Bushati në Fushë-Arrëz, libra falas për fëmijët e familjeve në nevojë. Përfitojnë 955 familje

11 Shtator 2018, 17:10Sociale TEMA
Bushati në Fushë-Arrëz, libra falas për fëmijët e

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut, është ndalur në Bashkinë Fushë-Arrëz ku ka shpërndarë libra për fëmiljet në nevojë. 

Ministri Bushati u ndal në familjet e Gëzim Bashës dhe Arben Mecit. Ministri Bushati e vuri theksin tek iniciativa e qeverisë për të siguruar libra falas për klasat I-IV, ndërsa shtoi se po bëhen të gjitha përpjekjet e nevojshme që kjo nismë të zgjerohet më tej. 

Gëzimi, babai i tre vajzave,  duke vlerësuar këtë nismë tha se vitet e shkuara e ka pasur të vështirë të sigurojë libra vajzave të tij për shkak të situatës së rënduar ekonomike. 

Në Bashkinë Fushë-Arrëz 955 familje përfitojnë nga nisma për libra falas, ndërkohë në të gjithë vendin janë 70 mijë fëmijë të të gjitha klasave që përfitojnë nga programi i qeverisë për libra falas.

 Në total nga kjo nismë përfitojnë në total 125 mijë fëmijë të klasave 1-4. Ndryshe nga më parë, prindërit nuk do të detyrohet t’i blejnë, për t’u rimbursuar më pas. 

Të gjithë librat u jepen automatikisht falas fëmijëve. Duke nisur nga viti i ardhshëm, libra falas do të përfitojnë edhe fëmijët e klasave të pesta.

 Deri në fund të mandatit, qëllimi është që të gjithë librat të përfitohen falas deri në klasën e nëntë, ashtu siç ndodh në Zvicër, Finlandë dhe vetëm pak vende të tjera Europiane me mirëqënie shumë të lartë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje