Rihapja e dosjes "Hajdari", duhet të zbardhë motivin e vrasjes!

21 Qershor 2018, 18:12Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Gjykata e Tiranës i ka hapur rrugë rigjykimit të dosjes për vrasjen e Azem Hajdarit, pas kërkesës së një prej të dënuarve në mungesë në këtë çështje, Izet Haxhia. Vendimi ka rëndësi jo vetëm për Izet Haxhinë, por si një mundësi për ta riparë me qetësi dhe nga distanca e 20 viteve, vrasjen më të dhimbshme të politikës shqiptare, pas vitit 1990.

Rihapja e çështjes ka rëndësi së pari për të zbardhur motivin e vrasjes. Vrasja e Azem Hajdarit është hetuar dhe gjykuar pa motiv, sikur të ishte një vrasje aksidentale. Në fakt, vrasja ka pasur interferenca politike, edhe pse brenda atij motivi ka pasur plot elementë ordinerë.

Rigjykimi duhet të ketë objektv t’i japë vrasjes një motiv nga i cili pastaj ristrukturohen dhe përgjegjësitë e vrasësve, apo bashkëpunëtorëve në vrasje.

Së dyti, rihapja e çështjes ka rëndësi për vetë Sali Berishën. Edhe pse ndaj tij ekziston paranoja se është njeriu që e ka dashur të vdekur Azem Hajdarin, ashtu siç ekziston dhe miti i kundërt që ai tenton ta ngrejë vetë, si mik i Hajdarit, e vërteta është diku në mes.

Sali Berisha ka bërë veprime të qarta për të mos penguar vrasjen e Azem Hajdarit, përfshi dhe faktin që e ka nxjerrë atë jashtë të “sqarohet” me vrasësit, edhe pse ishte në dijeni të asaj që do të ndodhte.

Nga ana tjetër, ai mund të mos e bëntë këtë, nëse nuk do të rrezikohej vetë nga vrasësit. Këtu duhet të ndahet përgjegjësia e tij.

Disa njerëz të afërt të tij dhe gruas së tij, janë të implikuar direkt në këtë mizaskenë, dhe është mirë që këto elementë t’i sqarojë gjykata.

Nxitimi i Berishës për të thënë se ajo çështje është gjykuar në kohë të socialistëve dhe nuk ka pse hapet, tregon një lloj paniku të panevojshëm, nëse ai nuk ka ndonjë gjë për të fshehur. Përkundrazi, ai e ka pasur objektiv dhe premtim elektoral rihapjen e dosjes “Hajdari”, dhe me këtë tregon se ka qenë hipokrizi.

Duhet të kujtojmë se ai nuk ka bërë ende një dëshmi në Prokurori për këtë çështje, përveç një letre që i ka dorëzuar ambasadorit amerikan, dhe publikisht po ndryshon kontekstin e ngjarjes për vite të tëra, duke e paraqitur veten si mik të Azem Hajdarit.

E vërteta ishte se ai ka qenë një kundërshtar i tij, dhe një politikan me të cilin nuk bashkëpunoi kurrë, derisa vdiq.

Së treti, çështja ka rëndësi dhe për dy persona të dënuar, ku rigjykimi i çështjes mund të ridimensionojë përgjegjësitë e tyre. Izet Haxhia dhe Jaho Mulosmani nuk janë vrasës fizikë të Azem Hajdarit. Izet Haxhia nuk ishte as në vendin e vrasjes së Azem Hajdarit, por në lulishten e PD-së, ku ishte gjysma e tropojanëve që rrinë sot ende me Sali Berishën. Jaho Mulosmani ka qenë në makinën  e vrasësve, dhe ka përgjegjësi si person në dijeni dhe bashkëpunëtor i tyre, por nuk është vrasës direkt. Rigjykimi i çështjes ka rëndësi për të rindërtuar skenën e vrasjes, por mbi të gjitha, motivin e saj. Vetëm motivi i vrasjes mund ta zbardhë pa emocione atë vrasje dhe ta çojë drejtësinë në vend.

Tani shumica e personazheve politikë që ishin përgjegjës për atë skenë krimi, nuk janë më në politikë dhe nuk i dëmton asgjë politikisht. Fatos Nano është në punë të vet, Rexhep Meidani në pension, Fatos Klosi në pension, Arben Rakipi avokat dhe Sali Berisha, me thonj pas karriges së zyrës së tij në SHQUP. Këta janë arsyeja përse u vra Azem Hajdari. Le të rithirren për të treguar të vërtetën, pasi dhe ashtu, shumë pak vite në jetë u kanë mbetur. Të paktën të ikin të rrëfyer.

25 komente në “Rihapja e dosjes “Hajdari”, duhet të zbardhë motivin e vrasjes!”

    1. Dima says:

      Berisha te vret naten e te qan diten.Berisha nuk ka asnje fije burrrerie,ai mban pergjegjesi se pari para tropojaneve,leri pastaj te tjerat

  1. Peço says:

    Si qytetar dhe përkrahës i Sali Berishës unë dua që të plotësohet dëshira e tij konstante për hapjen e dosjes ‘Hajdari’. Unë seriozisht besoj se kjo është dëshira më e madhe e Sali Berishës. Për të gjithë ata që dyshojnë për këtë gjë, le të pyetet direkt Sali Berisha nga ndonjë gazetar, nëse do apo nuk do të hapet dosja e Azem Hajdarit. Po ashtu të pyetet pse kur ishte vet në pushtet, nuk ja plotësoj vehtes dëshirën të pafundme për të rihapur dosjen Hajdari.
    Ndaj them, se duke sharë Meron, veç kënaqësisë shpirtërore që mund të keni ju i nderuari zoti ‘mjero’, jo se çfaqni ndonjë dëshirë për të shkuar tek e vërteta. Jo vetëm kaq, por të qëndrojë në burg përjetsisht dikush që nuk i është provuar se ka marrë pjesë në vrasje, kjo duket mjaftë e padrejtë. Ju mund të thoni: Hë mo se burrë i lig është, le të kalbet në burg. Joooo, nuk flitet kështu për një bodigard të zotit Sali Berisha! Unë ka respekt të veçantë për çdo zgjedhje që bënë zoti Berisha, sidomos për ato në lidhje me bodigardët.

  2. Je says:

    Shoku i ke marr ilacet a jo?shif se mos ka dhe merkeli dore bashke me erdoganin.
    Sa per komunist ska me te devotshem se sa Sal ram berisha.
    Vazhdo gjej “armikun ” e jashtem o “demokrat “.

  3. Alban Dega says:

    Sent: Thursday, September 12, 2013 1:39 PM
    Subject: AZEM TI JE GJALLE …. !

    AZEM TI JE GJALLE …. !!!!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sali Berisha botoi sot ne Facebook nje elegji fantastike kushtuar heroit te demokracise Azem Hajdari!
    Azem ti je gjalle ,e shte titulli i saj .
    Azem ti je gjalle !
    Por une te desha te vdekur.
    Te desha te vdekur sepse vdekja me shume se jeta jote me sherbente mua!
    Vdekja jote do te ishte ringjallja ime
    Arkivoli jot do behej topuzi per te shqyer dyert e Kryeministrise, Kuvendit, RTSH-se … shtetit !
    Varrimi jot do te behej grusht shteti im ne bashkepunim me Milloshin!
    Me nje gure vrisnim dy zogj:
    1- Nje thike mbas shpine Kosoves dhe luftes clirimtare te UCK-se
    2-Nje shpate magjike per te rimarre pushtetin e sundimin une !
    Azem ti je gjalle per se vdekuri!
    Une jam i vdekur per se gjalli!
    Pa pushtet, pa karrike, pa sundim te pakufizuar… pa pushtet dhe pa impunitet jeta ime eshte me e rende se vdekja jote!
    Azem ti je gjalle … i gjalle per se vdekuri !
    Une nuk te vrava… as te perdora as te shperdora sa ma dashti suma! Kurren e kurres…
    Une nuk kam gisht ne pushket qe te vrane…
    Une vetem te nxorra ne prite! Vetem te nxorra ne prite per te te dhene pavdekesine ty heroit te demokracise! Ty liderit te dhjetorit! Ty….
    Azem ti je e do te jesh gjalle per se vdekuri!
    Te nxorra ne prite vetem e vetem qe te shpallja deshmor!
    A nuk veprova keshtu edhe me Arben Brocin e tre heronjt e 2 prillit!
    E shiko Azem cfare bej une per heronjt e demokracise!
    Cdo sakrifice e bej une… I nxjerr ne prite heronjt per ti shpallur deshmore!
    A e kishe menduar ndonjehere Azemi im i gjalle se do te preheshe me te tera nderet ne Varrezat e Kombit !
    Cfare nuk bej une per demokracine… Edhe vete demokracine, bile edhe Shqiperine vete e bera deshmore te karrikes sime … Jo nje por tri here me radhe !
    Azem ti je gjalle… Per heronjt e demokracise une bej cdo sakrifice!
    I pari ne sakrifica e i fundit ne pretendime! Eshte tipari numer nje i antikomunistit. E ka thene vete ai i madhi, me i madhi antikomunist i Shqiperise Enver Hoxha vete.
    Azem ti je gjalle per se vdekuri!
    Une jam i vdekur per se gjalli… E cfare kuptimi ka ymri im pa karriken qe mia shkurtoi kembet ky demosi i mallkuar me 23 qershor!
    Azem ti je gjalle per se vdekuri …
    Une jam i vdekur per se gjalli qysh ate dite te mallkuar 23 qershori…. Oi…Oi….Oiiiii !

    POST SCRIPTUM: Nje mesazh edhe per te bijen e Azemit qe po orvaten ta keqperdorin njesoj si te jatin…. Edhe djalli shfaqet me fytyre njeriu, thote filozofia 5000 vjecare kineze.

  4. Deputeti i rrahur me rrip pantallonash says:

    Ti me siguri je Strazo Rripi…Akoma të kruhet shpina mor këlysh kurvet…

  5. ALBAN DEGA says:

    KUSH PERFITOI ME SE SHUMTI NGA VRASJA E HAJDARIT !?
    Sent: Thursday, September 12, 2013 1:39 PM
    Subject: AZEM TI JE GJALLE …. !

    AZEM TI JE GJALLE …. !!!!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sali Berisha botoi sot ne Facebook nje elegji fantastike kushtuar heroit te demokracise Azem Hajdari!
    Azem ti je gjalle ,e shte titulli i saj .
    Azem ti je gjalle !
    Por une te desha te vdekur.
    Te desha te vdekur sepse vdekja me shume se jeta jote me sherbente mua!
    Vdekja jote do te ishte ringjallja ime
    Arkivoli jot do behej topuzi per te shqyer dyert e Kryeministrise, Kuvendit, RTSH-se … shtetit !
    Varrimi jot do te behej grusht shteti im ne bashkepunim me Milloshin!
    Me nje gure vrisnim dy zogj:
    1- Nje thike mbas shpine Kosoves dhe luftes clirimtare te UCK-se
    2-Nje shpate magjike per te rimarre pushtetin e sundimin une !
    Azem ti je gjalle per se vdekuri!
    Une jam i vdekur per se gjalli!
    Pa pushtet, pa karrike, pa sundim te pakufizuar… pa pushtet dhe pa impunitet jeta ime eshte me e rende se vdekja jote!
    Azem ti je gjalle … i gjalle per se vdekuri !
    Une nuk te vrava… as te perdora as te shperdora sa ma dashti suma! Kurren e kurres…
    Une nuk kam gisht ne pushket qe te vrane…
    Une vetem te nxorra ne prite! Vetem te nxorra ne prite per te te dhene pavdekesine ty heroit te demokracise! Ty liderit te dhjetorit! Ty….
    Azem ti je e do te jesh gjalle per se vdekuri!
    Te nxorra ne prite vetem e vetem qe te shpallja deshmor!
    A nuk veprova keshtu edhe me Arben Brocin e tre heronjt e 2 prillit!
    E shiko Azem cfare bej une per heronjt e demokracise!
    Cdo sakrifice e bej une… I nxjerr ne prite heronjt per ti shpallur deshmore!
    A e kishe menduar ndonjehere Azemi im i gjalle se do te preheshe me te tera nderet ne Varrezat e Kombit !
    Cfare nuk bej une per demokracine… Edhe vete demokracine, bile edhe Shqiperine vete e bera deshmore te karrikes sime … Jo nje por tri here me radhe !
    Azem ti je gjalle… Per heronjt e demokracise une bej cdo sakrifice!
    I pari ne sakrifica e i fundit ne pretendime! Eshte tipari numer nje i antikomunistit. E ka thene vete ai i madhi, me i madhi antikomunist i Shqiperise Enver Hoxha vete.
    Azem ti je gjalle per se vdekuri!
    Une jam i vdekur per se gjalli… E cfare kuptimi ka ymri im pa karriken qe mia shkurtoi kembet ky demosi i mallkuar me 23 qershor!
    Azem ti je gjalle per se vdekuri …
    Une jam i vdekur per se gjalli qysh ate dite te mallkuar 23 qershori…. Oi…Oi….Oiiiii !

    POST SCRIPTUM: Nje mesazh edhe per te bijen e Azemit qe po orvaten ta keqperdorin njesoj si te jatin…. Edhe djalli shfaqet me fytyre njeriu, thote filozofia 5000 vjecare kineze.

  6. pokeristi says:

    Te zhvillohet gjygji dhedo zoti me drejtesi.
    E verteta vonon,por s’humbet.

  7. Sit back and relaks■●•○▪%^* says:

    Se pari nje here ne nuk na plas shume hapet apo mbyllet ceshtja se ne kemi hallin e punesimit te 600 mije doktoreve te shkencave qe do na vijne ketu per studime dhe punesim nga afrika dhe lindja e mesme.
    Se dyti Mero e merr te mireqene qe Berisha e dinte se cfare do ndodhte, a thua se ata qe e vrane Azemin i kishin marre armet tek shtepia e Berishes dhe i kishin thene qe ne filan dite filan ore do kryejme filan vrasje. Azemi me haklajt ishte takuar dhe here te tjera dhe bile po te donin ta hiqnin qafe mund ta hiqnin kudo tjeter pervec selise se PD. Azemi ka dale si karderr nga Selia me kobure ne dore dhe gjerat mund te kene qene momentale. Por edhe nqs ka qene e paramenduar veshtire se del njeri te thote qe Berisha e dinte paraprakisht. Berisha kishte konfliktet e tij me haklajt ashtu sic i kishte dhe Azemi por per arye te ndryshme, Saliu i kishte politike, Azemi ceshtje pazaresh e trafikim armesh. Fakti qe Berisha dhe Azemi kishin mosmarreveshje nuk e ben Saliun automatikisht bashkepunetor apo te fajshem, se sa kundershtar ka pasur Berisha ne parti keto kohe i bie gjysma e PD te ishte nen dhe’ tani. A i erdhi vrasja e Azemit si dhurate nga qielli dhe a e favorizoj ajo Berishen? Sigurisht, por kjo nuk e ben ate fajtor perndryshe edhe per vdekjen e Olldashit do na duhej te akuzonim Bashen si perfituesi kryesor nga vdekja e Olldashit. Nqs ka incizime apo dokumenta qe e implikojn direkt Berishen ath po qe kalbet ne burg, perndryshe me me the te thashe i vetmi qe perfiton eshte Izeti i cili mund te marri lirine sipas pazarit te bere qe ne kohen kur e lane te arratisej. Gjithsesi ai ka dhe nje hesap te hapur me palen Greke e cila kerkon ekstradimin e tij. Jam shume skeptik qe kjo do sjelli ndonje ndryshim si psh burgosjen e Saliut, asgje nuk do ndodhi pervecse do perdoret per te mbushur gazetat e ne fund tutti felici e contenti bashke me Meron qe del e na flet si kur flet Papa nga ballkoni i Vatikanit per rrefime shpirterash. Mero i pari duhet te bej nje mea culpa te madhe ne lidhje me kontributin e tij ne ngjitjen e berishes ne pushtet dhe konsolidimin e pushtetit te tij, ndoshta Mero mendon qe duke share e akuzuar ish padronin e tij per llogari te padronit te ri kruen dhe nje lloj rrefimi mea culpa por eshte gabim, e vetmja gje qe po ben eshte qe po i shton nje mea culpa te dyte mea culpas se pare.

  8. demokrati says:

    Koment i sakte,bravo Mero!

  9. ? says:

    Po u vjen ngordhja BERISHAJVE DHE BABALEVE!??

  10. Zgalem says:

    Pretendimi i Berishes , se dosja Hajdari eshte gjykuar kur pushteti ishte drejtuar nga socialistes , perben nje apopollogji , per veten e vet . Asnjehere Drejtesia shqiptare nuk ka vepruar pa urdherin direkt te Berishes . Ne psikollogjine e tij shtetare , pushteti nuk kuptohet pa kontrollin e plote te drejtesise . Kete protektorat ndaj drejtesise e ka cfaqur me luften ndaj prokuroreve , te cilet i ka ckarkuar pa arsye dhe kulmi arriti me ish Prokuroren I. Rama , qe e ofendoi publikisht dhe zhduku provat e kamerave te Kryeministrise . Kuja ja shet Berisha , keto brockulla ? Ka ardhur koha te pergjigjet nje per nje , per krimet mosturioze , qe i ka bere ketij populli . Zgalem

  11. Lennard says:

    Isj Ambasadori Amerikan Limpreht eshte shprehur qarte se Kjo Vrasje ka qene per motive Pazaresh per marketingun e armeve per ne Kosove..ketu me siguri ka qene ngaterruar dhe Sali Gerdeci ,qe per te shpetue prapanicen e Tij u nxorri Vrasesve Azemin..Behet shume mira qe te hapet Procesi dhe deshmimtaret e kupoles se PD dhe PS te japin Hesap. qe te dale realisht e Verteta.

  12. Pa vlere says:

    Ha ha ha,
    @ mjero: Koment pa lidhje..
    Ja ke fut pordhes, kur ke qene me nerva
    Ha ha ha

  13. anisi says:

    Hajdari eshte vrare per kontrabande,kete e dine te gjithe. Si mundet te behet hero nje qe lufton me pazare te pista dhe qe vritet ne trotuar,Çfar tu themi femijeve qe herojt vriten dhe me veten kur nuk kane armik te kombit. Te dali Izeti per te drejten e tije se ne kurriz te tije jane vite burgu dhe presioni te pa fajshem. Jemi me Izetin deri sa e verteta te dale sheshit.

  14. timo says:

    Berisha është Jago i Tropojanëve.

    1. Shemia says:

      Tamam Jago, skenarist dhe regjizor i vrasjeve te verteta, pa faktet kokeforta qe i duhen vendimit gjyqesor per ta percaktuar fajtor te vrasjes se Azemit. Per nje terrorist bolshevik, strumbullar i luftes se klasave, nuk ka gjurme per krimet qe ka bere me metoden e Jagos.

  15. Komentues says:

    Aman mer burre se le nam, ke 5 vjet saliu saliu. Sado te flasesh ti, nuk e dergon dot ne burg per te gjitha te zezat qe ka bere.
    Por duke u marre me berishen po anashkalon, ketu e pese vjet, cdo te zeze qe po na ben kjo qeveri.
    S’po flet fare per sirianet qe mund te vijne, s’the nje fjale per kanabisin, asgje per projektligjin e ri te mediave, e sa e sa te zeza te tjera.
    Vetem perkedhel ramen, duke u marre me opoziten.
    Boll te shkreten, boll!

    P.S te fala djalit ?

  16. a.f. says:

    Me pak fjale,
    Meroja paralajmeron fillimin e Telenoveles me te re, me subjekt te vjeter dhe historik,
    por e rishikuar nen driten e zbulimeve te fundit me ndihmen e nje agjenti sekret.
    Teleshikuesit e etur shqiptare, tani kane me shume mundesi per te zgjedhur:
    “Ceshtja Hajdari”, “Vetting-u”, “Teatri”, “Nusja nga Stambolli”, etj.

  17. Kola says:

    Kjo pabesi malesore nuk hengri vetem Hajdarin, por edhe shume shqiptare te tjere, ndaj per te qetsuar shume shpirtera te plagosur, ajo duhet te hapet me te gjitha imtesite e krimit.

  18. Merati says:

    Eshte e vertete qe Izeti eshte gjukuar ne kohen e socialistve por mos harojme qe gjithe sistemi i drejtesise ishin vendosur nga Berishe ata fanatiket e tij dhe gjyqi ishte i destinuar te beshe ne favor te Berishes sic po funksionon dhe tani nga viti 2014 ku ne pushtet eshte PS por i gjithe sistemi vazhdon te jete teni Berishe ti duhet te gjukohesh jo me keta po me gjyqtare te rinj atehere dhe ne do themi eshte bere gjukim i drejte

  19. Vons says:

    Vrasesi do te vije e ta shpjegoje ty Mero personalisht gjithçka, se ka interes qe t’ia rrefeje dikujt vrasjen. Po kujdes se po te thote se e ke vrare ti!

  20. NO CENSURE PLEASE !! says:

    zoti Mero
    faleminderit per censurimin e komentit “turp per usa &be”
    . eshte lluks sot te behet gjyqi cfare ngjyre brekesh kish shpresabrecani kur i tha berishit 2 ore pa vrasjes azempordhes..

    MIXHE DUEN ME T’VRA ATA QE I DOJE TE PJEKUR NE MTINGUN E 1997
    .
    pra te diskutohet per azemortjen dhe “harrohet” mos burgosja e berishes nga nderhyrja kriminale e ambasdoreve te asja kohe eshte krim nderkombetar..
    .PASI KE CENSURUAR MERO NA BEJ NJE NDER:

    JU LUTEM MOSE SHANI ME ENVERIN SE JENI 100000000 HERE ME TE DHJERE SE AI

  21. Vons says:

    Harrove te permendesh Gafurr Mazrekun, socialistin trim qe e plagosi me tre plumba per hakmarrje. Meqenese Hajdari nuk vdiq, Mazreku mund te kete marre hak perseri, se keshtu jane socialisto-komunistet e tu o Mero.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje