Arrestohet në Turqi imami shqiptar, abuzoi seksualisht me një të mitur ndërsa ishte duke pushuar në Antalia

7 Gusht 2018, 17:53Rajoni TEMA

Florim Nezirajt iu prishën pushimet ende pa i nisur mirë, kur më 6 korrik Policia e Turqisë e arrestoi atë në Antalia nën dyshimin se ka abuzuar seksualisht me një të mitur. Insajder ka siguruar dokumente të Zyrës së Kryeprokurorit të Antalias, që dëshmojnë për dyshimet e ngritura ndaj kryeimamit të Kaçanikut nga autoritetet turke.

Në korrikun e këtij viti kryeimami i Kaçanikut, Florim Neziraj, udhëtoi me vëllezërit e tij për pushime në Antalia të Turqisë; njërën nga qytetet më të vizituara turke gjatë sezonit të verës.

Por, pushimet e Nezirajt u prishën ende pa përfunduar, kur më 6 korrik Policia e Turqisë arrestoi atë, nën dyshimin se abuzoi seksualisht me një të mitur. Dyshimet i ngriti Zyra e Kryeprokurorisë së Antalias e cila në bashkëpunim me Policinë e Turqisë e mbajti për katër ditë në paraburgim Nezirajn.

Insajder ka siguruar një dokument të Zyrës së Kryeprokurorit të Antalias, të përpiluar më 9 korrik, në të cilën janë ngritur dyshimet se Florim Neziraj abuzoi seksualisht me një të mitur në Antalia. Dokumenti i është dërguar edhe autoriteteve kosovare në Turqi, në bazë të detyrimeve dhe përgjegjësive ligjore.

“Florim Neziraj, shtetas i Kosovës, i arrestuar më 06.07.2018 u mor në pyetje nga Zyra e Kryeprokurorit të Antalias”, thuhej në shkresën e Kryeprokurorit të Antalias, Serik Culh, të cilën e ka siguruar Gazeta Insajder.

Po ashtu, në formularin e mbushur nga Zyra e Kryeprokurorit të Antalias theksohet se Florim Neziraj dyshohet për një vepër penale: “Abuzim seksual me një të mitur”.

“Akti që pretendohet se ka kryer i dyshuari: Abuzim seksual me fëmijë”, thuhet në dokumentin e Zyrës së Kryeprokurorit të Antalias, teksa bëhet e ditur se kryeimami i Kaçanikut u arrestua në qytezën bregdetare të Kepezit – pjesë e Bashkisë së Antalias.

Insajderi ka tentuar të marrë një përgjigje nga kryeimami i Kaçanikut, por të afërm të tij kanë thënë në telefon se Florim Neziraj ndodhet momentalisht jashtë vendit. Gazeta i ka dërguar edhe pyetje Nezirajt, por sërish nuk ka pranuar të përgjigjet.

Në një intervistë për mediat para dy javësh, Neziraj mohoi të jetë arrestuar në Turqi. “Nuk është e vërtetë”, tha Neziraj të shtunën e kaluar.

Po ashtu, Insajderi ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Ambasada e Kosovës në Turqi, lidhur me rastin, por nuk ka marrë ende përgjigje nga asnjëra prej institucioneve në fjalë.

Ndërkaq, pesë ditë më parë, Gazeta Express ka raportuar se në Policinë e Kosovës është denoncuar dyshimi për abuzim seksual nga një imam në Podujevë. Një familje në fshatin Sibovc të Podujevës e ka denoncuar hoxhën Beqir Nuredini nën dyshimin se ka dhunuar seksualisht vajzën e tyre V.I., 16-vjeçare.

Shteti në dijeni për arrestimin dhe dyshimet e ngritura ndaj Nezirajt

Republika e Kosovës është njoftuar direkt nga autoritetet turke pas arrestimit të Florim Nezirajt të premten e 6 korrikut në qytezën Kepez të Turqisë. Madje, siç tregojnë dokumentet e siguruara nga Insajderi, Zyra e Kryeprokurorit të Antalias njoftoi autoritetet kosovare në Turqi për arrestimin e kryeimamit të Kaçanikut.

Po ashtu, për rastin ka folur të shtunën e kaluar edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se është në dijeni të rastit, por nuk ka dhënë shumë detaje.

“Po rasti është i njohur për ne, qytetari i Kosovës Florim Neziraj nga Komuna e Kaçanikut. Florimi ka qenë në paraburgim për 4 ditë në Antalia, pastaj është liruar dhe i janë kthyer te gjitha dokumentet. Ne jemi në kontakt me zotin Neziraj”, deklaroi Pacolli të shtunën e 21 korrikut, në një prononcim për Kallxo.com.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka vlerësuar se arrestimi i kryeimamit të Kaçanikut në Turqi është çështje konsullore, por është shprehur se është në dijeni për rastin.

“Ne për të gjitha rastet që janë kompetencë e Policisë së Kosovës, natyrisht që jemi përgjigjur dhe do të përgjigjemi gjithnjë, por çështja për të cilin na keni shkruajtur neve, është çeshtje Konsullore, prandaj referojuni autoriteteve përkatëse për të marrë një përgjigje të mundshme atje”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Policisë.

13 komente në “Arrestohet në Turqi imami shqiptar, abuzoi seksualisht me një të mitur ndërsa ishte duke pushuar në Antalia”

  1. says:

    Kërkon statusin e BE-së Turqia. U pajtuan me Rusinë dhe vazhdon të zhytet në borxhe te Arabia Saoudite.

    1. undefined says:

      Byrazeri ma pare shkoi te qejfi se te xhamia blu…e ku t’fal Babaxhan Erdogani ma tani qe i dogjen dhe flamurin t’pabeset shqyptare.

    2. .... says:

      As gje e keqe …… ne gjurmet e pedofilit Mahmut. Kjo eshte tradit ne Islam.
      Ne Arabi nuk percaktohet mosha e pjekuris se femres, me pretendimin qe as ne Kuran nuk percaktohet.

  2. Usa says:

    Keta jane mutrat islame qe i mbushin mendjen boshe hajvaneve shqipfoles se nena Turqi ka qene e mire dhe Gjergj Kastrioti ka qene i lig.
    Keta jane qe kerkojne ferexhe per grate dhe perdhunojne femije.
    Besojini ketyre o idioter. Besoni edhe Janullatosin gjithashtu.

  3. DINGO says:

    Dava turqish.ju qifte kina motrat.

  4. xx says:

    Ne keto pune nuk ka te beje as rraca as feja.Jane semundje psiqike.

  5. Iliri nga Gjermania says:

    Ky Imami na e paska dashur Pi….. pa te pjekur dhe te formuar.
    He ç’far Plere.

  6. Ledio says:

    Nuk do kishte lajme me te gezuar sikur Turqia ti burgoste te gjithe imamet , por vetem me nje kusht qe ti mbante ne Turqi. Po ate te bente edhe Greqia me prifterinjte ..:)

    1. DINGO says:

      Nga nje hu ne sume pa dallim edhe prifterinjve ,edhe imameve.Duam Shqiperi pa fe.Fete nuk jane tonat.jane per te na futur ne lufte mes nesh.

  7. Xheraj says:

    Te gjithe imamet duhen tredhur

  8. sa e ke o baba sheh, dal te nxjer pa e sheh says:

    nje hale me pak .gallat fare dhe dervish me emer mondi ose baba mondi haaahahaha mond dervishi haaaahaaaaaa u dhjeva se qeshuri. mire qe jane keta muterat se skalohet vapa. nejse muti mut ngelet.

  9. KORÇARI says:

    Këta janë ata PLEHRAT që dalin dhe çirren duke thënë se është haram të festosh 28 nëntorin,apo vitin e ri ,apo të pish birrë , POR ATA vetë janë IMORALË PEDOFILË TË QELBUR, KËTA BASHKË ME ATA PRIFTËRINJTË PEDOFILË DUHEN FUTUR NË KAMPE PËRQËNDRIMI DHE TË FSHIKULLOHEN NË ORGANET GJENITALE 3 HERË NË DITË ME SHKOP THANE. OSE ME SHKOP TRËNDAFILI ME GJËMBA.

  10. nakije says:

    nuk jan keto lajme te verteta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje