Leka Bungo, letër Pëllumb Kullës: “Cili do të jetë fati i ndërtesës së Teatrit Kombëtar?“

27 Korrik 2018, 13:26Kulturë TEMA

Letër Pëllumb Kullës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 

I dashur Pëllumb, sot, pas kaq ditësh mora e-mailin tënd. U gëzova që jeni të gjithë shëndoshë e mirë, dhe sidomos u lumturova që më në fund ju erdhën dritat dhe do të kemi mundësi të komunikojmë regullisht si më parë.

Këtej oqeanit, në katundin tonë, punët shkojnë si jo më mirë. Jo edhe aq sa do të dëshironte udhëheqja, por gjithësesi shumë më mirë se në vitin 1938 .

Nëse të kujtohet, para se ju të mbeteshit pa energji, më kishe drejtuar dhjetra pyetje të cilave nuk mund t’u jap përgjigje vetëm me një e-mail .

Një nga pyetjet e  veçanta, për të cilën jo vetëm ti, por të gjithë njerëzit e skenës janë të shqetësuar është pa dyshim se

“Cili do të jetë fati i ndërtesës së Teatrit Kombëtar?“

Shqetësimin tënd e kanë edhe më shumë këtu: përleshen fillozofët, analistët, regjisorët, aktorët, kritikët, përfaqësuesit e shoqërive civile dhe ushtarake, spektatorët… Të gjithë janë përfshirë në një debat të madh .

Ajo që është për t’u habitur, o miku im,  është hera e parë që partitë politike nuk janë  bërë pjesë e kësaj përleshje. Përkundrazi!  Kanë qëndruar aq shumë jashtë loje, saqë populli me të drejtë ka nisur të shqetësohet si mund t’i kemi partitë kaqë moskokëçarëse!

Te vetmit njerëz që mëngjez, drekë, darkë merren me këtë punë në ekranet e televizioneve, apo në shtypin e përditshëm, janë Petrit Vasili, Ylli Manjani, Enkelejd Alibejaj dhe ndonjë tjetër, që nuk kanë asnjë lidhje me partitë politike.

Në të vërtetë, sipas gjykimit tim, po të përjashtojmë Flamur Nokën që zakonisht merakoset për repertorin, palët në konflikt nuk kanë si objekt ecurinë dhe përparimin e teatrit, por NDËRTESËN e Teatrit kombëtar.

Njëra palë është për ta shëmbur, ndërsa pala tjetër është për ta mbajtur.

Një grup tjetër, më i vogël në numur, është dakort që të ndërtohet një Teatër i ri Kombëtar modern për Shqipërinë e së ardhmes, por ….ky i vjetri, kurrsesi të mos shëmbet!

Me fjalë të tjera, këta i japin më shumë rëndësi Muzeut të teatrit se vetë teatrit, a thua sikur është ë pa mundur që brënda ndërtesës së Teatrit të ri, të përfshihet edhe Muzeu!

Debati është ndezur dhe përhapur aq shumë sa nganjëherë të krijohet përshtypja se populli i ynë nuk i ka problem as varfërinë, as taksat, as strehimin, as shkollimin, por “shëmbjen apo rikonstruksionin e asaj ndërtesës prapa ministrive!“

E kam vrarë mendjen shpesh këto ditë si është e mundur që Robert Ndrenikës, Reshat Arbanës, Pëllumb Kullës, Gëzim Kames, Albert Mingës, Artan Imamit, Sotiraq Bratkos, Luftar Pajës dhe shumë të tjerëve që kanë lidhur jetën me veprimtarinë teatrore dhe janë larguar nga skena vetëm ditën kur kanë dalë në pension, t’u dhimbset teatri më pak se Fatos Lubonjës, Andi Bushatit, Përparim Kabos, Artur Zhejit, Artan Fugës, që pragun e Teatrit e kanë kapërcyer vetëm si spektatorë me bileta.

I dashur Pëllumb!

Këto që shkrova më lart nuk janë flakët që mbajnë ndezur konfliktin për Teatrin Kombëtar. Jo!

Një sy i hollë, “shumë i hollë“, pas Teatrit të ri Kombëtar sheh të fshehur korrupsionin e qeverisë. Madje, ata që ngulin këmbë për këtë flasin edhe me shifra .

Kam dëgjuar me veshët e mi, se nga kjo marrëveshje e fshehtë autoritetet qeverisëse, dhe konkretisht Edi Rama me Erion Veliajn, do të përfitojnë mbi dyqint miljon euro!

Nuk janë pak, apo jo? Ata do të lëshojnë mbi letër vetëm nga një firmë dhe do të marrin nga njëqind miljonë sejcili, kurse ti, o lumëmadh, ke shkruar e vënë dhjetra shfaqje në skenë, tani pret sezonin kur ulet çmimi i biletave ajrore për të ardhur në Shqipëri! (Nga njëqind miljon them unë, se Edi mund të marrë edhe më shumë!… Le që ç’më duhet mua, puna e tyre se si i ndajnë!)

Pra, miku  im , siç e sheh, rrënjët janë shumë më të thella se sa duken pemët.

Miku i im, ti gjithmonë ke thënë se unë jam më i mënçur se ti. Dhe ke thënë një të vërtetë të qartë si drita e diellit. Dhe që të  mos pendohesh për përcaktimin tënd objektiv, po të them se unë kam arritur të depërtoj në thellësi të kësaj historie.

Nuk është fjala as për shëmbje as për ndërtim, as për nostalgji dhe as për korrupsion. Gjetiu fshihet lepuri. Pas kësaj historije qëndron një marrëveshje e heshtur.

Neqoftëse të gjithë kundërshtarët e projektit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt janë të bindur se nëpërmjet kësaj afere do të përfitohen miljonat e eurove, përse nuk i lenë ata që të realizojnë pikësynimin e tyre korruptiv?!

Kjo do të bënte që kryeqyteti i Shqipërisë do të fitonte ndërtesën e re dhe madhështore të Teatrit Kombëtar, kurse nga ana tjetër, duke ndjekur logjikën e atyre që i kundërshtojnë, Edi Ramën dhe Erion Veliajn, do t’i kishim të përfunduar në qelitë e burgut!

I mbajnë të dy në një qeli apo i ndajnë, ajo është puna e drejtorisë së burgjeve.

Mirëpo ata kanë angazhuar të gjitha forcat për të kundërtën. Ata duan ta pengojnë me çdo kusht shëmbjen e ndërtesës së teatrit, vetëm e vetëm që Kryeministri dhe Kryetari i Bashkisë të mos fusin dot në xhepa ato dyqind miljonë eurot! Por, ama, kështu ata do t’i shpëtojnë burgut dhe pastaj do t’i kemi mbi krye edhe dhjetra vjetë të tjerë!

Marrëveshje e fshehtë i thënçin, por më e zbuluar se kjo, zor se mund të ketë .

E marr me mend, shumë gjëra kur i sheh nga përtej oqeanit  duken paradoksale, por tek shqiptarët mund të hasësh gjëra edhe më të çuditëshme .

Unë i njoh mirë . Para pesë vjetësh kam qenë vetë shqiptar.

Duke përfunduar për sot të uroj gjithë të mirat .

Më doli nga mendja dhe nuk ta shkrova më lart. Dikush solli një dëshmi që mund ta kish sjellë me kohë:  përpara se të vdiste regjisori i madh Mihal Luarasi i paske lënë porosi që kjo, ndërtesa që ka sjellë sherrin, të mos shëmbet. Nga ana tjetër një burrë fort i moshuar, që paska qenë në Kajro më 1930, tregoi se fjalët e fundit të Çajupit paskan qenë: “nuk do të më tretë dheu po s’ma panë shqiptarët ‘14 vjeç dëndërin’ tim në mes të Tiranës, në një teatër madhështor, pa kompensato italjanësh!” Pisk e kemi, o Pëllumb! Po qe se, paturpësisht, do të fusim që të votojnë dhe të vdekurit…

Pres të më shkruash. (TemA)

 

22 komente në “Leka Bungo, letër Pëllumb Kullës: “Cili do të jetë fati i ndërtesës së Teatrit Kombëtar?“”

  1. Kur Shqiperia u shemb u shkaterrua dhe u vodh per 28 vjet rresht asnje nuk e cau menderen per njerzit qe u hodhen ne rruge, sa shumica e tyre nuk gjejne edhe dokumentat per pension se i dogjen ne 96 karaxhici e co.
    Sot per nje kasolle ku marin rrogen nja 100 qylaxhinj pa punuar po behet nami .
    Disa justifikohen me trashegimin pastaj e lene menjane dhe na dalin tek 200 milioneshi qe po fitojne keta qe jane ne pushtet,me sa duket ju vjen keq pse nuk po i fitojne vet ose firma qe i mban keta me euro.
    Po jepjani kunatit te lulit qe ta nderoj dhe do shikoni si do e mbyll sqepin thithlopa vokshi e co.

  2. Qazim says:

    Brilante per kedo qe ka pak mend ta kuptoje.

  3. Tonini says:

    Dhe menjehere pas ketij leterkembimi, eshte vene ne dijeni menjehere Klefpif Balliu, nje nder udheheqesit me te larte, anetar i Byrose Politikke te K.Qendror te PDSh-se, i cili menjehere ka mbledhur strukturat dhe ka dhe porosi qe te ngrihet nje grup ekspertesh per te deshifruar se cfar fshihet ne mes te rreshtave te ketij leterkembimi. Ka dhene porosi qe te qemtohet mire domethenie e ketyre letrave dhe ne se del qe ka nuanca qe bien ndesh me vijen politike te PD, te ndeshkohen autoret :
    1. Leka Bunga , perjashtim nga partia dhe 5 vjet internim ne Patos te Fierit, heqien e te drejtes per te shkruar sapo te vije PD ne pushtet, heqia e te gjith dekoratave dhe titujve te ndryshem,
    2, Pellumb Kulla, perjashtim nga partia dhe heqia e pasaportes amerikane, debim nga ShBA dhe internim 5 vjet kohe ne Trush te Shkodres me gjith Xhulin, heqia e te gjitha dekoratave dhe titujve te ndryshem.
    Klefpif Balliu ka dhene porosi qe ta informojne ne vazhdimesi per sjelljen e Lekes e te Pllumbit dhe ne se ata nuk ndreqen, atehere do denohen me burg sapo te fitoje ndonjehere PD-ja.
    Per ndjekjen e zbatimin e ketyre porosive do merret personalish, anetari i Byrose Politike te K. Qendror te PDSh shoku Strazimir.
    Leke, e more me qafe Pllumin….

  4. Timi says:

    Haha, madhështore. Letra është për të futur në skenë në teatrin e ri.

  5. Agron Parruca says:

    Nuk kisha dyshim qe ti dhe Pllumb Kulla jeni burra te mençem dhe artusta te medhenj .

  6. duno says:

    Humor i holle i ketij Leka Bunga – Bungas . Shyqyr qe Berluskoni nuk di shqip se kur te lexonte kete fejton brilant do ta merte me siguri Leken ne orgjite e veta , do ti pastronte oxhakun e bllokuar nga bloza . e do tja zbrazte spermen ne fytyrebythen e tij. Te fshifte mortja me gjithe humorin tend demode o fytyre mut .

  7. Kris says:

    Ju lutem Tema botoni komentin Ja nje njeri me mend ne koke! Sepse o Z. Bunga dhe Z.Kulla nuk gjen kollaj ne Shqiperi por edhe jashte saj,emigrante e kam fjalen,qe e kane ne koke! Nuk e di por jane injorante saliniane ose te likes! Gjysem analfabete qe nuk dine te shkruajne shqip na mbrojne teatrin! Nuk eshte per t’u gezuar ,qe ata qe s’kane qene asnjehere ne teater apo sic thoni ju kane hyre ndonjehre me bilete,kane marre ne dore mbrojtjen e teatrit? Mercenare e kisha fjalen, qe ne vend te punojne qofte edhe ne emigracion me pune te ndershme e kane shitur trupin dhe shpirtin?! Por jane bere aq bajate sa vetem saliu e di se si do t’i shpetoje! Ndoshta do t’u shtoje rrogen nga parate e gjakut te pafajshem shqiptar! A besoni ju qe “ruajtja e trashegimise kulturore fashiste me asbest, qe te ben kancerin e mushkerive”eshte shqetesimi?! Edhe Tosi me Andin dhe Zhejin e kuptojne! Kaq e thjeshte eshte!

  8. Tonini says:

    E sollen Leken ne Patos pas goditjes se grupit “armiqsor” ne Art-Kulture, per tu edukuar ne gjirin e klases puntore. Leka e dinte sa asht ora dhe i ishte futur punes. E verteta e donin ne Patos, i madh e i vogel.
    Leka si duket i kalonte “me sportivitet” keto situata aspak te lehta per te.
    Ndodh qe Leka kishte vrare kemben, e kishte fashuar, ecte tue topallue.
    E pyet dikush “cfar te ka kamba Leke”.
    Ja kthen Leka, “Isha tue ece, nuk e kisha mendjen por i rashe fort me kambe nji drame me te meta ideologjike”.
    Per kete desh e bene synet aso kohe Leken.

    1. Jo Tonin says:

      Synet e ka bere bixhozi, por eshte artist ne fakt (i bere synet, kuptohet)

    2. eh, ç'me gjeti! says:

      Tonin, po deshe , te lutem, me sqaro pak çdo te thote ajo shprehja…..”ecte tue topallue”. E di perse? Kam hall se mos ofendon Jozefinen, se ajo ka le nom Topalli. Merci!

  9. Shkelzeni says:

    Aleko lekA akoma se ke kuptuaf edhe paz 60 vjetezh qe talenti nuk eshte semundje ngjitese.Nuk e mer dot nga pellumbi
    Ai eshte talent ti jo nuk eshte me inat.Mos e.bezdis ate.Boll me kete humorinn tend te thinjur.Maksimumi tek niveli i K.Jorgaqit
    Ti do besh mire te.shkruash per bemat me detyren e Gebelsit nen fyhrerin Sali.Pash zotin si.ke.guxim dhe ironizon.salen.dhe Flamur Nokem shume me.i.vlefshem se.ty per Pd.Ne kohe.Sidomos.cuditem cne.ti.servil.ndaj.Edit.Ti qe nuk e ke njohur serviliin bile.bile i ke rhyar.hundet udheheqesave deri tek vjehri dhe.vjera

  10. Edi says:

    Eshte e thjeshte pergjigjja zoti Bungo!
    Te jesh artist nuk ke monopol mora
    I. Si. Artist shanset i ke te njejta si nje dentist , kopist. Daktilografist,kepucar , lopcar….per te qene i moralshem ose jo, i bleshem ose jo …ose jo..
    Me integritet apo pa integritet.
    Dhe te mbrosh trashegimenin3 kulturore eshte me shume problem morali se tal3nti. Te denosh vjedhjen qe ndodh nga Edi Rama ne kete rast ,eshte problem morali jo arti.
    Ti dhe Kulla nuk keni moral. Ai “ hapi syte e zese moj” i amerikes bente “ deklarata dashurie” ndaj Rames . Ti nuk do te shohesh qe po na zihet fryma nga kullat ne qender,qe po na grabisin…..Tek “n’a” , nuk jane artistet , eshte gjithe Tirana…nje gabim fatal qe u diskutua qe ne fillim si probl3m aktoresh prob i teatrit..
    Ok Leka, kaq e thjeshte eshte…je nje sahan lepires ti dhe ai “ i dashuruari” i Amerikes

  11. Ed says:

    Eshte e thjeshte pergjigjja zoti Bungo!
    Te jesh artist nuk ke monopol morali
    I. Si. Artist shanset i ke te njejta si nje dentist , kopist. daktilografist,kepucar , lopcar….per te qene i moralshem ose jo, i bleshem ose jo …ose jo..
    Me integritet apo pa integritet.
    Dhe te mbrosh trashegimnine kulturore eshte me shume problem morali se talenti.
    Te denosh vjedhjen qe ndodh nga Edi Rama ne kete rast ,eshte problem morali jo arti.
    Ti dhe Kulla nuk keni moral.
    Ai “ hapi syte e zese moj” i amerikes bente “ deklarata dashurie” ndaj Rames . Ti nuk do te shohesh qe po na zihet fryma nga kullat ne qender,qe po na grabisin…..Tek “n’a” , nuk jane artistet , eshte gjithe Tirana…nje gabim fatal qe u diskutua qe ne fillim si problem aktoresh problemii teatrit..
    Ok Leka, kaq e thjeshte eshte…je nje sahan lepires ti dhe ai “ i dashuruari” i Amerikes

  12. Z. Mero Baze, në daç botoje këtë mini komentin tim, në daç jo, por e vërteta e Leka Bungos në kohën e para 1991 kur ishte për “ri edukim” në zonën e Myzeqesë, është se ka bërë lojë të dyfishtë me një dosje jo të vogël në Degën e Brendshme Lushnje.

    1. Peço says:

      Po tani, “i dashur” nënkryetar, je në një seksion të PD së bashku me Myslym Murrizin?

    2. tonia says:

      Per pune dosjesh e aq me teper kur permend edhe “volumin e madh” te saj,dine vetem ata qe jane marre me kete pune.Mos je ti opetrativi qe e ke ndjekur Leken?Duhet te keshe qene idiot I madh e dukesh qe ke mbetur I tille.Gungaçin,thone,nuk e ndreq as varri.Leke Bunga ka qene dinjitoz ,si njeri e si krijimtar.Ti,me sa thua vete,pleh ke qene e pleh do te vdesesh!

  13. pokeristi says:

    Leke o i embli Leke!
    Oh sa bukuri ka tufa
    Sa gaz bie bagetia
    Vijne porsi blete e plote
    I bekofte Ramiz Alia
    Shumepak mund t’a besojne qe keto vargje te perfrazura me nje kontekst te forte politik,leshoheshin nga goja e Lekes midis nje grupi te shokesh,nja pese vjet me te vegjel se Leka,ne vitin1964,ne sheshin “Skenderbeg”.Ne podiumin tek shkallet e Pallatit te kultures zhvillohej nje si tip ceremonije ku recitonin poete te ndryshem ,poezite e tyre.Ish muaji i letersise me sa mbaj mend.
    Leka me paturpesine me te madhe politike,me naivitetin e shtirur te nje femije,me kurajon e nje disidenti te maskuar,na leshoj vargjet e mesiprme,duke na deklamuar ne mes te sheshit dhe duke na thene :
    Mos ja thoni njeriu,kete krijim timin te fundit.Une i shtova se do t’ja them filanit.Filani ish si me ja thone Radio Tiranes.
    Leka!Deri ne keto momente qe lexova letren tende drejtuar Pellumbit te Pellumbajve,kam pritur me mjaft kersheri prononcimin tend te hapur,ne lidhje me kete “problem”,pa problem.
    Te pergezoj,t’a gezoni sa me shpejt godinen e re ,moderne e bashkekohore te Tatrit tone Kombetar.

  14. Leka pervec xhambaz b. Lepires
    E bija e te cilin eshte nje nga Vetingashet me rruge te modhe,
    pervec pordhac …. Inteligjent
    ka qene ‘I dyfishte’ : spiun & I persekutuar, sic e deshmon (me dosje te bajagishme)
    Ky n/ k Deges Lushnje,

    Kulles beji leter,
    firmen hidhe si je mesuar,
    Nji gelboqe prite
    O bung edepsizi, kujdes komen se genta ska kohe te merret me ty, LAL inteligjenti!

  15. Ish nenkryetari i DPB Lushnje ne 1986 says:

    Per te qene i sakte!
    Ky emigroi mbi 15 vjet ne SHBA. Nuk e gjeti veten e u kthye ne Tirane. Per cudi, u lidh me Edi Ramen. Ai i dha pension special. Se oer cfare, e di vete Rama. I gradoi vajzen shefe te madhe ne sistemin e ri gjyqsor. Edhe kete e di vete Rama.
    Por, ishpresidenti Nishani, duke ia ditur sherbimet qe i ka bere Saliut, e beri, ne fillim Mjeshter te Madh, pastaj Nderi i Kombit. Motivacioni? Per persekutim te vazhdueshem nga sistemi monist?!
    Nese e ka persekutuar kush, ai eshte vetem Shkelzen Bajraktari.
    Prandaj, o Peco, ne mos je vete Leka Bungo, rri ne punen tende.
    Do te dish si e shperblen Bungen pushteti? Po ta them une.
    Dje merrte qindra milione leke nga RTSH e PD, sot merr qindra milione leke nga RTSH e PS.
    Gjithmone i sherben padronit te radhes. Dikur i sherbeu Saliut . Sot i sherben Rames.
    Kaq e thjeshte eshte.
    Mero Baze e ka gazeten per te gjithe lexuesit shqiptare. Boton dhe Bungen.
    O, Pecoooo. Nuk jam as ne PD me Myslym Murrizin, as me sigurimin e dikurshem. Por e njoh mire Bungen.
    Ja, kaq!

  16. Peço says:

    Mu mërzite i dashur N/kryetar. Nuk e kisha me të keq. Se, si i thonë llafit, partia mëmë dhe i lavdishmi shoku Ramiz dhanë urdhër, nëse ju kujtohet, që të shpërndaheshit nëpër të gjitha partitë, por sidomos në atë që ishte më zëmërgjërë, dmth, PD. Që dhe Lekën mund ta kenë urdhëruar siç thoni ju të hyjë në PD, për këtë Shoku Berisha mund të ketë informacion më të saktë. Ju thoni që e dini edhe ju. Dakord, do të besoja, por ti çuditërisht, ndonëse do të lësh të kuptohet se ke informacion të saktë, përsëri thua që nuk ke qënë as punonjës i degës dhe as anëtar i PD. Atëherë, kë të besoj i ziu njeri, nënkryetarin e mësipërm apo këtë të këtushmin?
    Sidoqoftë, ti do ma bësh qejfin dhe ti bëç të fala Mslym Murrizit. E dua fort, është demokrat i kulluar. Pale sa i mënçëm që është shejtani! Nga ai vetëm të mira ka për të patur PD.

  17. drini says:

    Bravo per humorin qe sillni ketu Leka. Kot nuk keni bere emer ne teater.

  18. Pokeristi says:

    Leke!
    Kuptohet nje pjese e komentuesve jane detashmenti saliist kamikaze.
    Leri t’i bjene llamarines se i bjene bukur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje