Gurroret që po shkatërrojnë "Tomorrin" fitojnë lejet, Klosi akuza gjykatës: Hije të forta korruptive, s'mbaron me kaq

17 Korrik 2018, 17:40Sociale TEMA

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi denoncoi para mediave vendimet e marra nga Gjykata Administrative Vlorë për lejimin e punës së 2 subjekteve nga 9 të tilla, të cilëve Ministria ju ka revokuar lejet për guroret në Malin e Tomorit.

 “9 leje mjedisore për shkak të shkeljeve të rënda, u revokuan, duke i hequr të drejtën e vijimit të mëtejshëm të aktivitet dhe 10 të tilla u pezulluan.

Në kundështim me çdo ligj dhe rregull në fuqi këto biznese, kishin nxjerrë përfitimet financiare në kurriz të malit, qytetarëve që flinin e zgjoheshin me tymin e bardhë të gurëve dhe turizmit të siteve historike dhe kulturore të zonës.  Pezullimi dhe revokimi i lejeve mjedisore për këtë aktivitet që kishtë shkaktuar as më shumë e as më pak, por një një katastrofë të vërtetë natyrore, u morr në zbatim të plotë të ligjit.

Mes shumë të tjerash, dy shkeljet më të rënda të konstatura ishin: ndryshimi I koordinatave të gërmimit nga leja në terren dhe e dyta: mungesa e zbatimit të detyrimit ligjor për rehabilimin e zonës së gërmuar”, deklaroi Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi. Sipas tij, vendimi I Gjkykatës Adminsitative Vlorë është absurd dhe tërëisht arbitrar.

“Ky vendim me hije të forta korruptive, bëhet edhe më shumë pis, pasi për të njëjtin process gjyqësor, me të njëjtin object ankimi, e njëjta gjykatë dhe i njëjti gjyqtar, i ka dhënë të drejtë vetëm 2 nga 9 subjekteve ( të gjitha në shkelje të ligji) që kishin kundështuar revokimin e lejes mjedisore. Në vendim, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë: ka vendosur “Pranimin e masës së sigurisë për dy aktpadi, nga 9 të tilla që ishin paraqitur pranë saj. Kjo do të thotë me fjalë të tjera: se gjykata deri në shqyrtim në themel të cështjes, I jep të drejtë këtyre dy subjekteve të vijojnë punën e gërryerjes së Malit të Tomorrit.

Pikëpyetja që e ka edhe përgjigjen brenda është: Përse dy guroreve, ju është dhënë e drejta të rifillojnë punën, dhe për 7 të tjera, me të njëjtat kushte dhe me të njëjtin objekt ankimimi, gjykata rrëzuar kërkesën e tyre? Pikëpyetja tjetër edhe më e rëndë është: si ka mundësi që për këtë subject (foto e printuar nga koordinatat), ku duket qartë ndryshimi i koordinatave, gjykata i ka dhënë të drejtë të vijojë bisnesin barbar të gërryerjes së Malit të Tomorrit??”, deklaroi Klosi para mediave.

Megjithatë Minsitri Klosi siguroi qytetarët se do të ministria që ai drejton do të vazhdoj luftën dhe përpjekjet për zbatimin e ligjit. Ndërkohë Ministri Klosi deklaroi se dhe kjo zonë ku janë bërë gërmimet, fshati Novaj do të jetë pjesë e Parkut Kombëtar të Tomorit, duke zgjeruar kufijtë e këtij parku.

Ndërkohë është shpallur Park Natyror Lugina e Zagorisë dhe së shpejti do të shpallet Peisazh i Mbrojtur dhe Mali i Krujës.

Fjala e Ministrit

Prej disa muajësh Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, ka nisur një betejë pa kompromis për të gjithë ndotësit dhe shkatërruesit e pronës së përbashkët, mjedisit.

Kjo betejë nuk ka qenë as e thjeshtë dhe as pa pengesa, në çmontimin e një sistemi që për më shumë se dy dekada vetëm ka gërryer dhe barbarizuar, pasurinë tonë të përbashkët: natyrën.

Në këto muaj të një angazhimi të fortë ligjor dhe institucional, janë marrë një sërë vendimesh që për herë të parë pas shumë vitesh, ju kanë dhënë frymë dhe shpresë qytetarëve për një jetë më të shëndetshme për ta dhe fëmijët e tyre.

Eshtë ngritur tashmë besimi se Shqipëria është një vend me potenciale të jashtëzakonshme turistike, që nuk mund të dëmtohet nga ajri i ndotur i barbarisë pa kriter të shfrytëzimit të mjedisit. 

Në këtë drejtim, vendimet e menjëhershme që morri kjo ministri ishin pezullimi dhe më pas revokimi i lejeve mjedisore, i gjithë guroreve në Malin e Tomorrit.

Nga të cilat: 9 leje mjedisore për shkak të shkeljeve të rënda, u revokuan, duke I hequr të drejtën e vijimit të mëtejshëm të aktivitet dhe 10 të tilla u pezulluan.

Në kundështim me çdo ligj dhe rregull në fuqi këto bisnese, kishin nxjerrë përfitimet financiare në kurriz të malit, qytetarëve që flinin e zgjoheshin me tymin e bardhë të gurëve dhe turizmit të siteve historike dhe kulturore të zonës.

Pezullimi dhe revokimi i lejeve mjedisore për këtë aktivitet që kishtë shkaktuar as më shumë e as më pak, por një një katastrofë të vërtetë natyrore, u morr në zbatim të plotë të ligjit. Mes shumë të tjerash, dy shkeljet më të rënda të konstatura ishin: ndryshimi I koordinatave të gërmimit nga leja në terren dhe e dyta: mungesa e zbatimit të detyrimit ligjor për rehabilimin e zonës së gërmuar.

Asnjë prej këtyre bisneseve, nuk kishte sistemuar zonën e gërmuar, duke e mbushur me dhe’ dhe duke gjelbëruar, sic ligji e kërkon, për cdo pemë të prerë, duhet të mbillen tre të tjera. Por mesa duket në këtë veprimtari, guximi i këtij lloj bisnesi ka qenë I mbështetur tjetërkund: salla e gjykatës. Si në shumë raste të tjera, edhe në rastin e revokimit të lejeve mjedisore të guroreve, salla e gjykatës është bërë mbrojtësi i padrejtësë dhe shkeljes së ligjit. Me një vendim absurd dhe tërësish arbitrar, gjykata administrative e qarkut Vlorë, ka lejuar vijimin e gërryerjes pa kriter të Malit të Tomorrit, për dy nga subjektet që ju është revokuar leja.

Pikëpyetja që e ka edhe përgjigjen brenda është: Përse dy guroreve, ju është dhënë e drejta të rifillojnë punën, dhe për 7 të tjera, me të njëjtat kushte dhe me të njëjtin objekt ankimimi, gjykata rrëzuar kërkesën e tyre? Pikëpyetja tjetër edhe më e rëndë është: si ka mundësi që për këtë subject (foto e printuar nga koordinatat), ku duket qartë ndryshimi i koordinatave, gjykata i ka dhënë të drejtë të vijojë bisnesin barbar të gërryerjes së Malit të Tomorrit??

Asgjë më shumë se interesat abuzivë dhe korruptiv, të gjykatave dhe gjykatësve që në përpëlitjen e fundit përpara zbatimit të plotë të vettingut, janë duke bërë dëmet e fundit kundër shtetit dhe interesave qytetare. Por, pavarësisht kësaj: unë jam këtu për ti siguruar, aletët tanë më të mëdhenj në këtë betejë: qytetarët, se: angazhimi ynë  në interesin e tuaj për zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e mjedisit, do të vijojë. Dua të ndaj me ju gjithashtu edhe nismën tonë më të fundit, për ta vendosur Malin e Tomorrit, në listën e zonave të mbrojtura. Kërkesa është depozituar tashmë në Këshillin e Ministrave, dhe pritet miratimi I saj brenda pak ditësh.

Pas Luginës së Zagorisë që miratuam pak kohë më parë, Mali i Tomorrit me vlera historike dhe natyrore, do të zgjerohet zona e mbrojtura, si Park KOmbwtar

Të njëjtën nismë do të ndërrmarrim shumë shpejt edhe për Malin e Krujës si peisazh natyror I mbrojtur, që po ashtu për vite me rradhë është gërryer në mënyrë barbare, me sigurinë se edhe nëse e pezullojnë institucionet, janë gjykatat që mbajnë në këmbë një sistem abuzimi kundër mjedisit.

Por, këto vendime vetëm sa shtojnë mëkatet dhe turpin e një sistemi padrejtësie në ditët e tij të fundit, sepse cdo shkelje dhe dëm që i bëhët mjedisit nuk do të lejohet dhe tolerohet më.

3 komente në “Gurroret që po shkatërrojnë “Tomorrin” fitojnë lejet, Klosi akuza gjykatës: Hije të forta korruptive, s’mbaron me kaq”

  1. turi says:

    C’FARE QEVERIE JENI JU QE NUK MBYLLNI KETO GURORE QE PO SHKATARROJNE MALET DHE NATYREN SHQIPTARE…

    1. mirel says:

      Qeveria jone eshte e tille qe ben ligje te posacme qe kompanite private te grabisin pronat publike, dhe malet do kene te njejtin fat.
      Po kafshohen e thermohen perdite nga kompanite private.
      PPP thote Ramiu oree…
      Shqiperi pa male e pa kufij..
      Kjo eshte Shqiperia qe duam

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Ore po te doni ju si shumice, mblidhni grupin parlamentar dhe propozoni ndalimin e guroreve derisa te shihet e arsyshme te rifilloj me rregulla te reja dhe strikte.. Mos u qaj kot ne televizjone por ate vendimin e gjykates beje Nul aty ku behen dhe propozohen ligje..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje