"Korrigjimi i kufijve", Vuçiç: Na duhet një zgjidhje që siguron paqe mes serbëve dhe shqiptarëve

7 Gusht 2018, 11:56Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka  mbajtur konferencë për media në lidhje me çështjen e Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Në këtë konferencë, Vuçiç ka thënë se synimi i shtetit të Serbisë është që të fitojë diçka më shumë nga ajo që ka tani Serbia.

Sipas Vuçiçit është e qartë që kjo do jetë një zgjidhje mjaftë e vështirë për të gjithë.

Ai po ashtu ka thënë se dëshiron që qytetarëve serbë në Kosovë t’ju ofroj stabilitet dhe se duhet një  zgjidhje që siguron paqe mes serbëve dhe shqiptarëve.

Më poshtë ju sjellim një pjesë të deklaratës së tij:

Çështja është se çfarë vendimi do të marrim për zgjidhin e çështjes a do të vazhdojmë me mbulimin sikurse tani dhe a mundet Serbia në të ardhmen të fitojë diçka më shumë se sa sot.

Si president i Serbisë edhe pse është e vështirë për njerëzit që bashkëpunojmë dhe për qytetarët e Serbisë dhe ky vendim nuk është i mirë zgjidhja e problemit është i domosdoshëm dhe sa më parë.

Na nevojitet paqe dhe jetëgjatësi mes neve dhe shqiptarëve  pra është e domosdoshme paqja mes serbëve dhe shqiptarëve.

Na nevojitet një zgjidhje që siguron paqe për popullin tonë kurse ata të sigurojnë për popullin  vet.

Për neve është e rëndësishme që të sigurojmë një stabilitet afatgjatë për popullin tonë.

Në qoftë se nuk e zgjidhim çështjen e Kosovës do të kemi për 1 milion njerëz më pak në Serbi.

6 komente në ““Korrigjimi i kufijve”, Vuçiç: Na duhet një zgjidhje që siguron paqe mes serbëve dhe shqiptarëve”

  1. says:

    Deshi me vrarë shqiptar në Gusht 2018 Presidenti Sërb.

  2. i papami says:

    paqe???? hahhahaha, nuk ka paqe zoteri pa u lare gjaku

  3. Bravo says:

    Po kujt i drejtohet ky?
    Kush e ka prishur paqen?
    Keta legene vrane e prene Kosoven dhe bejne fatkeqin?

  4. Dr. Veip (Vehip) Proda says:

    “Në qoftë se nuk e zgjidhim çështjen e Kosovës do të kemi për 1 milion njerëz më pak në Serbi”, ka thënë midis të tjerave, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë për mediat, sot, më 07. 08. 2018.
    Eshtë një qendrim plotësisht realist i këtij politikani, që, si të gjithë politikanët serbë, nuk është shquar për objektivitet. Pse? Ja përse: Së pari, sepse vendimet e Kongresit të Berlinit dhe të Konferencës së Parisit, janë bërë “nul”; së dyti, sepse gjeopolitika dhe gjeostrategjia, gjeoekonomia dhe gjeokultura kanë pësuar ndryshime thelbësore dhe rikonjicionet politiko-ushtarake janë në realizim e sipër; së treti, sepse zotëria nuhat një rrezik të madh për Serbinë, e cila ka të bëjë me demistifikimin e të “vërtetave” serbe nga, që bota politiko-ushtarake e diplomatike dhe shoqëria demokratike botërore, ose i kanë nuhatur ose nuk nuk u duhen më mashtrimet, dezinformimet, falcifikimet nga pozita shoveniste, hegjemoniste e kriminale të sebomëdhenjve; së katërti, sepse ekziston rreziku që Serbia të kthehet në “Pashëllëkun e Beogradit”, pa Vojvodinën, pa Sanxhakun, e, pse jo, pa Kosovën Lindore, e kushedi çfarë tjetër. Presidenti i Serbisë, e ka kuptuar më mirë se ne shqiptarët thënien lapidare tiranase: “Jep atë që të dhemb, të marrësh atë që do”. Domethënë, njih pavarësinë dhe integritetin e Kosovës, ktheji Kosovës Luginën e Preshevës, e cila iu bashkëngjit Serbisë pas Luftës së Dytë Botërore, dhe të mbyllet përfundimisht “Kutia e Pandorës”, e të mbetemi miq për jetë! Nuk ma merr mendja se Thaçi është aq “budalla” sa të këmbëngulë për “korregjime”, pa e pasur një indicie, apo pa e nuhatur se “diku” nuk piqen e nuk “hahen” më “qebapcice” dhe nuk “ziejnë” e nuk “pine” më shlivovicë…!

  5. vang says:

    perse ti Vucic do pa tjeter te marresh dicka nga Kosova,Pse????

  6. olimpia says:

    Perse leshon kete tym Vucic?…. Cdo te thote..do te kemi 1 milione njetez me pak ne Serbi….?..Per cilen Serbi e ka fjalen…per ate de fakto sot ,apo per ate qe ka ne fletushken….kushtetute serbe,ku ben pjese edhe Kosova.?..Ndoshta ka frike se mos i iken edhe gjysma e Vojvodines….
    Sidoqofte ne se BE dhe SHBA duan te kthehen ne miqesine e vjeter pro jugosllave ,per shqiptaret arrijne kohe te veshtira .Dhe nuk eshte Mao gjalle kur deklaroi…kush prek Shqiperine ka prekur Kinen,se nuk ka kufij shtetesh e oqeane te ndaloje Kinen ne krah te Shqiperise..Ishte gusht edhe atehere 1968… ,pushtimi i Cekosllovakise nga ish BS.Sot jemi pa arme ,pa ushtri .Mbeshtetemi vetem tek NATO …por ne se NATO …luan ne favor te serbeve ,per ti shkeputur nga Rusia ,cdo te bejme….?Nuk besoj qe Turqia te futet ne zjarr per ne .
    Ne kete moment shqiptareve te Ballkanit u mbetet vetem nje zgjidhje …BASHKIMI…Secili te veten …thote SHASHA ne nje tregim fantastik.Le ti marrin 70.000 serbet e veriut ne Kosove .Ne duam tokat tona ne Maqedoni ,Serbi,Mal te Zi ,Greqi .Kjo duhet te jete politika ,ne radhe te pare e Shqiperise .Perderi sa 70.000 serbe nuk jetojne dot nbe Kosove ,perse shqiptaret duhet te jetojne me sllavet dhe greket.Pastaj zinxhiri i kerkesave ben lemsh gjithe Europen .Ndoshta kete duan Putini ,por dikush tjeter….Shkaterrimin e BE ,superfuqise me te madhe ekonomike por e pafuqishme politikisht dhe ushtarakisht…Le te shpresojme qe amatoret tane politike ne Tirane ,Prishtine dhe Tetove te mos bien ne gracken e serbeve dhe te te medhenjeve ,te cilet per interesat e tyre te ekuiulibrave mund tiu sakrifikojne shqiptaret si ne 1913….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje