“Liçencat” Perëndimore për gardhe në Ballkan!

9 Gusht 2018, 19:12Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kur isha si gazetar në Konferencën e Rambujesë në shkurt 1999, për dy javë rresht dilte gjithnjë një shqiptar, i afërt me delegacionin e UÇK, që thoshte në tavolina se “ka thënë CIA, nuk duhet me e firmos marrëveshjen”. Dhe dukej sikur e kishte seriozisht.

Edhe pse Kris Hilli plaste kokën përditë me Hashim Thaçin dhe delegacionin, për t’i çuar drejt marrëveshjes, edhe pse Ollbrajti mori dy herë avionin special për të ardhur deri aty, vëmendja ishte vazhdimisht tek ai tipi, që seç njihte një nga CIA, që i thoshte se ashtu është një punë, por nuk duhet firmosur.

Për fat, në fund gjithçka shkoi mirë dhe ai tipi u harrua, por në fakt ishte e lodhshme ta përballoje konspiracionin e madh kundër marrëveshjes, që mes shqiptarësh shfaqet sa herë ka probleme të mëdha.

E njëjta histori po përsëritet tani. Hashim Thaçi është realisht në pozitë të vështirë dhe nuk ka nevojë as ta pushkatojmë pa gjyq, dhe as t’i bëhemi badigardë për ndonjë gjest kamikazi.

Bisedimet me Serbinë janë të vështira, jo vetëm nga pikëpamja politike, por dhe nga pafuqia për t’i diktuar gjërat që mendon se duhen zgjidhur teorikisht. Sot Serbia nuk është ajo e Marrëveshjes së Kumanovës, ku firmoste si humbëse, por një shtet që po ulet të bëjë pazar për kufijtë e Kosovës, se është rehabilituar në Perëndim.

Në këto kushte, garanti i vetëm i kësaj marrëveshje duhet të jetë vetëm Perëndimi, por jo ai Perëndimi i telefonit të prishur, si i atij tipit që na sillej nëpër këmbë në Rambuje.

Spekulimi se presidenti Thaçi dhe presidenti Vuçiç kanë me vete SHBA dhe BE për të ndryshuar kufijtë, është thjeshtë spekulim. Shtetet kryesore të Bashkimit Europian kanë humbur durimin nga ky debat publik dhe vende si Gjermania, që janë në krye të BE, janë tashmë dhe të nervozuara publikisht. Biles Gjermania po mendon dhe të marrë hapa konkrete kundër kësaj marrëzie.

Franca është me tone të egra dhe ka shtuar pikëpyetjet rreth politikës së zgjerimit në Ballkan. Britania e Madhe, si sponsore e lirisë së Kosovës, po ashtu. Vendet e tjera të rajonit janë tërësisht kundër.

SHBA është investuesja kryesore e lirisë së Kosovës dhe kufijve të saj, dhe nuk është as në parimet e saj dhe as në metodën e saj, ta lërë këtë çështje në debat tavolinash.

Këto idetë konspirative, se SHBA qëndron pas ndryshimit të kufijve në Ballkan, që do të ishte produkt i bisedimeve mes dy presidentëve, janë banale. Për më tepër, ndaj dy presidentëve që operojnë në dy shtete formalisht demokratike dhe që nuk kanë konsesus politik kombëtar për këtë që bëjnë.

I vetmi angazhim serioz i Perëndimit do të ishte një “Rambuje 2”, që t’i jepte legjitimitet një marrëveshjeje historike mes shqiptarëve dhe serbëve, nën garancitë e tyrë. Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç, nuk mund të bisedojnë dot asgjë pa një garantë ndërkombëtarë, pasi ata nuk bindin dot askënd brenda shtetit tyre, dhe jo më t’i japin shans një marrëveshjeje historike, që garanton paqe.

Por një konferencë e dytë ndërkombëtare, brenda kornizës së garancisë së NATO-s dhe BE, do të ishte një kthim mbrapa në kohë dhe investim i dështuar, ndërkohë që Perëndimi e ka më lehtë të zgjerojë Europën drejt Ballkanit, se sa të çojë problemet e Ballkanit në Europë.

Nëse të dy shtetet i vendos në një truall të ri sigurie, siç është NATO, dhe nën një ombrellë të re lirish, siç është Bashkimi Europian, ky debati i sotëm do të duket qesharak pas disa vitesh. Por sot mund të prodhojë më shumë gjak, se sa shpresë.

Legjendat urbane se pas këtyre marrëveshjeve fshihet Perëndimi, janë skizofreni. Perëndimi nuk fshihet pas askujt, por udhëheq procese të tilla. Perëndimi nuk jep dhe nuk duhet të japë më liçenca për gardhe në Ballkan. Shpëtimi vjen nga shtyrja e gardhit të Europës në Ballkan.

Nëse bie kjo shpresë për Ballkanin, nëse ëndrra për t’iu bashkuar Europës vdes, nuk ka nevojë për bisedime. Gjërat do zgjidhen siç janë zgjidhur. Me masakra!

20 komente në ““Liçencat” Perëndimore për gardhe në Ballkan!”

  1. Miri says:

    E vertete dhe e frikshme !

    1. Kapit Tupalla says:

      Totalisht e gabuar !
      Nuk e dini, apo keni harruar, që në në fund të viteve 80 dhe fillimi i viteve 90, edhe Amerika edhe Evropa deklaronin se janë për ruajtjen e Jugosllavisë. Ku është ajo sot ?
      Amerikanët dje deklaruar se do pranonin zgjidhje me të cilët pajtohen të dy palët !

    2. Vjosa.al says:

      Qekur keshtu, Mero Baze eshte bere zedhenes i Amerikes dhe Evropes/BE-se?
      A thua vetem Meroja e degjon dhe e lexon Thacin dhe Vucicin, se cfare thone per kufinjte?
      A thua Amrikes dhe Evropes u jane zene veshet, apo kane ngarkuar Meron t’u jape pergjigje dhe spjegime deklaratave te tyre dhe vete kane mbyllur gojen, se nuk kane kohe te lire te merren me banalitete te tilla.
      A nuk e mban mend Meroja se me perpara, kur jane bere insinuata te tilla per ndryshime kufinjsh, nga serbet apo nga shqiptaret qofte, reagimi amerikan dhe evropian ka qene i menjehershem e i prere, madje arrogant: Nuk ka ndryshime kufinjsh, qepeni!
      Dhe perse kete here, qe pas takimit Trump-Putin ne Helsinki, kemi deklarata te kordinuara Thaci-Vucic per ndryshim kufinjsh dhe ndryshim teritoresh dhe keto deklarata jo vetem nuk kritikohen nga Perendimi, por perkundrazi, ketyre ju bashkengjiten deklarata miratuese nga Mogerini dhe nga deklarata te Administrates Amerikane se shqiptaret dhe serbet duhet dhe mundin t’i zgjidhin vete problemet e tyre ne “menyre krijuese”
      Anuk e kupton Mero Baze se c’do te thote zgjidhja e nyjes shqiptaro-serbe, vete, ne menyre bilaterale, “ne menyra krijuese”. apo ben sikur nuk e kupton?
      A nuk eshte kjo nje gjuhe e re e diplomacise se presidentit Trump ne konfrontimin me Putin?
      A nuk e di Mero baze se garanti i marreveshjes Dejton qe i dha fund luftes ne Bosnje dhe i marreveshjes Rambujese qe i dha fund sundimit serb ne Kosove, eshte AMERIKA!
      Dhe, po behet gjithnje e me e qarte se per Trump, barra e kesaj garancie eshte shume e rende dhe e bezdisur dhe se kjo barre e pengon te merret vesh me Putin, te vendosin vijat e reja te sigurise dhe garancise, ne kurriz te Evropes me se pari, pa kush e rruan per Ballkanin dhe shqiptaret e Ballkanit.
      Me sa duket, Helsinki i ri Trump-Putin, e kaloi ne arshiva Gjeorgjine dhe endren ne sirtar te saj per Nato-n, vulosi dhe ligjeroi pushtimin e Krimese, vendosi lenjen e Ukraines si ciflig te Rusise, neutralitetin e Vendeve Baltike nen lemerine e ariut rus, Polonine si nje molle per t’u kafshuar midis Rusise e Gjermanise, dhe leshoi ne publik deshiren per te rishikuar marreveshjet Dejton- Rambuje, kete radhe me prezencen e forte ruse ne tavoline, mbi bazen e nje kriteri te ri: Ndryshim kufinjsh, shkembim teritoresh, shtete mbi baza sa me etnike, nje Serbi super te Madhe se bashku me Republica Serbskaja, perballe nje Kroacije me te madhe se aktualja, nje province myslimane boshnjake xhuxhe dhe nje shteti te perbashket shqiptar e kosovar te gjymtuar e te rudhur, duke krasitur Mitrovicen ne veri se bashku me 1/3 e teritoreve te komunave me popullate serbe.
      Nese Helsinki i ri afrohet kesaj tabloje sinoptike vertet krijuese dhe gjeostrategjke evro-ballkanike, Putini mund t’i kete dhene garancira zotit Trump per nje aleance te shenjte ruso-amerikane per te rrethuar Pekinin, ameben e verdhe perandorake qe po zderhallet pa pushim neper glob dhe duket se nuk ka asnje force t’a ndale apo ti beje balle fuqise se saj ekonomike, financiare, investuese, ndertuese dhe ushtarake, ne toke, ne det, ne qiell dhe ne hapsire.
      Gjithsesi, sado imagjinare te duket tablloja e mesiperme e zhvillimeve gjeostrategjike dhe pasojave te tyre ne Ballkan, Shqiperi dhe Kosove, prap se prape, kjo tabllo eshte shume me realiste se sa deklarata e Meros se Vucic, Ashimi dhe Mogherini ja fusin kot dhe se na siguron Meroja se asgje nuk ka ndryshuar ketej pari.
      Do te doja ta krahasoja kete me gomarin qe thoshte ishallah jam ne ender, tamam kur ujku po i cante rropullite.
      Por nuk e them dot as kete, pasi e di se Meros i rruhet per Kosoven e per Mitrovicen, aq sa i rruhet per Kishen Autoqefale Shqiptare dhe rrezikun grek qe i vjen Shqiperise haptazi nga veprimtaria 25 vjecare e Janullatosit, dhenjen e neshtetesise shqiptare te te cilit, zoti Mero e festoi dhe e lancoi me nje editorial duartrokites te papare, qe do te ngelet ne analet e publicistikes shqiptare si nje rast tipik kur interesat e vendit mund te shiten per meskinitete favoresh personale.

      1. mirel says:

        Mos harro dhe ngritjen e varrezave greke, si dhe ndryshimin e kufijve detare, qe sipas Meros jane te domosdishme per inkuadrimin europian.

  2. lupo nero says:

    Mero anetaresimi ne NATO i Serbise dhe Kosoves nuk eshte garanci qe problemet mes tyre do zgjidhen. Turqia e Greqia jane te dyja anetare te NATO-s por nuk ka jave qe mos kercenojne njera-tjetren me lufte dhe thyejne vijen kufitare te njeri tjetrit. Shqiptaret e Kosoves duhet te jene shume te kujdesshem pasi administrata e sotme Amerikane eshte e kompromentuar nga Putin. Keshilltari i Trump John Bolton ka qene gjithmone per ndarjen e Kosoves si lobist i rusise dhe serbeve.

  3. Vertetoj says:

    Dridhu dridhu rreth e rreth,e dridhu rreth e rreth,pa na thene “ate-ne” qe ju dini z.mero.
    Edhe nje gje tjeter.Ku eshte degjuar qe kryeredaktori i nje gazete te marri interviste eskluzive( thaçin) dhe pas pese minituash qe eshte publikuar intervista te shkruaj kunder atyre qe tha i intervistuari?

  4. Ay says:

    Te kujtohet kur ishe ne Rambuje Mero? Atehere ishe keshilltar i Berishes…

    1. mirel says:

      Ishte zagari i Berishes. Tani eshte langoi i Ramiut

    2. mirel says:

      O Mero, po per Licencen per delimitimin me Greqine cfare mund te na thuash?
      A nuk ke bere ti dhe Ramiu te njejtin rol te atij tipit qe ju vinte verdalle duke na prallisur se duhet ndryshuar kufiri detar me Greqine?
      Kaq shpejt harrove?
      Po zgjerimin e zonave minoritare?
      Po varrezat greke, apo per keto ke fuqi vete ye japesh licenca?

  5. REALIST says:

    Mero Tamam eshte sikurese thoni..RESPEKT..por nuk do te ishte mire te na Tregoje “Emrin e Personit te CIA-se ne Rambuje”???Ma do mendja ndonje I UDB-se…A thua eshte Gjalle per po bene ne menyre “Analoge” te njejten Gje:Per “Korigjim Kufijesh”???

  6. Ashtu kot. says:

    Bota eshte kompleks interesash. Sigurisht qe Evropa do te ruaje statukuone por historikisht kjo ka qene thike mbas shpine per ne. Ne perplasjet lindje perendim(lexo Evrope Rusi) ne Shqitaret gjithmone jemi perdorur si mur dhe kemi pesuar masakrim sepse Evropa sipas teorise “kurve e vjeter” ka pare vetem interest e saj. Serbet kane fituar sepse Rusia nuk I ka tradhetuar si “kurve e vjeter” por I ka mbrojtur si “vellane e vogel ‘. Qe te mos zgjatem me te shkuaren theksoj se Donald Tramp po ndryshon boten. Ai sic duket eshte marre vesh me Putinin qe mos te rivalizohen midis tyre gje qe e le Evropen te vetme perballe Rusit. Kjo situate e re krijon dhe politiken e vjeter te Evropes qe eshte frika nga Rusi. Bashkimi I trojeve Shqiptare, qe me sa duket ka rene dakort edhe Serbia hap rrugen per bashkimin e trojeve Serbe ne ballkan(ku shumica jane Serb) gje qe vertet destabilizon Evropen. Per mua problem eshte I thjeshte:Do kapim momentin historic dhe te bashkojme trojet tona apo do kethehemi prape ne monedhe per kusur midis Evropes dhe Rusise. Topi eshte ne fushen tone.

    1. Peço says:

      Sa i thellë!!! “Në përplasjet lindje -perëndim(lexo Europë-Rusi) ne shqiptarët gjithmonë jemi përdorur si mur….” E hatashme kjo! Pordhë kaq të madhe nuk kisha dëgjuar ndonjëherë gjatë këtyre viteve. Duket sikur ka dalë nga një bythë që ka punuar në institutin M-L të partisë së punës. Vetëm atje dëgjoheshin dëngla të kësaj kategorie, që e krahasonin vëndin me superfuqitë….
      Të zestë ne. Vetëm kur ta kuptojmë sa vënd i vogël dhe i papërfillshëm jemi, pra, vetëm kur të largohemi nga thelbi i politikës që na ka mbushur mendjen se jemi qëndra e botës, fanar ndriçues për njerëzimin, vetëm atëhere ka për të ardhur shpëtimi. Ne duhet ta kuptojmë përfundimisht se duhet të bëjmë një politikë në raport me përmasat tona si rruga e vetme për shpëtim. Mjafton ti kujtojmë zotit komentues, se vite më parë, kancelari gjerman Vajtzeker kritikonte kancelarin bashkohës Kohl për politikë megalomane, jashtë dimensioneve të gjermanisë, për të kuptuar se sa qesharake është politika që kemi ndjekur dhe pothuaj vazhdojmë të ndjekim ne. Po ashtu, mjafton fakti që ne si vënd nxjerrim kurdoherë udheheqës të cilët kanë bindjen se janë të denjë për të udhëhequr një kontinent të tërë, kjo i vë vulën cdo gjëje… Jemi vërtetë të dënuar. Kemi një mëndje për të ardhur keq.

  7. Taci says:

    Analiza juaj esht e sakt ,cdo qytetar me nivel mesatar e ben sh.thjesht kete analiz ,problemi qendron ne metoden tuaj si gazetar apo analist i shitur tek pushteti i rradhes qe ju jep fitime dhe se keni problem te mbushni fleten tuaj me pislleqe te rekomanduara nga rilindja e nje her ne jav te beni apo kopjoni analistin korrekt,disa te shkret nga diaspora per nje shkrim real ne jav pertypinqelbsinllekun tend ne sherbim te rilindjes e se kuptojn qe ti o fshatar qe propogandon pisllekun e cdo force qe vjen ne pushtet nuk paguhesh nga rroga e rilindasve por nga taxat e popullit e paguhesh aq mir sa sta ndjen per asgje.ne shqiperi e din mir si pozita dhe opozita se kush mut..je,80% te komenteve ketu jan nga mero bajga vet,20%nga qyqaret e pa informuar.Ne te semes shkofsh o ndyresir si duhet kujt analiza jote.

  8. Sit back and relaks■●▪ says:

    Duhet treguar durim, zgjuaresi dhe pjekuri. Frika se mosnjohja nga serbia e kosoves mund te coje ne nje te ardhme ne nje realitet me balanca te ndryshuara gjeostrategjike te fuqive te medha, ne nje tentative nga serbia per ta rimarre kosoven eshte hipotetikisht e mundur, por kjo nuk duhet te na coje ne hapa te nxituar sot qe neser mund ti kushtojne shume shtrenjt gjithe rajonit e me gjere.
    Qe kosova te ndjehet e sigurte duhet qe shqiperia te beje me shume drejt forcimit dhe shtimit te kapaciteteve ushtarake, vetem nje shqiperi e forte ushtarakisht dhe ekonomikisht eshte nje garanci e forte per mosprekjen e kosoves neser. Askush nuk e di te ardhmen e Nato apo BE neser dhe nqs duam te garantojm paqen duhet te pergatitemi per me te keqen. Kuptohet qe Thaci idene e hodhi me shume per te testuar opinionin dhe besoj thaci dhe personat qe ia sugjeruan e moren rezultatin e testit. Heshtja e Rames flet shume, dhe bile tashme ben mire mos prononcohet me fare se i iku dhe lezeti muhabetit. Shqiperia dhe kosova duhet te bashkepunojn me shume ne ekonomi, kulture, politike, sistem arsimor etj. Nxenesit e shkollave ne shqiperi dhe kosove duhet te organizojn vizita te ndersjella, aktivitete, ore mesimore te perbashketa qe te kete nje shkembim te kulturave, mentaliteteve, lidhje me te forta midis brezit te ri qe po rritet ne kosove dhe shqiperi qe mos ta shohim njeri tjetrin si te huaj. Femije shqiptare mund te shkojne e te kalojne dite ne familjet kosovare duke cuar kulturen e tyre e duke marre ate te shqiptareve te kosoves e ansjelltas. Ne po bejme binjakezime me shkolla, fshatra e qytete me shtete te huaja kur nderkohe nuk njohim njeri tjetrin. Qeverite e te dy vendeve duhet te bejne nje program te perbashket me synim zhdukjen e dallimeve dhe paragjykimeve mes njeri tjetrit duke forcuar lidhjen shpirterore mes kosoves e shqiperise. Shumica e shqiptareve te shqiperise dine per jeten ne kosove po aq sa dinin gjate 45 vjeteve komunizem, pra hic. Me shume sesa ndarja me gardh kufitar ne na rendon ndarja me gardhin e mentalitetit dhe gardhi shpirteror. Te vetmet zona te shqiperise qe ndjehen afer kosoves jane zonat kufitare, sa me thelle te futesh ne territorin shqiptar aq me shume zbehet konsiderata dhe rritet paragjykimi. Duhet punuar qe keto te zhduken dhe keto po nuk i zhdukem vete mos presim te na i zhduki anetaresimi ne BE.

  9. Viro says:

    Car the dje nuk thua sot e tjeter do thuash neser o Mero. Po thelbi I gjese eshte financiar. Kur Trump thote se amerika paguan shume per NATO-n ka parasysh edhe miliona dollar qe paguan perdite per trupat nderkombetare ne Kosove. Ato trupa kane 10 vjet atje e mund te rrine edhe dhjete te tjera. Pasi krijojme sherret ne ofrojme dhe zgjidhjet alla ballkan kurse ata duhet te paguajne per sherret tona. Prandaj kerkojne zgjidhje se ne I bejme hesapet, si thone, pa hanxhin.

  10. Emigranti says:

    Zoti Mero ne te gjitha analizat po bini rrotull. Çdo gje fillon nga koalicioni qeverises aktual,janë pikerishte ato i kane duart me gjake dhe nuk kane pushuar se vjedhuri Kosoven ne keto 20 vite. Hashimi i kapur te gjithe ne fyt. Se fundi ka nxjerre teorine e popullsise ne Serbine jugore dhe ai e di shumë mire qe rapporti Serb-Shqipetare eshte gati gjys per gjys,sepse pjesen me te madhe i ka ne Prishtine e Fushe Kosove,ndersa Serbia e ka populluar ate zone duke ndihmuar e sumvencionuar…..Mitrovicen e çpopulluan nga Shqipetaret me ndikimin e Hashimit…..dhe po te shkoje puna tek referendumet respektive Kosova i humb te dyja. Kjo eshte historija reale dhe e vetmja qe Hashimi me Komandantet per ti shpetuar ligjit……eshte e thjeshte analiza…..vetem Gjermania dhe Amerika e shpetojne Kosoven…..te shpresojme…..

  11. DDOKLEATI says:

    Eshte veshtire te vendosish gardhin ne Ballkan.
    Erdogani e cele deren vathes dhe vetem gardhi ne Ballkan mund te ndihmon.

  12. peter says:

    Endera.. Europa nuk do ta shtyje gardhin dhe ballkani do beje ate qe beri me turqine per 500 vjet….. Do jete nje vilajet i turqise {perendimit}

  13. Veron Dibra says:

    O Mero!
    Shkruhet “Gjerdhe” dhe jo “Gardhe” nr shumës i emrit “gardh”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje