Mbrojtja  e fortë e Klodianës, është lajmi i vërtetë!

31 Gusht 2018, 20:29Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka një ngrehje armësh kundër reagimit të fortë ndaj sulmit mbi shtëpinë e prindërve të gazetares Klodiana Lala. Arsyeja është një skenë e paqartë krimi, të cilën policia nuk e bën publike. E vetmja gjë që thuhet, është se sulmi ndodhi në orën 3 të mëngjesit dhe policia u lajmërua në orën 7 të mëngjesit, ndërsa lajmi u dha në orën 13:00 në mesditë.

Ka një version që thotë se prindërit lajmëruan policinë në orën 7, pasi nuk e kuptuan, dhe duket logjike.

Pastaj ka deklarata të familjarëve që thonë se e “kuptuam pasi pamë gëzhojat dhe u shqetësuam qysh në orën 3 të natës”. Ka një deklaratë tjetër që i referohet gazetares, që thotë se “prindërit pas sulmit ikën nga xhaxhi dhe në orën 7 njoftuan policinë”.

Pra, ka një kakofoni në ndërtimin e dinamikës së skenës së krimit dhe aludime për pista të tjera, që nuk lidhen me Klodianën.

E gjithë kjo është një çështje që duhet ta zgjidhë hetimi.

Reagimi, duke supozuar se sulmi është bërë për Klodianën, është i drejtë dhe aspak i ekzagjeruar. Ai nuk vlen për Klodianën, por më shumë për shoqërinë.

Shoqëria jonë ka nevojë të edukohet me paprekshmërinë e gazetarit dhe fjalës së lirë. Shqipëria ka nevojë të edukohet me solidaritet ndaj gazetarëve, pavarësisht qëndrimeve të tyre.

Shoqëria ka nevojë të jetë reaktive edhe ndaj dyshimeve se është qëlluar për shkak të gazetares.

Nuk ka asnjë të keqe shoqëria shqiptare nga teprimi për të mbrojtur një nga një terror i mundshëm, i ushtruar ndaj një familje për shkak të punës së vajzës së tyre. Është mirë që shoqëria shqiptare ka mbërritur në këtë pikë.

Vite më parë ka qenë ndryshe. Sali Berisha e ndante opinionin në “pro” dhe “kundra” gazetarëve që bëheshin viktima të dhunës së tij.

Kur një biznesmen dhe tre badigardë të tij, që pozonin gjithë ditën me Liri Berishën, më sulmuan mua dhe dy kolegë të mi në një kafe, pse kishim zbardhur privatizimin korruptiv të ARMO-s, gjysëm ore pas emisionit të transmetuar në TV, pushteti ndërhyri brutalisht në çdo qelizë të shoqërisë për të ndarë opinionin “pro” dhe “kundër” dhunës ndaj nesh. Pati shoqatë gazetarësh fantazëm, të udhëhequr nga Aleksandër Frangaj, që bënë deklaratë dhe justifikuan dhunën. Pati biznesmenë si Nikolin Jaka dhe Hajredin Fratari, që bënë deklarata në emër të shoqatave të biznesit, duke mbrojtur dhunën ndaj nesh.

Avokatët fabrikuan prova për të mbrojtur biznesmenin dhe badigardët, duke e kthyer Petrit Çomon, gjyqtarin e çështjes, në një qënie qesharake, që hidhte poshtë dëshmitë e policisë dhe dëshmitë tona, dhe konsideronte dëshmi një letër anonime. Ky tipi është akoma gjyqtar dhe atë vit ju shtua pasuria.

Një gazetar i një TV lajmesh, i cili merrte ca tollona nafte nga biznesmeni, nxirrte  titra se ne e kishim rrahur biznesmenin.

Biles dhe disa gazetarë kronike që kishin pronarët, mik me biznesmenin, përpiqeshin të hapnin lajme, se ne ishim tërhequr nga padia kundër tij, për të mos përmendur pastaj psikopatë si E. Ypi, që përshkruanin dhe skenën se si duhesha vrarë.

Por opinioni publik, gazetarët dhe organizatat ndërkombëtare ishin me ne, përballë tyre. Ngjarje të tilla tregojnë se sa është inkriminuar shoqëria.

Kjo kohë ka vdekur dhe është shumë mirë. Asnjë teprim nuk ka se mbrohet Klodiana. Duhet mbrojtur deri në fund, derisa hetimet të kapin autorin dhe ta vënë para drejtësisë. Dhe në mos qoftë për Klodianën, le të dënohet si kriminel, por shoqëria nuk ka humbur asgjë.

Shoqëria duhet të edukohet për “vijat e kuqe” për lirinë e shtypit dhe drejtësia të bëjë punën e saj, nëse ngjarja nuk ka lidhje me shtypin. E rëndësishme është që ka ardhur një kohë, që shoqëria është e bashkuar kundër dhunës ndaj një gazetareje dhe ka vdekur ajo kohë, kur dhunuesi i gazetarëve vinte në rresht shoqërinë “pro” dhe “kundër” krimit.

Mbrojtja e fortë e Klodianës është lajm i vërtetë për Shqipërinë. Koha kur mbrohej edhe krimineli, ka perënduar.

30 komente në “Mbrojtja  e fortë e Klodianës, është lajmi i vërtetë!”

  1. katarakti says:

    Ajo kohe vjen prape o Mero. Mjafton te rikthehen 2 babalet, Berisha dhe Basha. Qe mbrohet nje gjasme gazetare eshte pune e mire. por ky kujdes duhet treguar ndaj te gjithe shtetasve. Te gjithe njerezit jane te barabarte dhe kane te njejtat te drejta, pavaresisht nga puna qe bejne. Gazetaret nuk jane specie e veçante. Aq me shume qe jane perlyer aq keq me politiken saqe nuk gjen dot nje gazetar qe t’i besosh. Qe thote te drejten dhe te verteten pa u bazuar ne konsiderata politike. Ky sulmi ndaj kesaj Lales mua me duket si sajese. Ose behet me qellim terheqje vemendjeje, ose per te krijuar tension, ose e kane pasur me vellain e saj. Aq me shume qe ajo eshte shtepia e prinderve te gazetares. Ajo vete nuk banon atje.

    1. Nandi says:

      Krimineli sot mbrohet me imunitet si deputet i kuvendit te Shqiperise. Krahasimi yt me Klodianen ben pis kete te fundit dhe cdo gazetar tjeter qe nuk e fiton buken e gojes si mercenar

      1. Grigor says:

        Sa te dhemb per Berishen mo Nandi? Po pse keshtu ti mo djale? Apo helbete, baba. Dhe per babanë nuk flitet keq.
        Megjithate, ore, ku e gjete baba kete Saliun ti, see ti nuk je as nga Tropoja? Apo harrova. Je vella me Bashën, dhe te dy therrisni Babi?
        Sa trap që je. Jane nje miljone votues që votuan per Ramen, dhe nesër kur te duash ja bejne mutin, e heqin. Ndersa ti nuk ja ben dot mutin Berishes see nuk ke bythe. Vetem vjen ketu e dhjet nga goja.

        1. Caku says:

          Nje milion votues jan per shkak te propagandes demagogjike dhe per inat te sime vjehrre..,
          jo se PS kishte ndonje program superior nga PD.Vetem ne vendet diktatoriale kan deferenca
          aq te medha zgjedhesish,si ne Rusi dhe vendet komuniste.Qeveria e rames eshte qeveria e
          droges dhe shperdorimit te ligjit dhe ti ha vetem mut,ose je budalla ose nuk jeton fare ne
          shqiperi dhe nuk di se cfar behet ktu.Prandaj mos ha shume o bole se nuk tbon mire per
          shendetin .

          1. Bureto says:

            Ah mor Caku! Po e ke harruar mo, atë shprehjen e vjetër “kur nuk ke pulën do hash sorrën?”. Po mirë le ta pranojmë se ishte demagogjia e socialistëve, më saktë e Ramës, ajo që shqiptarët i dhanë atij 74 deputetë, pra nja 14 më shumë se PD+LSI. Si ka mundësi? Edhe sikur përsëri të pranojmë variantin e vjedhjeve të votave me paratë e krimit e drogës, refren i përdorur nga humbësit, kjo diferencë del e pamundur të ketë ndodhur për ato shkaqe. Atëhrre ç’ka ndodhur? Po është e thjeshtë mor djalë, kishte ngordhur pula. Zullumet dhe dëmet që i shkaktuan humbisit vendit, sidomos në periudhen 2009-2013, kur qeverisën bashkë me LSI nuk u shlyen kollaj nga mendja e shqiptarëve, edhe pse kjo e fundit qeverisi me PS, por huqet e vjetra nuk i harroi. Le të konsiderojmë këtu edhe obstruksionizmin e paparë të të dy aleatëve, të hapur e të fshehtë, ndaj reformës në drejtësi. Kjo ndjesi, sipas meje, bëri më shumë efekt tek elektorati, për të mos i votuar penguesit e saj, sepse pikërisht drejtësia është ajo që i ka djegur më shumë popullit këto 27 vjet.
            Dua të të sqaroj me shumë vendosmëri, sepse ka shumë që kur thua ndonjë të vërtetë, të etiketojnë me lloj-lloj epitetesh, sidomos militantët të kujtdo qofshin. Harrojnë ditëzinjtë që në stadium nuk ka vetëm tifozë, por ka edhe sportdashës që duan të shohin lojë të bukur e të ndershme (fair) dhe mbi të gjitha me gjykim korrekt. Ja kështu ndodh edhe me politikën. Unë vetë se kam problem, sepse as kam qenë ndonjëherë anëtar i ndonjë partie, që kur kam lindur (me mbi 7 dekada më parë), por as i kam votuar ndonjëhetë këto parti që kanë qeverisur vendin këto 28 vjet, përjashtuar 1991-1992 që votova koalicionin e udhëhequr nga PD me shpresë dhe besim se do të bëheshim një vend serioz demokratik, por që përfunduam në një shkërdhatodemokraci (sipas D. Agollit). Në këtë kontekst duhet përjashtuar fakti që në regjimin monist votonim ashtu siç kushdo e di, me rezultatin 99.99%. Tashmë jemi të lirë, të paktën në këtë drejtim, të votojmë si ta shohim të arsyeshme dhe me kokën mbi supe. Nëse shqiptarët 1 milionë, a më pak, apo nesër më shumë dhe akoma më keq këta të votojnë ata që s’dua (s’duhet) unë, se s’më mbushin mendjen si të them, poshtë ata që s’votuan si unë! Por ja që loja (politika) nuk funksionon kështu. Zgjedhjet po afrojnë, lokalet më parë, dhe më pas ato politike. Punën e secilit, populli e ka para syve. Le t’i ngrejë patkonjtë Edi Ramës dhe të votojnë Bashën (këtë rradhë mos, jo Saliun) dhe Monika Kokëmadhen (kryemadhin, jo Ilir Metën, që nuk e harrova që e kemi president, por gjetkë e kam llafin). Për mua njëlloj është, se unë nuk i dua/respektoj të dy palët. Vetëm se do të bëj sehir se si do zihen e grihen militantët dhe si do pasurohen idhujt e tyre. Vota ime një është dhe nuk i prish punë asnjerit. Ama, mezi pres të vijë ajo ditë (në qofsha) gjallë, që të shoh se do të bëhen 1 milionë ata si unë. E kam seriozisht, sepse vetëm atëhere, vërtet do të shpëtojë Shqipëria.

            1. Caku says:

              Pershendetje.Sikur te ishin te gjith komentuesit kaq te qytetruar.
              Barazpeshimi politik eshte nje problem trashguar nga koha diktatures.
              Kjo ka sjelle pasoja.O burra ne fillim masivisht votuan PD,tani masivisht PS.
              Nuk duhet te kete mundesi te medha per vendimmarrje vetem te nje force
              politke,ky eshte problem.Perse nuk ka mekanizma demokratik qe te ndalin
              shembjen e teatrit kombetare apo per te hetuar shume probleme me krimin
              dhe drogen.Ne Bote i lihet shume hapsire opozites per keto probleme.
              Te luftohet e keqja ne menyre qytetare dhe jo militantiste,kjo do sillte ndryshim
              te shpejte kur qeveria abuzon.Gjith te mirat.

      2. 12 ORE PRESIDENT (Skypioni) says:

        Ndoshta dhe Mero Baze do te thote dicka me teper por per konjuktura shkon te idea se ka ikur koha e kriminelit Berishe kunder shtypit dhe gazetarve..dhe po mbron nje laraske si kjo Lala qe doli si Babalja…
        ——PSE KA HARRUAR MERO NDESHKIMIN E BANDES KRIMINALE SAL & LUL E COMPANY——
        Ne shkrimet e Meros nga 2007-2013 Berisha paraqitet ne artikujt e tij:
        KRIMINEL
        SUPERHAJDUT
        TRADHETAR
        I PABESE DHE DERI TE KANIBAL…( kujtojme artikullin e asaj date te Meros –Kanibali yne Berishe)
        Pra zoti Mero,per ne komentuesit qe te kemi mbeshtetur qe nga 2007 kur kanibali berishe donte te zhdukte nga faqja e dheut,pse po na tradheton..
        Thuaje I nderuar me zerin tend te fuqishem:
        Krimineli berishe duhet te ndeshkohet ne menyre spektakulare dhe Edi Rama apo dhe ish Donald Lu-ja ti lene kinezerirat e tyre dhe te cojne ne dyert e burgut kete fantazem.qe eshte cuar tre here nga varri vetem nga super hipokrizia e nderkombetareve dhe disa akrepave dhe skypioneve qe e kane neuro-paralizuar ate vend
        Por ju jo vetem po tregoheni “I meshirshem” por po na qirasni me komentet e GEBELSIT TE berishes Artan Hoxha I cili ka nxjerre koken e tij te gjarperit.
        Le ti rikujtojme lexuesve te nderuar te Temes kush eshte ky maniak dhe uzurpues I mediave:

        Nje nga figurat me te urryera te zvarranikeve qe notojne ne mocalin E MEDIAVE SHQIPTARE esht ky Skypioni –URIAH HEEP-Artan Hogja
        Duke u nisur nga kerkesat e shumta te lexuesve te Temes se kush eshte ky Skypioni po plotesojme kersherine e tyre duke I kerkuar ndjese per materialin e gjate.
        Ky FRANKESTEIN MONSTER eshte ndoshta njeriu me I urryer ne trevat shqipfolese se vete kryekrimineli Berishe qe ky mender analist I sherben akoma edhe pse I ka shkerdhyer NONEN disa here.
        Nuk do ti benim autopsine perversit Artan Hoxha nqs nuk do kishin nje ngjashmeri perfekte me Grida Dumen,te dy nga Durresi ,te dy nxenes te mire,te “rekrutuar” nga brenda dhe jashte.Te dy te perlyer ne korrupsion dhe pune te pista edhe pa hipur ne “fron”

        Skypioni-Ministri hajdut qe arratiset me gomone ne 1994.
        Në vitin 1994, kur filloi një fushatë antikorrupsion, Prokuroria i kërkoi parlamentit heqjen e imunitetit të deputetit për Genc Rulin, në mënyrë që ta merrte atë të pandehur për një aferë shpërdorimi detyre që u bë e njohur si çështja e drurit të arrës. Fjala ishte për eksportimin e një sasie të madhe druri arre që përdorej në Perëndim për veshje muresh dhe tavanesh dhe mobilje luksoze. Një ndër personat për të cilët u lëshua një urdhër arresti nga Prokuroria për këtë çështje ishte dhe Artan Hoxha, i cili atëherë ishte ministër i bashkëpunimit ekonomik me jashtë dhe që më pas rezultoi të ishte miku i ngushtë i Genc Rulit, duke qenë se ai e mori në institutin (OJF) që krijoi në 1998, dhe që në 2005, kur Ruli u bë ministër e bëri kryetar të Këshillit mbikëqyrës prej gjashtë anëtarësh të KESH. Kur shpërtheu skandali i “drurit të arrës”, duke qenë se Artan Hoxha nuk ishte deputet, pra nuk kishte mbrojtje nga imuniteti, ai gjeti si rrugën më të mirë për të shpëtuar arratisjen nga Shqipëria, në një mënyrë mëse rokamboleske, duke u bërë klient i skafistëve shqiptarë, që e çuan në bregdetin Italian….vijon

        ***

        Skypioni-Gjeologu qe nuk punoi asnej dite ne zanatin e tij por gjeti minieren e arin ne KESH& USAID
        (JU LUTEM LEXOJENI ME KUJDES)
        Në këtë OJF, Genc Ruli më pas tërhoqi si zëvendësdrejtor ekzekutiv dhe mikun e vet të “drurit të arrës”, Artan Hoxha, që shpëtoi nga ndjekja penale falë amnistisë së marsit 1997 dhe u kthye në Shqipëri. OJF-ja e Genc Rulit dhe Artan Hoxhës ka qenë një nga beniaminët e Zyrës së USAID në Tiranë çka nuk mundet mos të të krijojë bindjen e plotë se angazhimi amerikan për mbështetjen në Shqipëri të njerëzve të pakompromentuar për korrupsion, është më së paku joserioz. OJF-ja e Genc Rulit dhe Artan Hoxhës bëri me paratë e USAID-it, por edhe të Fondacionit “Soros” atë që bëri me drurin e arrës, duke bërë tym së paku nëntë milion dollarë donacione. Të kërkosh se ç’është bërë me to, është njëlloj si të dalësh e të kërkosh dru arre në pyjet shqiptare. Synimi i kësaj OJF-je ishte që të merrte fonde nga donatorët ndërkombëtarë, duke përfshirë USAID dhe Fondacionin “Soros”, të cilët nga ana e tyre duke bërë këtë veç të tjerash kishin interes që ta paraqisnin këtë OJF si provë se ata nuk mbështetnin vetëm OJF-të e majta, por mbështesnin dhe OJF-të “e djathta”. Por kryesorja ishte që të krijonin artificialisht një elitë të shoqërisë civile, që vinte gjoja nga e djathta dhe që donin ta mbanin si rezervë për ta lançuar në politikë, në PD… Me rikthimin e PD në pushtet, në qeverinë “Berisha”, Genc Ruli, ashtu si në vitin 1992, mori portofolin e një superministrie, Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës… Në këtë superministri, Ruli ka në dorë tri sfera shumë fitimprurëse të ekonomisë, privatizimet, energjetikën, ku ka mundësi fitimesh të mëdha me tenderat me prokurim të drejtpërdrejtë të KESH për energjinë elektrike, ku luhen qindra milion euro. Për të mbrojtur interesat e tij në KESH, Ruli zgjodhi mikun e tij të kohës së drurit të arrës, Artan Hoxha. Në 2005 Artan Hoxha u bë përsëri berishian, si në 1992, duke ndjekur shembullin e shefit dhe protektorit të vet Genc Ruli. Edhe Artan Hoxha mori “fetën” e vet nga “torta” e pushtetit të PD-së, duke u bërë kryetar i Këshillit mbikëqyrës prej gjashtë anëtarësh të KESH, një post ky ku Hoxha merr një pagë të majme, si dhe përfitime të tjera. Pse Genc Ruli zgjodhi pikërisht bashkëpunëtorin e vet më të ngushtë në afera të dyshimta në OJF-në që drejtonte, si dhe në qeverisjen e parë të PD-së, për ta vënë në krye të bordit të KESH, kjo është e kuptueshme. Me Artan Hoxhën në krye të këshillit mbikëqyrës të KESH, ministri Ruli do të “presë dru arre” në arkën e pasur të KESH. Gjithashtu, Artan Hoxha zuri vendin e Genc Rulit në krye të OJF-së së tyre, pasi Ruli dha dorëheqjen nga posti i kreut të OJF-së, kur u bë ministër. Ky është një vend shumë i lakmuar, pasi kjo OJF është shumë e sponsorizuar nga donatorët ndërkombëtarë. Artan Hoxha, gjeologu që nuk punoi asnjë ditë në profesionin e vet, dhe që zbuloi “minierën e arit” në arkën e USAID dhe të Fondacionit “Soros”,

        KRYQZIMI I SKYPION SPIUNIT ….GSH 12 QERSHOR 2012
        Berisha ka deklaruar në mbledhje grupi se Artan Hoxha kishte lidhje me Sigurimin. “Kemi informacion se kur ka qenë 17-18 vjeç, ai ka shkëmbyer informacion me një punonjës të ish- Sigurimit të Shtetit,” mësohet se është shprehur Berisha. Ajo që të habit është se si ka mundësi që ky kryeministër, që e ka përndjekur Hoxhën dikur dhe i ka pasur në dorë dosjet e tij, tani e kandidon dhe hedh me dhjetëra lëvdata për të. Më pas e detyron të dorëhiqet
        Populli, analistet, po fut ketu edhe ata bythlepires te Sali Berishes dhe vemje (shpehja e Z. Mustafa Nano), si edhe gazetaret nuk kane kuptuar ende lojen dhe teatrin e Z. Berisha, Sali Ram i Pabesi, lidhur me zgjedhjen e presidentit te ri te republikes. Kryeministri Uzurpator, asnjehere nuk i eshte larguar qellimit, synimit dhe deshires per te zgjedhur nje njeri te rangut te larte te PD. I pari, dhe vetem i pari, si edhe i fundit ne liste ka qene Z. Nishani. Z. Zaganjori, Z. Hoxha (i neveritshmi spiun i sigurimit te shtetit dhe menaxher i disa bizneseve te Sali Berishes dhe bijes se tij), me deshiren e tyre te madhe, kane pranuar te luajne rolin e kavjeve dhe te karemave, pa perjashtuar edhe Z. Fatos Nano. Te tre keta “burra”, njeri me mut se tjetri, per nga karakteri dhe personaliteti vetjak, luajten me popullin, me opoziten, me “nderkombetaret” dhe me te gjithe, madje edhe me deputetet e PD dhe me vete Jozefina Toipallin. VIJON

        ***
        Skypioni qesharak
        Artan Hoxha është bërë personazhi më qesharak në Durrës, pas asaj që i ka ndodhur si kandidat për president. Pasi është qerasur dhe ka qerasur në disa lokale ku aktualisht pijnë kafe dhe njerëzit e klanit të Olldashit, Hoxha ka deklaruar se e ka kërkuar PD-ja për ta bërë President por ai nuk pranon. Kjo është gjëja më e turpshme nëse është e vërtetë nëse ai është shprehur kështu. Ai ka takuar prej disa ditësh mjaft nga themeluesit, njerëzit me reputacion të PD-së në Durrës, po nga ata ka marrë vetëm përbuzjen, urrejtjen për atë që ai i ka bërë PD-së duke përfituar miliona lekë nga fondacione dhe tashmë që ato janë ndërprerë i duhet një mandat politik. “Artan Hoxha gënjen dhe kjo tregon se kush ka qenë ai në të vërtetë dhe Sali Berisha ka bërë mirë që e hoqi si kandidat për president , madje edhe e quajti spiun. VIJON

        ***

        Skypioni –URIAH HEEP
        Artan Hoxha, ka vetë-pranuar, se me “letra” ka qënë ish-spiun i sigurimit të shtetit, që prej moshës kur bashkëmoshatarët e tij shkonin ende në kampin e pionerëve. I gjendur përballë këtij realiteti që e ka “mbyllur në shtëpi”, ish-kandidati për President Republike Artani i “hoxhëve” të Durrësit, i mirënjohur si shërbëtor mediatik edhe i pushtetit e kryeministrit të 7 viteve të fundit, doli dje publikisht me një “esse” në formë auto-portreti të tejzgjatur, për të vetëshpalur “virgjërinë e figurës së tij”. Madje, duke vetë-deklaruar dhe “virgjërinë morale” të familjes e fisit të tij stërgjyshor, me “burrëritë” e tyre që nga viti 1920.

        Skypioni –URIAH HEEP

        Artan Hoxha, ka kontribuar egërsisht e banalisht në shërbim të Berishës, duke bërë qindra “denoncime” e komente nëpër gazeta dhe duke qënë “analist” në mbi 1000 debate televizive per keto dy dekada Në fakt, siç e kemi dëgjuar në ekrane, Artan Hoxha, ka qënë një komentues ndëshkues deri në ashpërsi ekstreme ndaj veseve morale, vecanërisht ndaj ish-spiunëve që nuk ishin ishin shefa, kolegë, miqë e financues të tij dhe ka qënë mbrojtës pasionant deri në histeri, i ish-spiunëve që ishin shefa, miqë, kolegë e financues të tij.
        Këtë qëndrim mediatik “anti-spiunëve”, Artan Hoxha, ose siç është vetëquajtur analisti, politologu, biznesmeni, profesori, diplomati, VIP-Universitari, pedagogu, komentatori, intelektuali, anti-pushtetari, armiku i korrupsionit, qytetari i lirë, personaliteti i shquar publik, demokrati, anti-komunisti, dhe figura e pastër morale Artan Hoxha e ka mbajtur deri në mesnatën e 11 qershorit 2012, kur shefat, ortakët dhe miqtë e tij ish-spiunë sigurimi e thirrën për ta graduar “President Republike”. Por që vetëm 12 orë më pas, u detyrua të dorëhiqet, sepse nga “sirtarët e vitit 1981” i doli një “fashikull i zi” që mbante emrin dhe firmën e tij si ish-spiun sigurimi. Që prej momentit të publikmit të emrit si ish-spiun sigurimi, “Mjelma e Durrësit” Artan Hoxha është vendosur përballë “gjyqit publik”.
        I mbetur vetëm, i braktisur prej shefave e miqëve si një “mjelmë” e zgjebosur, “qytetari i moralshëm” Artan Hoxha, po lufton me vetë-stërmundim mbi tastierën e kompjuterit dhe npër zyrat e pushtetit, duke bërë përpjekje mediatike për të vetë-pastruar “njollën” e adoleshencës së tij. Dukë lexuar “autbografinë” e Artan Hoxhës, të vetë-publikuar në media, ku vetshfaqej si “gjeni”, si idivid i “rekomanduar”, i pranuar dhe i privilegjuar i çdo sistemi, regjimi, pushteti e politike, natyrshëm lindin këto pyetje:
        – Po kush është ky individ, i cili është përzgjedhur mes qindra 16-17 vjeçarëve durrsakë, për të bërë shërbime kriminale anti-njerëzore për diktaturën?!
        – Po kush është kjo specie tashmë e “ngordhur” moralisht, që ka hipur në pushtet qeveritar ende pa mbushur 26 vjeç?!
        – Po kush ky “akrobat” politiko-shoqëror, i cili prej 20 vitesh ka bërë “cirk” abuzimesh në “litarin” e çdo pushteti e sistemi drejtësie dhe nuk është ndëshkuar?!
        – Po cili është ky “aktor” skenash e prapaskenash, që është bërë faktor publik, politik e qeverisës, duke qënë “mik dhe armik” i dashur nga të gjithë pushtetet?
        – Po kush është ky “gjeni” i denjë dhe i pranuar” për “mendje e kontribute” nga të gjithë krahët e politikës dhe të gjithë kupolat e pushteteve shqiptare?!
        Ka disa përgjigje, të cilat “poliedriku” Artan Hoxha nuk i analizon në “Auto-CV” e tij të vetë-publikuar 24 orë më parë në media. Ai nuk i ka dhënë gjërat ashtu siç janë në realitet, por shqiptarët i dinë shumicën e tyre dhe po i etiketojnë e komentojnë intensivisht në media e blogje. Ja disa prej këtyre etiketimeve:
        – Eshtë një profil, i përzgjedhur që në fëmijëri, si eksponent i denjë e i aftë për ish-spiun sigurmi.
        – Eshtë një ekzemplar i “specializuar” si bashkëpuntor elastik deri në ndotje e vetë-ndotje morale me këdo që e linte të qetë, që e bënte të lumtur e të pasur.
        – Eshtë një aftësi e plotë e pafrenueshme moralisht, për të shërbyer egërsisht kundër kujtëdo dhe gjiçkaje që e braktis apo që nuk i duhet më për lumturinë, qetësinë dhe pasurimin e tij.
        – Eshtë një profil i kompletuar si individ tipik akrobatik, i zhveshur nga morali “stativ”, për mbajtur pozicion fiks në bindjet dhe qëndrimet e tij.
        – I përkedhelur i çdo sistemi, qeverie e partie.
        – I kudo-ndodhur i ekraneve, për të folur sipas interesave të porositëve.
        – I financuar prej çdo institucioni qeveritar e jo qeveritar.
        – I akuzuar në çdo pozicion e funksion qeveritar dhe jo qeveritar, për korrupsion e pazare të pista.
        – I arratisur jashtë kufijëve nga frika e prangave të korrupsionit prej shefit të tij të sotëm politiko-financiar.
        – I rikthyer e i lidhur me pushtetin e ri, për të mos u cënuar nga drejtësia dhe për t’i mbyllur letrat e akuzës.
        – I larguar pa asnjë pendesë prej pushtetit që e shëpti nga prangat dhe i rikthyer në prehërin e pushtetit që i bëri gati prangat, duke vjell vrerë kundër pushtetit që e shpëtoi nga prangat, kur u rikthye nga arratia.
        Vure pasuri të mëdha e bëre karrierë. Ligjëron në media e gazeta deri sa po i dol gurmazi, duke pështyrë për 20 vjet me rradhë. U kapardise 12 orë me “kurrorë” dhe eksortë presidenciale. Tani që ishe për mrekulli e të kishin zili gjithë “dunjaja”, si për dreq të doli në shesh ajo e flamosur “letër” e qelbur si ish-spiun.

        o Skypion ti ulur rri
        se nje bejte po ta qes
        ba me i pas tre cope si ti
        ne dy ve kambet e ne tjetrin dhjes

        1. Eshte vetem nje pjese e jetes se corbes se “skopion”,por e shkruajtur me kulture per nje njeri te dyzuar midis spiunllekut dhe servilit -mercenar! Komunistet ishin te afte te gjinin njerez qe kishin aftesi,prirje per tu bere spiune! Shikoni rasitin e Artanit,Prec Zogaj etj. Keto cilesi prej komunisti i ka edhe saliu! Por renia morale e saliut ka ndikuar ndjeshem ne renien morale she shpirterore te jenicereve te tij! “Sa poshte ka rene Kartagjena” ishte nje shprehje e lashte ne Rome!

      3. Skypion says:

        Lajmet e rreme qe po perhap Qeveria socialiste nepermjet mediave te saj, ne menyre shume te poshter dhe skuthe, sikur target i bresherive te kallashnikovit nuk na paskesh qene gazetarja, por ndonje familjar i saj, deri tek ato te gjoja inskenimeve per te njollosur (!) Qeverine ( po c’njollosje more, kur kjo eshte e zhytur koke e kembe ne gropen e madhe te muutit te krimit dhe korrupsionit!) – po e perfercojne edhe me shume akuzen qe vjen , si nga Opozita ashtu edhe nga nje pjese e madhe e opinionit publik, se pas aktit barbar qendrojne kriminele dhe grupe kriminale te lidhura me Edi Ramen dhe njerezit e tij ne pushtet.
        Sa me shume t’u meshojne ketyre kinse hipotezave skuthe, mediat qeveritare dhe analistet e saj, aq me shume perforcohet ky dyshim.
        Mjafton vetem t’i hedhesh nje sy shtypit Qeveritar dhe shkrimeve te analisteve te saj, per te kuptuar sesa e vertete eshte kjo qe po them.
        Nje indikator tjeter qe te con tek lidhjet politike-krim, eshte edhe taktika e zakonshme, e daleboje dhe e bere qesharake tashme por, shume e dashur megjithate per socialistat dhe mercenaret e tyre: permendja e “krimeve” te Saliut…
        Ne cdo rast, e kemi thene edhe me pare, kur kemi te bejme me skandale , sidomos te medha si ky, mediat e qeverise me taboret e gazetareve dhe analisteve te saj, bejne enumeracionin e “krimeve” te Saliut, nga njerezit e Saliut, ne kohen e Saliut…
        A thua sikur keto krime te supozuara, bile , pse jo, edhe te verteta qofshin ato, na paskeshin fuqine magjike te zhbejne krimet e Edi Rames, nga njerezit e Edi Rames, ne kohen e Edi Rames…!!!
        Edhe po ta marrim parasysh kete argument pervers, prapeseprape, nga ky krahasim del me i humbur Edi Rama.
        Dhe , e dini se pse?!
        – Per faktin e thjeshte, te pranuar edhe nga vete analistet antiberishiane madje qe , perkunder c’po ben Edi Rama, i cili trafikantet e droges dhe prostitutave, perdhunuesit ne grup (Elvisi i Kavajes) , madje edhe vrasesit gjakftohte ( rasti Frroku) i ka bere shoke te tij dhe shoke partie, Sali Berisha kurre, e perserisim bashke se toku kete, kurre nuk i ka qasur prane njerez te tille, edhe kur eshte akuzuar se ka perdorur njerez te botes se krimit, qe ne cdo rast kurre nuk kane qene te ketyre kategorive kriminale, edhe ne qofte e vertete kjo, megjithate, kurre nuk i ka qasur prane, , aq me pak t’i fuse ne Parti e Parlament apo t’i beje shoke, sic ka bere dhe ben Edi Rama.
        Ky eshte dallimi thelbesor mes Berishes dhe Rames. Edhe ne rastin me te keq per Berishen, pra, Rama eshte ku e ku me keq.
        I vetmi qe Berisha ka qasur prane, dhe per te cilin eshte akuzuar aq shume nga socialiste dhe nga Rama vete, eshte analisti yne i nderuar, zoti Baze….
        Akuza ishte qe Berisha e perdorte analistin tone si comage, si gjobvenes, si hjekes, si shantazhues dhe si ndermjetes per lidhjet me falangat e krimit qe i ndersente kunder socialisteve te ndershem.
        Mirepo edhe kjo akuze, duke pare qendrimin e sotem parimor qe mban analisti yne, bie. Sepse, me te vertete, a mund te kete qene analisti yne, ashtu sic eshte akuzuar kur ishte ne oborrin e Berishes, nje si te thuash Fuge i tij ?!
        He si thoni ju?
        Pyetja eshte retorike, sepse e di qe lexuesit e mencur te ketij forumi te nderuar, ne kete pike, patjeter qe duhet te jene dakord me mua.
        Si perfundim, mund te themi, qe jemi ne ate rast fatkeq per te akuzuarit, ku , sado te perpiqen me cdo mjet a menyre, per t’u justifikuar, aq me shume provojne te kunderten.

    2. Gimi says:

      Po sikur autoret te jene vete ata familjaret me ‘shoket’ e tyre te SHQUP-it dhe kjo eshte nje Babale 3? Ju vete e thoni z. Baze qe sulmi u be ne oren 3 te mengjesit dhe policia u njoftua ne oren 7. A nuk te duket pak e pabesueshme qe te kerkosh rreth shtepise ne 3 te mengjesit kur eshte erresire e plote dhe nuk ke frike qe ata qe qelluan mund te jene duke pritur te dalesh jashte dhe te te vrasin? Gjeja me normale qe do te bente nje familje e painkriminuar do te ishte qe te telefononte menjehere policine sapo qe degjuan dhe konstatuan sulmin me plumba. Si mund te shkosh rreth shtepise dhe te kerkosh per gezhojat. Ne radhe te pare ku e dime se vendi i krimit nuk u manipulua? Ku e dime qe gezhojat nuk u levizen apom preken me dore nga familjaret? Ku e dime qe gezhojat nuk u hodhen aty apo dicka tjeter? Si ka mundesi qe te njoftohet policia 4 ore pas sulmit? E gjtha bie ere Babale. Perse autoret e sulmit sulmuan shtepine e te jatit te Klodianes dhe jo vete shtepine e Klodianes? Ata qe kane menduar te te vrasin te godasin direkt dhe perpara vrasjes bejne detyren e shtepise dhe gjejne se ku jeton, te ndjekin nga mbrapa te gjitha levizjet (te pakten keshtu ndodh ne filmat me krime qe kemi pare), derosa te te kapin ne nje moment dhe te kryejne krimin. Madje krimin mund ta kryejne me silenciatore dhe jo me kallash qe ben shume zhurme. Kjo goditje me kallash eshte per te bere zhurme. Ju gazetaret duket se e keni ngrene grepin ne goje, ju k akapur SHQUP-i. Lirojeni mendjen dhe shikoni aresyet e verteta te ketij krimi. Nje polic i njohur zvicerian ka thene: Cherchez la femme? (Kerko femren!). Ne rastin tone, femra eshte VETINGU dhe frika e esadisteve se mos futen ne burg.

  2. joel shkodra says:

    “Koha kur mbrohej edhe krimineli, ka perenduar” – A thua vertet? A je krejt i sigurt, o Mero, qe e perfundon shkrimin me kete siguri matematike? Krimineli nuk mbrohet me fjale, ketu ke te drejte, po me vepra? Ka kriminele te fushave te ndrysnme qe livadhisin, qe bejne ligjin kudo, qe njihen nga te gjithe e qe nuk i prek askush asnje fije floku.

  3. Konica USA says:

    Klodiana do mbrojtur,edhe pse eshte nje berishiste e thekur,kjo duhet ti vlej per te kuptuar se berishizmi nuk duhet mbrojtur ,por luftuar deri ne qelize,si nje e keqe qe i ka sjelle shume fatkeqresi Shqiperise,dhe shqiptareve kudo ku ndodhen.

  4. Bureto says:

    Faleminderit Mero që midis të tjerave më sqarove jo vetëm mua, me që ta shtrova këtë kërkesë me komentin tim, rreth editorialit tënd të mbrëmshëm, por sqarove dhe opinionin publik që shumë gjëra rreth dhunës ndaj teje, ose i kanë harruar ose s’i kanë ditur fare. Më tepër pyetjen ta shtrova, jo se unë nuk e dija përgjigjen, por ta dinin dhe të tjerët që sot/dje vunë kujën për gjoja (sipas meje) atentatin ose paralajmërimin që krimi i bëri gazetares në fjalë.
    Sepse ky rast i djeshëm është kilometra larg ndaj atyre që ka bërë regjimi i Berishës, i cilësuar si ndër 10 dhunuesit më të mëdhenj të gazetarëve në Botë. Lista është risjellë këto dy ditë edhe një herë në vëmendje të publikut dhe shumë mirë, se shprehja ‘armiku më i rrezikshëm (në këtë rast i gazetarëve) është ai që harrohet’. Ju me editorialin e mbremjes së sotme e keni plotësuar më së miri dhe ua bëni me dije opinionit (për ata që duan të vërtetën) se ku janë lotët e krokodilit, kush janë ata që mezi presin të dhunohet ndonjë, kushdoqoftë ai, kur bëhet çdo krim nga kriminelë profesionistë me apo papagesë ndaj, apo ndodh ndonjë fatkeqësi tjetër deri automobilistike apo brenda familjes dhe gati janë hienat që ta politizojnë dhe të bëhet në çdo rast policia (qeveria) përgjegjëse si indiferente ndaj luftës kundër tyre, dhe akoma më kulmore, si bashkëpunëtore me kriminelët!! Bile sa i përket intimidimit të policisë kjo do të shërbente për t’i vënë minat vetë shtetit.
    Në editorialin tuaj prekni dhe veprimet e segmenteve të hetimit dhe të gjykimit në rastin tuaj dhe kolegëve tuaj. (Më vjen keq që përmendet aty dhe gjyqtari Petrit Çomo, djali i Liri Belishovës, që padrejtësinë e drejtësisë e ka ndjerë vetë në kurriz! Por kjo është çështje karakteri). Rasti tuaj është më i vogli, po t’a krahasojmë veprimet e atyre segmenteve ligjzbatuese, me tragjedinë e Gërdecit, 22 janarit etj etj. Por mbase fryn ‘erë e ngrohtë’, le ta quajmë kështu metaforikisht, pastrimin e drejtësisë dhe këto zullume të tmerrshme të bëra në kurriz të të pafajshmëve të ndëshkohen dhe të ngrohen, sadopak, shpirtrat e atyre që vazhdojnë të qajnë të dashurit e tyre, si Ana e Zyber Veizit, Zamira Duda, që s’i ka hequr robat e zisë për djalin e saj 6 vjeç që mbeti në rënojat e Gërdecit apo nënën e motrat e Aleks Nikës. Fatkeqësisht lista është e gjatë.

  5. laknasi says:

    More Mero. Gazetarja te cilen doni ta beni viktime me patjeter, a ishte ne shtepine e prinderve apo ne banesen e saj naten kur ndodhi ngjarja. Pse nuk e thua kete, por e politizon shkrimin si gjithmone?laknasi

  6. Koha e krimineleve ka perenduar thote sot mero!!!!
    Dje ne shkrimin e radhes thoshte qe kriminelet qe i dogjen redaksin dihen dhe nuk jane denuar.
    Atehere kur keta kriminel jane te lire si paska perenduar koha e krimineleve…..
    Po kriminelet e gerdecit po ata te 21 janarit po sa e sa kriminele jane ne parlament qe akuzojne njeri tjetrin per milionat e vjedhura.
    Po hajdutet e rrugeve e te ujesjellsave qe nuk kane uje……
    E sa e sa te tjere nga drejtesia qe jane nxjer nga burgu dhe qe ne vend te tyre duheshin gjin gjonrat e tik llalla…..
    Keta kriminel milioner jane te lire dhe bejne ligjin dhe MERO na thote qe kiha e ketyre ka mbaruar se na kane ne mbrojtje nje bathoriste nga laknasi qe nuk eshte kercenuar aspak.
    Zihen fshataret dhe sajojne pretekste per sherr kombetar ….

  7. Nela says:

    Kriminelët e vjetër dhe të rinj, në burg.!
    Solidarizim me gazetarët!??

  8. Vëzhguesi says:

    Dakord, Mero djali. Por nuk më thua si duhet vepruar nqs kjo gazetare do dali që ka qenë
    palë në organizimin e “paralajmërimit”? Se premisat i ka. E kam ndjekur në shumë emisione
    dhe kam vënë re se ajo bën sikur ka zbuluar gjëra të tmershme, por që s’kanë qënë gjë tjetër, veçse
    një tregim me mënyrë tjetër të atyre që ka lëshuar më parë ndonjë politikan, kryesisht nga opozita.
    Dhe i thotë zbulimet e saj me një tetralitet të tillë që të kall krupën. Pa lere kur mbështetet dhe nga
    të tjerë që e heqin veten opinionistë, që disa vite më parë nuk njiheshin e tani kanë marrë një revan
    duke përshkruar të këqen që na ka zënë, por nuk thonë asnjë fjalë as për të mirat e qeverisë së hajdutëv
    e kriminelëvë berishmetjanë
    Nejse që të mos e bëj çarçaf, shembull të pastër të bashkëpunimit të gazetarit me kriminelët berishbashmetjanë
    kemi rastin e freskët të babales 1.
    Hë, do ta them edhe këtë. Edhe sikur akti kriminal të mos ketë lidhje me këtë gazetareshë, deklarata e saj
    se u godit familja për shkak të detyrës së saj, do të thotë shumë për anën që ajo përfaqëson dhe për ” profesionalizmin” e saj.

  9. Ujku qimen e nderron... says:

    Eh mor Mero! Kurse une mendova qe te pakten kete rradhe te qante zemra perseri per Klodianen (kjo per ty eshte me pak gazetare nga ceshte per mua), qe kete ceshtje do ta perdore si Mëha-muti per te kerkuar azil gjekundi. Por ti e paske hallin gjetke, dmth tek vetja. Nuk i plas trapi kujt per gazetaret, qe ne shumice nuk jane gje tjeter vec gjobevenes me kalem, edhe sikur ta marrin ballit bresherine. Fundja pse vleka nje gazetare, nje politikane, nje gjyqetare me shume se nje qytetar i thjeshte?! Prandaj as ty Mero nuk te plas per tjegullat e shtepise te prinderve te Klodianes, qe nuk dihet pse ja thyhen plumbat e kallashit.

  10. Komentuesi says:

    Jo more jo! Nuk eshte e vertete se shtepia e babajt e vellait eshte sulmuar per shkak te detyres si gazetare te Klodiana Lales.Po te ishte ashtu,”kriminelet” do kishin goditur shtepine e saj.Opo kushe ma thote,pse nuk u godite shtepia e gazetares? A pretendon kjo palo gazetare se eshte dhunuar shtepia e babajt? pse? dhe jo shtepia e saj.Prandaj keto jane historira me qerosa qe te bejne per te qeshur.Eshte e paprnueshme.Eshte sajuar nga pd-ke,ku militon besnikerisht edhe gazetarja.

  11. besniku says:

    Nje gazetare e politizuar e tejskajshme si puna e kesaj ne kete artikull, eshte po aq e rrezikshme sa edhe nje perkthyes i keq!
    Nje gazetar, apo gazetare, ka per detyre te jape lajmin dhe jo te shfaqe bindjet politike te tij apo te sajat, aq me teper kur e shtremberon lajmin, kur fsheh te vertetat dhe tregohet e njeanshme.

    Pavarsisht nga te gjitha keto, kam pershtypjen se kjo gazetare eshte bere pjese e lojes te inskenuar nga Berishoviqi dhe Bashiqi.

    Te na rrojne gazetaret si puna e Lales.

  12. Alban Dega says:

    KUR MAFIOZET THERRASIN KAPINI MAFIOZET !

    – Nuk merren shqiponjat me kukumjacka

    – Genje e genje se dicka do te mbetet nuk eshte gazetari…. eshte propagande gebelsiane !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Pse do te qellonin me arme banesen e prinderve te nje gazetarjeje qe vetem gazetare nuk eshte!?
    Me gjeni nje kronike, me gjeni nje lajm, me gjeni nje analize me fakte, me gjeni nje mendim origjinal vetanak te Klodjana Lales ne nje gazete, televizion, nje media….
    Zero Absolute !
    Cinizmi i saj, toni diktues ala Fevziu e ala Zheji i saj, pretencat e saj ala Adriatik Palla e ala Besim Hajdarmataj …. sa ata qene ne kalin e kokaines e narko- trafikanteve te fshehur prej tyre nuk ishin te saj !
    Ishin te ketyre krimineleve qe nxirrnin ne pazarin mediatik shashkat e tyre per te fshehur rolin e tyre antiligjor e pazaret e felliqta me kriminele e mafioze shqiptare e nderkombetare me imunitet e impunitet te siguruar nga “ Banda e Gangstereve” e “ … Mafia krejt jashte kontrollit” e ligj mbi ligjin ne baze te kryeligjit te Luigjit te 14-te shqiptar Sali Berisha “ Ligji jam une” !
    Kjo eshte aresyeja pse ato media qe heshten dizinformuan me pagesa te majme te ketyre krye -Gangstereve e kryemafiozeve politike, biologjike, oligarkike e mediatike kur gazetaret e tyre qelloheshin me plumba ne mish e kur koleget e tyre qelloheshin me plumba verbal te kryevrasesit serial te Shqiperise, me dyfishin e viktimave te 46 vjet diktature barbare komuniste ne 13 vjet demokrature 24 karat Salikraci !
    Sapo u goditen cimkat e Klodjana Lales ne Kryeprokurorine e Shqiperise dhe te Tiranes “ shpatarja e antikrimit ala Llalla” ra ne heshtje, mbeti si radiostacioni pa antena dhe si celularet pa internet….
    A mund te duronte “ perendesha” e cinizmit, thashethemeve llallisto…. berishiste, nje situate te tille ku ajo te mos ishte as protagonistja e ekranit, as kukumjacka kobezeze e kazanit mediatik !?
    Papritur me kete fund vere me zheg afrikan qellohet me arme shtepia e prinderve te saj sikur ata e jo ajo te ishin gazetaret e shpataret e antikrimit ne Shqiperi.
    Pa u mbushur 24 ore nga deshtimi i turpshem i Babales Nr. 2 te Partise Babale, Ledio Bianku, vellai prej gruaje i Genci Korofillak Pollos, mbas deklarates rrenuese te vete Gjykates se Strasburgut, krejt lukunia e Partise se masakres se 2 prillit, te ekzekutimit ne tortura dhe zhdukjes se kufomes se atdhetarit Remzi Hoxha, e 10 000 te vrareve, sakatuarve te vetvrareve te Piramidave te Faraonit Sali Milloshi, te 26 masakruarve te Gerdecit, te 4 ekzekutuarve pa asnje faj, te dhjetra plagosurve dhe torturuarve te 21 janarit 2011, ne vetem 13 vjet Salikraci dhe aleates se tepsise se saj LSI, vrapuan me turravrap te derdhnin lot krokodili dhe klithje gerditese hijenash kunder qeverise dhe Edi Rames, duke zhurmuar hetimin dhe duke bere kryeprokurorin e kryegjykatesin sikur ta kishin organizuar vete Babalen Nr. 3 me “heroinen” e Llalles me dy L me pak ne mbiemrin e saj.
    Shoqatat e kazanit mediatik qe heshten dhe fshehen plagosjen me plumb ne mish te kolegut te tyre Fatos Mahmutaj me urdher te kryetarit de jure e de facto te PD-se dhe kryetarit te saj de jure sot Lulezim Basha zhveshen shpaten e mizave ala Don Kishoti i Mances kunder qeverise sikur ajo, Edi Rama e Fatmir Xhafaj te ishin bodigardet e prinderve te Klodjana Lales dhe te asaj vet.
    Kryemafjozet e Mafias krejt jashte kontrollit therrasin ne kupen e qiellit kapini mafiozet!
    Kryegangsteret e Bandes se Gangstereve cirren me gjithe fuqine e zerit te cjerrur e te shterur kapini Gangsteret !
    Kryehajnat e 25 miliarde eurove, me 600 milione vetem me nje dore ne Autostraden e Kusarise se Kombit kukasin kapeni hajdutin !
    Shoqatat e gazetareve te kazanit i bashkohen korit te kukumjackave sikur te ishte sulmuar shtepia apo te ishte plagosur ose gerrithur sado pak simboli i tyre Klodiana Lala e jo prinderit e saj qe nuk kane qene as nuk kane shkruar kurre ne gazete as shfaqur ne asnje ekran !
    Nje komedi tipike “ Shume zhurme per asgje!” e Shekspirit !
    Gojen dhe kukamat kobezeza te Klodjana Lales nuk i heshten Mafia dhe mafiozet qe u ndihmuan prej sekreteve qe Llalla Hajdarmataj e co. qe ia jepnin asaj!
    I heshti goditja e nokautit qe ua dha atyre Reforma ne Drejtesi dhe Vetingu dhe regjizoret e tyre Uashingtoni e Brukseli i dhane kryeprokurorit Adriatik Lllalla dhe kajmekamit te tij Besim Hajdarmataj qe per cdo aksion te fuqishem te policise kunder narkotrafikut njoftonin Sali Berishen dhe ai vepronte menjehere duke i dekonspiruar
    ato live ne gazetat e televizionet e kazanit .
    Po te ishte puna per te goditur gazetare te vertete antikrim, antidroge e antivrasje, Gangsteret dhe Mafia e vertete e Sali Berishes godisnin majen e gazetarise investigative te Shqiperise, Artan Hoxhen e jo nje laraske e kukuvajke cinike, por aspak gazetare si Lalen qe djallezisht e perdoren Llalla, Hajdarmataj … dhe Mafia e drogave te forta: kokaines dhe heroines me 90 e 613 kilogram kokaine 99.99 per qind te paster ne misionin e saj te vrasjes per se gjalli te miliona shqiptareve e evroperendimoreve!
    Klodiana Lala nuk eshte gje tjeter vecse Babalja e radhes e Partise Babale dhe Mafias krejt jashte kontrollit.
    Kam ndjekur vetem dy emisione te saj tek Klani dhe News 24 . Cinizmi i saj, akuzat e saj, toni sikur kishte celesat e Kutise Magjike te Sabeletodo= Gjithckaditeses dhe te se vertetes absolute … kukamat e saj kobezeza te ngjallnin krupe, neveri, gerdi deri ne vjellje!
    Ne vend te jepte fakte konkrete, informacione bindese, prova te pakundershtueshme, deshmi te qarta ala Artan HoXha me ze e figure per cka fliste ajo bente jo vetem kryehetuesen, kryprokuroren por edhe kryegjykatesen supreme me llogje Kavaje e pallavra plakash Sofratike tek Sakaku i te Marreve te Kadarese se madh .
    Askush si ajo nuk dha efektin e kundert te mesazhit te mbrapshte e cinik qe synonte te diktonte me zor a me hater, me hir a me pahir tek degjuesi e shikuesi e bente edhe me cinik e me alergjik me zerin e ngritur e tonet urdheruese e vendimarrese te dores e instances se fundit …
    Nje fakt flet me shume se nje ton me pallavra, eshte mesimi qe kam marre nga goja e babait te gazetarise moderne, bashkekohore dhe botuesi i mbretit te shtypit boteror “ The New York Times”, Sullzberger, ketu e 28 vjet me pare ne Seline e OKB- se ketu ne Nju Jork.
    Cdo lloj gazetarie tjeter eshte fake njuz e gazetari mashtruese pa asnje vlere !
    Eshte propagande ala Gebelsiane: Genje e Genje se dicka do te mbetet !
    Klodiana Lala nuk eshte gje tjeter vecse Babalja e radhes e Partise Babale dhe Mafias krejt jashte
    kontrollit !

  13. Askushi says:

    Komenti i Meros qendron me kusht qe sulmi eshte bere kunder gazetares. Deri tani nuk figuron asgje e sakte se cka ndodhur, pale dhe motivi i sulmit. Mero eshte shume i ndjeshem ndaj sulmeve ndaj gazetareve sepse e ka hequr ne lekuren e vet. Edhe bota e civilizuar eshte shume e ndjeshme ndaj sulmeve kunder gazetareve. Gjithmone flasim per nje fakt te qarte. Ne rastin tone mund te kete 100 pista:
    1-Vet Klodiana mund te jete krijuese e ketij lajmi.
    2-Partia Demokratike mund te jete mbas ketij skandali te sajuar.
    3-Kriminelet mund te jene mbas ketij “paralajmerimi” per te nxitur trazira duke shfrytezuar momentin antagonist midis pushtetit dhe opozites ne Shqiperi.
    4-Armiqve e jashtem, sidomos Serbit, ne kuader te bisedimeve me Kosoven i leverdis qe Shqiperia te behet rrumpalle sepse keshtu dobesohet edhe pala kosovare ne bisedime.
    .
    .
    .
    100-Thjesht kemi te bejme me nje Babale ku ne kete rast mund te jene te afermit e Klodianes qe skenojne ngjarje qe skane ndodhur fare…
    Te tera keto 100 skenare jane ne mundeshme ne Albanistanin tone te dashur. Fakti qe Mero eshte pozicionuar per mbrojtjen e Klodianes ne menyre apriori tregon se Meros ja ka demtuar arsyen goditja ne koke qe i bene badigardet e Berishes. Ndoshta Klodiana eshte duke “zbardhur dhembet” ne ndonje qoshe duke thene ta hodha Mero, “kjo ishte loja”…
    Te lutem Mero prit sa te dime se cndodhi qe te dime cte flasim. Te duam shume dhe duam te te mbeshtesim por gjithmone ne luften kunder se keqes. Asnje nuk mund ta zbertheje te keqen pervecse atyre qe po merren me problemin. Faleminderit.

  14. Titi says:

    Po kur gazetaret japin lajme te rreme me qellim pasurimi a eshte krim?Apoooo liria e fjales mbi te gjitha.Gjynahet jane njesoj kushdo qe i ben.

  15. true says:

    Nje babale me shume, nje reason me shume per revolucionin e shtatorit. Ky eshte nje test per te pare sa budollenj ka shqiperia qe besojne sajesat e kurvave.

  16. SHABAN MARINA says:

    Cheshtja qe diskutohet eshte jashte veprimeve te Klodiana Lales. Poashtu, nuk u takon mediave te merren me gjera boshe si kush eshte ajo dhe kriminli politikan i famshem ish nje kryekomunist i thekur, Berisha dhe kush. Jane pasuezit e tij qe bien ere prej qelbies se Tiranes dhetere vendit me bemat e tyre te liga.

  17. ALBAN DEGA says:

    SHTATORI I ZI I KOBEZINJEVE ME TE ZI
    TE NJEREZIMIT.

    1- AUGUSTO PINOCETIT
    2- SALI BERISHES
    3- OSAMA BEN LADENIT…

    -Nga Alban Dega, Nju Jork

    11 shtator 1973- Grushti fashist i Shtetit i Augusto Pinocetit ne Kili me mijera te vrare, te torturar dhe zhdukur pa gjurme e pa varr

    14 shtator 1998- Grushti fashist i Shtetit i Saleh Ramollah Milloshevicit ne Tirane kur u shkel e dhunue barbarisht Kodi i jetes dhe Kodi i vdekjes se Azem Hajdarit
    Kodi i jetes : Sepse 4 dite perpara me 8 shtator 1998 Shtrigu i Vicidolit paralajmeroi vrasjen e nje lideri te rendesishem te PD-se me nje saktesi sikur ta kishte kurdisur vete…
    Kodi i vdekjes: sepse arkivoli i Azem Hajdarit u perdor si dash, si topuz nga jeniceret e Sali Berishes dhe cetniket shqipfoles te Milloshevicit dhe FARK-ut te Bukoshit per te shqyer dyert e Kryeministrise, per te pushtuar e grabitur Kuvendin dhe RTSH-se, prej ku Eqerem Spahia i Stanishicit dhe Leka Zogut shpalli permbysjen e qeverise se bythecit Fatos Nano qe ia mbathi si lepur ne Shkup te Maqedonise !
    Ne vend te perfundonte perjete ne burg Sali Berisha perfundoi edhe 8 vjet Kryeminister, ala Kryekapo krimi, korrupsioni, rrenimi, vrasjesh seriale te shqiptareve e te Shqiperise. Kryeministri dhe Presidenti me makaber ne historine e saj, ne saje te bythecllekut dhe paaftesise te pianecit kronik Fatos Nano, qe ia shiti edhe zgjedhjet e 3 korrikut 2005 me nderhyrjen e padroneve te te dyve … nga ketej oqeanit vetem nje dite para zgjedhjeve !?
    11 shtatori 2001- Akti me i rende terrorist ne historine e SHBA kur perbindeshi Osama Ben Laden dhe kryekanibali i tij Muhamet Atta goditi me aeroplane amerikane pasagjeresh amerikane me kredite karda amerikane…. Qendren Boterore te Tregtise, Pentagonin duke shkaktuar mijera viktima krejt te pafajshme e duke neneshkruar fundin e merituar te tij si nje mi halesh nga dora e syshqiponjave amerikane qe tashme ishin zgjuar nga letargjia…
    Elefanti amerikan tashme ishte zgjuar per te mos mbyllur syte e per te qene nje hap para armiqeve te SHBA-se!

  18. Besniku says:

    Ha, vini re, ne emisionin e pare te Fevzo Fantomasit “Opinion”, di te flitet mejete teme: “A eshte e sigurt jeta e gazetarit ne Shqiperi?!” Dhe Fevzua do te tjere e do te tjerre sic e ja zakon dhe ne studio do te jene te ftuar:
    Preci i Zogajve, Andi i Bushatajve, dhe Tosi i Lubonjeve etj.
    Ja ky eshte skenari, sipas meje! Tung!

  19. Lumi says:

    Mero, shkrimi jot eshte nje turp. Nuk eshte goditur shtepia e gazetates dhe kjo eshte shume e rendesishme. Kur fajsojme dike se vellai apo motra vjedhin apo kryen nje krim me vrap deklaron se nuk mbahet pergjegjsi per telephonic afermit. Ok. Po ne kete rast perse lidhni ngjarjen ne shtepine e prinderve dhe te vellait me gazetaren qe nuk banon aty? Futja kot, nuk dini cfare te shkruani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje