Paskal Milo: Korrigjim kufijsh?! Strategji e përpunuar, Thaçi të mos shkelë në dërrasë të kalbur

4 Gusht 2018, 20:58Rajoni TEMA

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo komenton deklarimin e presidentit Thaçi për korrigjim të kufijve si pjesë e një strategjie të menduar dhe testim të opinionit para se të nisë diskutimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Milo thotë se është dakord me Thaçin për Preshevën, por pyet se cili është lëshimi që duhet të bejë Kosova duke e quajtur të rrezikshme dhënien e Mitrovicës.

“Mendimi im është se jo rastësisht ai po i bën këto deklarata tani. Është menjëherë pas takimit që ka pasur me Vuçiç në Bruksel.

Është edhe momenti tjetër delikat se nesër, pas deklarimeve të mëparshme dhe pretendimeve serbe duhet që pala kosovare të mund të përcaktonte statusin e asociacionit serb në Kosovë”, u shpreh ai,

Paskal Milo thotë se viti që vjen është i rëndësishëm për marrëdhëniet shqiptaro-serbe, e pritet të përfundojë me një marrëveshje,.

“Një testim që kërkohet t’i bëhet opinionit publik shqiptar, me këtë rast Kosovës, por edhe më gjerë, të të gjithë shqiptarëve në rajon. E pse jo edhe të faktorëve të ndryshëm ndërkombëtarë. S’besoj se Thaçi nuk e ka menduar thellë deklaratën që ka përsëritur disa herë këto ditë. Është një pjesë e subkoshiencës me dialogun politik që është duke bërë me Vuçiç”, shton ish-ministri i Jashtëm.

Milo thotë se shqiptarët e mirëpresin bashkimin e Preshevës me Kosovën, por ai ka një dilemë.

“Se si mund ta pranonin serbët një lëshim të Medvegjës, Bujanvcit, krahinave të tjera të banuara nga shqiptarë në Serbinë jugore pa një lëshim nga pala kosovare në adresë të territorit të Kosovës”, thotë ai.

Ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë thotë se është dakord me Thaçin që pretendon një marrëveshje historike me Serbinë, por ai ka një paralajmërim.

“Nuk do të do jetë kaq e thjeshtë, prandaj mendoj se Thaçi nuk mund të shkelë në dërrasë të kalbur dhe nuk mund të bëjë propozime dhe deklarata të pamenduara.

Mendoj se ato janë pjesë e një strategjie të përpunuar, por që ndodhet në fazën fillestare të testimit të opinionit publik, për të parë reagimet dhe për të korrigjuar qëndrimet e mundshme”, u shpreh Paskal Milo./TCH

3 komente në “Paskal Milo: Korrigjim kufijsh?! Strategji e përpunuar, Thaçi të mos shkelë në dërrasë të kalbur”

  1. Life is game says:

    Zoti Milo, gjithcka behet per boksiden 20 miliardeshe te Trepces! Mirpo nese Serbet pranojne Assocasion, por vetem Trepce te kaloj si pasuri e Serbeve dhe Mitrovices vari l., gjykoj qe Vucic do te humbas! Prandaj ai se deklaron! Ka frike! Do te quhet i shitur ose i blere! Serbet nga natyra jane popull i vrazhet, me pozicionim jo fort favorshem ne Ballkan! Vucic duke njohur kete fakt, kerkon qe te marre vetem Trepcen duke e pare kete Minier famoze si garanci per te ardhmen e Popullit Serbe! Thaci duhet gjate kesaj kohe te mbaj lidhje me Us. Pasi ata (amerikanet) aqe sa rreth 50-60 vjete me pare kredutuan Titon pikerishte per kete Minier!

  2. spartak says:

    Ah mër babë , si nuk keni zonë mend .
    Me këtë precedent , pa kurrëfarë VLERE për shqiptarët , dhe të mbrapshtë për momentin , po synohet , mbrapa krahëve , ti futen e të kërcejnë këtë valle konflikti Ballkanik , duke vënë në ballë si protagonistë shqiptarët dhe Shqipërinë e Kosovën .
    A nuk po rritet vazhdimisht prezenca e dy superfuqive ushtrake botërore ( fut hundët dhe Kina ) në rajonin tonë , me probleme etnike e kufijsh nga më të mëdhatë në Europë ?
    Deklaratat dhe veprimet e BE-së , që po i shtyjnë për në Kalendat Greke integrimet europiane të vendeve ballkanike .
    Rritja e vazhdueshme e influencës , ndërhyrjeve , veprimeve provokative ruse në ballkan , si në Mal të Zi , Maqedoni , treni i Kosovës , shtimi i stërvitjeve buzë kufijve midis ushtrive ruso-serbe , kundërveprimet dhe ndërhyrjet e egra ndaj zhvillimeve ekonomike e strategjike të gaz-sjellësave , afrimi dhe rritja e bashkëpunimit me Turqinë , si elementi më i fuqishëm i përçarjes dhe dobësimit për politikat mbrojtëse të NATO-s , etj , etj , etj .
    Po ashtu , në krahun tjetër , një TRUMP , aspak politikan , por që për bizneset e tij , lidhet me këdo dhe përfaqëson sot për sot në mënyrë të përsosur dhe , vetëm , Oligarkinë dhe Koncernet më të mëdha ushtarake të Amerikës dhe gjithë botës . Drejtues , i pa parashikueshëm , në pozicionin më delikat në botë .
    Politikat e tyre të shitjes së armëve vetëm konflikte dhe baza konfliktesh kërkojnë dhe prodhojnë .
    U takuan në Helsinki . Asgjë nuk trajtuan e zgjidhën për uljen e tensioneve apo zbutjen e konflikteve .
    Ama , sinjale u dhanë nga të dy palët e ma së shumti e më të fortat në drejtim të Ballkanit . TRUMP- Malazezët janë të ashpër e grindavecë , që mund të bëhen sebep edhe për shpërthimin e Luftës së Tretë botërore . Pra , në rast shpërthimi , Ballkani qenka sebepi , qenka i pari në valle , e që mund të bëhet pluhur e hi .
    Mali i Zi , nja 10-15 % i ka shqiptarë autokton shqip folës , mbi 50 % i ka shqiptarë autokton , të sllavizuar këto dy shekujt e fundit nëpërmjet gjuhës e fesë , politikave shkombëtarizuese fetare e shtetërore , si dhe ka , dhe serbë të prurë nga makina shtetërore për balancë e kundërvënje . Mali i ZI , ka kufi me probleme me Kosovën shqiptare . Ka kufi me Shqipërinë .
    Urave të zjarrit antishqiptare dhe konfliktit në Maqedoni , ju fryjnë serbët , por dhe me ndërhyrje direkte e të egra , qeveria Ruse .
    Maqedonia , e cila , deri në fund të shekullit të 19-të , ka qenë e konsiderohej shqiptare , madje edhe me kryeqendrën ma të madhe e ma të afirmuar si e Shqipërisë dhe shqiptarëve , Shkupin , edhe sot popullohet nga mbi 40 % shqiptarë autokton shqipfolës , dhe , edhe këtu , pothuajse e gjithë pjesa tjetër , përveç serbëve të prurë , janë shqiptarë autokton të sllavizuar me dhunë nga gjuha , feja dhe politikat shkombëtarizuese shtetërore . Maqedonia , përveç se është vetë plot me shqipfolës e shqiptarë autoktonë , është e rrethuar nga tre anët ( përveç Bullgarisë nga Shqiptarë dhe shtete shqiptarësh .
    Nuk janë rastësi dhe të pa paramenduar prezenca amerikane nëpërmjet NATO-s , dhe shtimi i saj në këto kohët e fundit . Ka KFOR në Kosovë , por baza më e madhe amerikane për Ballkanin atje gjindet . Tani , sihariq infantil , 50 miljonësh ( 10 fishin i kanë vetëm çapaçulët e drogës këtu tek ne ) , me shtimin e prezencës luftarake ajrore në Kuçovë . Rritje tensionesh dhe armatosjesh kudo në të gjithë shtetet e Ballkanit , duke fillu nga Greqia e deri në Beograd e Zagreb , por jo ma pak edhe nëpër Europë .
    Për shitje armësh , pa pyet se kush digjet , vritet e shkatërrohet ( shif Sirinë , Irakun , Afganistan , etj ) , të dy superfuqive , nuk ka për t’ju dhimb asnjë shqiptar , sllav apo grek . Duhet sebepi , shkrepsja dhe shfajësimi .
    Problemet më të mprehta , të vjetra dhe të rrezikshme në rajonin tonë të Ballkanit janë problemet ndër etnike , ndërthurjet e mëdha etnike disa shekullore , grabitja dhe de shqiptarizimi I dhunshëm me genocide e shperngulje masive të shqiptarëve nga trojet e veta autoktone , të realizuara e frymëzuara nga nacionalizmat , si dhe ngritja artificiale e me shtytje e këtyre prerogativave nacionaliste në kohën e sotme . Të gjithë historianët , studiuesit dhe diplomatët e politikanët e moderuar e të kalibrit botëror , kanë rekomanduar kalimin pa gjakderdhje të këtyre problemeve në Ballkan , vetëm nëpërmjet integrimeve europiane në BE , si pjesë e Europës ( nga më të vjetrat ) që janë .
    Prekja e kufijve do të jetë sebepi .
    Ndezjen e shkrepses ( përgjegjësinë dhe turpin historik ) nuk e don askush , prandaj që ta hajë , duhet budallaj .
    Ballkani është i vogël por me konflikte dhe egërsi të mëdha nacinaliste dhe etnike , prandaj Amerika e Rusia , këtu kanë për të la leshtë duke shit armatime.
    Zoti President .
    Nuk është koha me ndejtë pasivë .
    Po kërkojnë e luftohet me i vënë flakën fillimisht rajonit , e pastaj botës mbarë , sepse konflikti social ka shku në majat astronomike e s’po mundet me u ul e u kontrollu më nga askush . Thirrjet s’pijnë më ujë . Nuk është problem Hashimi , por po kërkohet ndezja e shkrepses .
    Ju e dini që shkrepsja e luftës së Parë u ndez në Ballkan .Lufta Italisë me Greqinë në dyzetën , e sulmuar nga territori i Shqipërisë , shkrepse pati bariun Daut Hoxha në malet e Gramozit . Italia I sulmoi , dhe akoma mbas 80 vjetësh jemi ne në Luftë me Greqinë .
    Kur është pregadit turra e druve për t’u djeg , shkrepsja dhe ndezësi gjinden . Po pse të bëhemi sebep dhe me turp , Ne , shqiptarët , populli më i lashtë dhe i vetëm autokton i këtij rajoni , populli më miqësor , besnik dhe me tradita e kulturë të madhe e të herëshme . Pse , pse ?
    Gjithmonë kemi qenë të matur , të mirë orientuar dhe paqedashës .
    Z. President . Ka shumë shqiptarë patriotë , korifej e steka të fisme të niveleve të larta si historianë , akademikë , diplomatë e ushtarakë , këtu , në Kosovë , por dhe në diasporën ballkanike , europiane e më tej .
    Ato do të dijnë dhe janë gjithhmonë të pa zëvëndësueshëm nga administrata rrogtare , për të ruajtur sa më mirë dhe sa më larg shqiptarët dhe Shqipërinë e Kosovën nga këto rrebeshe reshë konflikti që po grumbullohen mbi Ballkan , mbasi Ballkani ka qenë gjithmonë mbarë shqiptar dhe ashtu mbetet edhe sot , prandaj përgjegjësia për shmangjen e konflikteve dhe gjakderdhjes i takon në radhë të parë shqiptarëve .
    Shqiptarët gjithmonë kanë luftuar dhe janë përpjekur me mbrojt vehten dhe Ballkanin .
    Skënderbeu . për 25 vjet ,mbrojti shqiptarët dhe Shqipërinë nga sulmet pushtuese turke , por nuk sulmoi asnjëherë madje i mbrojti dhe kombet e tjerë që ishin në ballkan , por u bë edhe FATOS i mbrojtjes së Europës dhe civilizimit europian , pjesë e së cilës ishim .
    Z. PRESIDENT . Nuk është koha për sehir dhe pasivitet , për ti lënë në dorë FATET E KOMBIT TONE , kujt të mund personi pa TAGRIN e nivelin e duhur , dhe si dihet , se në cilin grazhd ushqehen .

  3. LORA says:

    Mendoj se deklarimet e Thacit jane produkt i nje diplomacie ,te integruar dhe dakortesuar ne rang euroatlantik,,,,,ne dakortesi me palen serbe ,,,,qe do te sheroje plagen e shekullore te copezimit te trojeve shqiptare.Ka qene ide e shpalosur publikisht nga Prof.R.Qosja.
    Besoj fort se do te zgjidhet ne paqe.
    Per mua,eshte lajm i mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje