“New York Times” i vuri në diskutim peshën si president, reagon Trump: Drejtësia të hetojë mbi autorin e artikullit kritik

Presidenti amerikan, Donald Trump po i kërkon Departamentit të Drejtësisë që të hetojë autorin anonim të artikullit në gazetën “New York Times”, ku vihej në diskutim nëse ai është i përshtatshëm për të qenë President.

Zoti Trump përmendi si arsye për hetimin “sigurinë kombëtare” dhe i bëri thirrje Prokurorit të Përgjithshëm, Jeff Sessions që ta fillojë një përpjekje të tillë.

“New York Times” përmes një deklarate tha se kishte besim se Departamenti i Drejtësisë “nuk do të përfshihej në një shpërdorim të tillë të hapur të pushtetit nga qeveria”.

Të enjten, zyrtarë të lartë të administratës së Presidentit Trump e denoncuan artikullin e botuar në faqen e opinioneve dhe mohuan çdo lloj përfshirje në shkrimin e tij.

Autori i prezantuar nga gazeta si zyrtar i lartë i administratës së Presidentit Trump, kritikon “amoralitetin” dhe stilin e tij të udhëheqjes. Ai thotë më tej se ka një numër njerëzisht brenda administratës që po punojnë për të frenuar “instinktet më të këqia” të presidentit.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në ““New York Times” i vuri në diskutim peshën si president, reagon Trump: Drejtësia të hetojë mbi autorin e artikullit kritik”

  1. Usa says:

    Po urdheron drejtesine? Fjala e lire ne USA eshte e mbrojtur me ligj mister Orange. Mendon se je ne Korene e Veriut qe mund te urdherosh sipas qefit?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *