Tensionet me Beogradin, peshkopët serbë bëjnë thirrje: Lutuni për shpëtimin e Kosovës

6 Gusht 2018, 15:59Rajoni TEMA

Pas ditë të tëra tensionesh të rritura midis Beogradit dhe Prishtinës, liderët fetarë serbë në Kosovë dhe Mal të Zi i kanë bërë thirrje besimtarëve të mbajnë kreshmë dhe të luftën “për shpëtimin e Kosovës”.

Nga Filip Rudic

Tre peshkopë të shquar ortodoksë serbë u kanë bërë thirrje besimtarëve të luten dhe të mbajnë kreshmë për Kosovën dhe të mbahen mesha për Kosovën çdo mbrëmje deri më 10 gusht në kishat në të gjithë Malin e Zi dhe vetë Kosovën.

Thirrja u bë të shtunën nga kryepeshkopi serb në Mal të Zi, Amfilohije, dhe peshkopi i Budimlija-Niksic, Joanikije.

“Peshkopët e kishës tonë i bëjnë thirrje klerit, murgjve dhe besimtarëve të mbajnë kreshmë për pesë ditë dhe të mblidhen për t’u lutur në një numër sa më të madh,” tha Mitropolia e Malit të Zi dhe bregdetare.

Peshkopi Teodosije i Rashkës-Prizren, Dioqeza e të cilit përfshin territorin e Kosovës, bëri të njëjtën thirrje të premten, duke thënë se Kosova nuk mund të merret nga serbët “nëse ne nuk e japim vetë atë”.

“Për besimtarët tanë, Kosova dhe Metohija është sinonim me gjithçka që na kanë lënë paraardhësit tanë të shenjtë,” tha Teodosije në një mesazh për klerin dhe besimtarët.

Shumë nga vendet fetare më të rëndësishme ortodokse serbe ndodhen në Kosovë.

Thirrjet e peshkopëve vijnë pas disa ditësh tensionesh të larta midis Beogradit dhe Prishtinës, me afrimin e 4 gushtit që ishte dhe afati për hartimin e statutit të një Asociacioni të Komunave Serbe.

Themelimi i asociacionit, i cili synon të përfaqësojë interesat e serbëve në Kosovë, u ra dakord nga Beogradi dhe Prishtina gjatë bisedimeve në Bruksel. Statusi aktual i projekt statutit është i paqartë.

Ky afati i afërt u shoqërua gjithashtu me tensione midis autoriteteve serbe dhe Kishës Ortodokse Serbe me ndikim, anëtarët e të cilës shprehën frikë mes thashethemeve për incidentet e mundshme të dhunshme që po përgatiteshin në Kosovë.

Të shtunën, Këshilli Kombëtar i Sigurimit në Serbi u mblodh për të trajtuar mundësinë e marrjes së hidrocentralit të Gazivodes, i cili tani kontrollohet nga serbët në Kosovën e veriut. Në fund, megjithatë, nuk ndodhi asnjë incident.

Pas takimit të Këshillit të Sigurimit, presidenti serb Aleksandër Vuçiç u takua me Patriarkun Irinej, kreun e Kishës Ortodokse Serbe.

Peshkopët konservatorë ortodoksë serbë muajt e fundit e kanë ashpërsuar gjuhën e tyre kundër Vuçiçit për gatishmërinë e tij për të negociuar një kompromis me Kosovën, shpallja e pavarësisë së të cikës në vitin 2008 nuk është njohur nga Serbia.

Kosova dhe Serbia po negociojnë normalizimin e marrëdhënieve, e cila është e nevojshme për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian, nën patronazhin e BE-së në Bruksel.(BIRN)

7 komente në “Tensionet me Beogradin, peshkopët serbë bëjnë thirrje: Lutuni për shpëtimin e Kosovës”

  1. says:

    Peshkopët Sërb kan lindur në Hiroshima.

    1. theatrical says:

      merni dhe anastasin te lutet per vorje epirin hahaha

    2. Askush nuk urrehet me shume...se ai qe thote te verteten.. says:

      Edhe sikur 10 djem te kisha, te gjithe do i coja ne shtrat me Papute orthodoxe.

  2. Te ndegjosh pordhet e kesaj injorance eshte te vesh duart ne koke dalin disa kokrra debilesh qe pretendojn te jene lidhja midis njerzeve dhe Perendise(Zotit) dhe tufat injorante i shkojn nga prapa deri ne Lufte a thua se jemi akoma ne Mesjete Cmenduri…..ik ore b…q…mos na hapni barkun me perralla me lesh sorrogaten

  3. lutuni per gomeret e kishes serbe says:

    ATY lidheni gomarin ju gomeret e kishes serbe , mbaeni me shkum se to ta merni kosoven , o popull mesjetar akoma me endrra gomeret e kishes serbe. lutuni per kta tre gomer te kishes serbese nuk din çthon e nuk din se çfar bejn.

  4. Iliria e bashkuar says:

    Ju jeni bashke kriminela me politiken serbe

  5. Doktor Mortja says:

    Dhe sali serbi, lirija, xeni, Gita, desara po luten per serbine dhe palestinen!
    Zoti i djegte serbet matane kufirit dhe keta mes nesh!
    Por para ketyre o Zot, merri gomaret shqipfoles se ata jane me te rrezikshem!
    AMIN!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje