BE nuk e qorton Thaçin në lidhje me deklaratat për kufijtë: Një zgjidhje e qëndrueshme...

5 Gusht 2018, 13:00Rajoni TEMA

Për here të parë Bashkimi Europian jo vetëm nuk vë alarmin kur flitet për ndryshim kufijsh, por madje as nuk e qorton Hashim Thaçin për deklaratën e tij të guximshme.

Në përgjigje të interesimit te Vizion Plus, Brukseli duket i gatshëm te pranoje nje marrëveshje per te cilen palet do te pajtohen.

Vizion Plus e pyeti Maja Kocijancic, zedhenese e përfaqësuese për politiken e Jashtme Federika Mogherini, se cili eshte qëndrimi i BE per propozimin e Thaçit dhe mori kete përgjigje:

“Gjate dialogut te thirrur nga perfaqesuesja e nivelit te larte Federika Mogherini ne 24 qershor 2018 kryetaret Thaçi dhe Vuçiç zhvilluan nje diskutim intensiv dhe produktiv ne kuadrin e nje marrëveshjeje per normalizimin e plote te marredhenieve. 

Ata rane dakord te intensifikojnë punen ne javet e ardhshme. Ne takimin e fundit te dialogut ku perfaqesuesja e larte priti te dy presidentet me 18 korrik, ata rishikuan perparimin e arritur dhe rane dakord te takohen serish ne fillim te shtatorit.”

Vizion Plus e pyeti zëdhënësen Kocijancic ishte se nese nje hap i tille a ndodh te rrezikohet stabiliteti i Ballkanit perëndimor ?

“Dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Europian ka per qellim nxitjen e bashkëpunimit te qëndrueshëm ndërmjet te dyja palëve qe i ndihmon te arrijne përparim ne rrugen drejt Europes dhe te permiresojne jeten e njerëzve.

Nje zgjidhje e qëndrueshme nënkupton nje zgjidhje realiste bazuar ne te drejten ndërkombëtare. Palet po përcaktojnë bazën per pajtim te përbashkët.”

Nuk dihet se cfare rishikuan dy presidentet ne takimin e fundit ne Bruksel ne prani edhe te shefes se politikes se jashtme Mogherini.

Por pas 18 korrikut Hashim Thaçi filloi te artikulonte tezen e korrigjimit te kufijve dhe bashkimit te Preshevës, Medvegjes e Bujanovcit me Kosovën, teze per te cilën eshte shprehur se do te vere ne tryezën e bisedimeve ne fillim te shtatorit.

2 komente në “BE nuk e qorton Thaçin në lidhje me deklaratat për kufijtë: Një zgjidhje e qëndrueshme…”

  1. vang says:

    Kur LUGINA E PRESHEVES doli me kerkesa te barabarta si serbet e Kosoves,e pate se si ju pergjegj Dacic:” mos na merrni per budallenj qe te bejme ato qe doni ju ketu ne Serbi””.Ahere,si po na del ky kembim kufijsh????Dihet qe Serbia ushtron shume presion mbi BE.Ca i shohim dhe i dime,disa te tjera jo.Vete serbet mund ta detyrojne BE ti bejne THACIT propozime te tilla dhe THACI i hedh ate per te matur pulsin.Dhe jane serbet e KOSOVES qe rezistojne te integrohen ne Kosove per te marre sa me shume dhe po arriti puna te jene te papranueshme nga pala kosovare,te kerkohet ndarja apo kembim kufijsh.Serbet mbeshteten tek ato qe ka tiposur AHTISARI dhe nuk tunden prej aty:Asociacionin.

  2. Qo mogherini says:

    Po qo mogherini ça bo qo kur folin kta dy vizionaret e Sorosit,
    nigjon qone apo I admiron nga leshte ….
    Na qeka ene qo e Zhganit Soros,
    Mor Amani !?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje