe edhe ketu me dinakeri kerkon te na mbroje nje trafikant ordiner. Po mjaft o Bedri, po mjaft o Islam. Me te pelqyerit e karaktereve kryengritese . I kemi pare dhe njohur mire. Asgje nuk i kane sjelle ketij vendi vetem mos rrespektimin e ligjit, deri atje sa eshte bere i pajetueshem nga shumica. Si gjithmone ne histori.Sa te kemi te tille Bedri, e te tille Islam, me koken ne nje vend e trupin ne nje tjeter, keshtu do te zvarrisemi, nga nje fitorje ne tjeter, ne tangenten fatale te Europees, duke uleritur ne hene per fitore.Mjaft me me te tilla, mbrojtes disi i fshehur i nje te gjati psikopat.Ktheji xhepat mbrapsh dhe tregoju shqiptareve i ke me cironka si te rilindasve te vertete apo mbushur si pashallaret ne sherbim te portes se larte vetem te bythes se tyre.Nje monster qe te ben te vjellesh sa here e lexon.Nje instruktor i partise kriminele.

  3. Tarasi says:

    O Bedri sa je lodhur mor brr, vrrrrrrrr ke shkrujt tere kohes, te kesh mare ndonje cike leke per kete vrrrrrrrr ta justifikoj, ne te kundert ke pjerdh fare. Gazetari lepirese, po lepirese fare ama nga ato qe ta bejne pasqyre fare. Gjynaf i madh puna me serioze ben ne jete, fillimisht grin sallate, I fut nje te shame Birishes e femijeve te tij, e ne fund ferkon te poshmet e lepin bythen e te medhenjve qe na udheheqin. Gjynaf i madh, keqardhje pa fund. ?

  4. Dashamiri says:

    Bedri, ke gjetur njerzit e gabuar per temen qe rrok. Me keqardhje them se per carsye i merr ne mbrojtje deri ne fund, me nje konsekuence shembullore. Cfare ka ndodhur Z.Bedrii me ty qe fshikullon ne shkrimet e tua padrejtesite, kurse sot je nje Bedri ndryshe. Qofte kjo thjesht nje lajthitje.
    Duket qe gjithcka lidhet me ministrin e brendshem, per tu mbush mendjen njerzve se ai nuk ka faj. Ai qe duhet te luftoj krimin, hesht per vellain e tij. M…nuk lahet dot me urinen. Ky Xhafaj i madh eshte i njoftun per horlleqet e tij. Per habi ti as per keto nuk don tia dish, perkunder e merr ne mbrojtje me nje fanatizem qe nuk mund te jete i yti. Pse Bedri bie ne keto baltovina?

  5. Lili says:

    Pyetja eshte a eshte blere dyqani qe sot xhafaj minister jep me qira nje banke,me paret e vellahut nga droga,apo a eshte blere me rrogen e ish funksionar te shtetit shqiptar,se tjeter burim paresh nuk ia dime ministrit n’ate kohe…

  6. Ilir says:

    Ti je i pacipe si gazetar.
    Ti ke shkruar per Argita Berishen sepse ti shkruan per cdo gje ku goditet e djathta. Ti shkruan pro Xhafaj sepse ti shkruan cdo gje ku merret ne mbrojtje e majta. Te tjerat , jane brockulla.
    Gezohu si gazetaruc partiak dhe lere analizen per tjeret, njerezit me kuraje, njerezit me b…le.

  7. marku says:

    Z.Islami,une e shoh ne nje kendveshrim tjeter,allashqiptarce sic i thone.Po te mos e kishte vellane minister Agron Xhafaj kurre nuk do te kishte shkuar ne burg ne Itali.Njoh me dhjetra persona qe jane denuar ne Itali per krime te tille dhe qendrojne te lire ne Shqiperi.Nuk ka asnje kerkese ekstradimi nga Italia dhe as shpallje ne kerkim nga Interpoli,sic e thane dhe vete italianet,mjafton te mos shkelin me ne Itali ! Problemi mendoj se ishte ne aspektin familiar,ku Agroni nuk e duroi presionin moral te te vellait, (thene ose jo kjo nuk ka rendesi) qe me more ne qafe,te pashe sherrin etj. Dhe ai ( Agroni) vendosi,me mire ne burg se sa te degjoj ankimimet familjare,te pakten keshtu nuk i kam borxh njeriu!Une keshtu e shpjegoj vendimin e tij sepse edhe une po te isha ne vend te Agronit keshtu do veproja! Pas kesaj,cdo akuze,shpifje apo fyerje do te kete perballe vetem Agronin personalisht dhe ata qe fshihen pas petkut politik duhet ti bejne mire llogarite pasi as Agroni nuk do qendroje tere jeten ne burg e as Fatmiri tere jeten minister !

  8. zi says:

    Mbrojtesit me te flakte te mentalitetit komunist,kanunor,idjotizmit,primitivizmit,idhullizmit,
    jane,te semuret psiqik,analfabetet,interesaxhinjte,dembelet,injorantet.kriminelet.
    Fatkeqesisht jane akoma shume dhe beteja me ta eshte e pa kuptimshme,
    me e mira mendoj,ti anashkalojme dhe te presim me durim ndergjegjesimin.

  9. Ana says:

    Zoti Bedri ke shkruar bukur dhe ke bere nje analize shteruese per banden kriminale te Pd-se qe perpiqen te mbysin dhe te tjere gjate mbytjes se tyre. Por, do te ishte me interes per ne qytetaret jo militant te partive politike te ketij vendi qe te lexonim ndonje shkrim tuajin mbi fenomenin PPP ose mbi dhenjen e pasurive publike biznesit privat duke e nominuar/caktuar ate paraprakisht dhe duke shmangur apo mohuar garen apo kompeticionin per nje konkurim te hapur te bizneseve ne kete partneritet publiko-privat.

  10. Sit back and relaks■●▪ says:

    Shkrim qe te shkakton diarre akute dhe ngaterrim zorresh ne tru te vogel. Bedri, nuk kishe nevoje ta vulosje servillekun partizan me kete shkrim. Je already well-known ne ass-licking ose thene shqip fshati qe duket s’do kallauz. Nje kerkese kisha vetem, kur dhjet mo dhit ne publik se na hape barkun.
    Ju Faleminderit per mirekuptimin!

  11. Sit back and relaks■●▪ says:

    Shkrim qe te shkakton diarre akute dhe ngaterrim zorresh ne tru te vogel. Bedri, nuk kishe nevoje ta vulosje servillekun partizan me kete shkrim. Je already well-known ne ass-licking ose thene shqip fshati qe duket s’do kallauz. Nje kerkese kisha vetem, kur dhjet mo dhit ne publik se na hape barkun.
    Ju Faleminderit per mirekuptimin!!

  12. Sit back and relaks■●▪ says:

    Shkrim qe te shkakton diarre akute dhe ngaterrim zorresh ne tru te vogel. Bedri, nuk kishe nevoje ta vulosje servillekun partizan me kete shkrim. Je already well-known ne ass-licking ose thene shqip fshati qe duket s’do kallauz. Nje kerkese kisha vetem, kur dhjet mo dhit ne publik se na hape barkun.
    Ju Faleminderit per mirekuptimin!!!

  13. xhulio says:

    Mbylle o Bedri, mbylle squpin. O gazetar i lavires dhe genjeshtares me te madhe ne historine e Shqiperise “Zerit te Popullit? qe ka nderruar emer dhe gjoja ngjyre si “DITA:” Do te na detyrosh t’i drejtohemi direkt Merkelit, te te perzere nga Germania demokratike si vemje dhe neperke, me gjithe familje.Eja ketu dhe jeto. Do te shikosh sesi e katandisen vendin shoket e tu komuniste, bije komunistesh e kriminelesh te shperndare neper partite e partickes tende te madhe, bije e serbise.S keni nevije per fjalet e tua te helmeta, per fjalet e Bedriu, apo te Islamit, apo te Erdoganit qe i sherben duke ngrene buken e gjer manit. Je nje bisht qeni dhe bishti i qenit mbetet i tille. E drejton vetem vdekja.Po me mire i gjalle, te shohesh,se Shqiperia ka marre revan nga Perendimi edhe pse fytyra si ty mundohen t’i vene shkopinje nen rrota.

  14. eli says:

    Oooou paskan komentuar ne bllok te gjithe anetaret e FRPD-se!Me sa duket e kane bere mbasi jane kthyer nga gjuajtja me veze e lali erit ?.Paska shkruajtur shkurt edhe ai mamurrsi!!!haaaa

  15. Mifoli says:

    Zonja apo zonjusha Anna. Je nje militante e thekur e fyellit te gjate. Aspak e besueshme kur nuk i ve ne nje kandar te dy palet. I kerkon bedriut analiza. O perendi, Anna, me dy n! Po si moj njhe gazetari te ZP ia kerkon kete.Qe ketu te ve nje vize te zeze, apo te kuqe, si e do.Apo je e bandes NR 2 qe kerkon te vjedh me PPP. Turp moj Anna, turp.Kerkon te ligjerosh vjedhjen. Po s ke faj ti. ky vend eshte ngritur mbi perendine e vjedhjes dhe grabitjes, te krimit dhe te vellavrasjes. Kujtojne se europianet jetojne symbyllur, nuk e njohin historine.I gjati kerkon te hyje ne Europe per te fshire gjithe prapesite gjer te krimet. Turp, Anna, turp.S ka per t u bere. Dhe Bedriun do ta sjellim ketu si azilant. S ka vend ne Gjermani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje