INTERVISTA/ Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi flet për gazetën TemA: Kërkesa për korrigjimin e kufinjëve, legjitime. SHBA dhe BE po inkurajojnë bisedimet paqësore

7 Gusht 2018, 20:16Rajoni TEMA
INTERVISTA/ Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi flet për

 

Kërkesa për korrigjimin e kufinjëve, legjitime. SHBA dhe BE po inkurajojnë bisedimet paqësore.

Intervistoi Mero Baze

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është i vendosur të vazhdojë të kërkojë publikisht një marrëveshje paqësore me Serbinë, për të korrigjuar kufirin lindor të Kosovës me Luginën e Preshvës, dhe në shtator ka ndërmend ta shtrojë këtë dhe si temë në tryezën e bisedimeve dypalëshe. Ai thotë se SHBA dhe BE, po inkurajojnë dialogun me mjete paqësore dhe se ai ka mandatin që i jep Kushtetuta, ta përfaqësoj Kosovën në këtë proces.

Presidenti Thaçi injoron kritikat në adresë të tij dhe thotë se nuk ka arsye që propozimi i tij të ketë efekt domino për vende të tjera, derisa procesi bazohet tek bisedimet paqësore.

Ai thotë se është konsultuar për këtë gjë me liderët politikë të Luginës së Preshevës, dhe se ata e kanë shprehur vullnetin për bashkim me Kosovën në referendumin e vitit 1992.

Presidenti Thaçi nuk e konsideron tabu, as hapjen e debatit për bashkim mes Kosovës dhe Shqipërisë, gjithnjë duke i qëndruar proceseve paqësore. Ai thotë se ka një Plan B për të dalë nga ky debat pa dëmtuar Kosovën në rast se bisedimet dështojnë.

Intervista e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për gazetën “TemA” është e para që ai jep në shtyp pas nisjes së këtij debati.

Mero Baze: Zoti president! Në kulmin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, ju keni shkaktuar një debat kombëtar për shkak të perceptimit se ju po flisni për shkëmbim territoresh dhe ndryshim kufijsh, edhe pse ju formalisht flisni për korrigjim kufijsh. A jeni i vetëdijshëm se po hapni “Kutinë e Pandorës” në Ballkan?

Hashim Thaçi: Jetojmë në shekullin e XXI dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor, i kanë kuptuar gabimet që kanë bërë në shekullin e kaluar. Problemet e hapura në shekullin XXI, zgjidhen me mjete paqësore. Unë po kërkoj që të bëhet korrigjimi i kufinjëve në mënyrë paqësore për t’i mundësuar Presheves, Bujanocit dhe Medvegjes të bashkohen me Kosovën. Askush nuk mund ta kundërshtoj një marrëveshje që arrihet në mënyrë paqësore. Rastet e tilla te korrigjimit të kufinjëve në mënyrë paqësore kemi anekënd botes. Vetem dy vite me parë, Belgjika dhe Holanda pa shkrepur asnjë plumb, korrigjuan kufirin e tyre në mënyrë paqësore. Pra “Kutia e Pandorës” në asnjë rrethanë nuk mund të hapet në Ballkan, në rast se marrëveshja ndermjet Kosovës dhe Serbisë, arrihet në mënyrë paqësore.

Mero Baze: Ju po thoni tani se jeni duke kërkuar vetëm korrigjim të kufirit me Luginën e Preshevës. A duket pak si joserioze t’i kërkosh Serbisë në tavolinë ndryshim kufiri në favor të Kosovës, ndërkohë që ajo ende nuk të njeh si shtet?

Hashim Thaçi:E keni gabim. Në dialogun e ndërmjetësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të dy shtetet negociojnë në mënyrë të pavarur, të  barabartë dhe si shtete sovrane. Pra Serbia në negociatat në Bruksel, ulet përballë Kosovës dhe e konsideron atë si shtet të pavarur dhe sovran.

Mero Baze:Ju keni kërkuar sot referendum nga qytetarët e Kosovës për këtë çështje. Në fakt ata që duhet të pyeten dhe të vendosin, janë qytetarët e Luginës së Preshevës. A mendoni se Serbia është e gatshme të njohë një referendum të tyre?

Hashim Thaçi: Qytetarët e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjes e kanë shprehur vullnetin e tyre në mënyrë demokratike nëpërmjet referendumit te organizuar ne vitin 1992. Vullneti i tyre politik është i qarte: ata duan t’i bashkangjiten Kosovës.

Mero Baze: Njësoj si ju, edhe presidenti Vuçiç, mund ta konsiderojë si korrigjim kufiri kërkesën për marrjen e Veriut të Kosovës. Cila do jetë përgjigjia juaj?

Hashim Thaçi: Unë luftoj dhe mbroj interesin e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Unë nuk ja qaj hallin Serbisë, në asnjë rrethanë.  Mirëpo në një skenar të tillë hipotetik përgjigjia ime do të jetë “Jo”!

Mero Baze: Opozita në Kosovë ka dyshime se ju po zhvilloni bisedime okulte me Serbinë, dhe nuk keni mandatin e gjithë partive shqiptare për to. A keni një përgjigje?

Hashim Thaçi: Mandati i im buron nga vullneti i qytetarëve të Republikës së Kosovës, Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe zgjedhja ime si president me votat e 2/3 të deputetëve të Republikës së Kosovës. Rregullat demokratike dhe institucionale të Republikës së Kosovës nuk i japin askujt një mandat më të fuqishëm dhe më legjitim se sa kaq.

Mero Baze: Në kushtet që ju keni një farë monopoli për temën e bisedimeve me Serbinë, u lihet rrugë shumë teorive konspirative për objektivin e tyre. A e keni shtruar ju në bsiedimet me presidentin Vuçiç, temën e kufirit me Luginën e Preshevës?

Hashim Thaçi: Jo, ende nuk e kam bërë një gjë të tillë në kuadër të dialogut në Bruksel, mirëpo do ta bëj në takimin e parë te radhës që pritet të ndodhë në htator.

Mero Baze: A ka qenë ndonjë herë temë bisedimesh dypalëshe ose nga ndërmjetësit e bisedimeve, ndarja e Kosovës dhe ridefinimi i kufinjëve?

Hashim Thaçi: Jo, sepse unë kurrë nuk do të lejoj që ndarja e Kosovës të shtrohet si temë diskutimi në kuadër të dialogut në Bruksel.

Mero Baze: SHBA dhe BE duken më pak të alarmuara nga deklaratat tuaja. A ka lidhje kjo me faktin, se janë të informuar për çfarë bisedohet, dhe e kanë situatën nën kontroll, apo e konsiderojnë deklaratën marketing politik?

Hashim Thaçi: E vetmja e vërtetë qëndron në faktin se BE dhe SHBA janë të interesuara dhe inkurajojnë palët që të arrijnë marrëveshje paqësore të pranueshme për të dyja palët.

Mero Baze: Kritikët tuaj mendojnë se ju jeni në pozitë të vështirë për shkak të izolimit që BE i ka bërë Kosovës dhe problemeve me Gjykatën Speciale dhe po radikalizoni situatën për të qenë faktor kryesor bisedimesh me Perëndimin. Keni ndonjë përgjigje?

Hashim Thaçi: Këto janë argumenta plotësisht të pavërteta dhe të paqëndrueshme. Kosova nuk eshte e izoluar dhe është në prag të liberalizimit të vizave. Prespektiva e saj për antarësim në BE është rikonfirmuar nga Strategjia e Fundit e Komisionit Evropian dhe është ripërsëritur në Samitin e fundit të BE në Sofie. Ndërsa Gjykata Speciale është shqetësimi me i vogël që do të mund të ndërlidhej në çfardo forme me ecurinë e dialogut për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosoves dhe Serbise.

Mero Baze: Më kë jeni konsultuar për këtë qëndrim nga faktori shqiptar në Kosovë, në Luginën e Preshevës apo me Tiranën zyrtare?

Hashim Thaçi: Jam konsultuar vetëm me përfaqësuesit politik dhe legjitim të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Mirepo e di qartazi që vullneti i qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjes për t’ju bashkuar Kosovës është krejt legjitim dhe i njëjti respektohet plotësisht nga qytetarët e Republikes së Kosovës.

Mero Baze: Reagimet ndaj propozimit tuaj në Tiranë, janë përqëndruar tek shtypi dhe reagimet emocionale të Berishës. Por ndërsa shtypi është i shqetësuar për pasojat politike për Kosovën, Berisha është përfshirë në debate personale. Keni një përgjigje për të qartësuar palët e përfshira në konflikt?

Hashim Thaçi: Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe institucionet e saj i marrin vendimet e veta, në mënyrë të pamvarur dhe në përputhje me interesat tona shtetërore.

Mero Baze: Përse u përfshitë në debat me Berishën, duke ju referuar të shkuarës së tij të keqe me Kosovën? A nuk duket se ju keni hapur një debat shumë më të madh, që eklipson historinë e Berishës?

Hashim Thaçi: Une nuk futem ne debate personale me askënd. Sepse nuk jam duke folur për çeshtje personale, por për çështje kombëtare dhe të interesit shtetëror të Republikës së Kosovës.

Mero Baze: Nëse keni kaq guxim për të folur për kufijtë me Luginën, pse është tabu për ju të flisni dhe për bashkimim me Shqipërinë, këtu së paku referendumi është gati?

Hashim Thaçi: Për mua asnjë temë dhe asnjë çeshtje nuk është dhe nuk duhet të jetë tabu.

Mero Baze: E keni llogaritur që mund të mos votëbesoheni në parlament të Kosovës për këtë debat?

Hashim Thaçi: Unë respektoj Kuvendin e Republikës së Kosoves dhe jam i sigurt që të gjitha grupet parlamentare e përkrahin propozimin tim që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja t’i bashkangjiten Kosovës. Se paku kështu kanë deklaruar deri më tani.

Mero Baze: A e parashikoni efektin domino të këtij propozimi në vendet e tjera në rajon në raportet Shqipëri, Maqedoni, Mal i Zi, Greqi, Bosnjë, Kroaci etj.

Hashim Thaçi: Marrëveshja paqësore eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në skenarin e korrigjimit të kufinjëve, e ritheksoj nuk mund të ketë efekt domino.

Mero Baze:A keni një plan B për të dalë nga kjo situatë, që mund të dështojë edhe bisedimet me Serbinë dhe nismën tuaj si president?

Hashim Thaçi: Sigurisht që Po!

21 komente në “INTERVISTA/ Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi flet për gazetën TemA: Kërkesa për korrigjimin e kufinjëve, legjitime. SHBA dhe BE po inkurajojnë bisedimet paqësore”

  1. says:

    Legjitime apo e pabesë. Sërbia priti statusin, hapjen e negociatave dhe datën e hyrjes në BE për të zgjeruar Sërbinë. Republika e Kosovës njihet nga 120 shtete siq është., ndërsa Serbia dhe pas coptimit s’do e njohi ndaj mos u lodh të kuptosh Sërbët se po të ishin të zgjuar s’do ishin larguar të gjithë prej saj.

  2. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    pyetje shtese: A shikoni ndonje ngjashmeri me Krimene e cila me referendum iu bashkangjit Rusise dhe me po te njejten logjike pjesa Rusishtfolese e Ukrahines lindore e cila eshte ne konflikt ushtarak me qeverine e ukrahines mund ti bashkohet Rusise po me referendum?
    A e keni parashikuar gjithashtu qe ne po te njejten menyre referandare sic pretendoni ju per luginen e presheves mund te kerkojne ti bashkohen serbise rajone te banuara nga serbet ne kosove, bosnje, kroaci? apo me po te njejten logjike referendare mundte kerkojne shqiptaret e maqedonise ti bashkohen shqiperise? A nuk mendoni ju se kjo do te sillte nje reaksion zinxhir te rrezikshem ne ballkan dhe kush eshte ai idiot europian qe ja u ka rekomanduar kete strategji ne mos e keni kete nga koka juaj?
    Ne lidhje me shembullin e sjelle mbi rishikimin e kufirit midis belgjikes dhe hollandes a mund te na sillni gjithashtu ndonje shembull apo permendni rastin e fundit kur belgjika dhe hollanda kane qene ne konflikt ushtarak dhe i kane bere pastrim etnik apo genocid njera tjetres?

    Thaci eshte i vetmi qe i jep pergjigjet me te shkurtera se pyetja e gazetarit, eshte fenomenal ne artikulim.

    1. Aleanca Shqup--LesheDhi says:

      Si gjithmone comentet dembelit te kafeneve jane ne te njejten linje me gomarin Sali Abduhrrahman Vicidolin.
      Te leshon saliu si zagara sa here qe ti ng….

    2. KORÇARI says:

      Pyetje më vend, por që Meroja nuk i bëri , arsyeja ?? E panjohur.
      Gjithashtu çfarë do i pengojë Bollanot ,Dulet dhe Bejlerët më SHOKË të kërkojnë në mënyrë Legjitime ti Bashkohen GREQISË??????? Sidomos tani që POTHUAJSE gjysma e më shumë se gjysma e Shqiptarëve në Greqi janë pajisur me Letërnjoftimet Greke dhe më Trushpëlarjen e bërë vetëquhen GREKË dhe pranojnë të flasin as SHQIP dhe këtu bëhet fjalë për POTHUAJSE 200-300 mijë në mos më shumë persona , pra i GJITHË JUGU I SHQIPËRISË DO I KALOJË GREQISË.
      KËTO MENDIME Z.THAÇI DUHET TI KISHIT REALIZUAR NË KOHËN E DUHUR , KUR LUFTA ZHVILLOHEJ AKOMA, ASHTU SI KROATËT ME “STUHINË”, KROATËT E SININ SHUMË MIRË ÇDO TË NDODHTE NQS LININ SËRBËT ATJE , PRANDAJ NDËRMORËN “STUHINË” , NDËRSA KOSOVARËT SHIKONIN SE KUSH DO HIPTE NË FRON I PARI DUKE U TREGUAR SHUMË DRITËSHKURTËR , PËR FAKTIN QË LATË SËRBËT NË VERIUN E MITROVICËS DHE TANI JU SJELLIN VËRDALLË SI PORDHA NËPËR BREKË.

  3. Arti says:

    Cfare demagogu.
    Cdo dite deklaron se do te behet kompromis i dhimbshem,e pse pra qenka e dhimbshme bashkimi i lugines se Presheves me Kosoven kur nuk jep asgje Kosova.

  4. katarakti says:

    Ky “kali” duhet te kete ndonje problem shume te madh. Ose ka pesuar ndonje goditje ne tru?! Si u be ky kaq burre trim qe t’i marre Serbise Luginen e Presheves?! Nga na doli kjo fare budallaji?! Duket se tani serbeve nuk u ka mbetur gje tjeter para guximit, largpamesise, trimerise se papare te Thaçit qe t’ia dorezojne Luginen e Presheves sa me pare Kosoves!!! Dhe pa bere as gëk dhe as mëk.

  5. THAçI ka te drejt rrespekte jam i nje mendje me ty, says:

    TE gjith antishqiptaret dhe dashamirsit e serbis jan kunder korogjimit te kufijve , presidenti THAçI per mua ka te drejt , mitrovica veriut esht e humbur se ka 90 perqind te popullates serb dhe 10 perqind kosovar te gjitha vendimet ne kte komunitet ne kte komun do i marin serbet se jan mazhoranc ,nese afrohet met vegja bujanoci ne teritorin ton te ter rregullojn kufirin nga perkatsia etnike dhe serbia shikon punen e vet dhe kosova vazhdon jeten , ne te kundert siç thot Sali Berisha dhe lidhja demokratike kosoves qe jan kunder , kosova keshtu do ngelet ne jet te jetve , por si saliu dhe opozita kosoves nuk duan ndarjen nga serbia kta nuk kan qen dakort dhe per panvarsin ne kte vend por u ben bashk te detyruar nga rrethanat se ne kte mesele u perzie dhe amerika , RRESPEKTE ASHIM THAçIT jam i nje mendje me ty , je atdhetar i vertet dhe realist.

    1. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

      Shqiptaret dhe Serbet ne Kosove duhet te mesojne te bashkejetojne me hir apo me pahir, duhet te binden qe ai eshte vendi i tyre, shteti i tyre ku te gjithe kane te drejta dhe detyrime te barabarta perballe ligjit. Te ndalohen me ligj fyerjet mbi baze rrace, etnie apo cdolloj baze tjeter qe prish harmonine e bashkjeteses qytetare ne Kosove. Serbia ti mbaje duart larg nga Kosova dhe te mos behet faktor pengues per procesin e integrimit te serbeve dhe shqiptareve ne shtetin e ri. Qeveria e Kosoves ti kerkoje faktorit nderkombetar te nderhyje me mjetet diplomatike etj qe ka ne dispozicion qe te ndaloje cdo nderhyrje te metejshme te serbise ne punet e brendeshme te kosoves. Kufiri i kosoves te monitorohet nga policia e kosoves ( e perbere nga serbe shqiptaret etj) dhe nga policia e BE per te frenuar trafikun dhe kontrabanden, Doganat e Kosoves te monitorohen nga nderkombetaret per te frenuar cdo lloj trafiku te paligjshem. Serbet e Kosoves dhe Shqiptaret duhet te bejne nje marrshim paqeje te perbashket ku te lene pas te kaluaren dhe te shikojne perpara ne ndertimin e shtetit te tyre dhe te se ardhem se tyre ne nje vend qe perparon ekonomikisht dhe politikisht. Duhet te marri fund gjendja as mish as peshk e situates ne Kosove, nje situate qe i vjen per shtat vetem serbise dhe klases politike ne kosove qe shikon ne kete gjendje edhe perfitimin e saj personal pa marre prasysh demin qe i behet kosoves. Duhet nje Anton Ceta tjeter i cili te nderrmarri nje inciative pajtuese midis komuniteteve dhe lenien pas se se kaluares se dhimbshme ne kembim te nje te ardhmeje te perbashket me te mire. Nqs Serbeve te Kosoves ju ofrohet sinqeritet, bashkepunim dhe nje vizion i se ardhmes ku dhe ata ta ndjejne veten njesoj qytetare te kosoves po aq sa edhe shqiptaret jam i bindur qe ndikimi i Beogradit sa do vije e do bjere deri sa te zvenitet fare. Kosova ka rastin qe te behet djepi i paqes dhe miqesise midis shqiptareve dhe serbeve pasi ashtu sic ka shqiptare mendjehapur po ashtu ka edhe serbe mendjehapur te gatshem per te bashkepunuar ne krijimin e nje te ardhmeje me te mire per rajonin. Shkembimi i territoreve, popullsive, krijimi i rajoneve etnikisht te pastra nuk eshte zgjidhja e duhur afatgjate pasi ajo zgjidh nje problem te tanishem por ruan djallin ne shishe dhe askush nuk garanton qe neser dikush do ti hapi tapen shishes serish. Ndarja, shkembimi, apo “korrigjimi” alla Thaci nuk eshte zgjidhje, zgjidhja eshte krijimi i sa me shume urave te besimit dhe dialogut te hapur e te sinqerte midis serbeve e shqiptareve ne kosove, kjo mund te kerkoje me shume kohe sesa zgjidhja me “korrigjim” por eshte nje investim afatgjate qe do sjelle paqen reale ne rajon. Dhe per kete sakrifica me e madhe nuk kerkohet nga populli por nga klasa politike e cila duhet te sakrifikoje egon dhe pushtetin per hir te brezave te ardhshem, per te mos ju lene nje konflikt te hapur ne kurriz. Hedhja ne tryeze e zgjidhjeve te “dhimbshme” nga Thaci ku pershihen shkembime territoresh eshte dorezim perpara tezave dhe nacionalizmit te semure ballkanik.

    2. KORÇARI says:

      Ti
      OSE JE SHUMË NAIV OSE JE DEBIL I LINDUR.

    3. Edi says:

      Ti komentuesi i mesiperm je idiot.
      Forca e shqiptareve qendron jo vetem nevegzistencen e dy shteteve shqiptare, por ne te qenurit faktor tek fqinjet.
      E dyta , amerikanet u shprehen kunder.
      Ne luajme fatet e atdheut per te shpetuar Thacin ngsa gjykimi.

  6. Ti mi says:

    Serbët nuk e japin luginën por njëkohësisht e kanë edhe frike sepse shqiptarët kanë natalitet dhe pas disa viteve do rriten shumë kurse serbët çdo vit i vdes një qytet i vogël.

  7. demokrati says:

    Lugina bashke me Kosoven nepermjet plebishitit duhet te bashkohen me republiken e Shqiperise.iniciativa e thacit eshte rruga me e drejte drejt nje paqe afatgjate mes shqiptareve dhe serbeve.tirana zyrtare duhet to jape mbeshtetje te plote perpjekjes paqesore,civile dhe kombetariste.thaci ka rastin qe te beje mrekullin e vertete per shqiptaret.nese ai zgjedh qe te beje Shqiperine ne vend qe te zgjeroj vilajetin e Kosoves atehere ai mund te mbetet si askush tjeter me histori.vetvendosja a nuk ka kerkuar Bashkirs?ja ku eshte rasti per te treguar kush eshte shqiptar dhe kerkon lirine e shqiptareve dhe bashkim.thaci Po vepron si humanist dhe jo si financier.serbet dhe shqiptaret meritojne te njejten Liri.kush e ka shpirtin tek copat e mineraleve nuk mund te jete i lire.thaci beri luften ndihmojeni te beje paqen dheShqiperine.askush nuk do te dale i humbur.meta sigurisht qe do te duhet ti hape rruge Presidentit te Shqiperise se Re,Shkeqesise se Tij HashimThaci.ish kryeministri Berisha qe ka bere per Kosoven padiskutim me te miren e mundshme duhet te kuptoj magjine e ketij momenti dhe ti leje menjane emocionet e vogla te pakontrolluara.per jugosslavistet titistet dhe kosovaristet si keshilltari i km te kosoves bashke me keshilltarin e kryetarit te kuvendit te kosoves,thaci le ti kerkoj vucicit nje zone neutrale ku ata te vazhdojne projektin e tyre idiot.momenti i shqiptareve erdhi,i Paqte.nje kerkese publike per x.Danaj.Parashikimi yt doli,tani mos u fshi prapa mullarit dhe ndihi atij qe sot mund te beje realitet nje ender mijevjecare.dhe nje kerkes per nje z.Baze.Ate qe bere per demokracine shqiptare beje sot perShqiperine.ky moment eshte shume me i madh se 1912.

  8. KORÇARI says:

    HASHIM THAÇI, JE HIPOKRIT, SEPSE DEL DHE MUNDOHESHT TI MBUSHËSH MËNDJEN PUBLIKUT GJASME ME KORRIGJIM KUFIJSH, POR NUK NA PËRMENDE ASGJËKUNDI Z.THAÇI SE ÇFARË I KENI TAKSUR SËRBISË , SEPSE NË MARRËVESHJET DIÇKA MER POR DHE DIÇKA JEP.
    ËSHTË TË PAKTËN NAIV KUSH KUJTON SE SËRBIA DO TË JAPË LUGINËN PA MARË ASGJË.
    FAKTI QË DAÇIÇ E PRANON MARRËVESHJEN TRGON SE HIPOKRITI THAÇI E KA BISEDUAR SA GJËRË E GJATË KËTË TEMË ME SËRBËT DHE BILE KA RËNË NË UJDI ME TA, DUKE DITUR KËSHTU SHUMË MIRË SE ÇFARË DO TË HUMBË KOSOVA NGA KJO MARVESHJE DHE HIPOKRITI THAÇI QËLLIMISHT E FSHEH ME MJESHTËRI NGA PUBLIKU SHQIPTAR HUMBJEN QË DO KETË KOSOVA, QË LLOGJIKISHT DO TË JETË VERIU I KOSOVËS.
    Z.THAÇI DUKE PËEMENDUR QËLLIMISHT SHUMË EMRIN E LUGINËS SE PRRSHEVËS KËRKON TË MANIPULOJË POPULLIN E KOSOVËS DHE JO VETËM ,POR GJITHË SHQIPTARËT KUDO QË JANË , PASI AI THAÇI E DI SHUMË MIRË QË LUGINA E PRESHEVËS ËAHTË NJË ÇËSHTJE SHUMË SHUMË E NDJESHME PËR TË GJITHË SHQIPTARËT.
    Z. THAÇI PËRSE NUK THONI TË VËRTETËN SE ÇFARË DO HUMBË KOSOVA?? POR DUKE DASHUR TË FSHIHENI SI STRUCI NË RËRË NA PËRMENDNI TË DREJTAT LEGJITIME ????
    PO ËSHTË E DREJTË LEGJITIME E KOSOVËS TË KËRKOJË BASHKIM ME LUGINËN , ASHTU SI DO JETË LEGJITIME NESËR KËRKESA E AËRBËVE TË VERIUT TË BASHKOHEN ME SËRBINË, POR DUHET TJA THONI Z.THAÇI PUBLIKUT SHQIPTAR SE KY BASHKIM ME SËRBINË DO TË KWTË PASOJA SHUMË TË RËNDA PËR KOSOVËN , MADJE TË PAPARASHIKUESHME PASI KËSHTU KOSOVA HUMBET TRRPÇEN NJË NGA MINIERAT MË TË MËDHA NË BALLKAN, POR DHE DIÇKA SHUMË JETËSORE , STRATEGJIKE DHE FAKTOR KYÇ NË EKONOMINË DHE JETËN E GJITHË KOSOVËS , HUMBET GAZIVODËN ,LIQEN NGA I CILI VARET PËR UJË DHE ENERGJI GJYSMA E KOSOVËS , PRA Z.THAÇI JENI HIPOKRIT MADJE TRADHËTAR DO GUZONTE DIKUSH TË THOSHTE , QË LUANI ME FATIN E KOSOVËS. KOSOVA PA UJË DHE PA ENERGJI SKA ASNJË TË ARDHME DUKE MARË PARASYAH DHE EKONOMINË E SAJ QË ËSHTË PËR TA QARË ME LOT TË ZI.
    DAÇIÇ KISHTE DEKLARUAR PRERË SE GAZIVODËN NUK E LËSHOJ, NDËRSA JU Z.THAÇI MUNDOHENI TË NA MBUSHNI MËNDJEN QË SËRBIA DO LËSHOJË LUGINËN DHE NUK DO KËRKOJË TREPÇËN DHE GAZIVODËN ?????
    KËTO SKENARË DUHET TI KISHIT PARASHIKUAR KUR DUHEJ ASHTU SI KROATËT , POR NSËRKOHË QË KROATËT U TREGUAN LARGPAMËS DHE NDËRRMORËN “STUHINË” JU Z.THAÇI VRAPPNIT PËR TË ZËNË KOLLTUKUN.
    I VETMI POLITIKAN ATDHETAR NË KOSOVË ËAHTË RAMUSH HARADINAJ.

  9. Edi says:

    Ky, genjen pa pike turpi!
    Amerikanet u shprehen kunder.
    Paturpesia e politikes shqiptare nuk ka limite.
    Krijimibi shteteve te pastra etnike, eshte barut i ballkanit.

  10. Goni says:

    Ky felliqesire, po shet interesat e shqiptareve percte shpetuar ngs gjyqi special, plehre e kortuptuar deriri ne gen.

  11. PA-DIPLOMACI says:

    I Nderuari Z.Hashim Thaci; me vjen keq por po ta them Troc;JE “LOJTARE” SHUME I DOBET PERBALLE INTRIGO-DIPLOMACISE SERBE…
    1-Me pare duhet te Presesh, Propozimin Serbe, te cilet kane Kerkuar “zgjidhje” per Fundlimtare me SHQIPETARET….a e KUPTONI ju z.Thaci se c´fare Mendojne Serbet, kur thone ME SHQIPETARET?????????????????Pra ju z.Thaci Jeni Shqipetare i Krahines se KJosoves,ju keni Barren tuaj te madhe ne kete “Zgjidhje” ,por kur Serbet thone ZGJIDHJE PERFUNDIMTARE ME SHQIPETARET,Mendojne jo me “Kosovaret-Shqipetare”..
    PRA NE BISEDIME TE TILLA, duhet TE KETE NJE GRUPE DIPLOMATESH-POLITIKANESH DHE SPECJALISTESH NGA TE GJITHA TROJET SHQIPETARE::
    Ti Hashim Thaci, qe na “Flete” se ke Mandatin e Presidentit te “Kosoves” , duhet te mendosh :SE DUHET TE KESHE EDHE NJE MANDATE MBARESHQIPETARE PER TE KERKUAR “ZGJIDHJE” OSE SHTRUAR Opsjone Korrigjimi Territoresh me Serbine…
    Kosova eshte edhe e “IMJA” NJE SHQIPETARI NGA JUGU I SHQIPERISE, dhe per kete do te duhet edhe “Mandati ime”,dhe shume Shqipetareve te “Shqipnise”..KUPTOVE??????????????????
    2-Z.Thaci:Mendoni se ME KERKIMIN TUAJ TE Kosoves Lindore, DO TI GJENI SERBET TE PAPREGATITUR???po qe se mendoni keshtu..JU JENI PER NE KLASEN E PARE FILLORE….
    3-Serbet pa Filluar Bisedimet,E DINE SE C´FARE DONI JU::::Por e Rendesishme eshte TE DEGJON I PROPOZIMIN E PALES SERBE..Opsjonin e saj
    A-B…Duhet TE SHIKONI SE C´FARE PERFITOJNE SHQIPETARET NGA Opsjonet qe Paraqesin Serbet..sa % u Afrohen Opsjoneve Shqipetare…ku jane Pikat e Takimit dhe Kundershtite..KU MUNDE TE BEHEN LESHIME DHE KU JO:::
    4_Serbet i Nderuar Thaci OSE MARRIN ATE QE DUAN ,ose Nuk Hujne ne Bisedime Fare,pastaj duhet te dine SE PAZARET BEHEN PERSERI NE KURRIZ TE SHQIPETAREVE..edhe keshtu PRESHEVA eshte Shqipetare,Duket se Lufta ne Presheve dhe gjithe Kosoven Lindore Nuk e Arriti Objektivin e saj..(OSE ESHTE BERE PAKTE qe me pare Kur u Nenshkrua Marreveshja e Arempushimit ne Kosoven-Lindore)Pra Dosja e Kosoves Lindore Hapet sipas nje Marreveshje te Nenshkruar me pare HAPET TANI…
    5-Une nuk Shikoj Palen Serbe te “Humbur” ne keto Bisedime:SEPSE SERBIA KESHTU EDHE NDRYSHE “LUAN” ME TERRITORET E TE TJEREVE..ajo vete Nuk ka se C´fare Humbete..E RENDESISHME ESHTE SE NE SE NE SHQIPETARET “MARRIM” kosoven Lindore c´fare “FITOJNE”SERBET????
    6-z:THACI, po sikure SERBIA TE KERKOJ BISEDIME DIREKTE ME TIRANEN ZYRETARE,si do te vepronit ju?????????????

  12. KORÇARI says:

    Tema përse nuk mi botoni komentet???

    1. PA-DIPLOMACI says:

      @@KORCARI..JENI ATY KU DUHET :NE LINJEN SHQIPETARE..RESPEKT..lol

  13. PENSIONISTI says:

    UNE MENDOJ QE SERBET E KANE FJALEN PER SHKEMBIME TERITORESH .DUAN VERIUN E MINIERAVE QE TE LESHOJNE LUGINEN E PRESHEVES.

  14. Pensionisti says:

    Une besoj se serbia nuk leshon teritore , por kerkon shkembim teritoresh ,te leshoje luginen te marre minierat e veriut.

  15. A says:

    Nuk besoj qe e Kaluara e Thacit te jete aq e kompromentuar sa ta detyroj ate te humbas vetdijen dhe te ndihet pronar I shtetit te Kosoves duke mos kontrolluar dot veprimet e tij…M.gj.ate si qytetar I thjeshte ai eshte i lire te shkrije gjithe pasurine e tij ne ndihmoje te Serbise…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje