Kur respekti ndaj grave shqiptare kërkohej të bëhej shembull edhe për femrat franceze

25 Gusht 2018, 17:41Dossier TEMA

Nga Aurenc Bebja*

“Le Radical” ka botuar, të enjten e 16 marsit 1922, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me respektin që gëzonin gratë shqiptare në të kaluarën dhe po ky rrespekt kërkohej asokohe që të merrej si shembull edhe ndaj grave franceze.

Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë të gazetës franceze, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

Shqiptarja

Që prej disa ditësh, gratë mund të shëtisin në Paris, pa frikën që palltot e tyre të shqyhen apo të priten me brisk. Megjithatë, ato nuk duhet të dyshojnë më pak ndaj të sjellshmëve gjatë ditës se banditëve gjatë natës.

 Ekziston një vend ku gratë respektohen gjithmonë, bëhet fjalë për Shqipërinë, për të cilën z. Justin Godart ka realizuar një vepër të mrekullueshme : “Shqipëria në vitin 1921”.

 A kujtohen shqiptarët për të kaluarën e lavdishme të betejave të tyre, për rrethimin e famshëm të Shkodrës, në vitin 1474, ku Lavandini i vjetër shkruante se u pa “mbi muret, punimet, rreziqet dhe virtytet, shkëlqimi i matronava (grave)” ?

 Sidoqoftë, burrat i admirojnë ato, nën flokët e tyre të ngjyrosura me bojë të zezë, prodhuar nga goglat e lisit (dushkut), një balluke e trashë e prerë drejt në ballë.

 Në fakt, gratë shqiptare janë jashtëzakonisht të zellshme : në qytet, në treg, të veshura me pantallonat – fustan dhe boleron e ngushtë të qëndisur, me shirita metalikë, ato qëndisin qilimat e mrekullueshëm prej kadifi dhe mëndafshi.

 Në fshat, pas punëve të vështirë në ara, i takojmë ende rrugëve, me furkën në dorë duke tjerrë leshin e bagëtisë.

 Pra, si myslimanët ashtu dhe katolikët i konsiderojnë ato si qenie të shenjta. Ata mund të udhëtojnë ditë e natë në të gjitha vendet, pa frikë nga ndonjë sulm apo rrezik.

 Për të ruajtur një thesar, mjafton t’ia besosh një gruaje; çfarëdo qoftë ajo, thesari është i sigurt. Me një grua, edhe vetë krimineli kursehet.

 Ja pra një homazh. Mund të hapim Akademinë për gratë, por kur do të ngremë për to, ashtu si shqiptarët e ashpër, këtë altar të padukshëm të respektit.

 Jean Le Meur

3 komente në “Kur respekti ndaj grave shqiptare kërkohej të bëhej shembull edhe për femrat franceze”

  1. Deshmitar y says:

    Ne kohe te enverit Po te kishe nje femer NE krah nuk te ofendonte Apo ngacmonte njeri ne respekt te femres.
    Tani I hedhin nga ballkoni

  2. Taku says:

    Ka qene tradite e kohes se Turqise. Tani do shkojme drejt BE-se se” emancipuar”. Ku grate i bejne prostituta i therin i perdhunojne i skllaverojne. Se perndryshe do te ngelim mbrapa me mentalitetin kohes se Turqise. Dhe nuk na pranon BE ne gjirin e saj.

  3. çfar nuk lecon sot says:

    SE ku e ka sajuar ket shkrim kjo zonja nuk e di , por di te them qe ne TIRAN DURRES KAVAJ ELBASAN grat e vitit 1921 nuk dilnin nga shtepia dhe ato qe dilnin ishin te veshura si ne kabul , me perçe e dimiq ,ne at koh grat vriteshin per nje fjal goje dhe burrin nuk e zinte as ligji ,mos naj shpifni me genjeshtra pa fund se çdo gje po kthehet piramid ne kte vend e nuk po marim vesh kush esht e verteta ,do deshiroja me gjith zemer qe grat tona te visheshin si kjo ne foto , por realiteti esht ndryshe , keni arkiv te atyre kohve keni filmime , ne tiranen e vitit 1938 kishte vetem teneqexhinj dhe gomer ,ne ishim si ne mesjet , edhe ne vitin 1950 ne kavaj e elbasan po te shikonin grua me flok jasht e mbanin per te perdal ,sadoqe bektashianet nuk e kishin zakon tembanin perçe por rrinin me flok leshuar.megjithate te merte shembull franca nga ne qe ishim ne kohen e dumbabisteve kjo esht pak qesharake .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje