Vuçiç flet nga Mitrovica: Ndryshimi i kufijve gënjeshtër, dua të ruaj gjithçka që është e mundur në Kosovë

9 Shtator 2018, 13:01Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka mbajtur në veri të Mitrovicës, pasi iu ndalu vizita në Banjë nga qeveria e Kosovës për shkak të protestave. 

Në fjalimin e tij Vuçiç fillimisht u ka kërkuar falje banorëve të Banjës qe nuk ka mundur t’i vizitojë.  

Më tej presidenti serb foli edhe për marrëveshjen me Kosovën ku tha se nuk do të këtë ndryshim kufijsh. 

“Do të bëj gjithçka. Le të më quajnë tradhtar. Dy gjëra nuk do t’i bëj, nuk do ta gënjej popullin tim dhe nuk do të punoj kundër shtetit tim. 

Nuk po lindim sa duhet, po vdesim shumë. Po i braktisim trojet, kemi mbetur këtu më të fuqishmit.  

Nuk do t’ju premtoj municion dhe armatim, por ju premtoj që municionin dhe armatimin nuk do ta përdor askush. Këtë po e them që të keni shkolla dhe të rrisni fëmijë e të jetoni këtu në Kosovë. 

Kur po ju thonë që dua t’i ndryshoj kufijtë nuk është e vërtetë. Dua të ruaj gjithçka që është e mundur në Kosovë, pasi situatën nuk e kemi njëjte si para 30 viteve. 

Kur luftoi Serbia kundër NATO-së në vitin 1999, kemi humbur pasi kemi qenë të dobët. Kemi humbur shumë territor këto 60 vitet e fundit…”, tha ai. 

Presidenti serb tha se nuk do të ketë marrëveshje finale Kosovë-Serbi deri në fund të vitit. (TemA) 

2 komente në “Vuçiç flet nga Mitrovica: Ndryshimi i kufijve gënjeshtër, dua të ruaj gjithçka që është e mundur në Kosovë”

  1. says:

    Ne e dim sot çdo mendoj Sërbi pas 100 viteve.

  2. Lani says:

    Te rujshe pidhin e sllaves

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje