Shqipëria për mrekullinë në Glasgow, me 5 mbrojtës ndaj Skocisë

10 Shtator 2018, 09:08Sport TEMA

Fitorja me Irzaelin i përket që tani së shkuarës. Hapësira kohore nga njëri takim në tjetrin është shumë e ngushtë dhe përfaqësuesja është tashmë gati për një tjetër përballje mjaft të rëndësishme, sikundër është ajo ndaj Skocisë.

Pas stërvitjes së parë post-Izrael, që ishte e fokusuar te rikuperimi muskulor, kuqezinjtë kanë zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore në kuadër të duelit përballë kombëtares britanike.

Surprizë ka qenë prania e Ergys Kaces. Lojtari i Panathinakos ka marrë të shtunën ftesën e trajnerit Panucci për të qënë një ndihmë më shumë në sfidën mjaft të rëndësishme që do të zhvillohet në Glasgow.

Aksesi për mediat ishte vetëm në 15 minutata e para, megjithatë mësohet se trajneri Panucci në fund të stërvitjes ka punuar edhe taktikisht me skuadrën për të korrigjuar, nëse është e mundur në kohë rekord, ato gabime që u shfaqën sidomos në fazën mbrojtëse gjatë ndeshjes me Izraelin.

Pikërisht për këtë arsye trajneri po mendon të aktivizojë 5 lojtarë në repartin e prapavijës, ku Binaku ka fituar tashmë vendin e tij në të majtë, e Hysaj në të djathtë, ndërsa në qendër me 3 do të rreshtohen Veseli, Gjimshiti dhe Mavraj.

Në mesfushë ndërkohë Basha dhe Memushaj do të luajnë në qendër, ndërkohë që Xhaka me Hykën të hapur nga krahët, kurse Balaj këtë herë pritet ta nisë si titullarë duke qenë zgjedhje e parë për trajnerin italian.

Gjithsesi, pozitiv është fakti që tekniku e ka të plotë grupin e lojtarëve, me përjashtim të Grezdës që u largua nga grumbulli përpara ndeshjes me izraelitët.

Gjithçka duket gati për këtë sfidë, e cila do të gjykohet nga një 4-she sllovene, me kryesor Matej Jug.

Ky i fundit e ka abritruar përfaqësuesen kuqezi në një miqësore me Marokun, që përfundoi në barazim 0-0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje