Eksperti amerikan: Ndarja etnike do t’i jepte fund Kosovës

7 Gusht 2018, 19:37Rajoni TEMA

Eksperti amerikan David L. Phillips, në një intervistë për ‘Deutche Welle’, ka deklaruar se është kundër një ndarjeje etnike të kufijve të Kosovës, ndërsa ka shtuar se Serbia thjesht po zvarrit zgjidhjet.

“Kombet e Bashkuara mbështesin dialogun Kosovë- Serbi që nxitet nga Bashkimi Evropian. 

Dialogu është krijuar për të negociuar masat që duhen marrë për krijimin e besimit dhe adresimin e çështjeve teknike që çojnë në njohjen e Kosovës me kufijtë ekzistues. Deri më sot Serbia nuk i ka luajtur këmbët, po zvarrit zgjidhjet.

Puna e OKB-së nuk është krijimi i vendeve. Ndarja etnike do t’i jepte fund Kosovës si shoqëri multi-etnike. Shumë vetë kanë humbur jetën për parimin e pluralizmit. Prej tij nuk duhet hequr dorë.”, tha eksperti amerikan.

Në këtë intervistë, Phillips ka shtuar se Kosova nuk do të kalojë territore te Serbia, ndërsa është dakord për marrjen e territoreve shqiptare në Preshevë.

“Territoret në veri të lumit Ibër në Kosovë janë zënë me forcë dhe me spastrim etnik. Qeveria e Kosovës e ka bërë të qartë pozicionin e vet. Nuk do të marrë pjesë në bisedime për të bërë legalizimin e kalimit të këtyre territoreve Serbisë. Statusi i territoreve shqiptare në Preshevë dhe pjesë të tjera të Serbisë do të jetë e vetmja që do të përfshihet në korrigjimin e kufijve”, tha eksperti amerikan.

Sipas Phillips, Shtetet e Bashkuara do të mbështesin pozicionin e qeverisë së Kosovës, pasi kosovarët të kenë diskutuar çështjet dhe të kenë mbërritur në një marrëveshje.

11 komente në “Eksperti amerikan: Ndarja etnike do t’i jepte fund Kosovës”

  1. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Thjeshte, qarte, bukur. Tani besoj brenda kesaj jave do dali IL Cavaliere Albanese ose ndryshe El Comandante Rama dhe do japi dhe ai mesazhin e tij si shpetimtari i kombit por si gjithmone do kete dhe pak berishe brenda mesazhit. Qendrimi i tij indiferent i deritanishem ndaj ketij debati eshte i tille qe te ben te mendosh qe debati behet per ndonje vend diku ne afrike me te cilin nuk na lidh asgje. Por ndoshta eshte i zene per ti mesuar Zahos notin stil struci ne rere..

  2. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Thjeshte, qarte, bukur. Tani besoj brenda kesaj jave do dali IL Cavaliere Albanese ose ndryshe El Comandante Rama dhe do japi dhe ai mesazhin e tij si shpetimtari i kombit por si gjithmone do kete dhe pak berishe brenda mesazhit. Qendrimi i tij indiferent i deritanishem ndaj ketij debati eshte i tille qe te ben te mendosh qe debati behet per ndonje vend diku ne afrike me te cilin nuk na lidh asgje. Por ndoshta eshte i zene per ti mesuar Zahos notin stil struci ne rere…

  3. says:

    Fajin e ka kopili Thaçi që bënte marrveshje tregtie me armikun Sërb.

  4. Aleksander Thana says:

    Ky e shpreh me qarte se te gjithe thelbin e bisedimeve: asgje nga Kosova per Serbine, vetem ceshtja e Lugines per t’i kaluar Kosoves. Kete tha edhe Thaci.

    1. sit... back..and relaks →→→ says:

      Ajo qe tha Thaci eshte publike dhe nenteksti ishte shume i qarte, sepse nuk ka lindur akoma i gomar negociator qe te japi territor pa marre asgje ne shkembim kur nderkohe nuk njeh as territorin se cilit pretendohet ti bashkohet lugina e presheves. Keto denglat dhe kthesat ne momentin e fundit me frena dore tregojani naj tjetri

    2. sit... back..and relaks →→→ says:

      Ajo qe tha Thaci eshte publike dhe nenteksti ishte shume i qarte, sepse nuk ka lindur akoma i gomar negociator qe te japi territor pa marre asgje ne shkembim kur nderkohe nuk njeh as territorin se cilit pretendohet ti bashkohet lugina e presheves. Keto denglat dhe kthesat ne momentin e fundit me frena dore tregojani naj tjetri.

  5. Kuq e zi says:

    Nqs do flasim per territore etnike kemi miliona shqiptar te spastruar nga nishi e poshte qe sot jetojne ne turqi
    Kujt i takojne keto territore?

  6. Iliria e bashkuar says:

    Vetem Amerika mund te shpetoj shqiptaret. Shqiptaret jane kampionet e te keqes se vetes, te pa afte, te trashe dhe te poshter.

  7. PA-DIPLOMACI says:

    Mr.Philipps::I KA THENE:QARTE, dhe SHKURTE..ne kete Linje duhet te Punoj Pala Shqipetare he..”Harrova-Kosvare”…..

  8. KORÇARI says:

    Përkundrazi, KOSOVA NUK ËSHTË SHTET MULTIETNIK , ËSHTË SHTET ETNIK SHQIPTAR ME PAKICA KOMBËTARE.
    ËSHTË ABSURDITET TË QUASH SHTET MULTIETNIK NJË SHTET QË LA 90 %SHQIPTARË DHE VETËM 10% OSE MË PAK PAKICA KOMBËTARE.
    IDEJA E SHTETEVE MULTIETNIKE ËSHTË IDE E RENDIT TË RI BOTËROR ,SEPSE NË KËTË MËNYRË POPUJT SKLLAVËROHEN MË LEHTË SESA KUR KA VETËM NJË ETNI, PËR RSYE SE DO KËTË MOSMARRVESHJE NDËRMJET KOMBËSIVE TË NDRYSHME.
    KJO IDE KA NISUR TË ZBATOHET NË GJITHË EUROPËN ME ANË TË EMIGRIMIT MASIV , PRA PO TENTOHET SHKOMBËTARIZIMI I KOMBEVE.
    SHËMBULLI MË I MIRË PËR SKLLAVËRIMIN E LEHTË TË MASAVE ËSHTË VETË SHBA, KU SHTETI (SHOQËRITË AHUMËKOMBËSHE) BËJNË ÇFARË TË DUAN NË KURRIZ TË MASAVE DUKE SHFRYTËZUAR MOSMARRVESHJET E RRACAVE TË NDRYSHME.
    SHTETET ETNIKE JANË MË TË VËSHTIRA PËR TU SKLLAVËRUAR SE ATO MULTIETNIKE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje