'Provokacija' e Mustafa Nanos: Xhaka dhe Shaqiri na turpëruan

3 Korrik 2018, 10:29Politika TEMA

Mustafa Nano, në një shkrim të publikuar tek kolumna e gazetës Mapo, si pjesë e letërkimbëmimit me homologun e tij serb Zoran Panovic, flet për ndjeshjen Zvicër-Serbi.

Në shkrim, ai flet dhe për gjestin e Xhakës dhe Shaqirit.

Pjesë nga shkrimi:

Atë ndeshje mezi e kemi pritur. Ti nuk mund ta përfytyrosh shpërthimin e entuziazmit pas golit të Granit Xhakës, dhe sidomos pas shfaqjes patriotike që ai dhuroi. Pastaj, erdhi hera e Xherdan Shaqirit, që golit të bukur që shënoi iu gëzua në të njëjtën mënyrë, duke bërë me duar shqiponjën dykrenore. Ky gjest, që është bërë një simbol kombëtar i yni tanimë, është krejt pa faj në këtë histori. Nuk ka në të asnjë ngarkesë shoviniste. Dhe është një gjest i ri (as pesëmbëdhjetë vjet nuk i ka mbushur), që ka ngjitur shumë mes shqiptarëve. Por në atë rrethanë, ishte një gjest i pavend, i tepërt. Për ta thënë me gjuhën e futbollit, ishte një gjest off-side.

Që të jem i sinqertë, unë pata disa ndjesira në këtë rrethanë. Shfaqja jo sportive e dhënë prej Xhakës e Shaqirit m’u duk fyese ndaj zviceranëve më shumë sesa ndaj serbëve. Gjëja e parë që u thashë disa miqve, me të cilët po e shihja ndeshjen, ishte: “Po të isha zviceran, do të provoja një lloj parehatie prej faktit që një lojtar i skuadrës përfaqësuese të vendit tim feston me simbolika të një kombi tjetër”. Roger Köppel, një deputet në parlamentin zviceran, e shprehu ndryshe këtë parehatí: “Kur pashë Xhakën e Shaqirin që, ndonëse mbanin veshur fanellën me ngjyrat e Zvicrës, po bënin shqiponjën shqiptare me dy kokë, u ndjeva ligsht; m’u duk vetja si të isha duke bërë seks me gruan, dhe kjo e fundit, teksa unë isha në prag të orgazmës, ia bën mes gulçeve e ofshamave: Oh, oh, oh, Jean-Luc! Imagjinoni se si mund të ndihem në këtë rrethanë, teksa jam i sigurt se emri im nuk është Jean-Luc”. Këtë ndërhyrje lojcake të këtij deputeti të Zvicrës e mësova nga një shkrim i një kolegut tonë, Enver Robellit, që shkruan nga Zvicra a nga Gjermania. Veçse Robelli i referohej Köppel-it në mënyrë kritike.

Ndjesia e dytë kishte të bënte me faktin që në futbollin e sotëm multietniciteti, më shumë se në çdo fushë tjetër të veprimtarisë njerëzore, është bërë një kulturë mbizotëruese. Zvicra, për arsye që dihen, është ilustrimi më i mirë i kësaj kulture. Dhe brenda këtij vendi, njerëz si Xhaka e Shaqiri do duhej ta mbronin më shumë se kushdo tjetër këtë kulturë të multietnicitetit. Ata janë këta që janë, d.m.th. dy shqiptarë të realizuar në këtë botë, falë kësaj Zvicre të hapur ndaj kulturave të tjera. Sikur të mos ishte kështu, sot do ishin duke luajtur me Hajvalinë e Prishtinës apo me Vllaznimin e Gjakovës, dhe shenjën e shqiponjës dykrenore do ta bënin vetën në tubimet elektorale të Hashim Thaçit e Ramush Haradinajt.

Ndjesia e tretë kishte të bënte me një efekt tëhuajëzues (alienues) të këtij gjesti brenda skuadrës zvicerane, ku fare mirë mund të kishte lojtarë me origjinë serbe. Madje unë, i dashur Zoran, u vura të google-ja menjëherë pas ndeshjes në mënyrë që të verifikoja origjinën etnike të lojtarëve zviceranë, emri i të cilëve mbaronte me “iç”. Zbulova atë që prisja/uroja: Asnjëri prej “iç”-ëve nuk ishte me origjinë serbe. Vladimir Petkoviqi dhe Mario Gavranoviqi vijnë prej kroatëve të Bosnjës. Haris Seferoviqi është me orgjinë boshnjake. Ndërsa Josip Dërmiqi është me origjinë kroate. Sikur qoftë edhe njëri prej tyre të ishte me origjinë serbe, Xhakës e Shaqirit nuk do t’u shkonte mendja të festonin në mënyrë “anti-serbe”. Por ndërkohë, ata kanë lënduar plot serbë të tjerë që janë shtetas të Zvicrës, i kanë bërë këta të fundit ta shohin Zvicrën, të paktën për një copë herë, si një vend jo të tyrin. Përsëris, zviceranët bënë shumë mirë që reaguan në këtë rast. Madje, unë prisja të reagonin më shumë, e më fort. Sepse me gjeste të tilla hapet një lojë e pakuptimtë, në mos e rrezikshme. Nesër mund të ndodhë që lojtarë të përfaqësueses zvicerane të jenë katër-pesë serbë, dhe atyre mund t’u shkojë në mendje të festojnë pas shënimit të golit në portën e Shqipërisë a të Kosovës me tre gishtat e ngritur në ajër, duke nderuar në këtë mënyrë historinë e identitetin serb. Si do ndiheshin në këtë rast ata shqiptarë të Zvicrës, apo edhe të Ballkanit, që u ngazëllyen prej gjestit të Xhakës e Shaqirit? Jam i sigurt që do ndiheshin keq. Por ani, do të kujtonin ndoshta rregullin e artë e të moçëm, mbi të cilin është ngritur bashkëjetesa humane në histori (ky rregull i artë gjendet pothuaj në të gjitha kulturat e rëndësishme të botës, e më së shumti i është atribuuar Krishtërimit): Mos ua bëj të tjerëve çfarë do doje që të tjerët të mos ta bënin ty. Në traditën tonë orale, që ka shumë gjëra të përbashkëta me tuajën, kjo maksimë e përbotshme ka mbetur në një trajtë kanosëse, dhe më sintetike: Ça ke ba n’mue, due me ta ba!

Dhe ndjesia e katërt, që është më e rëndësishmja, ka të bëjë me faktin që ajo shfaqje ishte shprehje e një nacionalizmi të vrazhdë e të papërpunuar, që në Zvicër, sidomos në Zvicër, nuk duket me shumë kuptim. Sipas meje, zviceranët, por edhe europianët në përgjithësi, bëjnë gabim që i lejojnë, në ndonjë rast edhe i inkurajojnë, emigrantët e bijtë e emigrantëve të bartin e manifestojnë paragjykime, fanatizma, urrejtje e konflikte që kanë të bëjnë me vendet e kulturat e tyre të origjinës. Rasti më i bujshëm është ai i turqve të Gjermanisë, një pjesë e të cilëve i kanë shndërruar sheshet e Dyseldorfit, Këlnit, Berlinit etj., në skena të teatrit politik turk. Një gjë e tillë nuk është e mirë as për vetë emigrantët, të cilët në këtë mënyrë veç me trup janë në Gjermani. Me mendje mbeten në Turqi, ashtu si Xhaka e Shaqiri, e prindërit e tyre, që me mendje janë në Kosovë. Me shumë gjasë këta dy të fundit, pas ndeshjes, i kanë kushtuar më pak vëmendje jehonës zvicerane të fitores dhe janë fokusuar më shumë te jehona shqiptare e “poshtërimit që ata u bënë serbëve“. Dhe me siguri janë lumturuar me Edi Ramën, që vetëm pak minuta pas ndeshjes, më i ngazëllyer se kurrë, postoi në profilin e tij të facebook-ut fotot e Xhakës e Shaqirit me duart që bënin shqiponjën dykrenore, me presidentin Ilir Meta që e ndoqi ndeshjen në oborrin e Presidencës së bashku me ish-sportistë të shquar, e menjëherë më pas la edhe një shënim në rrjetet sociale, ku mes të tjerash shkruante se “ishte një mbrëmje e jashtëzakonshme, një fitore bindëse, dhe me dy shqiponja që fluturuan në stadiumin e Kalingradit”, me Hashim Thaçin që iu dërgoi “urime golashënuesve Xhaka, Shaqiri dhe tërë Zvicrës për fitoren e merituar”. Presidenti i Kosovës e mbyllte mesazhin me fjalët: “Krenarë me ju, Kosova ju don”. Në një atmosferë disi surreale, Xhaka e Shaqiri u shndërruan në dy heronj kombëtarë. Ata me shumë gjasë nuk kanë marrë ndonjëherë lëvdata sa kanë marrë atë mbrëmje. Dhe lëvdatat nuk u jepeshin për shkak të asaj që ata bënë si sportistë. Jo, u jepeshin për shkak të asaj që ata bënë si patriotë. Të gjithë harruan se para dy vitesh, kur luajti Shqipëria kundër Zvicrës në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Europian, Xhaka e Shaqiri u bënë tabelë qitjeje e shfrimeve nacionaliste. Ata u shpallën tradhtarë të kombit. Madje, kam frikë se shpërthimi i nervit atdhetar të këtyre të fundit ka lidhje me atë që të thoja në letrën time të fundit: “Futbollistët shqiptarë që luajnë për kombëtaren e Zvicrës, si Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, duket se vuajnë prej një kompleksi të renegatit; e prandaj bëjnë herë pas here gjeste publike, nëpërmjet të cilave duan të fitojnë kredenciale patriotike në vendin e prindërve të tyre”.

86 komente në “‘Provokacija’ e Mustafa Nanos: Xhaka dhe Shaqiri na turpëruan”

  1. TRYLYLYJA says:

    Nano, ja ke fut kot , Plako!
    Serbët janë bërë si Shabë-hundëderi.
    Duan sebepe.Po të mos e bënte, do të thoshin:
    :- Çpate që se bëre?????‍♂️??‍♂️

    1. Pol Pot says:

      O Mut Nano, boll bere interesantin ore trap!! Mos tento te prodhosh debate fallco me elemente te krenarise kombetare.
      Shko pirdhu!!!

      1. Ali Mehmeti says:

        BRAVO Pol Pot
        “… ky gjest m’u duk më fyes ndaj zvicëranëve sesa ndaj serbëve” – Ky debill duhet ta dij se ne në Zvicër kemi dy dhe tre shtetësi … pra, sa jemi zvicëran edhe më shumë jemi shqiptar dhe nuk ka asgjë fyese ndaj zvicëranëve!
        IK PIRDHU !

        1. bureto says:

          Kur e teperon me protagonizem, duke dashur te jesh interesant, behesh i peshtire. Psh. Nano, nuk di apo nuk do, te lexoje minimalisht mesazhin qe dha nje funksionar i larte zviceran (minister a deputet) i cili i pyetur nga nje gazete per kete rast, tha qe… ‘Shqiponja nuk ka vrare njeri…!”, duke aluduar direkt per krimet e serbeve ndaj kosovareve (shqiptareve). Por, mesa duket, interesantit demode Nano nuk ia ndien per keto ndjenja te shqiptareve, qe shqiponjen me shume se çdo gje tjeter, e kane simbol te perkatesise se tyre. Dhe kjo sipas Nanos na paska prekur serbet ne seder ?!….

    2. Mon Kukaleshi says:

      Eh mor Mustafa, meqene se ke emer turk, po e filloj me turqit, te cilet ti i ke permendur, ata te Gjermanise, militantet e Erdoganit, ke vene barazimin midis tyre dhe djelmoshave Zvicero-Shqiptare. Gabim nga ana jote qe as adoleshentet nuk do ta kishin bere dhe e din pse, sepse nuk mund te vesh barazimin midis nje grupi militantesh te politizuar dhe nje tjetri patriotik. Ne rastin e turqve kemi te bejme me militante te nje lideri, qe ne kete rast eshte Erdogani, por mund te quhej edhe Sali Berisha apo Edi Rama, ndersa ne rastin e dyte kemi te bejme me djelmosha te cilet me figuren e shqiponjes i perulen kombit te origjines se tyre. Pra qe te vesh barazimin midis nje politikani dhe nje kombi duhet te jesh me te vertete i manget ne arsyetim.
      Persa i perket lendimit te serbeve, perseri arsyetimi tuaj eshte me te vertet i varfer. Sepse ne rast se serbet lendohen kur shohin flamurin shqiptar, eshte per tu preokupuar per shendetin e tyre si dhe per te denuar politikanet e tyre qe vazhdojne e mbjellin urrejtje ndaj atij flamuri si dhe popullit qe ai perfaqeson. Ai flamur i shkrete qe eshte djegur me mijra here ne sheshet e Serbise, me te vertete i semur serbet, por ky eshte nje problem vetem i tyre. Si mendon ti Mustafa, qe meqenese serbet urrejne flamurin tone, ne duhet ta mbajme te fshehur, ne menyre qe te kujdesemi per shendetin e tyre, ne menyre qe ata te mos na merziten, biles do te ne duhet te mbajme edhe fanela me fotot e Karaxhicit apo Mladicit ne menyre qe te fitojme simpatine e tyre, sipas llogjikes tende.
      Mustafa, ke kohe qe i meshon komenteve proserbe, nuk jane artikuj, sepse nuk jane ne nivelin e artikujve, ti nuk ke stofin e gazetarit, eshte e vertete qe te ka marre luga uje dhe tashme fiton shume me ate profesion, por ke nivelin e nje komentuesi te rendomte si shumica e kazanit.

      1. Siko says:

        Mon Kukaleshi e ke thon sakt fare.

      2. Mon Kukaleshi says:

        Zoti Mustafa, jetoj edhe une ne Svicer, dhe te siguroj qe jo te gjithe svicerjanet apo politikanet e tyre e mendojne si deputeti Roger Koppel. Nuk e di se ke pas rastin te shohesh mamen e vellezerve Xhaka disa vite me pare gjate nje ndeshje, ku luanin te dy vellezerit si kundershtare, ajo kishte veshur nje bluze me dizenjon e dy flamurave, svicerjan e shqiptar. Shume kuptimplote, jeta e tyre e ka zanafillen ne djepin e kombit shqiptqr dhe me pas formohen si qytetqre svicerjane. Po une do ti sugjeronja deputetit Roger Koppel qe te mos na e bente krahasimin me momentin e orgazmes, sepse orgazmen nuk e lidh asnje gje me nje flamur kombetar, duke marre shkas nga bluza qe mbante mama e vellezerve xhaka, ju sugjeroj qe te perfytyroni nje djale, te cili per tu rritur i eshte dashur te pije gji nga dy nena.

      3. Ari says:

        Te lumte!
        Nano si duket po ndjen keqardhje per serbet te cilet jane ndier te fyer e posaqerisht te lenduar nga eliminimi qe ia shkaktoi ajo humbje me ato dy perla nga Xhaka e Shaqiri te percjella me shenjen e shqiponjes.
        Ky njeri kete opinion e ka bere me shume per faktin qe Xhaka e Shaqiri nuk jane pjese e kombetares se Shqiperise sesa per serbet qe jane ofeduar. Po te ishin Xhaka e Shaqiri ne kombetaren e Shqiperise dhe po te shenonin gola te tille per Shqiperine, do ti lartesonte aq shume saqe do te quditesh.
        Si duket ky e ka hallin vetem se Xhaka, Shaqiri, Behrami e Xhemaili nuk jane pjese e kombetares se Shqiperise.

    3. vlora says:

      me nje fjale te dhjere por krenare.ushqehen me shqiponja kosovaroshqiptaret.

    4. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨///\\\\ says:

      Muci duhet te shpjegoje fillimisht perse simboli i shqiponjes, simboli yne kombetar eshte simbol anti-serb. Pasi ti japi pergjigje kesaj ath mund te vazhdoje ta bazoje argumentin e shkrimit te tij ne idene e tij te gabuar qe simboli i shqiponjes eshte simbol anti-serb. Nqs Serbet do benin simbolin e tyre kombetar ne qemal stafa askush sdo e rruante shume. I gjithe argumentimi i Mucit eshte i ngritur mbi nje themel te shtrember. Muci thjesht po ben nje provokacija, jo se nuk e kupton qe ja ka fut pordhes dhe qe argumentat e tij fusin uje nga te tera anet. Thjesht ben kontrapedalin te cilin shqiptaret vdesin ta bejne ne cdo diskutim ku ne 6 vete 5 bien dakord dhe i gjashti thjesht per ves del kunder. Nuk doja te komentoja se nuk ia vlente, do doja ku shkrim te kishte vetem 5-6 komente por mesa duket provokacija e Mucit funksionoi prape. Mos ia komentoni me Mucit te tilla traplleqe, lereni ne narcizizmin e tij. hera e fundit qe komentoj shkrime idiote si ky.

    5. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨///\\\\ says:

      Muci duhet te shpjegoje fillimisht perse simboli i shqiponjes, simboli yne kombetar eshte simbol anti-serb. Pasi ti japi pergjigje kesaj ath mund te vazhdoje ta bazoje argumentin e shkrimit te tij ne idene e tij te gabuar qe simboli i shqiponjes eshte simbol anti-serb. Nqs Serbet do benin simbolin e tyre kombetar ne qemal stafa askush sdo e rruante shume. I gjithe argumentimi i Mucit eshte i ngritur mbi nje themel te shtrember. Muci thjesht po ben nje provokacija, jo se nuk e kupton qe ja ka fut pordhes dhe qe argumentat e tij fusin uje nga te tera anet. Thjesht ben kontrapedalin te cilin shqiptaret vdesin ta bejne ne cdo diskutim ku ne 6 vete 5 bien dakord dhe i gjashti thjesht per ves del kunder. Nuk doja te komentoja se nuk ia vlente, do doja ku shkrim te kishte vetem 5-6 komente por mesa duket provokacija e Mucit funksionoi prape. Mos ia komentoni me Mucit te tilla traplleqe, lereni ne narcizizmin e tij. hera e fundit qe komentoj shkrime idiote si ky..

    6. korçari says:

      Z.Mut Nano po jeton kohen e adoleshences ,te duket vehtja si nje i ri 18 vjeçar i cili mendon se i di te gjitha kur eshte bylmez fare, sa ka hapur syte .Pra ke kaluar ne delir per t’u dukur interesant po ben broçkulla njera pas tjetres.Boll me hajvanlleqe se u je peshtirosur gjithe shqiptareve ketej dhe andej kufirit,thiri mendjes sa s’eshte vone o adoleshent i moshuar afer 65 -save.

  2. ... says:

    Sakt po kujt i thua do fillojn te shajn arnautet tani

    1. Dyrrahu says:

      Ti me pika, pika,
      Me mire te jesh Arnaut sesa serb.
      Nanos po i djege pse e bene shqiponjen te rinjte zviceriane, bile edhe zviceranin autokton Nanosi e denon!
      Nanos nuk i djegin djegjet qe Serbiaia iu shkatoi shqiptareve ne femije, ne gjene e gjalle dhe ne pasuri te patundeshme, por i djeg shenja dykreneshe!!!!
      Cfare rrace jane keta Nanot dhe Lubonjat????

      1. Liu says:

        Shqiptare, por jo rrota kari.

    2. nacionalisti says:

      o debil me brire
      Te festosh me simbolet e kombit tend NUK DO TE THOTE DETYRIMISHT QE ESHTE ANTISERBE

      o hibrid i fabrikuar

      Qeverise shqiptare ti vije turp qe NUK NGRITI PADI NDAJ FIFA, per ofendim te simbolit kombetar, duke barazuar simboliken kombetare me simbolin e GENOCIDIT SERB, ME TRE GISHTA LART

    3. Blendi says:

      O mut nano,ti je i mire me te qi ate rracen vllehe bythqir gruaqire

  3. entoni says:

    Festimi i dy lojetareve eshte absolutisht i ligjshem. Kjo nuk është as deklaratë politike, as mosrespektim për kundërshtarin. Përkundrazi, kjo është vetëm gëzimi për të qenë edhe shqiptar, dhe kjo shfaqet me respekt me një gjest të thjeshtë krijues.

    Shqiponja është kafsha heraldike shqiptare dhe këta dy lojtarë janë gjithashtu shqiptarë. Nëse njëri prej këtyre lojtarëve do kishte realizuar një kryq të Zvicrës me të dyja duart, gjesti i tij nuk do të diskutohej. Një gjest që simbolizon anëtarësimin e një vendi nuk mund të jetë i motivuar politikisht dhe duhet të konsiderohet absolutisht i ligjshëm, përndryshe himni kombëtar para ndeshjeve dhe flamujet kombëtarë do të duhej gjithashtu të ndaloheshin.

    Të dy lojtarët kanë të drejtën e lirisë së shprehjes.

    Kjo e drejtë është e garantuar nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të cilën FIFA është e përkushtuar ta mbajë.

    Ajo gjithashtu përfshin mënyrën e festimit si një shprehje gëzimi dhe krenarie.

    P.S U bej thirrje te gjithe komentueseve te mos nxehen ( se eshte edhe vape) me kete taktike marketingu te Z. Mustafa Nano, qe me te tille tituje kontrovers perpiqet te pushtoje faqet e para te portaleve dhe gazetave. Me fjale te tjera perpiqet edhe ky mavria te haje nje cope buke mqs tregu e ka nxjerre jashte prej kohesh.

    1. joel shkodra says:

      Sido qe te jete, o “Entoni”, e drejte apo jo, ata dy lojtare u denuan nga FIFA (me gjobe, por mund te ishin denuar edhe me shume). Kjo gje tregon se ata nuk munden e nuk duhet ta bejne prape ate gjest. Ndryshe do te denohen me shume.

      1. Anna Monti says:

        Ke të drejt Joel. Problemi qëndron mu aty. Çka ma tutje? A do të ndalohet përdorimi i shqiponjës por jo kryqbërja apo kutja te Allahu? Hapi tjetër? Të ndalohet flamuri me këtë simbol?

        Po nuk e paditëm FIFA- nê për diskriminim dhe mosrespektim të drejtës e shfaqjes të simbolit të pranuar edhe nga KB konsekvencat janë se simboli ynë barazohet me p sh përshëndetje fashiste dhe ndalohet/denohet përjetsisht. E ndoshta jo vetëm në fusha sporti. Sërbët mendojnë larg.

    2. ai-ajo says:

      Koment i shkelqyer…BRAVO ENTONI !!!!

  4. UK says:

    O Muc, pse i fryn zjarrit kot. Cfare ka ketu per ta zgjat kete mhb? As nike lexova dhe as nuk dua ta lexoj ate qe shkruan por te them se kam lexuar media serbe (ne serbishT) dhe me shume se 50% thone qe ska asgje te keqe nese ata bejne shqiponjen pasi ne (serbet) e kemi te bardhe e ata (shqiptaret) te zeze. pra edhe serbet mund te zgjidhnin ta bejne si shenje por ne vend te saj kane zgjedh te bejne tre gishta.

    Merru me eceshtje te tjera qe jane me me vlere e mos rrih kot uje ne havan. Miqesisht.

  5. Elton says:

    Po si o Mustafa gjesti i Shqiponjes u barazoka me gjestin e 3 gishtave ??? Sa vete jane vrare dhe masakruar nen ate Shqiponje , sa vende kemi sulmuar apo pushtuar me shenjen e saj ? E di ti Mustafa se cfare simbolizon shenja e 3 gishtave , pyet te dashurin Zoran se ta shpjegon . Nuk behesh gazetar duke ndjekur BBC apo CNN , nuk behesh gazetar duke mos ditur historine e vendit tend .Je dhe behesh gazetar i mire kur ke vlera ide parime ? qe i mbron sa here qe te cenohen jo ty personalisht por nje pakice , shumice apo nje populli . Ju , ju lumte qe me kete mediokritetin qe keni paguheni me mijra euro per te shprehur injorancen tuaj dhe te atyre qe ju paguajne .

  6. theatrical says:

    po ti o Mustapha ,me siguri edhe kur shkon 10 ja tregon Zoranit..
    keto letrat-korrespondence tuajat vijne pak era romance hahaha

  7. Pedro i ri says:

    Idjot komplet.
    Nuk fyen askend nje simbol kombetar

    1. Realitet says:

      Or Nano dhe or Konstadini i tv shqiptare qe ishte tifoz i kriminelve ortodoks serb,mbani nje dite zie per humbjen e cetnikve serb.Kjo ishte vetem nje loje futbolli dhe asgje tjeter.Lojtaret dhe te tjeret bejne c’do dite kryqin dhe faljen dhe askush s’denohet.FIFA,ne kete raste ishte e njeanshme dhe politikishte e mvarur prej vellezerve kanibaliste ortodoks ruso-serb.
      Nano,merru me celet e tuaja dhe barkun,por ruaju edhe me shume nga infrakti prej shqipnjes dykreneshe.

  8. Lere fare says:

    Ke filluar ti te jesh off-side o Mustafe!
    Kjo jotja eshte sindroma e provincialit, qe, per cdo gje qe ben, shikon te kujdeset cfare do mendoje komshiu, apo opinioni!
    Ti Mustafe vepron gjithmone keshtu.
    Xhakes, nuk ja ndjen kjo.
    Keshtu qe I erdhi nga zemra te bente Shqiponjen, e beri dhe kaq!
    Ty te duhet ta falenderosh Xhaken, qe te dha nje tematike te shkruash ndonje gje, se natyrisht qe ke shteruar!
    Te tjerat, lerja njerezve te zgjuar, mos harxho kohe kot

  9. durim edhe pak says:

    Nuk me kujtohet tani mire, por lojtarin belg Witsel e kam pare ne nje ndeshje nderkombtare qe beri nje gol me rafishate dhe festoi ne te njejten menyre: duke bere shqiponjen me te dy duarte ne gjoks. Bile e kam gjetur dhe foto se e kerkova. Tani, çfare mund te themi per kete lojtar qe provokoi serbet?! Pavaresisht se çfare simbolizon ajo forme festimi dhe çfare ka ne te vertete brenda, eshte plotesisht e ligjeshme dhe s’duhet ti merret asnje ngarkese ne nje ndeshje futbolli ne kampionatin boteror dhe sidomos sot ne boten e civilizuar. Po zeaket futbolliste kur bejne gol kercejne duke tundur bythet e breket, çfare nenkupton me kete? E, pra jeni te vegjel ne mendimin e sotem qe futeni me keq se Sali Berisha ne breket e te tjereve.

  10. Marsel says:

    O Muc i rendomte!Mendja te eshte renduar dhe nukndi se cfare nxjerr nga goja qe kur thua simboli dykrenar tashme eshte bere nje simbol yni,po e njeh ti more muç muç qe ky simvol deshmohet ne histori dhe ne vijimesi te kulture iliro–arberore-shqiptare dhe ka lindur bashke me shtetin tone.Muç o Muç te eshte bere mendja Muç!

  11. Marsel says:

    O Muc i rendomte!Mendja te eshte renduar dhe nukndi se cfare nxjerr nga goja qe kur thua simboli dykrenar tashme eshte bere nje simbol yni,po e njeh ti more muç muç qe ky simvol deshmohet ne histori dhe ne vijimesi te kulture iliro–arberore-shqiptare dhe ka lindur bashke me shtetin tone.Muç o Muç te eshte bere mendja Muç!

  12. "BOHOTINA" says:

    Nuk e lexova. Ky Muci qe bredh ekstremeve me duket paksa pervers, kinse keshtu e ka mencuria…

  13. Artan says:

    Kur e pyeten nje tifoz zviceran (mund ta gjesh ne Youtube), tha: “Normale, edhe une po te luaja me kombetaren e Kosoves do beja simbolin tim kombetar, kryqin a ku di une.” Pastaj, serbet pse terbohen nga nje shpend qe e kane ne flamurin e tyre, ku eshte provokacija ketu?

  14. Bardhyl Lekaj says:

    Po mundohem ti “pertyp” gjithe opinionin e paraqitur nga ju Mustafa por desha qe vetem te sjell ne mend veçse nje sekuence qe shfaqet gjate nxemjes qe bejne ekipet para ndeshjes.Ne radhen e pare te nje prej tribunave te stadiumit bjen ne sy nje grup tifozesh serb te veshur me fanella te bardha stampuar foton e gjen.Mlladiç.Pese serbe qe shpalosin lavdine e krimeve ne nje stadium futbolli ,e stadium i dores se pare,stadium i kampionatit botnor.Pret edukate e sjellje korrekte pas kesaj.Pret civilizim helvetik e perqasje diplomatike nga keta djem?Ah jo….gabohesh Mustafa se krahas edukates e respektit qe keto djem kane marre ne evrope jane mbruajtur edhe me atdhedashurine qe buron ne familjet e tyre e qe trasmetohet qe nga ninullat e nenes ne djep e deri ne gojedhenat e treguar odave te miqve.

  15. Sam says:

    Nese Shqiponja e Xhakes dhe Shaqirit qenka e pa vende dhe paska lenduar Serbe,
    NEK TI JEBU MATER SERBI ONDA,
    Bagla e lopes ishe ty

  16. buj says:

    PO PSE U LENDOKAN NGA SHQIPONJA SERBET O NJERI… SI MUND TE GJYKOJE NJERIU KESHTU, DUKE U DHEN E TE DREJTE SERBEVE KETIJ KOMBI VERTTET KARAGJOZ… QE NUK I VJEN MIRE SI FESTON DYNJAJA, OH SA I SEMURE QENKA KY PER VEMENDJE… TRUSHKERDHYER

  17. M says:

    Gazetar dhe ” analist per te ngren buke, keni tedencen qe haroni pjesen tjeter te botes, i ekzagjironi, nuk jeni objektive, me dashje apo pa dashje ju iken situata nga duart dhe shfaqni karakterin e nje te pa bese , injorancen , kapadajllekun qe te mbulon, perpiqesh te vesh shenjen e barazimit te simbolizimi i gishtave, tek emertimi, ku dihet emertimi i c’ do gishti, c’ fare simbolizon, krijimi i shqeponjes dy krenare eshte krenaria e cdo shqiptari tregon identitetin, guximin dhe trimerine, simbolizon simetrin e nje trupi qe komandohet nga dy koke krenare, kur bene krahasinin e tre gishtave te serbeve meso c’ fare simbolizon se nje nga shkaqet qe u festuan golat me shqiponjen ishte ky provokim , se paverisht se cilin shtet perfaqeson nuk mohon prejardhen, prandaje eshte shtetesia dhe kombesia e cdo njeriu, nuk dua te zgjatem dhe vije tek injoranca qe shfaq te takon te tregoje gishtin ( e gjate) te mesit dhe pasi ta ndjesh te tregoje ( gishtin e madhe ) ok , nuk ka barazi, as simbolizin te njejta gjera

  18. Timi says:

    Nano thotë se ishte turp për zviceranët. Nuk u dënuan ata dy se u ankua Zvicra por Serbia. Zvicra nuk e ka problem shqiponjën. Bile një nga ta e bëri vetë. Sa për serbët nuk i intereson kujt. Ata gjithmonë ankohen.

  19. Atdheu says:

    Na plasi trapi pse u lenduan serbet. Debil

  20. Dallga says:

    Po ky psikopat ,do te behet interesat duke fustruar ne simbolet komtare . Po ca merreni me njerez te degraduar qe bejen kunderpedalin qe te tregojne se jane gjalle ……!

  21. timo says:

    Keni të drejtë, zoti Nano, ta shkruani dhe shpërndani mendimin tuaj dhe, si kurse ju edhe unë poashtu e kam këtë të drejtë: Z. Nono shkoni në një servis dhe ekujlibroni rrotat e para. Ka kohë që kanë nevojë për këtë shërbim.

  22. Maelga says:

    I dashur Muci, c’prisje me teper?
    Berja e shqiponjes, gjest patetik i bere nga njerez patetike, qe i perkasin nje etnie patetike. Kaq.

  23. aleko says:

    Shqiponja eshte simboli yne, nuk ka pse shqetsohen askush as serbet e as nanua yne…Po behesh bajat o nano..!Gjithe bota I mshon cdo dite e me shume vlerave nacionale, Ky nanua yne , na hiqet I moderuar , civlizuar dhe kulturuar dhe tolerant e kedo , madje dhe me ata qe I ndjellinvdekjen.. dhe I kritikon ashper keto vlera , sidomos ato qe shfaqen nga bashkeatdhetaret e tij…Pa cka se serbet bertasin ne stadjum…vrisni Shqipetaret!…kejo dhe tre gishtat sjane kercenuse per Nanon vec shqiponja e zeze po…ha ha !.. e ku ta gjenje te drejten vendet e vogla.nuk thot kot populli yne : me mire ashtu…. se I vogel..

  24. Martin says:

    O Muci. Ke shku per Lezhe. Te mbyt qulli i bullgurit.
    E paske ngrene edhe ti nje luge qorbe te prishur te gatuar diku nga Beogradi. Pike qe ste bije.

  25. meta says:

    o ti bishë e egër. O njeri me bishtë. O ty baba,daja e krejt kushërit e zotit ta qifshi noneo. O pis. Krejt bota ashtë duke qeshur me psykopatin e serbve ky pjell e flliqtë na kerkon falje te ni serb për dy djem që shpalosen rrënjet e veta. Ky qen turk-azo-sllavë harroj që para ndeshjes u provokuan mu origjina e tyre. E di ti more bish që din të shkruash se pa para 30 vjete po të brohoritshe në Kosovë në stadiume E – ho burgoseshin shqipetaret me nga 30-60 dit burg. Sepse serbet kete brohoritje të pa qëllimt e etiketun si Enver Hoxha. O ty, qenke me t rreh me kamxhik t lagt bëthve e pastaj at both ta shnoshin serbet. oj bish, të kerkuan falje serbet per krime ndaj shqiptarve, jo se mburren me krime oj shkerrthat e flliqt.
    E di ti more bish se serbet ne Evrop qe mbi 20 vjet mshefin identitetin e tyre duke deklaruar se jan jugosllavë nga marria e krimeve te tyre.
    Hë shtaza e egër shet mend tek nje serb se është i emancipuar. Tek kush?, tek një popull qe mburret me krime ndaj civilizacionit. Të urryer ndaj vet populli vlla – kroatët. Pse nuk mirresh me ministrin e mbrojtjes greke i cili civilet cam të dëbuar nga trojet e veta i quan kriminel. Oj dhia e emancipuar me terrorin njerzor.

  26. Martin says:

    Turp per ju o Muc ferra.
    Te quajsh renegate dy bylbyla qe na lartesuan emocionet nga ajo ndeshje. RENEGAT DHE PANSLLAV SERVIL ju quaj juve e mjeran. O i shitur

  27. Shqiptarqiqi says:

    E ku ka komb zvicerran o muc skrapari.
    Ata jan copra hedhurina periferike Te gjermanis austris italis dhe frances te ngjitura me nji mastic mbetjesh ushtaresh romak pas renies se Rome’s s last. Retoromanet.

  28. Emigranti says:

    Po kujt i plasi se u terbuan serbet ato nuk e shajten nga nona por bene shenjen e kombit tone.Mbase neser Serbi thote qe nuk me pelqen Flamuri Shqiptar me Shqiponjen me dy krenare po kuj po i rruhet.
    Muc Nano mos u bej idiot por flit pro kombit tend.

  29. O Safa’ Ymeri , o te mart e mira jallah.
    Ketij muhabeti i thon: mir gomari qe na ngordhi po s’na le as Mu¢ua rehat.

  30. sk says:

    Edhe nga Skrapari mbahen mend per kohe te gjate si AQO, BILO,…
    Madje ne çdo fshat mund te gjesh, po jo si ky, dhe kur qesendisin dike i thone AQO….
    Keshtu do flasin dhe per Nanon nga fshati Strore, qe flet per vogelin e vet, per Skenderbeun e tani…..
    U dashkan edhe te tille …….

  31. Halil says:

    IDIOT HESAPI..

  32. shkodrani says:

    Juve zoti Muç po tregohesh nje nacionalist serb me shume se vete serbet. Po çfare ofendimi eshte per serbet shenja e shqiponjes apo e flamurit shqiptar. Po ne rast se do te kishin bere ndonje shenje apo flamur te ndonje shteti tjeter si do t’i quani juve? Po sikur te benin ndonje shenje te Kosoves si do t’i quash. Apo do t’ua mohosh edhe kete se jane kosovare.
    Muç ne rast se nuk e di mesoje (ose pyete Zoranin) se shenje nacionalizmi jane tre gishtat e serbeve qe ngrejne lart : “SSS” (slloga spasi serbe) qe do te thote “bashkimi shpeton serbet”. Pra ky eshte shenje i mirefillte nacionalizmi i cili u perdore edhe ne periudhen e luftes ne ish Jugosllavi.

  33. eri says:

    Serbet duhet te kerkojne ndjese te sinqerte per krimet qe kane bere kunder kombeve te ballkanit.Babai I Granit Xhakes ka bere 4 vjet burg ne regjimin serb kurse axha I tij 15 vjet.Prinderit e Xherdan Shaqirit u detyruan te lene vendlindjen nga represioni serb kur ai ishte vetem 2 vjec.Gjate ketyre 20 viteve askush ne Serbi nuk kerkoi ndjese por perkundrazi qeveris akoma i njejti formacion politik,dmth shumica e serbeve qe votojne e mendojne akoma njesoj.Deri sa te kete serbe qe djegin flamurin shqiptar ne stadiume dhe te gerthasin vrite shqiptarin ata do te perballen me reagimin shqipes dykrenare.Ke te drejte per zviceranet por ata I kuptojne vuajtjet e djemve dhe te mijera shqiptareve te tjere qe jetojne aty.

  34. Arber ilirii says:

    Muc po qe komentatoret ne gjuhe te huaj e theksuan disa here prejardhjen e xhakes e shaqirit gabim bene.eh mer muc jane me te thella sesa i mendon ti keto pune. Simboli shqipes me duart ka ngjit shume muc ne gjithe boten dhe nuk ofendon askend.

  35. vang says:

    PO TI O MUC A NUK U FYVE NGA SJELLJA E TIFOZEVE SERB DHE URREJTJES QE TREGOJNE.SHQIPONJAT?????? CFARE FYESE KANE ATO????.Eshte njesoj si te kerkosh mos te fyen vrasesit.APO DO FILLOSH EDHE TI NGA TEORITE MODERNE PACIFISTE?????Ata duhet ta ndalojne te paret provokimin,sepse ata jane fajtoret.

  36. shqiptar says:

    Që nga krahasimi idiot i simboleve që bën ky kapiteni i skuadrës së “qelbësirave”, e tregon veten se çfarë injoranti ështe.
    Na qenka njëlloj simboli i shqiponjës që përfaqeson aspiratën e të drejtës njerëzore për liri, me simbolin kriminal të tre gishtave me të cilin serbët masakruan me mijra shqiptarë të pafajshëm shqiptarë të Kosovës, fëmijë, gra e pleq apo dëbuan me forcë nga tokat e tyre gati një milion shqiptarë.
    Nuk kanë shkuar asnjëherë shqiptarët mbrenda kufijve të Serbisë apo në Beograd me paramilitarë kriminelë sadistë, polici e ushtri të pajisur me tanke, për të pushtuar “tokat serbe”, ndonëse një pjese e madhe e tyre është pastruar në rrugë kriminale etnikisht nga shqiptarët.
    Për të shkuar më thellë në histori, nuk ishin ilirët, paraardhës të shqiptarëve që zbritën nga stepat e moçalet e Rusisë e erdhën në Gadishullin Ilirik, por ishin jugo-sllavët e sotëm e më barbarët e agresorët prej tyrë janë serbët.
    Ky fshatar i pagdhendur i Skraparit, nuk e ka idenë edhe për historinë se pse u quajt Çorovodë qendra e kësaj krahine ku ka lindur vetë, e jo më të na flasë për identitete europiane.

  37. Luan says:

    Ti muc ke ik per lesh.

  38. Opinion. says:

    qe 2 dekada qe i percjell deklaratat e fjalimet e serbit te maskuar me emer e mbiemer mustafa nano,dhe fatos lubonjes,ku nuk ka 1nje fjal e fraze qe jane pro shqiptar,por thellsisht pro serbo-rusis.
    Nano harron se une dhe dikush e dijne,se vetem ne rrethit te shkodes jetojne 4000 serbe e malazez te maskuar me nga 2 par emra e nbiemra ,ne familjet e tyre me emra real serbe,a ne dokumentaciine me emra falco te rrejshum si shqiptar musliman,si shqiptar katolik,e si shqiptar ortodoks.
    ekziston video nga vizita e rtv serbis ne shkoder,ku vet deklarohen serbet e malazezet se kane nga 2 dy pa emra e mbiera re reejshum ne dokumentet e shtetit shqiptar,nga frika e Enver Hoxhes,se do i eliminon nese kupton se jane serbe te mbetur ne shqiperi,nga ish tentim pushtimi i shqiperis nga serbia e mali i zi,me 1920-29 apo kur ka qen.
    a vet serbia e thote se ne albanie jane 30000 serbe,por te maskuar dhe nuk dojne te idetifikohen si serbe,se jane edhevne parti politike e qeveri e shtet.
    cka etnia e Edi Rames nuk dihet dhe nuk eshte e çertifikuar,poashtu si e ilir metes.
    serbet jane lenduar nga shqiponja e shaqirit dhe xhakes,a shqiptaretbnuk jane lenduar nga barbarit masakrrat e serbis ne kosove,dhe po keta serbe si mustafa nano e fatos lubonja thojn para kamerave serbe gjate vizitave te tyre ne shqiperi,se kalan e shkodres e ndertuan serbe dhe shqiperia eshte serbi,a jugu greqi.
    Mustafa i fatos kubonja,jebaqu ju vi serbianske materinu.

  39. uskania says:

    Ishe diplomat i Shqipërisë apo i Serbisë në ambasadën shqiptare në Beograd në vitet 90-të?

  40. H says:

    Nuk ka rendesi argumenti, per shqiptaret e rendesishme eshte të shahen , zihen dhe mundësisht të vriten.

  41. emigranti says:

    O Mustafa, o provincial qe hiqesh si kozmopolit, o I paudhe qe shkruan artikuj me porosi te keqdashesve te Shqiperise, mjaft.
    Si kujton ti se shqiptaret jane edhe sot turma qe mund ti perpunosh ti me keto pacavure te mjera.
    Si nuk I the nje fjale “mikut tend serb” per pankartat e tifozeve serbe me fytyrat e krimineleve serb te denuar edhe nga gjykata nderkombetare, pa folur edhe per ulerimat fyese ne drejtim te futbollisteve shqiptare te Zvicres.
    Mjaft me o I shitur qe na hiqesh edhe si modern e pa kompleksitete, por qe ke ate te peruljes e inferioritetit ndaj te huajit, pra je thjesht primitiv.
    Xhaka dhe Shaqiri nderuan mbare shqiptaret kudo ndodhen, Zvicren dhe veten e tyre.
    Nuk pashe asnje pakenaqesi ne fytyrat e tifozeve zvicerane pervec gezimit e vleresimit te lojtareve shqiptare.
    Dhe jo vetem kaq, por shembulli I tyre u pasua edhe nga kapiteni zviceran
    O Mustafa mjaft I re tambureve serbe, te cilet fale propogandes se tyre te panderprere e shumeplaneshe (si dhe per paaftesi te politikaneve shqiptare, shume nga te cilet jane ose te tredhur nga te huajt per faj te paudhesive te tyre, ose te shitur si ti ) jane kthyer nga kasapet e Ballkanit ( per ne, te Kosoves ) ne viktima te shqiptareve te Kosoves.

  42. arben says:

    Paske qënë rrotë k….. i Muço. U provokokan sërbët nga çdo gjë që u përket shqiptarëve.E po na plasi trapi se i mërziten ata dhe ti bashkë që ke shitur shpirtin tek sërbi për 30 aspra. Identitetin kombëtar shqiptarëve nuk ua kanë bërë dhuratë as serbët e as të tjerët as edhe besëprerë si puna jote.Identitetin kombëtar e kemi nga gjaku i derdhur lumë ndër shekuj në luftë me të gjithë fqinjët shoviniste e tradhëtarët të cilët gjithmonë kanë synuar të na zhdukin nga faqja e dheut por kurrë nuk ja arritën qëllimit e as kanë për tja aritur.Prandaj mos shiko ëndrra me sy hapur as ti e as serbët e tu që na u provokokeni nga identiteti ynë kombëtar.

  43. Naim says:

    Sharllatan dhe pro Serb..edhe nga pamja dukesh jo Shqiptar!

  44. Lennard says:

    O Muc Mbylle qenefin se po vjen shume ere (Tradheti,Idiotesi,Sumkapuc e te tjera e te tjera).Do te besh interesantin po nuk ia del Dot se Je nje Skerbythje ordinere.Praj e Mos na Ca gajden!!!!

  45. Fehmi says:

    Masturbim mendje e truri prej kozmopolitani provincial! Prej kur ore u bëtë juve kaq mendjehapur!?!?!

  46. nora says:

    muçua e ka ndare mendjen te beje kondrapedalin per cdo rast, ndryshe uki del shpirti
    katnar qe i duket vetja intelektual

  47. Plaku Xhuxhumaku says:

    Bravo Muč Nanoviċ.

  48. Gri says:

    O Stafa Nano ! Po thuj ndonje fjale per serbeet e lenduar qe mbanin ne bluza, Kriminelin Mlladic, te shkruar ” vritini shqiptaret”, ose Kosova eshte serbi!
    Kerkoju ndonje bluze ne forme ndjesie! E pra Federata boteror e futbollit per kete i denoi serbet e lenduar me 54000 Euro! Te mos harrojme te palet jane ne Rusi! Dhe fatekeqesiht per ..serbet… kur shqipet bene shqiponjen ishin te provokacija!

  49. Shaba says:

    Hipokrit i pandreqshem. Te vjen keq per Zviceranet,per Serbet dhe haron cposhtersi do ishte tu heqesh Shqiptareve shqiponjen. Ekzistenca jote ne gjirin tone flet sa vital jemi ne Shqiptaret. Po te ishje Serb e te flisje me kete gjuhe per tre gishtat, symbol i Serbise te Madhe, Serbet do te kishin paketuar me kohe. Ti je me fate qe ne Shqitaret dhjesim shume dhe nuk kujdesemi ti pastrojme te dhjerat . Jashteqitje e kombit tend!

  50. Edi says:

    Nese duan te behne Shqipe pas cdo goli, keta dhem te sakrifikojne karieren dhe te luajne me ekipin kombetar Shqiptar. Te luajne nen shqiponjen ecflamurit dhe nen himnin tone.
    Ata nuk kane te drejte te sakrifikojne gezimin e zviceraneve nen komoditetin qe Zvicera u krijon.
    Nuk eshte e drejte.

  51. Zani says:

    Po te shikosh nje bote te trazuar qe njeriu qin njeriun, ( me falni vrete doja te thoja) shkrimi i Nanos eshte nje injoranc e pa par. Nuk ja vlen te humbesh kohe ta sqarosh,thjeshte gazetar te till te gjesh menyren me te mire ti injorosh, nuke kane memorje ose thjeshte nuke njohin krenarin e shqiptarve

  52. KATHARSIS says:

    TE GJITHE MBETJET OSMANE NE SHQIPERI NUK KANE ASNJE LIDHJE ME SHQIPONJEN DYKRENARE. SHQIPONJA ESHTE FLAMURI I PERANDORISE BIZANTINE.I TILLE ISHTE GJERGJ KASTRIOTI, ORTODOKSE ME NENE E ME BABE. KETA QE SOT PER INJORANCE TE TYRE BEJNE KETE SHQIPONJE PER 500 VJET LUFTUAN KUNDER KESAJ SHQIPONJE.SOT DUAN TU HEDHIN HI SYVE EUROPIANEVE DUKE U SHITUR SI SHQIPTAR ETNIK, POR NE TE VERTETE JANE MBETJE TURKE.

  53. abc says:

    Nuk ia vlen te merresh me Nanosa.Por fain e kane mediat qe i japin hapsire nje te qmendueri dhe injoranti ,qe eshte rrite ne mendje dhe eshte bere gomare…Te perdorish simbolin tende ufendon serbet. Po ku ka nje gomar qe ingerron keshtu,perveq te ne shqipot

  54. ShkoDrani says:

    Ti je pa karakter, nje usht me P te madhe perpara, nje kerdhate me Sh (ose m mire serbisht Š), nje egen me L te madhe perpara, qe me te vertet mendon se ke mberitur nirvanen, prandaj te behemi vellezer me ata qe vtem na duan te vdekun. Kombi yne nuk ka bere hajr pikerisht prej njerezve si ti, qe ne fend te mendosh per keto reagime bashkekombasish, i perbuz per nje pagese ose honorar, per tu hedhur ne nje shkrim tjeter. Ti je nje Leh me P te madhe. Elbesire me Q te madhe!

  55. Jahjaga says:

    ky mundohet te provokoje…ben gabime shum trashanike ngaqe eshte shume provincial dhe i painformuar dhe jo vetem…
    ky rri ne treg vetem me provokime…edhe emisionin e vet e ka provokacija…
    ne cdo shkrim le kokrren e namit dhe mesa shoh eshte anti-verior po aq sa serbet…e di ky palaco ca i ka bere serbia veriut apo ka hallin e lendimit te serbeve dhe multi-kulturen zvicerane kur ministri i tyre i mbrojti me te drejte shqiptaret ?! po kapiteni zviceran qe beri shqiponjen edhe ai provokoi serbet?! ky rrot k… quante edhe Nanon bandill…bandilli qe na la peshqesh ato koncesione qe po rrjepin popullin Shqiptar…shiko Rinasin… 1 bilete podgorice-munich kushton 35-54 EURO ndersa Rinas-munich fillon me 158Euro…ky bandilli qe ka vile ne Vjene, Selanik, Londer edhe 1 super vile ne Tirane sja prish terezine Nanos pseudo-gazetar…
    Berishen e quan bandit…ky banditi qe hoqi vizat per europe, na futi ne Nato dhe shtroj rreth 6000km rruge…

  56. Muc inferiori says:

    Muci, artistet, sportistet, filantropistet, politikanet e rangut nderkombetar bejne te ketyre permasave, e tregojne me krenari prejardhjen e tyre, dhe ne mburremi me arritjet e tyre, shembull muci (me te vogel): te gjithe mburremi me shenjterine e Nene Terezes, po ashtu te gjithe pa dallim feje mburremi me Ismail Kadarene,. Ma shpjego pak ti muci pse ndryshon berja e kryqit nga disa lojtare kur hyjne ne fushe apo kur Salah falet ne fushe me gjestin e Shqiponjes!!! A nuk eshte e njejta gje o Mutci ?! A nuk tregojne kto gjeste perkatesi fetare , apo etnike ?! Besoj eshte e njejta gje. Ne te paren mund te na ofendohen muslimanet dhe ndjehen te provokuar, ne te dyten kristianet po keshtu. Muci inferiorititen dhe mediolritetin tend ksho shprehja perseri atyre qe te paguajne. Tani ik bej shurren. Dhe kerko identitetin tend te origjines, gjithashtu dhe orietimin seksual, se me dukesh konfuz.

  57. Kasandra says:

    Mustafa Nano i është qepur çështjes kombëtare me bukë në trastë!
    Shqiponja dykrenare është simbol i flamurit dhe i popullit shqiptar dhe sinonim i emëruesit tonë të përbashkët “jam shqiptar”. Ky është emri ynë i parë pastaj vjen emri personal. Simbolin e shqiponjës dykrenare e bëjnë shqiptarët kudo ku janë, nuk e bëjnë vetëm sportistët, po edhe artistët, edhe të gjithë shqiptarët nëpër botë që nderohen me punën e tyre, madje edhe dashamirës të huaj solidarizohen me ta. Tamam atëhere ata e ndjejnë se i përkasin edhe origjinës së tyre dhe u buron nga shpirti dëshira për ta identifikuar veten me atdheun shqiptar. Arritjet e tyre madhore i bëjnë nder gjithë shqiptarisë. Ata janë shëmbëlltyra jonë më e mirë në çdo rast dhe meritojnë mirënjohjen dhe përgëzimet tona. Popuj të ndryshëm shprehen me simbole të ndryshme në këto raste si, p.sh., tregojnë ose formojnë kryqin, ose përulen me kokën në tokë si shenjë nderimi për kultin e tyre në një vend laik dhe nuk ofendohet askush.
    Simbolin e shqiponjës dykrenare nuk e duan ose ofendohen vetëm ata që kanë mizën në kësulë, fjala vjen, kësaj radhe janë serbët sepse miza e tyre janë trojet shqiptare që i morën pa të drejtë dhe i mbajnë akoma ose kërkojnë më shumë. Në këtë rast M. Nano “ha bukën shqiptare dhe bën davanë” e serbit, antishqiptare!” sepse shkrimi i tij nuk është thjeshtë një artikull në parim por një zemër e hapur ndaj homologut serb me shërbim informativ të hollësishëm. Ai i bën qejfin homologut serb duke ulur shqiptarët madje me shprehje vulgare dhe keqinterpretim të ndjenjave dhe veprimeve të tyre. Kush është ofenduar serbët apo Nano?!
    Patriotizmi i shqiponjave dykrenare i duket nacionalizëm i vrazhdë e primitiv Nanos se me multikulturalizmin e multietnicizmin kanë fushë më të gjerë veprimi globalistët. Aktualisht multikulturalizmi i shërben vendeve multietnike ose që kanë hyrë në atë rrugë. Në Ballkan kjo rrugë dështoi, por nuk shkoi haka tek i zoti. U favorizuan fqinjët. Shqiptarët mbetën të coptuar dhe të varfëruar. Vetëm bashkimi na shpëton nga të këqijat që na kanë gjetur, na krijon kushtet e nevojshme për të ecur përpara si fqinjët. Pas bashkimit na krijohet komoditeti për të folur për multikulturalizëm. Flamuri i luftës kundër nacionalizmit në rastin tonë drejtohet kundër mirëkuptimit dhe bashkimit tonë kombëtar në trojet tona me mjetet e rrugët e ndryshme që gjenden të përshtatshme nga autoritetet në fuqi, nga shoqëria civile, nga populli dhe inteligjencia e tij. Lavdi Shqiponjës Dykrenare! Kasandra.

  58. Mutci says:

    Mire, mutci, tani e ke vertetu qe e meriton kte nofke nga ai demokrati.

  59. shqip says:

    Ty Mustafa Nano te ka lene mendja.

  60. Moni says:

    Ishte surprize per mua analiza me aq sa e njof z. Nano. Nese me gjen dot ne mes te gjithe ketyre komenteve qe shume i ke sepse me duket se i ke kerkuar me kasten, do te thoja se ke tentuar te tejkalosh me perfytyrim nje cak qe nuk ke mundur dot ta kalosh sepse dic te mungon me sa duket. Ti nuk je bere dot zviceran si shumuca e tyre dhe jo njeri prej tyre se nuk mjafton te analizosh, dhe te gezohesh per golin qe beri kombetarja jote pa ta ndjere fare se si gezohet ai qe e ka bere golin qe nuk ka pse te jete akademik ne mendime dhe i ndjeshem per cdo njeri ne cep te globit apo dhe ne staduim. Me zvicer per gjysem ore ben referendum per kete dhe e zgjidh ate pune se ka demokraci ti je shqeyesu kot. Une si shqiptar sdo ma ndjente fare nese nje gjerman qe luan me shqiperine ben zogun apo shenjen qe ja ka qejfi. Po te jete serb dhe te bej 3 gishtat sigurisht qe do ndaloja gezim8n nga goli. Kjo quhet teori e aplikar jo teori per teori sic ke dashur te besh duke mendu se je open-minded. Kurse serbet e merituan te merziten cik me shume se cu merziten per golat sepse ja kishin ca trapin atyre qe shenuan prej 6 muajsh qe kur u hodh shorti. Ata ne s5adium edhe me shume. Ata serbet e tjere qe nuk provokuan besoj besoj se nuk e kane marre personale. Nese e kane mare edhe ata personale nuk u be qameti se nuk jemi ne gjykate. Bota nuk eshte edhe aq fair. Per keta te fundit cunat psgun edhe nje gjobe aq sa u mendua dhe ja u lame. Prandaj ti je qene out fare ke kjo analiza dhe une jam me i qete se ti nuk je dot zviceran se cne qe te jesh. Per ktu nga te lexojne respekte. Me dashamiresi.

  61. Jimi says:

    M..uc! Si gjithmone, e vetmja merite e jotja eshte se, me deklaratat e tua halucinante, arrin te sensibilizosh opinionin dhe te terheqesh ne vorbullen e diskutimit nje numer rekord komentusish ! Bravo!

  62. Kabashi says:

    Turp e faja zeze eshte te jesh si ti Nano ne krah te atyre qe mbanin ne gjoks portretin e kriminelit te denuar me burg te perjetshem ne Hage, i cili per nje dite te vetme vrau 8 mije civile boshnjake, ne krah te atyre qe feshkellenin e therrisnin “vrite shqiptarin, Kosova eshte Serbi” gjate gjithe lojes. Ne vend te kundershtosh thirrjet raciste ti turperohesh nga berja e simbolit te flamurit shqiptar, qe nuk i beri asnje te keq kujt.

  63. Doda says:

    O Mustafo Nanovic.Me cfare shkruan tij,tregon se gjaku juaj eshte i sllavizar per ndryshe si nuk e kupton se po jua atribon dy shqiptarve,kudo qe ndodhen,se duke perdor simbolin e shqiponjes,kudo qe te ndodhen ne Zvicer,nje vend tjeter,por edhe ne beograd po fyekan serbine.Ti e dine Muci-Mucovic se simboli i shqiponjes per shqiptarin eshte simboli me idashur,me i bukuri ne bote,eshte kjo shqiponje qe qendron dy krenare ne flamurin tone kuq e zi.Le te ndihesh keq e me keq ti bashke me serbet miqe tute se shqiponja eshte pjese e trupit,zemres,mendjes,ndergjegjes e veprimit shqiptarve.Prrallat tuaja Muci shiten vetem tek serbi…A te paguajne mire per keto sherbime…?????

  64. @autori says:

    Nuk besoj se Muci eshte i paguar nga serbet. Thjesht ai do, te duket interesant. Eshte semundja e tij, qe i duket vetja me mencur se sa eshte ne te vertete. Ne fakt eshte i zgjuar, por jo i mencur. Shume lojtare festojne me simbolet e tyre gjate ndeshjeve. Dikush ben kryqin, dikush puth token, dikush mund te beje edhe shqiponjen. Asgje te keqe nuk ka ne kete mes. As nuk duhet komentuar kaq shume, sepse pastaj i rritet vlera (e klikimeve) edhe Mustafa Nanos.

  65. gurbetcari says:

    krejt Serbet ta qifishin nanen, gruan, motrat, e vajzat o mut, o hale, o shkerdhat, o pa kurrizor, o perfitues, o tradhetar, o pis

  66. Lili says:

    Kush pyet per cka mendon ky debil,ky derr debil do ishte ma korrekt

  67. arban shmili says:

    MUSTAFË TRUPEDERASTI!

    Nuk caj kokën për trupin tënd, ama të thuash se kur të nderon dikush se të turpëron (po se je kënetë shqipfolëse), kjo flet se truri yt është perverz.
    Jam, nuk është modeste të pohoj, shumë-shumë më i arsimuar, më i ditur, më humanist dhe di se cka flas.
    Të manifestosh ngadhnjimin mbi urrejtjen dhe kërcënimin për poshtërsim e zhdukje fizike, në rrethana të disfavorshme, është akt i një
    patriotizmi EPIK.
    Me Xhakën dhe Perlë Shaqirin jemi të nderuar!
    Vetëm ata që kanë hal në sy shqiptarët, albanofobistët, ndër to edhe ti, ndjehen-i të provokuar, ndërsa unë i LUMTUR pa MASË.

    Qofshin jetëgjatë XHAKA e SHAQA!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje